LETRAT E JUSUF GËRVALLËS HALË NË SYTË E IBRAHIM KELMENDIT!

LETRAT E JUSUF GËRVALLËS HALË NË SYTË E IBRAHIM KELMENDIT!

Nga Sheradin Berisha

Në shkurt 2024, në 42 vjetorin e themelimit të LPK’së në rrjetin facebook kam publikuar:

HISTORIKU I LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS (LPK’së), NË 20 VJETORIN E THEMELIMIT

 Nga Emrush Xhemajli 

(…)

– Më 17 janar 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë u vranë 3 aktivistët më të dalluar të kohës, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

– 17 shkurt 1982 në Turqi, përfaqësues të dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica (të arratisur politikë nga Kosova), në prezencë edhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).

– Më 15 maj të vitit 1982 në Zvicër përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen në LRSSHJ.

– Qëllimi i LRSSHJ ishte që të arrihet formimi i Republikës së Kosovës në kuadër të federatës jugosllave ku do të përfshiheshin viset e banuara me shumicë shqiptarë.

– 1982 – 1984. LRSSHJ-në e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-së i përbërë nga 15 anëtarë. Ndër të tjerë dhe Xhafer Shatri, Sabri Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj.

(…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

DISKUTIMI NË KËTË TEMË

Ragip Shala

Sheradin Berisha! Derisa data e themelimit ka zbritë në dy numra me vitin e njëjt, sosja e LPK-s pos disa datave ka dhe vite të ndryshme … E shkreta LPK! E Madhja LPK! LPK – Heroike …

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala jo, data e themelimit të LRSHJ-së dihet kur është, dhe ajo datë është festuar e madje të gjithë drejtuesit e Lëvizjes ndër vite edhe kanë shkruar për këtë ditë të bashkimit të organizatave, si zanafillë dhe vazhdimësi e organizatës me akronimin e fundit – LPK.

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Miran Kelmendi paskësh shkruar (postuar): ,,Me inciativë të Jusuf Gërvallës më 5 prill 1981 ndodh marrëveshja mes protagonistëve Jusuf Gërvalla , Kadri Zeka , e Ibrahim Kelmendi , që të thirren e organizohen demonstrata të përbashkëta…” Si rrezulltat i marrëveshjës së 5 prillit 1981 janë organizuar s’paku 10 demonstrata për Kosovën Republikë në kryeqytetet evropiane

Tani nga shumë data themelimi po na shtohet edhe një datë: 5 prill 1981?! De fakto po na shfaqet si datë themelimi i LPK-s 5 prill 1981 Dhe? Dhe nëse 17 janari nuk është De Jure si datë themelimi atëhere shtrohet pytja: Për çfar arësy u takuan Jusufi, Kadriu, Ibrahimi? Që të bisedonin nëse ka ujë apo s’ka në planetin mars?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, nëse nuk ke bërë ti shaka me këtë referencë të Miran Kelmendit, atëherë del se vetë Ibrahimi ka bërë një shaka të radhës me këtë datë të re të themelimit të LPK-së. Më 5 prill 1981 nuk ka pas asnjë takim fizik të Jusuf Gërvallës me Kadri Zekën dhe Ibrahim Kelmendin. Madje Jusuf Gërvalla nga Janari i atij viti (1981) pas burgosjes së Hysen Gegës (më 30 dhjetor 1980), i ndërprenë të gjitha kontaktet e bashkëpunimit me Ibrahim Kelmendin. Dhe gjatë demonstratave prill – maj 1981 në perëndim, Jusuf Gërvalla vetëm me Kadri Zekën ka pas bashkëpunim në këtë drejtim, ndërsa me Ibrahimin jo, nuk ka pas asnjë bisedë të karakterit organizativ për këtë veprimtari. Klm

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, tupangji i UDBashi Novosella, nuk po durohet pa hangër mut, duke shpif kot?

E kam sqaruar, Jusufi më 3 prill 1981 më ka dërguar të takohem me “Zeqën”. Me ka dhanë adresën e Librarisë së Beat Schaffer në Biel/Binne. Aty e kam prit deri të dielën e 5 prillit, kur ka ardh Kadri Zeka me pa nëse kishte postë. Aty, me Kadriun jemi marrë vesh. Jusufi ka munguar fizikisht por isha unë i mandatuar ta përfaqësoj.

Nëse nuk do me besua, vazhdo me leh për Novosellës se mund që të ka dhurua banesë në Prishtinë, apo të ka shkrua hajmali të Burdushi.

Ti e ke hum çdo kreditë për komunikim në faqe time. Tani ke karton të verdhë. Edhe një, e ke BLLOK, sepse me qenë ti Dielli, nga i cili më varet jeta, nuk kam më nerva me të durua si shpifës kaq ordiner!

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Marrëveshja për organizim demonstratash, që ka rezulltuar me s’paku 10 Demonstrata për Kosovën Republikë, duhet ta ketë tmerrua RSFJ-në. Dhe mbase vendimi i Stane Dollancit për t’i egzekutuar nuk ka të bëj me veprimtarinë që do pasonte, por me veprimtarinë, demonstratat që ishin mbajtur deri atëher. Përmbysja e imazhit të RSFJ-s në kryeqytetet evropiane nga treshja: Jusuf, Kadri, Ibrahim me Demonstratat e tyre ka pasur një çmim të shtrenjtë. ATENTATET.

Prandaj me racionalitet, me gjakëftoftësi dhe pa Inate, pa ngarkesa emocionale të ,,për inat të vjehrrës shkoj e flej me mullingjinë” të merret për baz edhe marrëveshja e prillit 1981 si De fakto themelim i LPK-s. Ky mendim është i imi ….

***

Sheradin Berisha 

Miran Kelmendi nuk po debatojmë në faqen tënde të fb, por në faqen e Ragip Shala. Unë nuk dua të debatoj me ty me këtë gjuhë tuajën. Ti mund të ma bësh BLLOK mua, por Jusuf Gërvallës nuk mund t’ia bësh një gjë të tillë. Përkundrazi Jusufi në këtë periudhë për të cilën po debatojmë ty t’a ka bërë BLLOK në çdo bashkëpunim. 

Ti thua se më 3 prill 1981 Jusuf Gërvalla të ka dërguar në Zvicër për ta takuar “Zeqën” dhe je taku më 5 prill, dhe në këtë takim ke folur edhe në emër të Jusufit, i cili ty të paska mandatuar për këtë punë! 

Më 13 maj 1981 (pas përfundimit të disa demonstratave që u organizuan në Zvicër e Gjermani) Jusuf Gërvalla i shkruan një letër Sabri Novoselës.

Jusufi i shkruan Sabriut:

“Sa për organizatën e bashkuar rreth organit „Bashkimi“, më duket se pak dobi mund të kemi nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së paku për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme (Ibrahim Kelmendi – shën.im), nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t’u jepet lidhja me përfaqësuesin e „Bashkimit“ në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj (Islam Blakaj-shën.im), që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë një herë për një herë, pas numrit të fundit të „Bashkimit“ (janar 1981 – Shën.im), të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë.” 

(Burimi: Letër e Jusuf Gërvallës dërguar Sabri Novosellës, më 13 maj 1981)

Tani shtrohet pyetja: 

Si është e mundur Jusufi të të mandatoj ty për takimin e 5 prillit 1981 në takim me Kadri Zekën, kur ai me ty ka ndërprerë çdo bashkëpunim në këtë drejtim, qysh në janar të atij viti (1981)?

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, vazhdone ta shpërdorone Jusufin, të cilin po e dërgradoni në palaço.

E kam thënë publikisht, nëse Jusufi vërtet e ka shkruar vet letrën e 14 prillit 1981, vetëm se më vjen keqardhje për naivitet të tij – të shpërdorët në atë nivel nga Sabri Novosella. Nëse ka qenë marionetë me vetëdije e atij UDBashi, në djall të dy, sepse nuk meriton respektin tim.

Kur do me e kuptua, veprimtarinë e kam pas fillua pa e njohur Jusufin. Prandaj nuk e kam ndërmend të me shantazhoni, duke e shpërdoruar Jusufin.

Me 3 prill 1981 Jusufin në Gjermani nuk e njihnin personalisht as 50 veta. Kadri Zeka ka qenë krejtësisht në ilegalitet dhe nuk e njihte Emigracioni. Asnjeri as tjetri nuk do të organizonte demonstrata nëse nuk e kishim rrjetin e bashkatdhetarëve që i kishim bërë deri atëherë.

Vetëm PISAT shpërdorojnë vrasjen e protagonistëve për të luftuar bashkëveprimtarin e tyre, vetëm pse e ka pas fatkeqësinë për të mbijetuar vrasjet.

Në P(arti)S(ocialiste) UDBashit SN dhe zagarëve të tij!

***

Ragip Shala 

Miran Kelmendi! Ibrahim Kelmendi! pavarësisht rraskapitjes prej Luftës Speciale të UDB-s, ju kisha lutur të ruani gjakëftoftësinë. Sheradini vetëm parashtroi pytje ….

***

Miran Kelmendi 

Ragip, nëse nuk do të delte me sukses demonstrata e 11 prillit 1981 në Bern, Sabir Novosella nuk do t’i paraqitej Jusuf Gërvallës, siç nuk i ishte paraqit nga 14 dhjetor 1979 deri më 14 prill 1981. Pra, SN duhet të jetë riaktivizuar për të bërë komplote të radhës, duke e shpërdoruar Jusufin fatkeq, për të cilin ende jemi informuar, kur dhe pse është bërë viktimë e Sabri Novosellës.

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Brenda tre muajve, prill, maj, qershor janë mbajtur s’paku 10 demonstrata, si rezulltat i marëveshjes tre palësh Jusuf, Kadri, Ibrahim. Si mendon ti a do të mundë të mbaheshin ato demonstrata nëse nuk ka patur bashkëpunim, marrëveshje në mes Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala 

Sipas dëshmive arkivore në periudhën prill – korrik 1981 në disa qytete të shteteve perëndimore organizohen tetë demonstrata, jo ‘së paku 10″ siç thua ti.

Në letrën e 13 majit 1981 Jusuf Gërvalla e njofton Sabri Novosellën se sa demonstrata janë mbajtur deri më 9 maj.

Jusufi shkruan (citoj):

”Demonstrata e parë u mbajt më 11 prill në Bernë të Zvicrës, e dyta më 18 prill në Cyrih të Zvicrës, kurse treta dhe e katërta në Shtutgart e Dyseldorf të RF Gjermane, më 25 prill, përkatësisht më 9 maj.” – përfundon citati

(Burimi: Jusuf Gërvalla – letër Sabri Novosellës, datë 13 maj 1981)

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Në letrën e Jusufit adresuar S.Novosellës, pos që paskësh shkruar se subjekti politik i Ibrahimit është minor, ka ndoni pasus (fjali njoftuse) se Ibrahimi nuk ishte protagonist i organizimëve të demonstratave krahas Jusufit e Kadriut?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala 

Jusuf Gërvalla nuk thotë askund se Ibrahim Miran Kelmendi nuk ka marrë pjesë aktive në demonstratat e organizuara bashkarisht. Ai në raportin e datës 31 korrik 1981 dërguar Sabri Novosellës lidhur me këtë çështje nënvizon (citoi): “Bashkëpunimi me të (Ibrahim Kelmendin – shën.im) gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë” (Kadri Zekës – shën.im)”.

Besoj tashmë e ke të qartë!

Për më tepër, Jusuf Gërvalla nuk ka thënë vetëm në letrën e 13 majit 1981 se ka ndërprerë bashkpunimin me Ibrahim Kelmendin qysh në janar 1981. Ai këtë fakt e thekson edhe në dy letrat e 31 korrikut 1981 (një letër + një raport) dërguar Sabri Novosellës, që do të thotë edhe pasi kishin përfunduar të gjitha demonstratat e organizuara në perëndim.

Të merremi konkretisht me këtë çështje:

Më 31 korrik 1981 (në të njejtën ditë) Jusuf Gërvalla i dërgon Sabri Novosellës, një raport (me 3433 fjalë) dhe një letër (me 1566 fjalë).

 ***

Në raportin e 31 korrikut 1981, Jusuf Gërvalla për Ibrahim Kelmendin, Sabri Novosellës i shkruan (citoj):

 ”Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thashë se është njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpia ime, ky m’u përgjigj fjalë për fjalë kështu: „Ia paske frikën, prandaj s’e përzen, si qenin!“ Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Kur takohemi rastësisht, flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë“.” përfundon citati.

(Burimi: Jusuf Gërvalla – raport dërguar Sabri Novosellës, datë 31 korrik 1981)

***

Në letrën e 31 korrikut 1981 Jusuf Gërvalla, Sabri Novosellës – lidhur me mos bashkpunimin me gazetën “Bashkimi” që nënkuptonte me Ibrahim Kelmendin, i shkruan (citoj):

”Numra të tjerë të „Lajmëtarit të lirisë“ dhe të „Bashkimit“, përveç atyre që të kam dërguar, nuk kanë dalë. „Bashkimi“ vështirë të dalë më, sepse unë kam vendosur të mos bashkëpunoj më me të, për arsyet e përmendura në Raportin që po ta dërgoj veçan.”

(Burimi: Jusuf Gërvalla letër Sabri Novosellës, datë 31 korrik 1981.)

P.S: këtë histori duhet t’a dinë mirëfilli edhe ish veprimtarët e Lëvizjes: Emrush Xhemajli, Mustafë Xhemaili, Hydajet Hyseni, Metë Dura, Avni Dehari, Xhafer Shatri, Nuhi Sylejmani, Agim Sylejmani, Faik Racaj, Sejdi Gega, Agush Buja, Fatmir Brajshori-Tushi, Xhevat Zekaj, Xhevat Kabashi …

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, nuk është e vërtetë siç shkruan në letër e raport të falsifikuar.

Nëse janë autentike, ose e ka dezinformuar me qëllim shefin e tij, UDBashin SN, apo ka qenë vetë viktimë mjerane, për të mos shkruar atë që do ia kisha shkruar po të ishte gjallë dhe të pranonte se ato paçavure ai vet i ka shkruar.

Prit sa të del edhe radiogrami i Ambasadës shqiptare në Vjenë, për grindjen fizike që kam pas me atë Sigurims më 6 prill 1981.

Beson ti në (dez)informimin që ka bërë Jusufi për telefonatën që i paskësh bërë UDBashi nga SUP i Pejës në natën e 14 dhjetorit 1979? Nëse e beson. Komenti yt? Ishte praktikë i hetuesve të UDB-së të bëjnë asi komunikimi telefonik?

Po poshtërimi që ia ka bërë Jusufi vetes, duke i kulluar goja jargë duke ju përgjëruar SN?!

Në vend që të angazhoheni të zbulohet e vërteta për ato paçavra që thuhet se i ka shkrua JG, që të mos mbeten si dëshmi poshtëruese për Jusufin, angazhoheni të më poshtëroni mua.

Edhe këto që i ke cituar janë favorizua për mua, po të kishe mend për të anlizua…

Pse nuk e citon asnjëherë letrën që ma ka dërguar Jusufi më 15 janar 1982?

Ka gënjyer në ato që po i citon ti, apo në letrën që ma ka shkruar mua.

Për hir të SN po ta citoj unë:

“I dashur shok Ibrahim, 

Me bisedën që patëm në dasmë, unë në njëfarë mënyre u tregova i padrejt ndaj teje. Por, duhet ta kesh kuptuar që gjaknxehtësinë time mund ta zbrazja vetëm mbi një shok me të cilin nuk kemi pasur kufij. Arsye për të qenë aq gjaknxehtë mbase nuk kam pasur. (…)

Të fala vëllazërore e revolucionare

J.G. 15 janar 1982″

[Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 411-412, dhe në Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 260-261.]

***

Sheradin Berisha 

Miran Kelmendi, ti i vë në dyshim letrat e Jusuf Gërvallës vetëm pse shkruan të vërtetën për Ty, vetëm pse të zbulohen gënjeshtrat tuaja të rithëna në librat: Atentatet, Lëvizja një lindje e përgjakur, Gjurmë dhe Fërkem, dhe në shumë shkrime të publikuara në rrjetet sociale e në portale?

Jo, Ibrahim! Jusuf Gërvalla ka thënë atë që e ka përjetuar në kohë reale me Ty, me Kadri Zekën dhe të gjithë veprimtarët tjerë me të cilët ka vepruar! Edhe për letrat e 15 janarit 1982 që ua ka dërguar ju të dyve: ty dhe Kadri Zekës, do të debatojmë, sepse shumë ke spekuluar edhe me këtë letër të Jusufit! Dhe ti e dinë shumë mirë se si e ke shpërdorur dhe keqinterpretuar (si ftesë dhe jo vetëm) gjoja nga Jusufi për takimin e mbrëmjes së 16 janarit 1982 në banesën e Murat Kryeziut, gjë që nuk është e vërtetë. Dhe kjo histori ka një dimension tjetër!

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, genjeshtat dhe dezinfomimet që i përmbajnë letrat dhe “raporti” janë në favor timin, dhe komprometuese për Jusufin! Fatkeqësisht! Prandaj po shpresojë, për hir të Jusufit, të jenë të kompiluara.

Nëse vërtetë Jusufi i ka shkruar ato letra, komprometohem unë që nuk e kam njohur një marionetë të UDBashit SN, e pakta për të mos ia besuar readaktimin e “Bashkimit”.

As ajo mutsihanja me atë Sigurimsin në Ambasadë në Vjenë më 6 prill 1981, ka për t’u sqaruar pse ka ndodh, sepse Ambasadori Idriz Bardhi më ka ndërpre të mos e ngulfasja atë zagar dhe në kabinet të tij më ka kërkuar e më ka mbajt të paktën një orë në sqarime qetësues.

Kur të publikohen ato radiograme, në cilin ujë legeni do lash surratin – me ujë të tahretit të SN.

Pse jeni pisa vet, doni që edhe Jusufi gjithsesi të diskualifikohet si pis që i ka shërbyer UDBashit SN?!

***

Agim Sylejmani 

I nderuar Sheradin Berisha. Letrat në fjalë të Jusuf Gërvallës i kam pasë në duar që në vitin 1985 dhe është e saktë katërcipërisht siç shkruan ti më lart.

***

Sheradin Berisha 

LETRAT E JUSUF GËRVALLËS HALË NË SYTË E IBRAHIM KELMENDIT!

Miran Kelmendi sërish për Ty Jusuf Gërvalla (me letrat e tij të cilat i vësh në dyshim) është fajtor kujdestar, në mënyrë që ti të mbetesh i paprekur në piramidën e gënjeshtrave që ke ndërtuar ndër vite (pas vitit 2007). 

Bashkëpunimi i vetëm i Jusuf Gërvallës me Ty ishte periudha janar – maj 1980 dhe dhjetor 1980, e që ka të bëjë me redaktimin dhe shumësinë e shkrimeve që i ka përgatitur ai për tre numrat e gazetës “Bashkimit”, si dhe rishkrimin e Programit dhe Statutit të “FKP”.

Dhe e vetmja punë që ke bërë ti në gazetën Bashkimi është botimi i numrit të parë të kësaj fletushke (në vitin 1979) me kopje të shkrimeve nga gazetat e Shqipërisë!

Ndërsa nën përkujdesjen e plotë profesionale të “marionetës” (siç e quan ti) Jusuf Gërvalla, në shkurt 1980, botohet numri i 2’të i “Bashkimit”, në maj 1980 numri i 3’të, ndërsa në dhjetor 1980 e përgatit ai dhe botohet prej teje në janar 1981 numri i 4’të, dhe i fundit. 

Dhe këtu përfundon edhe bashkëpunimi i Jusufit me Ty. 

Në fakt këtu përfundon edhe ekzistenca formale e “”Frontit të Kuq Popullor”, sepse kjo organizatë nuk ka ekzistuar e organizuar në rrafshin horizontal dhe vertikal të saj. FKP-ja ka qenë vetëm një person, e ai ishte Ibrahim Kelmendi! 

Njëra nga arsyet e ndërprerjes së bashkpunimit me ty është edhe burgosja e Hysen Gegës, si pasoj e spiunimit nga Sadik Blakaj (një shoq i yti)!

Faktin e ndërprerjes së bashkëpunimit me Ty Jusufi e shpërfaq shumë qartë në letrën e 13 majit, dhe në dy shkresa tjera (në një letër dhe në një raport) të datës 31 korrik 1981 që ia kishte dërguar Sabri Novosellës! Kjo është e para, e dyta:

Çfarë lidhje ka “ajo mutsihanja me atë Sigurimsin në Ambasadë në Vjenë më 6 prill 1981” me Jusuf Gërvallën, këtë nuk e kuptova dot mirëfilli, a mund të ma sqarosh?!

P.S: këtë përgjigje duhet t’a dinë mirëfilli edhe ish veprimtarët e Lëvizjes: Mustafë Xhemaili, Emrush Xhemajli, Hydajet Hyseni, Metë Dura, Ragip Shala, Fatmir Brajshori-Tushi, Xhafer Shatri, Tafë Tafa, Besnik Kryeziu, Sejdi Gega, Agush Buja, Faik Racaj, Muhamet Elshani, Xhevat Zekaj, Fatmir Beqir Limani

***

Miran Kelmendi 

Sheradin, Tashmë më ra ndërmend porosia e Babait: “Kur të leh qeni, mos ia kthe, se qeni qen qen ashtë.” I kërkoj falje që e kam anashkaluar atë këshillë.

*** 

Sheradin Berisha

Miran Kelmendi, të mirëkuptoj, sepse atë “mutsihane me atë Sigurimsin në Ambasadë në Vjenë më 6 prill 1981” që e ke thurë në emër të Jusuf Gërvallës (gjoja se ai ty të ka dërguar atje më 6 prill) dhe duke e ripërtypur këtë „mutsihane“ në libra e shkrime tani po përpiqesh me anashkaluar, por nuk anashkalohet dot si e tillë!

Jusuf Gërvalla me Ambasadën Shqiptare në Vjenë ka pas bashkëpunim të mirë (pa Ty) që nga fillimi i ardhjes së tij në Gjermani.

Jusuf Gërvalla në raportin e datës 31 korrik 1981 (rreth katër muaj pas datës 6 prill) për Ty Ibrahim Kelmendi shkruan:

”Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve (të ambasadës shqiptare-shën.im), i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thashë se është njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpia ime, ky m’u përgjigj fjalë për fjalë kështu: „Ia paske frikën, prandaj s’e përzen, si qenin!“ 

Qysh të paska dërguar ty më 6 prill????

Dhe më pastaj vazhdon:

“Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Kur takohemi rastësisht, flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë“(Kadri Zekës -shën.im).” 

(Burimi: Jusuf Gërvalla – një rport (me 3433 fjalë) dërguar Sabri Novosellës, datë 31 korrik 1981)

Se Jusufi ka ndërprerë çdo bashkëpunim me Ty që nga janari 1981, këtë fakt e përshkruan edhe në letrën e 13 majit dhe të 31 korrikut 1981, citimet i ke më lartë në diskutimin tonë!

Kjo është e vërteta, çdo interpretim tjetër këtë fakt e tjetërson, dhe ti jorrallë herë faktet mbi këto ngjarje të kësaj historie përmës imagjinatës tënde i ke tjetërsuar skajshmërisht!

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Cili është mendimi yt? Kishte apo s’kishte bashkëpunim në mes të Jusufit, Kadriut dhe Ibrahimit për tërë ato demonstrata?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, ti i lexon përgjigjet e mia apo vetëm kalimthi i shikon pa i lexuar ato? Përgjigjien në këtë pyetje e keni në letrat e cituara të Jusuf Gërvallës…

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Kerkoj përgjigje personale, tuajën, sipas rradakës suaj. Kishte apo s’kishte bashkpunim? Ju falenderoj për gjakëftoftësi!

***

Ragip Shala 

Miran Kelmendi! Ju lutem a na tregoni: Keni bër marrëveshje veq e veq për secilën demonstratë apo ka qenë në fuqi vetëm marrëveshja e parë?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, kërkon përgjigjen time personale, ndërsa unë po të përgjigjem me dëshminë e Jusuf Gërvallës, i cili ishte kryeorganizatori i demonstratave së bashku me Kadri Zekën dhe të tjerët pas tyre!

Ndërkaq për mënyrën se si ka “bashkëpunuar” Jusufi me Ibrahim Kelmendin gjatë demonstratave të organizuara në maj – korrik 1981, e thotë shumë qartë vetë Jusuf Gërvalla në shkresën dërguar Sabri Novosellës, më 31 korrik 1981!

Jusufi shkruan:

“Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të (Ibrahim Kelmendin – shën.im). Kur takohemi rastësisht, flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë“ (Kadri Zekën – shën.im)”.

(Burimi: Jusuf Gërvalla – raport dërguar Sabri Novosellës, datë 31 korrik 1981)

Besoj që tashmë e ke të qartë këtë çështje. Ntm.

***

Ragip Shala 

Pytje konkrete: Tër demonstratat që i keni organizuar me Jusufin dhe Kadriun kanë qenë rezultat i vetëm Një MARRËVESHJE, apo keni pas marrëveshje veq e veq për secilën demonstrat? A kuptove?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, Ibrahim Kelmendi nuk ka qenë organizatori kryesor i demonstratave që u organizuan në 8 qytete të shteteve perëndimore në prill – korrik 1981, prandaj e ka të vështirë të jap përgjigje në këtë pyetje që tashmë disa herë ia ke përsëritur. Për të gjitha demonstratat kryeorganizstorë ishin Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka. Ndërsa për Ibrahim Kelmendin Jusufi shumë qartë e ka thënë në raportin e datës 31 korrik 1981 

“Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të (Ibrahim Kelmendin – Shën.im). Kur takohemi rastësisht, flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë“ (Kadri Zekës)” (Burimi: Jusuf Gërvalla – një rport (me 3433 fjalë) dërguar Sabri Novosellës, datë 31 korrik 1981)

***

Kjo është e vërteta, e hidhur për Ibrahim Kelmendin, i cili sa herë ka shkruar për këto ngjarje i ka tejkaluar konturat e arsyes, ka kaluar në tjetërsim të kësaj historie. Klm.

***

Miran Kelmendi 

Ragip, më fal, nuk dua t’i vazhdoj grindjet me Sheradinin, meqë ai nuk do debat as sqarime për të kaluarën, por po angazhohet të më denigron.

Nëse të duhet interesant ndonjë kontestim që bën ai, dhe do mendimin tim, e sjell ti si citim nga Sheradini.

Interesant është ky soj njerëzish që nuk brengosen fare për ta dit, kush, kur, ku, i ka formuar LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, si janë mashtrruar e viktimizuar njerëzit duke i josh për anëtarësim e pastaj për t’i burgos apo për t’u krijuar UDBashëve “prova” për shantazim që t’i rekrutonin për informatorë (spiunë), nuk u intereson as kur është antarësuar Jusufi dhe përmes kujt, as çka vërtetë ka ndodh me 14 dhjetor 1979 dhe pse SN e ka shkëput komunikimin me JG nga 14 dhjetori 1979 deri me 14 prill 1981, etj., etj.

Nëse do ta kisha ditë atëherë se LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ i ka formuar UDBa për të peshkuar e viktimizuar patriotë të interesuar për veprimtari çlirimtare, nëse do ta kisha dit se SN dhe AP janë kuadro të UDB-së, besoj, nuk të bashkëpunoja me JG as aq sa ka (dez)informuar ai në letra e “raport” (policesk). Mendoj, do isha përpjek ta bind që të largohet prej tij, siç kam vepruar me të mashtruar e viktima të Riza Salihut.

Ditë sa më të mbarë.

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, unë me Miran Kelmendin nuk po grindem, po diskutoj krejt normalisht duke u bazuar në dëshmi arkivore për temën që po diskutohet!

 Ai që po grindet është Miran Kelmendi me Ibrahim Kelmendin! Është një luftë e brendshme midis personazhit të librit “Atentatet” – Miranit dhe autorit të këtij libri Ibrahimit. Klm.

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Unë nuk po i kerkoj Ibrahimit nëse ishte organizatori kryesor apo nuk ishte. Por po i kerkoj nëse ishte një MARRËVESHJE e vetme për tërë demonstratat e prill – qershor 1981, apo kishte marrëveshje veq e veq për secilën demonstrat. Akuptove?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, më duket që ende s’e ke kuptuar apo bëhesh sikur nuk e kupton, se nga janari 1981, pasi Jusuf Gërvalla e ka ndërprerë bashkëpunimin me Ibrahim Kelmendin, ka përfunduar së ekzistuari edhe formalisht Fronti i Kuq Popullor (FKP), sepse FKP-ja realisht nuk ka ekzistuar kurrë si subjekt i organizuar. FKP-ja ka qenë vetë Ibrahim Kelmendi, dhe derisa ka dalë gazeta Bashkimi, është menduar se edhe FKP-ja ka ekzistuar. Me të pushuar botimi i Bashkimit ka pushuar edhe vetë FKP-ja edhe si emërtim i tillë!

Diku më lartë e kam theksuar se Ibrahim Kelmendi në vitin 1979 e ka nxjerrë nr. 1 të Bashkimit, ndërsa nën përkujdesjen profesionale të Jusuf Gërvallës, në shkurt 1980, botohet nr.2 i “Bashkimit”, në maj 1980 nr.3, ndërsa në dhjetor 1980 Jusufi e përgatiti nr. 4, dhe botohet në janar 1981 nga Ibrahim Kelmendi. Ky ishte numri i fundit i Bashkimit. 

Dhe këtu përfundon edhe bashkëpunimi i Jusufit me Ibrahimin. 

Në fakt këtu përfundon (siç thash më lartë) edhe ekzistenca formale e Frontit të Kuq Popullor, sepse kjo organizatë nuk ka ekzistuar e organizuar në rrafshin horizontal dhe vertikal të saj. Ka qenë vetëm një person FKP-ja, e ai ishte Ibrahim Kelmendi!

Prandaj duke u nisur nga ky fakt Ibrahim Kelmendi nuk ka qenë i përfaqësuar në këto organizime si drejtues i FKP-së. Më vonë me ofrimin me Kadri Zekën (në mesin e Tetorit 1981) përfundimisht ai bëhet pjesë e OMLK-së! Klm

 ——————

Vazhdimi i debatit me Ragip Shalën 

**

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Se edhe S. Novasella s’kishte kurfar organizate, se në Kosovë, pas arratisjes në Turki s’kishte as një anëtar, në fakt i kishte vetëm 3 persona këtë e ka dëshmu Ramadan Pllana. Sipas Ramadan Pllanës në Kosovë kan qenë 2 – 3, asnjë më shumë. Por këtu ne po debatojmë për një tjeter tem.

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Se edhe Kadri Zeka s’kishte kurfar organizate e ka dëshmu Mehmet Hajrizi.

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, çka ka thënë Mehmet Hajrizi?! Baci Mehmet dhe Kadri Zeka ishin drejtuesit e të njëjtës organizatë! Kur paska thënë se “Kadri Zeka s’kishte kurrëfarë organizate”? Na sillë këtu dëshminë e bacit Mehmet!

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, miku ynë Ramadan Pllana e di mirëfilli se organizatat ilegale nuk ishin masovike, për shkak të rrethanave okupuese. Kishin pakë anëtarë në formë treshje, dhe bënin punën e tyre atdhetare. Ndërsa në perëndim ka qenë tjetër situatë, kishte mundësi të organizimit më cilësor!

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala 🤣🤣 tashmë u bënë dy deklarata që duhesh m’i sjellë këtu! Deklaratën e ish drejtuesit të OMLK-së, Mehmet Hajrizi se “Kadri Zeka s’kishte kurrëfarë organizate”, dhe deklaratën e Tempos të shkëputur nga intervista që e paska botuar NIN’i i Beogradit! Presim që t’i lexojmë të vërtetuara edhe ne këto dy deklarata!

***

Ragip Shala 

Sheradin Berisha! Kur them Se Kadri Zeka ,,S’kishte…´’ është fjala gjatë kohës kur po bisedonin për bashkim ….

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala tash thua “Sheradin Berisha! Kur them Se Kadri Zeka ,,S’kishte …´’ është fjala gjatë kohës kur po bisedonin për bashkim ….” 

Ndërsa më lartë keni theksuar: “Sheradin Berisha! Se edhe Kadri Zeka s’kishte kurfar organizate e ka dëshmu Mehmet Hajrizi”

Tani shtrohet pyetja: kush ka thënë kështu, ti apo Mehmet Hajrizi?

***

Sheradin Berisha 

Ragip Shala, ti mundesh me thënë çfarë të duash sepse jemi mësuar tashmë të lexojmë thënie spekuluese pa fakte jo vetëm për rastin konkret që ka të bëjë me Kadri Zekën, por edhe për çështje të tjera rreth historisë së Lëvizjes! Prandaj, t’a themë me shumë siguri se Mehmet Hajrizi nuk ka thënë në asnjë rast se “Kadri Zeka s’kishte kurrëfarë organizate”! Sepse po t’a thoshte një gjë të tillë ai do ta mohonte edhe vetveten. Prandaj të kesh kujdes kur i merrë nëpër gojë personalitete (pa fakte) siç është baci Mehmet dhe çdokë tjetër! Këtu përfundon diskutimi për mua! Tung!

© Pashtriku.org

________________

Nga arkivi i fb, më 8 prill 2024

JUSUF GËRVALLA DEMASKON IBRAHIM KELMENDIN, PËR 5 PRILLIN 1981 DHE JO VETËM!

Nga Sheradin Berisha, më 8 prill 2024

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura