Tiranë, 09. 03. 2014 – Zeuastika, Swastika (lexohet:Suastika) ose kryqi i thyer, është një simbol i lashtë pagan pellazg, siç rezulton nga studimi jonë i fundit. Ajo njihet si shenjë e lashtë nderimi fetar dhe si hajmali, e cila është përdorur dhe ndeshur në të gjithë botën. Deri tani ky simbol me vlerë të madhe historike nuk ka gjetur interpretim të bazuar shkencor, kush e krijoi, ç’përmbajtje ka dhe qëllimi për të cilin është krijuar.
ORIGJINA E EMRIT
Në Enciklopedinë Wikipedia për këtë zë lexojmë: “The word swastika came fro the Sanskrit word svastika, meaning any lucky or auspicious object, and in particular a mark made on persons and things to denote auspiciousness. It is composed of su- meaning “good, well” and asti “to be” suasti thus means “well-being./Fjala swastika ka ardhur nga fjala sanskrite svastika, që do të thotë fat ose objekt i lumtur dhe veçanërisht një shenjë që bën personat ose gjërat të jenë shenjë e lumturisë. Ajo përbëhet nga dy fjalë su- që do të thotë mirë dhe asti- me qenë, kështu suasti don të thotë “të jesh i mirë”.
Në te shkruhet njëkohësisht se emërtimi Swastika vjen nga gjuha sanskrite dhe e shpjegojnë në këtë mënyrë:
Sw = su = good, well (mirë) dhe ast = to be ( me qenë), asht, është.
Por gjuha sanskrite, që konsiderohet pjesë e familjes indo-europiane, është relativisht një gjuhë e re, e krijuar nga fundi i mijëvjeçarit të dytë p.e.s. në Indi, Pakistan etj., por dokument të shkruar të kësaj kohe më të lashtë nuk ka. Kjo tregon për një periudhë më të vonshme të kësaj gjuhe.
Po nga cila gjuhë vjen fjala “ast”, që është përkthyer në anglisht “to be” , “me qenë”? Kjo është fjalë e gjuhës pellazge/shqipe: ast = asht, është, të cilën gjuha shqipe, dialektet gegë dhe toskë e kanë edhe sot. Por vetë gjuha shqipe njihet si gjuhë e re, por forma e saj e lashtë, gjuha pellazge, vjen nga lashtësitë që nuk mbahen mend, nga gjuha pellazge vjen fjala ast = asht. Me fjalën “ast” në gjuhën pellazge/shqipe ka edhe fjalë të tjera si të përbëra p.sh. emri Astrit = që ka kuptimin asht rritë etj. Edhe pjesëza e parë e fjalës “ Su” vjen po nga gjuha e lashtë pellazge:
Pra sipas mendimit tonë, duke gërmuar në domethënien e fjalës Swastika, del që kjo fjalë ka ardhë nga dy fjalë pellazge/shqipe, që më pas janë huazuar nga gjuha sanskrite: Zeu (Zeus) dhe ast, d.m.th. nuk është gjë tjetër vetëm se “Zeu ast” ose “ZEUS AST” d.m.th. “Zeusi Asht”, “Asht Zoti”, që sot në gjuhën shqipe standarde ”Është Zoti”.
Homeri në Iliadë – Zeusin e përshkruan si perëndi pellazge dhe nga dijetarët seriozë ai pranohet si i tillë, që sot mbijeton tek shqiptarët si Zoti. Pra fjala Zeus gjatë shekujve është transformuar në fjalën Zot. Emërtimi Zeus vjen nga fjala pellazge/shqipe Ze (Zë), Zeu, Zëri, nga që ai për të ndëshkuar kundërshtarët e vet, lëshonte rrufe të fuqishme. Kjo vërtetohet mjaft lehtë, se atë e përmend shumë herë në veprën e parë letrare perëndimore “Iliada” poeti pellazg Homeri. Në këngën e XVI të Iliadës, Akili drejtohet me këto fjalë:
“Mbret i Pellazgëve dhe i Dodonve, o Zeus,
Ti që nga larg nën urdhna mban Dodonën,
Nën akuj dimnit, ku rrojnë priftenët Selas..” (Iliada, kënga XVI, rreshti 287-289).
* * *
Theksojmë këtu se Homeri as në Iliadë, që pranohet se është shkruar rreth vitit 750 p.e.s. dhe as në “Odise” shkruar pak më vonë, nuk i përmend asnjë herë helenët ose grekët. Po kështu ka vepruar edhe Hesiodi, që ka jetuar rreth vitit 700 p.e.s. E gjitha kjo vjen nga fakti se grekët ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut gjatë kësaj kohe, sepse sipas të gjitha gjasave ata kanë ardhur në rajonin tonë gjatë shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet e para arkeologjike të tyre në Trojë dhe në ishullin e Lemnit janë të shekullit 5 p.e.s.
Mjaft studiues si Z. Krispi, A. Kola, N. Vlora, P. Zheji etj.,gjuhën shqipe e quajnë gjuhën mëmë nga e cila kanë prejardhjen gjuhët e tjera, përfshirë edhe gjuhën sanskrite. Zheji në punimin e tij “Shqipja dhe sanskritishtja”, 2001, zbulon se sanskritishtja ka prejardhje nga gjuha më e vjetër pellazge/shqipe dhe për krahasim merr njëqind fjalë nga gjuha shqipe dhe sanskrite dhe i krahason ato, duke i gjetur të njejta. Kjo e çon Zhejin të mendojë se gjuha sanskrite rrjedh nga gjuha më e lashtë pellazge/shqipe. Kjo vërtetohet edhe nga faktin se fjala pellazge/shqipe ast (asht) është e pranishme edhe në gjuhën sanskrite.
Nga ana tjetër mitologjia e lashtë, ku bëjnë pjesë edhe perënditë, me Zeusin në qendër, janë shumë të vjetra.
Pellazgët kanë qenë paganë në besimin e tyre, d.m.th. ata besoni tek zotat e tyre, të drejtuar nga Zeusi dhe për këtë kishin faltoret e tyre të shpërndarë të gjithë botën e tyre, ku më e vjetra shkruhet se është ajo e Dodonës në Epir. Besimi i tyre nuk lidhej me fetë e sotme të botës dhe kishat apo xhamitë e tyre. Zeusi dhe 12 perënditë kryesore jetonin në malin e Olimpit (Thesali), nga ku vështronin sjelljet e perëndive të tjera dhe të njerëzve. Në botën e lashtë parahistorike vetëm perënditë pellazge kanë qenë dhe të gjithë banorët e Europës dhe të rajonit të Mesdheut u faleshin atyre dhe i pyesnin për fatin e tyre.
Harta e më poshtme tregon vendet, ku është ndeshur gjer tashti simboli Zeuastika: në Europë, Azi sidomos Indi, Kinë, Amerikë, Afrikë etj. Gjer tani vetëm në Australi nuk është ndeshur Zeuastika, por me siguri kërkimet e reja do ta vërtetojnë edhe atje. Këto gjetje tregojnë se sa shumë kanë qenë të përhapur pellazgët nëpër botë.
Fig. 1-Harta e gjetjeve të Zeuastikës nëpër botë.
Nuk është vetëm prania e Zeuastikës nëpër vendet e ndryshme të botës, që tregon për përhapjen e gjerë të pellazgëve. Ata kudo ku kanë qenë, kanë lënë edhe mjaft shenja të tjera p.sh. emra vendesh, lumenjsh, malesh, poçeri etj. (shih Peza L. & L., 2009). Por Zeuastika më e lashtë është gjetur në Ukrainë dhe daton 10.000 vjet p.e.s.(fig. 6), d.m.th. është përgatitur qysh gjatë gurlashtit të vonë (paleolitit). Ajo është gdhendur në fildish në barkun e një shpendi. Ky rajon bën pjesë në kulturës Kukuteni-Tordos-Trypillia, pjesë e qytetërimit të lashtë dak, që zgjatet nga Rumania deri në Ukrainë.
Kjo kulturë fillon të zhvillohet qysh gjatë gurlashtit të vonë, lulëzimin e ka gjatë gurvonit (neolitit) dhe arrin edhe kohën e bronzit, vitet 10.000, 5500-2750 p.e.s. Kjo kulturë lidhet me kulturën dardane të Vinçës, e cila ka qenë shtrirë në territorin e sotëm të Kosovës, Serbisë jugore, Shqipërisë veriore, Greqisë veriore, Rumanisë, Maqedonisë etj.
Në rajonin Tordos në Rumani është gjetur mbishkrimi, ku shkruhen fjala pellazge/shqipe Dor (ose bor) (fig.2 ), ndërsa në kulturën dardane të Vinçës është gjetur mbishkrimi VIJ (UIJ), që është uji në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër mbishkrimi është gjetur edhe një statujë gruaje veshur me fustanellën shqiptare (Peza L.& L. 2011). Të gjitha këto vërtetojnë se Zeustikat e gjetura në Vinçë dhe Ukrainë i përkasin pellazgëve të lashtë, të përhapur në të gjithë Europën jugore.
Në gërmimet e ndërmarra në Trojë nga arkeologu H. Shliman gjatë shekullit të 19, ka gjetur shumë ekzemplarë të Zeuastikës të vizatuar në poçeri. Ai i ka lidhur këto me gjetjet në Gjermani të këtij simboli dhe i mendonte si “simbol i rëndësishëm fetar i të parëve tanë të largët” (holocast encyclopedia). Simboli i Zeuastikës u përdor më pas nga lëvizja popullore nacionaliste gjermane si simbol identifikues arian dhe krenari për nacionalistët gjermanë. Për Zeuastikën A. Hitleri ka shkruar edhe në librin e tij “Luftua ime”, përkthyer kohët e fundit edhe në shqip.
ZEUSI
Zeusi në mitologjinë e lashtë pellazge (1) përfaqëson kreun e perëndive, ai është mbret i të gjithë perëndive pellazge. Në faqen e internetit në anglisht Albanian.com shkruhet se: “gjuha shqipe afron kuptimin e vetëm të mundshëm me vlerë për një shpjegim racional të kuptimit të emrave të perëndive të grekëve të vjetër si dhe të pjesës së krijimeve mitologjike… Shpjegimet janë kaq bindëse sa konfirmojnë mendimin që mitologjia e grekëve të vjetër është huazuar e gjitha nga iliro pellazgët. Siç është përmendur më parë Zeusi mbijeton si “Zot” në gjuhën shqipe. Thirrja e emrit të tij është formë e zakonshme e betimit ndër shqiptarët e sotëm. Athena, perëndesha e urtësisë dhe e dijes… rrjedh nga fjala shqipe “E Thëna”, “Thetis” perëndesha e ujrave dhe e deteve, duket të jetë vetëm fjala shqipe “Deti” . Është interesante të shënojmë se fjala “Ulysses” në formën latine ose “Odysseus” në formën greke donë të thotë “udhëtarë” në gjuhën shqipe në përputhje me fjalën “udhë”, që shkruhet me “d” ose “I”,(Uly=ullë dhe Ody=udhë, forma që të dyja në përdorim në Shqipëri.
Përveç kësaj, Zeusi ishte perëndi pellazge edhe vendi origjinal i faljes së tij ishte Dodona. Është vlerësuar se më shumë se një e treta e gjendjes së sotme të gjuhës shqipe është pa diskutim e prejardhjes ilire dhe mbetja është iliropellazge…”. Faltorja më e vjetër dhe më e famshme e Zeusit ka qenë në Dodonë (Çamëri) (Peza 2005).
Zeusi paraqitej në disa pamje, por më shpesh në formën e lisit edhe të shqiponjës, por edhe në formën e demit dhe të mjelmës. Në Dodonë ende sot ruhet lisi i shenjtë, që ka pasur përfaqësuar Zeusin dhe ku pythit (kështu quheshin shërbëtorët e zotit që shërbenin nëpër faltoret), nga shushurima e gjetheve të tij, parashikonin fatin e njerëzve ose të veprimtarive, që do të ndërmerreshin, si luftrat etj. Për nder të Zeusit në formë lisi janë emërtuar shumë qendra të banuara në lashtë si: si Lisi (Lezha e sotme), Lis në Mirditë, Ndërlysë (Ndërlisë) në Theth, Bylis (Bilis = Dylish) etj., por shumë nga këta emra kanë humbur gjatë historisë 10-15 mijë vjeçare, pasi u shkatërruan nga pushtuesit e huaj. Me emrin e lisit kanë mbetur edhe shumë emra njerëzish si Ali(s), Alisa, Liza (Lisa), Elisa, Elsa (=Elisa) etj.
Përveç kësaj nga gërmimet arkeologjike të ndërmarra nga arkeologu arvanitas Karapano gjatë shekullit të 19, në Dodonë janë gjetur shumë objekte të lashta, përfshirë edhe shqiponjën dy krenore. Shqiponja ka qenë paraqitja kryesore e Zeusit pellazg. Është pikërisht kjo shqiponjë, e cila nga lashtësia është bërë simbol i shqiptarëve dhe i shqiptarisë dhe na jep emrin SHQIPTARË.
Por për Zeusin ka pasur edhe shumë faltore të tjera në rajonin e Egjeut si në Olimpia (Peloponez) etj., krijime të ndryshme murore, por edhe tablo dhe vizatime të tjera. Për Zeusin gjithashtu kanë qenë përgatitur edhe lloj-lloj medaljonesh dhe Zeuastika me forma të ndryshme. Këto njerëzit besimtarë i varnin në qafë, i mbanin varur në mure, për të pasur një fat më të mirë në jetë. Disa nga këto po i paraqesim më poshtë.
Fig. 5-Zeusi Pellazg prej bronzi me rrufenë në dorë, gjetur në Dodonë.
Me ardhjen e helenëve në trevën e Egjeut gjatë shekullit të 6 p.e.s. në simbolet e kultit nuk pat ndonjë ndryshim, sepse ata ishin fise gjysmë të egra baritore, pa kulturë dhe i pranuan ato; ata edhe emrin e morën nga vendasit. Helenët mësuan gjithçka nga vendasit me kulturë të lartë dhe të lashtë dhe bashkë me to ndërtuan atë që quhet Qytetërimi Helen. Por shpejt helenëve ju pëlqeu vetja, kopjuan çdo gjë nga Qytetërimi Pellazg, duke e bërë të vetën. Që në Greqinë e lashtë nga shkrimtarë e antikitetit si Herodoti, Euripidi, Eskili filloi falsifikimi i historisë, të cilët mjaft nga ngjarjet historike të pellazgëve si Lufta e Trojës, legjendat dhe mitologjinë pellazge, shpikja e shkrimit etj.,i bënë të vetat pa asnjë bazë. Falsifikimi vazhdoi edhe më pas dhe vazhdon edhe sot nga dijetarë të mefshtë ose të nisur nga qëllime personale.
Fig. 14-Zeuastika nga popuj të ndryshëm.
Zeuastika përdoret edhe sot në popujt e ndryshëm të botës me përmbajtje të njejtë, por me forma të ndryshme.
Me futjen e kristianizmit në Ballkan ndodhën ndryshime. Kristianizmin e sollën romakët rreth vitit 200 p.e.s. kur pushtuan Ballkanin. Ilirët, epirotët, maqedonët, dardanët, aeponët, dakët, thrakët etj., popullsi, që ishin pasardhëse të pellazgëve, bënë luftëra të ashpra ndaj romakëve dhe u rezistuan atyre më shumë se 200 vjet. Më në fund ushtria romake fitojë si një perandori e re më e organizuar dhe e modernizuar. Megjithatë luftëtarët vendas u detyruan të tërhiqen në male e tyre, ku ushtritë romake nuk mundët të depërtojnë. Romakët vranë e prenë shumë nga popullsia civile vendase pellazge, shkretuan vendin dhe qindra mijë njerëz, sidomos gra e fëmijë i morën si skllevër në Itali. Romakëve shkatërruan Fig. 14-Zeuastika nga popuj të ndryshëm të gjitha fshatrat dhe qytetet, shkretuan fushat e mbjella dhe grabitën bagëtinë. Ata rrafshuan me tokën edhe faltoret e ngritura pellazge, përfshirë edhe faltoren e famshme të Dodonës. Në vend të tyre ata ngritën një seri institucionesh kulti kristiane. Qëllimi i tyre qe të zhduknin besimin pagan të vendasve dhe në vend të tyre të futnin fenë e tyre -kristianizmin. Ata bashkë me shkatërrimin e faltoreve vendase u munduan të zhdukin edhe Zeuastikën, simbolin e lashtë të Zeusit, i cili ishte i pranishëm në to. Në vend të tij ata sollën kryqin e tyre dhe arritën t’ja detyrojnë një pjese të popullsisë vendase.
Pushtuesit vodhën edhe emrin e mbretit të perëndive pellazge Zeusit dhe me te emërtuan krijuesin e fesë së tyre të re, Jezu Krishti. Prejardhja e emrit të tij është kjo (Peza L. & L. 2009):
JEZUS = JEZ(E)US, pra JE ZEUS = TI JE ZEUS, shkurtuar gjatë kohrave në JEZUS.
Kështu Jezu Krishti, krijuesi i fesë kristiane para afërsisht 2015 vjetëve, nuk është gjë tjetër vetëm emri i modifikuar i Zeusit Pellazg: JEZUS = JE ZEUS = JEZUS.
Jo vetëm kaq, por edhe emërtimi i qendrës e Papës së Romës, VATIKANI, rrjedh nga gjuha etruske/shqipe. Etruskët janë një degë pellazge, e cila përmendet nga autorët antikë, se u shkëput nga Lidia rreth vitit 1000 p.e.s., d.m.th. mbas Luftës së Trojës dhe u vendos në gadishullin Apenin.
Ja si zbërthehet fjala Vatikan:
VATICAN, germa “V” në shkrimet etruske lexohet si “ u”, ahere kemi:
UATIKAN = U ATI KAN, që do të thotë = TE ose NE ATI KANË. Nga kjo Papa i Romës ndryshe quhet edhe Ati i Shenjtë.
Edhe vetë Italia emrin e ka marrë nga emri i një fisi pellazg/etrusk, që kanë banuar atje në kohërat parahistorike. Historiani B. G. Niebuhr në librin History of Rome, vol. 1, 1850, f. 15 shkruan se pellazgët kanë banuar në Liguria, ishujt e Korsikës dhe Sardenjës dhe në territore të tjera të Italisë. Ai më poshtë shton se edhe origjina e emrit “Italia” rrjedh nga emir i fisit pellazg Siculi dhe Viteli. Ky emër është transformuar më pas gjatë historisë në Viteli = Vitali = Itali. Ky është shpjegimi më i saktë i prejardhjes së emrit Italia, pra nga emri i fisit pellazg Siculi, që ka banuar në gadishull gjatë parahistorisë.
Megjithëse Zeuastika ka lindur qysh në kohërat më të vjetra dhe bashkonte njerëzit, të cilët besonin tek Zeusi-Zoti, ndikimi i saj pas pushtimit romak erdhi duke rënë. Nga kjo njerëzit u përçanë dhe mjaft prej tyre u lidhën me fetë e reja. Megjithë këtë shqiptarët e dinë se kryesorja është Shqiptaria dhe vendin dhe fenë e mbajnë kryesisht në institucionet fetare.
Shqiptarët e sotëm e dinë gjithashtu, se fetë, sot, jetojnë në harmoni me njëra tjetrën. Ata duhet ta dinë mirë historinë e besimit fetar në vendin tonë dhe në bazë të saj të veprojnë. Kryqet e ngritura nëpër kodra ose objekte të tjera nuk i shërbejnë harmonisë fetare, por përçarjes së popullit. Duhet ta duam dhe respektojmë njeri tjetrin, pavarësisht se shkojmë në kishë apo xhami. Ne kemi një Zot, i cili dikur në lashtësi, 10-15 mijë vjet më parë, nga të parët tanë Pellazgët u quajt Zeus, zoti i parë i njohur i njerëzimit. Me kalimin e mijëvjeçarëve Zeusi u transformua në Zot, perëndia e shqiptarëve në të gjithë botën.
Duhet të kthehemi edhe tek simboli i Zeusit-Zotit, ZEUASTIKA, dhe ta respektojmë atë si gjë të shenjtë. Kjo trashëgimi mjaft e vlefshme kulturore është ruajtur, mund të themi, me fanatizëm nga nëntoka, për të na treguar ne sot, se sa i lashtë është ky simbol dhe bashkë me të edhe Qytetërimi Pellazg të cilit i përket. Popuj të tjerë këtë simbol e përdorin dhe neve na përket të bëjmë të njëjtën gjë.
___________
Fusnota:
1. Mitologjia e lashtë zakonisht përmendet me em Fig. 4-Zeusi i Dodonës me shqiponjën dhe rrufenë në dorë
___________
Bibliografia:
Bajrami B. 2011.Tetrakoni (svastika-kamadiani)
Cassaro R. 2012. The ancient secret of the swastika and the hidden histori of the white race, April 15th, 2012 internet
Gibson M. 2004. Encyclopedia Mythica
Lavenda R. 2012. A histori of Swastka, online
Niebuhr, B. G. 1850. History of Rome, vol. 1,
Rosenberg J. 2011. The history of Swastika
Peza L.H. 2005. Dodona, gaz. Republika, 25 nëntor 2005
Peza L. & Peza L. 2009. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, Geer, Tiranës
Peza L. & Peza L. 2011. Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë. Konferenca e I e studimeve pellazgjike, Tiranë
Peza L.& Peza L. 2012. Zeuastika një simbol lashtë pellazg. Simp. II “Pellazgët gjuha dhe pasardhësit e tyre”. Tiranë 9-10 nëntor 2012
Zheji P. 2001. Shqipja dhe sanskritishtja”, 2 vëll.,Tiranë.
====================
SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Në vijim shikoni një vidio kumtesë e cila është mbajtur nga studjuesi Kol Marku, në konferencen e II’të pellasgjike të organizuar në Tiranë nga “Qendra e Studimeve Pellasgjike” pranë universitetit Vitrina. Konferenca u zhvillua në Muzeun Kombëtar më dt.09-10.11.2012,nen drejtimin e Prof.Dr.Luftulla Peza dhe me ndihmën e afërt të studjueses së albanaologjisë altarnative (studime pellasgike) znj.Liljana Peza. Në vazhdim po publikojmë kumtesën…
***
* * * *