RAPORTIMI I GAZETARIT DANEZ NGA FRONTET E LUFTËS PUSHTUESE SERBE, TETOR – NËNTOR 1912

Artikuj nga fronti i Luftës së Parë Ballkanike

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe: në tetor -nëntor 1912

Hyrje

Nga lektori Palle Rossen, Brenderup

Version 1.7. – 16.12.2003

Kjo seri artikujsh që është vënë në internet, e kam gjetur pothuajse rastësisht. Që nga 1992, kam ndjekur me interes zhvillimet në Ballkan duke patur në vemendjen kryesore mardhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës. Më ka bërë përshtypje literatura shqiptare, kështu që përveç zhvillimeve në realitet kam lexuar edhe shumë vepra historike mbi çështjen.

Një ditë jam ulur me kërkuesin letrar Robert Elsies, i cili ka shkruar librin ”Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” ( Nee York 1997 ). U befasova kur gjeta një citat nga një gazetar danez Fritz Magnussen, që ishte korespondent i gazetës daneze “RIGET, për Luftën e Parë Ballkanike në vjeshtën e v.1912. Artikulli i dates 7 nëntor ishte i vetmi që unë mund të marr. Kjo i dha atij një famë afat shkutër. Ai ishte i pari që solli në vemendje masakrat serbe në Kosove dhe Maqedoni. Elsie ka marrë këtë citat nga austriaku Leo Freundlich në librin e tij ”Albanians Golgatha – Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913 ), dhe e gjithë përmbajtja e librit është një ripublikim i ”Poeder Keg”, faqe 338-360.

Mbaja mend pak se kisha tek gazeta RIGET lidhur me gazetarin e njohur Franz von Jessen (1870 – 1849 ), por gjithësei nuk kisha dëgjur kurrë për Fritz Magnussen. Për këtë vendosa që ta lexoja këtë artikull në  Bibliotekën Shtetërore.

RIGET ishte një gazetë me një projekt ambicioz që pati një jetë shumë të shkurtër, nga nentori i 1910 deri në dhjetor të 1913. Kryeredaktori i parë ishte Franz von Jessen, i cili kishte bërë një pjesë të madhe të punës përgatitore për të gjetur para dhe nënpunës. Përmbajtja e gazetës duhet të ishte kombëtare dhe forsvarvenlig. Një pjesë e rrethit të botuesve kishin dëshirën që të ishte një gazetë e majtë, mbështetëse e qeverisë së Berntsen/Neergaard. Në të kundërt Franz von Jessen dëshironte një gazetari të pavarur. Në dy paragrafe të veprës së tij ”Mit Livs Egne, Hændelser, Mennesker” IV (Kopenhagen 1946) tregon për përgatitjet dhe problemet e shumta që lindën shpejt.

Mbas 38 ditësh shkrimtarët L.C.Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet të largoheshin nga gazeta me propozim të von Jessen. Për këtë çështje u shkruajtën shumë artikuj të cilat dëmtuan imazhin e gazetës. Gazetarët mbështetën von Jessen i cili qëndroi në këtë positë deri në gusht 1912, por duke përballuar shumë intriga dhe prapaskena. Ai pati mosmarrëveshje me bordin drejtues, mbi përmbajtjen politike, rënie të ardhurave finaciare dhe rënie të abonimeve. Përveç kësaj gazeta u prezantua si një gazetë cilësore dhe serioze, që i kushtonte shumë vëmendje çështjeve të jashtme dhe të kulturës. Gazeta kishte punonjës të zotë. Von Jessen si redaktor u zevendësua nga Hans Boesgaard, por e ruajti një lloj lidhje me gazetën. Ai tha po kur Hans Boesgaard i kërkoi të ishte korespondeti i gazetës kur filloi Lufta e Parë Ballkanike në tetor 1912. Ai mbuloi çështjet e luftës nga ana e palës turke dhe më pas kontributi i tij për gazetën pushoi.

Ka qenë e vështirë për të gjetur shumë infromacione mbi Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenë piktor dhe artist i arteve figurative. Për një kohë të shkurtër ai ka qenë i martuar me Edit Nebelong, që sot kujtohet si shkrimtarja me emrin Edith Rode, e cila ka shkruar faqen kulturore në gazetën RIGET. Aresyeja pse ai u bë një korrespondent luftën në krahun serb, unë nuk i di, por ai ishte aty praktikisht që nga fillimi.

Mbas kthimit në shtëpi ai u angazhua në gazetën RIGET. Përshtypja e parë kryesore për të është se ai është një gazetar skandinav që vepron në një ambjent të huaj dhe provon të mbajë pavarësinë e tij dhe të ndajë me të tjerët gjithçka që ai personalisht përjeton. Që në artikullin e tij të parë ai është skeptik mbi censurën dhe ai humbet shpejt besimin për konferencat zyrtare të shypit. Kur ai përmend dekretin mbi lirimin e të burgosurve të Mbretit Petar, është një infromacion që ai e ka marrë nga burime zyrtare por është hera e vetme që ai përdor informacion të tille direkt. Në herët e tjera ai i drejtohet burimeve vetiake ose përmbledh përshtypjet e tij. Kur ai në 12. 11. 1912 përmend masakrën shqiptare pran Kumanovës (Gra dhe Femijë të shpuar me bajoneta) nuk mund ta dimë nëse kanë qenë bandat shiptare që e kanë marrë këtë veprim apo bëhet fjalë për një propagand serbe. Por ne dimë qeë F.M e ka marrë këtë tregim nga një ushtar që ka jetur 8 vitet e tij të fundi në Berlin. Këtu duket qartë lidhja që F.M ka besim të plotë në burimet e marra personalisht.

Ka mundësi që është kjo pjesë që e bën Freundlich të shkruajë pikpamjet e tij pro serbe. 3000 shqiptarët e vdekur përmenden këtu si të vdekur në luftë. Por kur F.M bëhet i qartë mbi çka ka ndodhur ai i jep një mesazh të qartë në telegramin special dhe artikullin 12.11.

Në 15.11 ai shkruan që “Serbët kanë të drejtë që të gezohen”. A është mendimi i tij apo duhet të jemi të vemendshëm të besojmë që siç ka bërë të ditur vetë – korrespondentët e luftës janë të regjur me shpërthimet të fuqishme të gëzimit kombëtar? Në të njetin drejtim ai përmend që gazetarët gjemanë dhe austriakë janë zhdukur nga festa dhe shton: “ato gjithësesi nuk i perkasin shtëpisë këtu“. Kjo është menduar si një porpagandë serbe apo si një shprehje direkte e mendimit të tij. Fjalia në vijim të lejon të kuptosh se ai ka dashur të japi një atmospherë të zakonshme: “mungesa e dashmirësisë ndaj elementeve gjermanike nuk mund të fshihet. Konflikti është në ajër”.

Përshtypja ime është që ai, ndoshta për shkak të censurës, ndërmerr një balancim të hollë për të mbrojtur pavarësinë e tij gazetareske dhe njëkohësisht të shprehi saktësisht atë qe ai do.

Në një moment kur ai bëhet i qartë për masakër dhe shfarosje ai zgjedh që fshehurazi të dergojë mesazhin. Ai shkruan telegram special jo më vonë se data 3 nëntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp në RIGET në datë 7 nëntor. Nuk është e lehtë të kuptosh se si ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenë efektive dhe ka patur mungesë të prëkthyesve danezë. Por, a mund të themi se vonesa në informacion është vetëm për shkak të kaosit dhe konfuzionit? Apo bëhet fjalë për një arrogancë të pastër? Apo ndoshta “gardinanët e burgut“ e kanë vonuar dërgesën e informacioneve vetë?

Është e mahnitshme se si një gazetë e vogël me një buxhet të dobët, ishte në gjendje të dergonte korrespondentë në Luftën e Parë Ballkanike.

Arsyeja e Luftës së Parë Ballkanike ishte dobesimi i Perandorisë Osmane. Italia në shtator 1911 i kishte deklaruar luftë Turqisë dhe kishte arritur në tike në Tripolis. RIGET raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi luftën. Kjo luftë mbaroi me paqe në mesin e tetorit 1912, ku Turqia humbi zotërimet e fundit në Afrikë. Mbas kësaj Bullgaria Greqia dhe Serbia i shpallën Turqisë luftë. Mali i Zi ishte anëtari i katërt i aleancës së re që i hapi luftë në 8 tetor (1912). Është me interes të shihet se këto katër vende kristiane i shpallën luftë Turqisë pa u këshilluar me Fuqitë e Mëdha. Serbët e mbështetën shpalljen e luftës me aresyen se donin të siguronin zbatimin e Traktatit të Berlinit të vitit 1878 dhe shpallën autonominë për të krishterët. Këto katër vende u bashkuan dhe kishin bërë një seri marveshjesh të fshehta. Turqia u kap në befasi dhe e gjeti veten në një luftë me katër fronte. Befasia vazhdoi me Serbinë që shumë shpejt arriti të pushtonte pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe Kosovën.

Të 10 artikujt që gjenden, duken interesante si nga gjuha edhe nga përmbajtja. Shumica e problemeve me gjuhën është se është përdorur gjuhë e vjeter por që gjatë leximit duken si pjesë pikante të mënyrës së të shkruarit. Duhet të jemi të vemendshëm që vazhdimisht përdoret fjala moderne Albansk në vend të fjalës që ai përdorte shpesh në artikuj që ishte Albanesisk.

E kaluara si piktor e Magnussenit ndihet qartë. Ai ka një veti që të riprodhojë përjetimet në një formë shumë të kuptueshme, që lexuesi qartë mund të krijojë përfytyrimet mbi situatën dhe atmosferën. Nuk janë vetëm shprehja e mendimeve që janë të qarta, por edhe përjetimet e zhurmës, nuhatjes, të ftohtit, motit dhe natyrës janë pjesë e përshkrimeve të tij. Ai arrin që të riprodhojë në mënyrë të saktë dhe me detaje ngjarje, si: festat për pushtimin e Yskybsit, gjakderdhjen pranë Vardës, vagonat me të burgosur ose shqiptaret e vdekur.

Freundlich shkruan në hyrjen e telegramit special për F.M se: kjo mënyrë të shkrauri është një simpati e njohur serbe. Unë nuk di mbi çfarë e bazon ai këtë mendim, sepse nëse sheh artikujt e tij janë pak gjëra që (Deri në f 3).

*    *    *

Monarkia – 31. 10. 1912

Kryeshtabi në Vranjë – Të burgosurit e parë arnaut

Nga korrespondenti ynë i dërguar – Vranjë, 24 Tetor 1912

    Kur u zgjova në Vranjë gjëja e parë që dëgjova ishte bubullima si krismë që vinte nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysëm aziatik në mesin e maleve të kaltërta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespon- dentëve. Përndryshe stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

    Të rreshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpienin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel ”Vranja” është selia e shtabit gjeneral, këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviq, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviq. Alexis është një oficer i çmueshëm i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

    Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. Karakteristike, thotë princi, është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë.

    Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vetë, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuaj se poashtu është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgorsurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, normalisht jo vullnetarisht kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistët qytetin.

Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, është tani në mbrëmje bosh pa asnji të burgosur.

Këtu në Vranje fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh sërbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqëve të vet të vjetër.

Arnautët (Shqiptarët) janë si kafshë të egra – është thënia e zakonshme këtu. Ata, që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka, kanë kuptuar, se ata janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe tek sllavët ndaj shqiptarëve, aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtarë. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllav me lëndime të tmershme të shtruar në spitalin e Vranjës janë dëshmi e një përleshje të karrakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenija janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me sërbët. Në ndërkohë këta persona janë refuzuar shkaku i numrit të madh të ushtarëve sërb. Një gjuetar slloven tetëmbdhjetëvjecar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirt në Semlin, tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit tek njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me vetë iniciativë tuboi një numër bosnjakësh dhe shkoi për në front. Aty më në fund, pas shumë përpjekjeve, u vendos që të pranohet si pjestarë i komitëve – vullnetarëve. Nga ana tjetër studentët nga Laibach (Ljubljana) u refuzuan.

    Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllav dhe në vecanti rus, mes tyre edhe korespondentin e njohur çek Klofatsch, që poashtu është luftentuziast, sikur edhe revistat e buta austriake.

    Megjithate asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak edhe kemi dëgjuar diç nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kriterie të rrepta pune. Zoti e dinë a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike.

    Askush nuk e din edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Nëse jo komforte për të qëndruar, do ishte Vranja në kushte tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta. Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri.

    Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje shkaku i kontrollave të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin tre ngjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’ju dorëzohemi turqëve.

    Nga ky mal gati se e shohim kampin ushtarak në Kumanovë, nga këtu shihen trenat që prore bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malerias rëndë të armatosur marrin kuajtë me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta!

    Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnji i shohim nëpër lugina janë ushtarët, që akoma nuk kanë arritur tek pika e zjartë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg.

    Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonat që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën.

*   *   *

Monarkia – 02.11.1912

Jeta në Kryeshtab – Rrëfimet e dëshmitarëve për betejën e Kumanovës – Barbarizmat e Bashibuzukave

    Nga korrespondenti ynë i dërguar – Vranjë, 26. Tetor

    Është e çuditshme sa shpejtë njerëzit e civilizuar arrinë të zhyten dhe të kthehen në një gjendje natyrore primitive dhe ti përshtaten tmerrit. Këtë e provuam ne në Vranje, dhe çuditshmërisht shkon mirë. Hotel “Vranja”, që në kushte normale do ti dukej dikujt si shtallë, për momentin ka mbi pesëdhjetë korespondentë dhe shumë më shumë oficer që ushqehen këtu. Shpesh duhet të kacafytemi për të marrë pak nga gjellërat e çuditshme që na servohen këtu. Servohet nëpër pjata të ndotura, servietat janë të përdorura të paktën dhjetë herë përpara se ne ti përdorim, ndërsa për pirunat dhe thikat s’dua as të them diçka.

    Kur përfundojmë të hamë, këmbët na bien në tokë. Ne faktikisht nuk kemi llogari të kemi dyfishë pjata më shumë. Mundohemi ti blejmë kamarierët që të na servojnë pjesët më të mira të gjellrave, thuaj se më nuk kemi ndjenja turpi. Hamë gjërat me kënaqësi, gjithçka është mirë, mirë – vetëm e vetëm të hamë diçka.

    Për pastërtinë tonë personale as që nuk dua të foli. Shkëlqimi i çizmeve është një term i panjohur në hotelet e sërbisë jugore. Bile edhe s’ka nevojë për të pastruar çizmet, sepse menjëherë pas pastrimit pluhuri i njollos çizmet. Uji është artikull ushqimor luksoz, që na shpërndahet me sasi shumë të vogla. Bile edhe anglezi më modest nuk do të shkonte me shall në qafë, dhe thuaj se të gjithë e kemi lënë mjekrën të na rritet.

    Përsëri dukemi si xhentëlmena përballë oficerëve dhe ushtarëve sërb, mirëpo ata e kalojnë tanë ditë nëpër balta. Nga ana tjetër ushtarakët sërb duken shumë më të pastërt në krahasim me bashi buzukat dhe arnautët e arrestuar. Sot vizitova të arrestuarit në burg të ardhur këtyre ditëve. Ishin një grup njerëzish të tmershëm. Fytyra të çmendura dhe të ashpra, pleq e të rinjë në mesin e tyre. Të papastruar dhe tesha laramane që mezi rrinin në trupin e tyre. Të ndershëm janë por të poshtëruar, nënçmuar dhe keqtrajtuar në burg, vështirë se do besoja se këta njerëz janë në gjendje të bëjnë barbarizma siç flitet këtu.

    Se këta njerëz përdorin dhunë dhe barbarizma është vështirë të mendohet. Nga ana tjetër sot pata rastin të foli me një ushtar sërb që ka jetuar këto tetë vitet e fundit në Berlin, dhe që tani lufton në betejën e Kumanovës. Ai më trishtoi me mënyrën se si e përshkroi betejën.

    Gjithçka çka ishte sërbe ishte vrarë dhe përndjekur përpara se të vinte ushtria sërbe në ndihmë. Gratë dhe fëmijët ishin vërë në maje të bajonetave. Mitralozët sërb pastruan mes shqiptarëve, të cilët kanë si shprehi të sulmojnë në grupe. Njeriu nuk mundte ta kaloje rrugën përtej pas dy ditë luftimesh nga kufomat e atyre që ranë në këtë luftë. Kështu që ishte e nevojshme të kontrollohen të gjitha shtëpiat që mos të ishte fshehur ndonji, ngaqë kishte rrezik të sulmeve nga njerëzit e egër.

    Disa shqiptarë ishin mirë të armatosur me armë moderne, dhe komandoheshin me koda gjermane nga oficerë turq. Shqiptarët që pësuan nga kjo luftë sipas ushtarit sërb sillej në rreth 3.000. Mbreti Petar Karagjorgjeviq akoma gjendet këtu në Vranjë. Flamuri mbretëror tre ngjyrësh me shqiponjën sërbe valon mbi një villë që ka në katin përdhes një shitore, sepse pikërisht këtu mbreti është mysafir. Nesër ose pasnesër shpërngulet kryeshtabi nga Vranja për në Preshevë. Urat hekurudhore janë riparuar, kështu që kanë ngelur edhe nëntë kilometra nga muret e Shkupit.

    Vetëm sikur të ishim të liruar nga ky shiu që na ka kapluar dhe që është i pafund dhe që i ka vërshuar rrugët. Rrezet e diellit aq pak na kanë rrezitur saqë nuk ia vlen të them diçka. Qielli nuk duket fare nga mjegullat e erëta që edhe i mbulojnë malet e qytetit të mos duken. Këto mëtutje na e bëjnë të pamundur të shohim malet në Maqedoni, që shpresojmë ti shohim pas pak, nëse na lejohet. Mirëpo dalëngadalë po bëhemi pak skeptik. E vetmja, për momentin është ngushllimi, se të gjithëve na kanë ndaluar. Mirëpo ne akoma nuk e kemi humbur shpresën se përpara se të fillojë lufta në Ovçe Polje do ti azhurnojmë letrat, Shkup.

* Bashibuzuk dtth. trupa ushtarake turke të ç’regullta. Janë përshkruar si trupa që keqtrajtojnë dhe jo të disciplinuara. Ndoshta disa nga to ishin shqiptarë.

*   *   *

Monarkia – 05.11.1912

Rrënia e Shkupit – Triumfi Sërb – Vallja e Mbretit

Nga korrespondenti ynë i dërguar – Vranjë, Nëntor 1912

Shkupi kapitulloi, Sërbia festonë! Na u bë e ditur sonte, kur ishim ulur në salonin e hotelit dhe darkonim. Në hotel ishim oficerë dhe korespondentë bashkë me princin Alexis. Duke pritur hyri nga dera kryeministri Pashiç, dhe për një moment u përhap lajmi për rënien e Shkupit, lajm ky që u mirëprit me duartokitje dhe brohoritje.

Shkupin e fituam thuaj se pa luftë. Turqit vendosën të tërhiqen pa kundërshtuar fare. Sërbia e arriti qëllimin e vetë kryesorë brenda tetë ditëve. Mbrëmja që pasonte për fitoren sërbe do të ishte e paharruar në vetëdijen e saj që e vëzhgonte.

Dhjetë minuta pasi kryeministri sërb na e kishte bërë të ditur fitoren sërbe filloi para hotelit të dëgjohet orkestri i Shtabit Gjeneral. Asnjë sërb dhe asnjë korrespondent, pa marr parasysh përkatësinë kombëtare, nuk mendonte për bukë dhe pije, të gjithë qytetarët e Vranjës dolën që të festojnë dhe bashkangjiten toneve të orkestrit që interpretonte hymnin kombëtar sërb.

Rroftë Mbreti Petar Karagjorgjeviq! Rroftë për unionin e ballkanit, poshtë parazitët osman. Një hënë e kthjellët tetori ndriçoi skenën e çuditshme. Makinat ushtarake erdhën për të përuruar mbretin për fitoren. Makinat ishin të parat, ndërsa pas tyre vinin orkestri ushtarak me këngë sllave dhe qytetarët e Vranjës. Nga Pashiçi deri tek oficeri me gradë më të ulët dhe komitët, të gjithë ishin nisur rrugës tek vila ku ishte vendosur për ta përuruar mbretin për fitoren.

Turma rritej gjithnji e më shumë rrugës për tek villa ku ishte vendosur mbreti. Me duartrokitje dhe brohoritje kërkohej mbreti Petar të dalë përpara të tubuarve. Ai nuk u shfaq në dritare, por doli nga villa dhe ua shtërngoi duart të pranishmëve. Të tubuarit filluan të marshojnë rrugëve të qytetit duke festuar dhe brohoritur se ra në duart e sërbëve bastioni më i fort i turqve.

Dhe sërish tek salloni i madh i hotelit ku darkuam, aty prap u festua siç e kanë traditë sllavët e jugut. Me verë dhe brohoritje u vazhdua edhe më tej. Orkestri ushtarak hyri në hotel, dhe bënte aq zhurmë sa që menduam se do të rrëzonte muret e hotelit. Dhe gjithnjë këndohej hymni kombëtar, pastaj ai grek, malazez dhe francez e rus. Me fjalë të bukura mundohej të përkthente një oficer i lartë sërb kënaqësinë që kishin sërbët. Korrespondenti çek përuroi sërbët për fitoren dhe shtoi se Shkupi nuk duhej asnjëherë më të biente në duart e turqve. Ndërsa Mac Hugh nga Daily Express solli urimet e popullit anglez dhe citoi deklaratën e Lloydit Georges ku thuhej se kjo luftë duhej ti sillte ballkanit të osmanlinjëve përparim kulturor. Falba nga tribuna foli në emër të Italisë. Mirëpo më i gëzuar ishte korespondenti bullgar Popov që solli urimet e bashkëkombasve të vet, duke mos u ndalur me brohoritjet, rroftë.

Të gjithë janë të entuziazmuar, oficerët përqafojnë korrespond- entët e luftës. Vetëm korrespondentët austriak dhe gjermanë janë tërhequr pa asnjë zhurmë. Ata nuk ndjehen sikur në shtëpi të vete këtu. Disponimi negativ ndaj tyre nuk mund të fshihet. Ka bubullima në qiell.

Por sërbët kanë të drejtë të festojnë. Kur folshin për fitoret në Prishtinë, Kumanovë, Egri Palanka dhe Novi Pazar, ishte qetësi dhe u organizuan festa modeste të këndshme pa shumë ekzagjerime. Mirëpo kësaj rradhe është krejtësisht ndryshe.

Tavolina ku është ulur Princi Alexis është qendra e festës, që në njëfarë mënyre figuron si e çuditshme për ne nga vendet nordike. Mirëpo papritmas muzika u shndërrua në një valle të vrullshme. Oficerët dhe ushtarët filluan si zingjir të vallzonin rreth e përqark tavolinave.

Ishte Kraljevo kollo, hymni kombëtar dhe vallja e mbretit. Ndërsa pas një çasti saloni hotelit u mbush me njerëz që filluan të këndojnë dhe vallëzojnë. Vallen e filloi princi, Alexis Karagjorgjeviq. Gotat gjindeshin çdokund në salon. Oficerët e entuziazmuar na morrën edhe neve korrespondentëve në valle. Anglez, francez, skandinav, çek, rus, bullgar dhe italian vallzonin vallen e gëzimit për rënien e Shkupit.

Vallja bëhej gjithnji e më e vrullshme, dhe gjithnji e më shumë brohoritej rroftë mbreti. Dritaret shkëlqenin sikur të ishin të kuqe nga flakët e zjarit të ndezur në sheshin e qytetit. Përderisa shkruaj unë këto rreshta, vallëzonë princi Alexis për fitoren sërbe, ndërsa rrugët e Vranjës festojnë me muzikë dhe brohoritje Rroftë Mbreti Petar Karagjorgjeviq! Rroftë Unioni Ballkanik! Vdekje Parazitëve Osman!  

* * *

RIGET – 7.11.1912

Gjueti Serbe njerëzish

Trupat serbe drejtojne nje lufte shfarosese te frikshme ndaj popullsise arnaute – banoret hidhen jashte nga shtepite dhe qellohen me arme si minj – telegram special nga korrespondenti jone i derguar prane komandes serbe.

Yskyb mbi Semlin, e Merkure

Lufta serbe ne Maqedoni ka marre karakterin e nje masakre te tmerrshme te popullsise arnaute (Shqiptare).

Ushtria ndjek nje lufte shfarosese te tmerrshme. Sipas prononcimve nga oficere dhe ushtare jane vrare 3000 arnaute midis Kumanoves dhe Yskyb dhe 5000 perrth Prishtines. Fshatrat arnaute rrethohen dhe me pas ju vihet zjarri. Banoret qe dalin nga shtepite qellohen per vdekje si minj. Kjo gjueti njerzish tregohet me gezim nga ushtria serbe.

Gjendja ne Yskyb eshte e tmerreshme. Jane bere kontrolle ne shtepite e arnauteve dhe nese gjenden gjera qe ngjajne me arme njerzit qellohen ne vend. Eshte shume e pasigurt qe te qarkullosh ne rruge sepse vashdon te qellohet drejt shtepive dhe brenda tyre. Ne çdo moment fluturojne plumba te vegjel neper rruge. Dje 36 arnaute u denuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan ne vend. Lumi siper ne te djathte eshte i mbushur me kufoma.

Çdo dite krijohen ekspedita gjuetaresh ne fshatrat perreth. Dje nje officer serb me tha mua se kishte marr pjese ne nje gjueti te tille ku njekohesisht mburrej se pardje me ne fund kishte vrare 9 arnaute.

Nuk kalon asnje dite pa patur ndonje vrasje makabere e ndonje arnauti. Une dergoj kete telegram me nje korrier te veçante nga Yskyb ne Semlin per te shmangur censuren e forte. Do te provoj me vone qe te dergoj korrespondencen.

*   *   *

RIGET 12.11.1912

Rendesia e veçante ndalohet

Panik ne kryeqytetin maqedonas – arnaut – vrasjet – kontrollet ne shtepi dhe qellimi ne rruge.

Yskyb, 3 nëntor, e diele. Nga korrespondenti ynë

Ketu ne Yskyb ne kemi mesuar per luften me te gjithe tmerrin dhe egersine e saj. Ne nomentin qe zbritem nga treni, i cili na solli ne dhe gjeneralin e shtabit ne sheshin e luftimeve ne Kumanove. Ne hyme ne sallen e pritjeve dhe u mbushem me perjetime. Pamja jone e pare me e frikshme, qe une nuk do ta harroj kurre, ishin dy ushtare turq, kokat e te cileve ishin plotesisht te shkaterruara nga nje shperthim granate, shtrire ne nje barele ne sallen e pritjes akoma te gjalle dhe me koka te qepura si te mundnin. Mijera miza rrotulloheshin ne kokat e tyre te pergjakura dhe krijonin figura te frikshme.

Keto ishin skena dramatike ne i perjetonim cdo dite. Ne ndodhemi ne mes te nje toke te pushtuar por akoma jo e mposhtur, ku urrejtja ndizet nga te dyja krahet, ku pasioni drejton njerzit qe te bejne egersi te paimagjinueshme. Ndjenja e fitores nuk i ka bere sllavet e jugut me te bute por me te eger e me luftarake. Nga ana tjeter edhe urrejtja eshte shume here me djegese se me pare dhe mjafton te kalosh vetem ne rruget e qyteteve per ta vertetuar kete. Rojet tona jane shume te eger sidomos mbasi kemi arritur ne vendin e luftimeve. Informacionet qe ata na japin ne me bollek jane shume te cunguara dhe pa vlere, por mbrapa tyre jane shume gjera qe ata fshehin. Masakrat e arnauteve  sigurisht qe nuk mund ti tregosh zyrtarisht. Keto letra do te vijne ne Europe vetem nepermjet telegrameve speciale ose korriereve.

Yskyb eshte nje qytet i bukur dhe oriental qe shtrihet ne luginen e Vardarit, i rrethuar nga male qe se fundmi jane zbardhur nga bora. Kur e shikon qytetin nga malet e shumta te jep nja pamje te paqme, vetem nje avull qe del tregon kaosin qe rrjedh neper rruge nga mengjesi deri ne darke.

Ne nje moment pa pritu degjohet nje oshetime burie dhe nje regjiment ushtaresh qe marshojne me hap ushtarak. Kjo eshte nje pjese e armates se trete qe keto dite kalon midis qyteti per te kaluar perms Shqiperise drejt Durresit. Te lodhur per vdekje, ushtaret mezi terheqin kepucet e tyre gjysem te prishura, te etur per uje e te uritur per buke. Papritur nje shperthen nje toge ushtaresh qe i shtohet rreshtave te regjimentit, gjithshka duhet te perparoje me shpejt. Rrotat e renda nuk kane asnje respekt gjithçka duhet ti hape rruge. Muhamedanet duhet te ngjeshen fort pas murit. Shqipetaret me kilota te bardhe, besimtare, rober te keqtrajtuar me koke te rruara, osmane te civilizuar me kapelet e tyre tradicionale mbeshteteshin me shpatulla sa mundeshin qe te hapnin rruge. Ushtaret e lodhur per vdekje ndeshnin vetem fytyra te egra dhe shikime te mprehta, por per fatin e tyre te mire ndodhen 35.000 pushke te konfiskuara dhe te fshehura mire ne Yskyb’in e shkaterruar. Masakra nuk u realizua per shkar te mungeses se armeve, por ne rest do te kishte arme mjaftueshem vetem zoti mund te na kishte shpetuar.

Nder te tjera kishin bere c’ishte e mundur per ti dhene qytetit nje pamje serbe. Mijera metra pelhura te kuqe, blu dhe te bardha vareshin duke formuar tringjyreshin e shemtuar qe pershkronte cdo dere dhe dritare. Edhe shtepia me shqiptare me e demtuar  ka nje cope te bardhe si shenje qe osmanet jane dorezuar.

Urrejta godet kur nata bie. Te jesh ne qytet pas ores 6 eshte nje cmenduri edhe nese je i armatosur deri ne dhembe. Prapa dritareve me kangjella jane ato pushke qe ende nuk jane konfiskuar gati per te shtene kedo. Ne, qe takojme njeri-tjetrin ne keto vende qe me pare kane qene shtepi publike, pronaret e tyre sot i quajne per hotele, e dime qe sa e rreziksheme eshte qe te levizesh ne keto ore. Vetem disa rruge kryesore jane te ndricuara ne rastet e tjera jemi te detyruar te ecim ne rrugica te erreta. Une, qe jetoj ne nje hotel  me emrin e madh ”Paris”, isha mbreme per darke te nje koleg. Gjate rruges  perjetova dy atentate. Te shtenat ishin ndoshta mbas meje por nuk jam i sigurte se nga vinin. Nje moment me pas u arrestova nga nje patrulle serbe. Ata u sulen me furi drejt meje me bajonetat e ndritshme.

Une u perpoqa te sqarohesha por pa ia arritur qellimit. Cdo here, qe une u perpiqesha te arrija ne xhepin e brendshem per te nxjerre mjetin e identifikimit goditesha nga bajonetat e mprehta. Ata mendonin qe isha une ai qe kishte qelluar. Te gjitha protestat dhe thirrjet e mia qe i thoja se une jam korrespondent (gazetar) nuk ndihmuan. Vetem kur arritem ne stacionin e policise u lashe i lire mbasi isha kercenuar per vdekje nga arme serbe dhe turke.

Policet nxituan drejt vendngjarjes per te bere kerkime atje ku kisha ”shtene” (vendngjarje).

Gjate kerkimit ne vendngjarje u ndoqen me nje sere kontrollesh shtepi te ndryshme. Ne shume raste keto kontrolle pasoheshin me viktima. Nese ka ndonje dyshim e gjithe lagjja rrethohet nga ushtria, shtepite kontrollohen imtesisht, dhe patrullat perbeheshin nga njerez te eger dhe te shemtuar. Ne rast se te dyshuarit nuk i eksekutonin ne vend i merrnin me vete duke i vene para nje gjykate lufte qe ishte e vendosur ne nje shtepi ne sheshin e qytetit. Te dyshuarit qe coheshin ne gjykaten e luftes rrine te lidhur gjithe diten ne oborrin e gjykates.

Jashte rrethimit ndodhen shume te njohur dhe familiar te te ndaluareve qe shtyhen vetem per ti thene dicka te afermve te tyre. Ne gjyake procesi eshte i shkurter. Nese u eshte gjetur arme denimi eshte eksekutim ne grykederdhjen e lumit Vardar, mengjesin tjeter ne ora 5:00. Nese nuk u eshte gjetur arme i ndaluari ndoshta lirohet. Por dhe ne kete rast eshte vetem ndoshta. 

Masakrat mbi arnautet ishin pikerisht nje gje e perditshme, nje sport gjahu per ushtrine serbe. Nje dite une isha bashke me nje korrespondent te Daily Mirrors dhe ishim deshmitare te nje skene te ketij lloji. Nje arnaut erdhi me shpejtesi nga nje rrugice prane nesh i ndjekur nga tre ushtare serbe. Te shtenat na kaluan para hundes dhe djali u rrotullua pertoke. Ai ishte ulur dhe mbante koken mbi gjunje dhe shikonte i frikur.

Njeri nga ushtaret shkrepi armen, e pranoj, u ktheva per te mos pare ate qe ndodhi. Personi qe u vra kishte thene dicka te keqe per Car Petarin. Mbi te gjitha te gjithe serbet i shikonin arnautet ne kafshe te egera e te demshme, qe duhen shfarosur.

Ne sallen e ngrenies, ku ne luftonim per ushqimin e shpifur me shume piper – nese mund te quhej ushqim – mblidheshin cdo mbremje qindra ushtare dhe oficere te gradave te ulta.

Ne Prishtine dhe ne rrethinat e Kumanoves eshte bere c’eshte e mundur per te shfarosur popullesine shqiptare. Ne festat e zhurmshme, ku ne festonim me ata qe kishin mundur osmanet degjojme gjera te mira. Sipas atyre qe thone oficeret dhe ushtaret jane 3.000 arnaute te varrosur ne fshatrat e shkaterruar dhe qe del akoma tym midis Kumanoves dhe Yskyb. Akoma me teper jane qelluar per vdekje ne zonen e Prishtines. Ne rrethinat e Yskyb cdo dite e qahet nga nje fshat. Fshatrave i vihet zjarri dhe njerezit dalin nga shtepite e tyre per ti u shmangur tymit te dendur dhe kur dalin qellohen per vdekje si kafshe te egra.

Një nenoficer me inkurajoi qe te merrja pjese ne nje ekspedite te tille. Ai do te me gjente nje pushke dhe 200 plumba, ne menyre qe une te kuptoja se sa argetuese ishte per ta. Dje ai vete me duar e tij kishte vrare 9 arnaut nga 200 qe ishin vrare ate dite.

Tymi i bardhe qe dilte nga shtepite qe digjeshin dukej si njolle e bardhe mbi malet blu qe na rrethojne, oshetima e te shtenave qe ne degjojme konfirmojne keto historite barbare qe jane bere me krenari dhe ne menyre te lirshme. Njerezit qe kalojne perkrah lumit na thone qe lumi metej eshte i mbushur me kufoma. Ne arrijme te shohim disa kufoma qe lumi i sjell ne drejtim qytetit.

Gjendja jone eshte e padurueshme per shkak te censures se forte. Censura eshte aq e forte sa jo vetem nuk na lejojnë te flasim por dhe shume telegrame dhe letra nuk dergohen.

I pari nga ne qe u perjashtua ishte nje gazetar Italian, pershkak se ne nje leter per gazeten e tij kishte informuar qe infermieret e kryqit te kuq serbe rekrutohen nga shtepite publike te Beogradit. Ai ishte perpjekur per te cuar me post dhe telegrame pertej kufirit kete artikull. Une mendoj se te gjithe (gazetaret ) jane te bindur se do te zhduken pergjate pak ditesh (dmth do te vriten).  

*   *   *

RIGET 13.11.1912

Publikimi eshte ndaluar

Car Petar Karageorgevics mberrin ne kryeqytetin maqedonas. Nje Bisede me Zhan Darkun serbe.

Yskyb, E Hene 4 nentor (1912)

Car Petar Karageorgevics mbajti festime me madheshtine me te mundshme nen kushtet e kaosit te luftes per mberritjen e tij ne qytetin e vjeter residencial  Shkup (turqisht Yskyb) te Car Stepan Dunshan. Serbet e rinj kane pushtuar Serbine e vjeter pas 500 vjetesh dhe eshte e dhene qe kjo do te jete perjetesisht.

 Ne shtabin e pergjithshem nuk eshte folur per gje tjeter vec kesaj ngjarje historike ne kater ditet e fundit. Te premten e shkuar u hoq shenja turke nga trari i stacionit te trenit dhe u vendos nje shenje e re e shndriteshme ku shkruhej Stacioni Mbreteror Serbe Shkup. Kjo ishte pergatitja e pare.

Ne diten e mberritjes se carit filluan pergatitjet qe ne oret e para te mengjesit. Nen zhurmen cjerrese te sinjaleve qe vinin nga borite, regjimentet marshojne nga kampet drejt qytetit. Te gjithe banoret qe kane kilota te bardha ose fese te kuqe detyrohen te qendrojne brenda ne shtepi. Qe ne ora 11:00 formohen dy rreshta me ushtare si nje mure i gjalle nga stacioni i trenit deri te kisha vjeter  dhe deri te vila ku Cari do te qendroje.

Sheshi para stacionit mbushet plotesisht nga formacione kavalerie, gjithshka eshte gati per pritjen.

Pritja behet sipas traditave serbe.  Gardiani jone kryesor ( mendoj se behet fjale per ate qe ruante gazetaret), i sapo emeruari Vojvod – Generalissimus – Gjeneral Putnik,  i shoqeruar nga prefekti i qytetit turk te zaptuar Reshat Afendi, dhe nga prefekti i sapo emeruar Haxhi Rulic, i duhej te prisnin gjate deri ne mberritjen e trenit elegant mbreteror. Kur treni me ne fund mberrin ne ora 16:00 ne te gjithe ishim duke vdekur se ftohti.

Mbreti duket shume i dobet dhe i duhet ndihme ne momentin kur duhet te zbresi nga vagoni. Ate e drejtojne princi i kurores Aleksander, princi Georg dhe presidenti Pashic. Ne nje moment degjohet nje oshetime nga trupat ushtarake dhe prefekti ben nje hap perpara dhe i ofron Carit buke dhe kripe nga nje fare e vjeter serbe. Me kete gjest tregohet se sa te lumtur popullesia serbe eshte qe pas 500 vjetesh ti uroje mirseardhjen trashegimtarit Car Stepanit ne troje te vjetra serbe.

Car Petari pergjigjet, me gojen plot me ushqimet qe iu serviren me rastin e mberritjes, dicka qe linte te kuptohej qe ai me te drejte te plote e ka marre kete vend me arme qe ne kohe me pare ishte pushtuar nga osmanet me dhune

Momenti kur i kapuri Reshat Efendi (prefekti turk i qytetit) duhet ti uroje Carit mirseardhjen mberriti. Te gjithe syte jane drejtuar drejt turkut te zbehur dhe me sy te varur tek sa qendron para mbretit. Mund te shohesh tek ai sforcimin per te thene fjalet qe ia kane mesuar me detyrim. Me ne fund erdhi dhe fjalimi i tij i shkurter qe vijon keshtu: “Lart madheria juaj. Fati i ka lene armet osmane. Kete vend qe 500 vjet me pare ne e pushtuam me shpate tani ju perkete me te drejte juve. Ne emer te popullesise muhamedane une u perulem.”

Situata e turpshme u mbyt nga britma te turmes. Pas nje momenti Cari Petar, Putnik dhe presidenti (Pashic)  u ulen ne makine dhe me nje shpejtesi te madhe i ndjekur nga garda dhe kavaleria. Ne Kishe Cari beri lutjen e pare ne Serbine e vjeter dhe me pas nisen drejt viles. Evenimenti historik mbaroi.

Une pata kenaqesine te krijoja njohje personale me Zhan D’Ark serbe Sofia Javanovic.  Kur isha ulur ne sallen e ngrenies ne ”Hotel Paris” mberriti ajo (Sofia Javanovic), Heroine e komitacit, e ndjekur nga dy miq te saj, burra. Sofia, qe me pare se te ishte heroine ishte stenografiste ne Beograd, ishte veshur si burre me veshje maqedonase, me floke te qethura me makine, e armatosur me karabine dhe me nje brez mbushur me bomba dore. Ajo eshte shume e bukur.

Fale nje komitaci gjermanfoles arrita te flisja me armiken e turqve te armatosur rende. Ajo ishte shume e gatsheme te me jepte informacione mbi veten dhe mbi arritjet e saj. Eshte nje histori shume prekse.

Sofia eshte e lindur ne Beograd ne 1893. I ati i saj, i cili kishte marre pjese ne disa sulme luftarake kunder Turqise, ishte aq armik i zjarrte i turqve sa qe dhimbja e tij me e madhe ishte qe nuk kishte nje djale qe mund te merrte pjese ne luftime. Ne shtratine vdekjes ai i la amanet vajzes se tij qe te luftonte ne nje lufte te mundshme kunder armikut.

Lufta po afrohej dhe Sofia beri perpjekje te medha per tu bere nje pjese e luftes. Ajo kerkoi qe te behej pjese e ushtrise prane Car Petar, por nuk ja arriti dot. Ajo arriti te fliste me mbretin prane hyrjes se parlamentit dhe ai i dha leje qe te bashkohej bandes se Nikola Prokupjes.  

Dy dite para shpalljes se luftes ajo kaperceu kufirin me qellim pushtimin e Karaolave turke prane Velja Glaba. Fale trimerise se Sofise Komitacet ia arriten qellimit te pushtonin fortesen e vogel. Ajo u ngjit ne tarracen e forteses dhe hidhte granata dore nga te carat e mureve. Te gjithe turqit qe ndodheshin aty u vrane. Me vone ajo luftoi me trimeri prane Malit te Zi.

Tani ajo i perket ushtrise se princit te kurores Aleksander dhe quhet si heroine si nga ushtaret dhe nga oficeret. Stenografistja e dikurshme tani bene te njejten jete si te gjithe komitacet e tjere dhe jeton ne lagjen e tyre ne qytet.

Qendresa e mbretit ne qytet i bere marredheniet akoma me te pa durueshme. Te gjitha lagjet e qytetit jane pushtuar nga ushtare dhe eshte bere shume e veshtire per te kaluar neper qytet. Ne po jetojme ne nje qelberise te tmerreshme. Kafshe te ngordhuara derdhen rrugeve ku shtrihen dhe dekompozohen. Fatmiresisht eshte ftohte se ne te kundert do te kishim vdekur nga era e piset. Dita dites debora zbret faqeve te malit dhe ne mengjes rruget ndrisin nga ngrica.

Ne nje fare menyre ne na u thye pak syri me ushtaret serbe. Niveli i tyre i perceptimit (Inteligjenses) eshte minimal, por ata jane shume kerkues dhe jane te durueshem. Me nje cope buke te thare dhe me kepucet e tyre gjysme te shakterruara mund te mareshojne me dite te tera pa u ankuar. Ata ecin me nje hije qe te jep pershtypjen se nuk kane frike as nga vdekja dhe me nje trimeri prehistorike qe i ben ata te fitojne kudo. Kultura e tyre shkon rreth 300 vjet prapa, por te to eksiston nje njeri i se ardhmes. Me fjale te tjera ata jane sic ushtaret duhet te jene, pa nerva dhe te bindur si kafshe, pa aftesi per te menduar ne menyre logjike mbi urdherat qe u jepen. Aftesi per te gjykuar drejte ne raste te vecanta eshte dicka qe nuk ekziston per ta.

Posta dhe telegrafa ne Yskyb eshte ne kaos te papare. Telegramet qe jane mbi 5 dite te vjeter akoma nuk kane mberritur ne destinacion. Ne ndeshemi cdo dite me censuren, qe premton, perkulet dhe qesh. Ne nuk kemi marre asnje nformation nga Danimarka qe prej 14 ditesh.

*   *   *

RIGET – 14. 11. 1912

Botimi ndalohet

Nga i derguari yne – Yskyb ( Shkup) ne Nentor (1912)

Ne ane te lumit Vardar poshte ures se madhe qe lidh dy pjeset e Shkupit qendron nje peme shume e vjeter. Gojedhenat tregojne qe sultan Murati pas luftimeve ne Kosove (1389) i fut ne qytet. Muhamedanet per 500 vite me rradhe e kane perdorur kete peme per te varur njerezit e denuar per vdekje. Shume gjak ka rrjedhur nen kete peme ne kohet e tmerreshme te sundimit turk.

Dhe ne ditet e me vona rrenjet e pemes pine akoma dhe me gjak por tani ate te besimtareve musliman. Te pema ne mengjes pa dale drita e diellit transportohen te denuarit. Ishulli i vogel eshte nje vend shume i mire gjykimi dhe bresherite e armeve ndjellin panik vetem tek lagjet Arnaute ( Shqiptare) qe ndodhen aty prane. Kur pjesa me e civilizuar e banoreve jane ngritur, te gjitha gjurmet jane fshire. Nje ushtare serbe, qe 8 vjet ka jetuar ne nje nga kryeqytetet evropiane, me ka treguar per skenat e tmerrshme.

Me ne fund ne morrem kuajte tone ne Yskyb. Gjate gjithe luftes jemi kujdesur gjithmone qe kuajte te vijne dy dite me vone ne destinacion. Me kuajte ne jemi dhe me te lire per te levizur. Koprile Velis dhe Prizereni u hapen per ne. Se bashku nje koleg anglez dhe nje hollandez zgjodha te ndermerrja nje ekspedite me kuaj drejt Prizerenit. Zgjodha te ndiqja ate rruge qe kishte bere Bosa Jankovics me armaten e trete.

Ne kaloruam nga Yskyb qe ne mengjes para se dielli te ishte ngjitur aq larte sa te mund te shihje majat e maleve te mbuluara me debore. Rruga per ne Prizeren shkon pergjat lumit Varda. Lugina per te Petovo serbe (sot Tetova), me pas ngjitet lart ne malet Sar Plania mbi qytetin Vejle ( mundesisht Vejce)    

Sa me thelle te futesh ne luginen e Vardarit aq teper gjendesh ne rrugen e gjere ku armata e 3’te levize e pa ndalshme shkon para dhe mbrapa me furnizime per armaten qe lufton. Ata kishin injoruar nje postblok. Nje postblok kaq i vogel i perbere prej 3 vetesh kishin formuar nje prite dhe luftonin ne nje kohe te pa caktuar.

Ne vargmalin ne Sar Planinas (malet e Sharrit – Sh.B) ndodhen shume kasolle shqiptare qe duken si shtepi te ngitura ne shkembinjte e malit dhe i ngjajne nje kolonie milingonash. Rruges ndeshim nje tren te mjere ne te cilin ishin banoret me te lumtur te qytetit.

Demat terheqin ngale qerret e tyre te medha te mbingarkuara me familie turke te shperngulura. Grate, qe jane te mbuluara ne fytyre, jane ulur midis lloj lloj sendesh kuzhine, me femijet e tyre qe thanin se ftohti dhe te mbeshtjelle rreth gjoksit me copa te ndryshme. Burrat ecin ne krah dhe nxitojne demat. Se ku po shkojne as vete nuk e dine, dine vetem qe jane perzene nga shtepite prej fitimtareve. Mbi Vejce kalojme ne qytetin e pare te djegur. Kasollet vazhdojne te digjen dhe t’u dale tym. Nuk duket asnje njeri i gjalle. Ne fillim nuk shohim as edhe nje kufome, vetem ne dalje te fshatit shohim nje tufe shqiptare te vdekur qe shtrihen ne nje hapsire te vogel. Ne u mjaftuam vetem duke i pare nga larg.

Ne kalerojme me tej ne gjurmet e armates se 3’te mbi Sar Planina. Autokolonat e furnizimit pakesohen por nga ana tjeter episodet qe tregojne tmerrin e luftes shtohen. Ne nje vend ne rruge ndeshemi me nje qerre te shkaterruar. Demat e pergjumur, qe kane terhequr qerren, ndodhen aty te lidhur. Nje familie e vogel kerkon nje strehe per te kaluar naten nen qerre. Nje burre i vjeter shtrihet i vdekur per toke, gishtat e tije jane ngulur thelle ne balten e rruges. Gruaja e familjes eshte ulur e kerrusur dhe dy femijet e vegjel me fytyrat e tmerruara shikojne nga shalli qe i mbeshtillte. Burri i families, nje arnaut i ri, punon ne menyre te deshperuar per te rregulluar rroten e shkaterruar.

Rruga nepermjet  Sar Planina eshte e frikshme dhe pothuajse e pa kalueshme. Nese eshte e vertete qe njesia Shrapnels ka kaloruar ne keto shtigje malore, atehere kane treguar nje aftesi mbinjerezore. Keto shtigje malore kalojne ne humnera te thella dhe ne shtigje te errta.

Sar Planina ka qene nje nga vendet me te mira per fshehje te bandave arnaute. Ne pyllin e ulet me siguri akoma fshihen nje pjese e armiqve te rrezikshem. Ne nuk i ndjeme fare ato. Ne devijuam rruges qe ndiqet nga autokolonat e furnizimit. Here pas here takojme ndonje kalores por ne pergjithesi rruga eshte vetmi dhe qetesi.  Nga pasditja kur iu afruam lugines se Prizerenit pame perseri gjurme te luftes.

Ne u ndeshem rruges me nje njesi artilerie turke te abandonuar, nje fenomen me te cilin u beme shume familiar me kalimin e kohes. Kuajt e vdekur shtrihen pertoke me gjithe pajisjet e tyre, me stomaket e tyre te enjtura dhe te prera qe hahen nga zogjte grabitqare. Prane njesise gjendet nje arke e sapo hapur municioni dhe perreth arkes ndodhen shume plumba te pa perdorur. Njesia eshte abandonuar ne nje arrati te menjehereshme.

Ne luginen e Prizerenit fshatrat akoma nxjerrin tym. Atmosfera midis kasolleve eshte e padurueshme. Kam nje ndjenje sikur muret me lageshtire jane nje material perfekt zjarrvenes. Asnje shpirt i gjalle nuk leviz midis rrenojave te mjera. Ne nuk shohim asnje kufome. Ato jane hequr por mund te shohesh vetem derra dhe pula te ngordhura.

Serbet luftojne cdo nate me banda te vogla, te cilet kane arritur ne deshperim per shkak te te ftohtit dhe urise dhe provojne per te hyre ne qytet per te arritur nje cope buke. Ne qytet jane ushtare normal jane ne pakice. Nje bande komitacesh mbizoteron. Ata jane njerez qe jane mesuar te ndeshen me arnautet dhe ua njohin manovrat. Ata e dine qe eshte me mire te vdesesh se sa te biesh ne dore te bandave shqiptare, prandaj ato nuk kane meshire mbi kundershtarin e tyre te uritur.

Ne sheshin e burgut te Prizerenit ndodhen dhe dy trupa shqiptaresh te vdekur nga sulmet e nates. Kufomat e tmerrshme kane te enjtura ne kembe si prove te dhunes qe keta malesore duhet te duronin ne kete kohe akull te ftohte.

 Pothuajse e gjithe popullsia e frikuar muhamedane ka ikur nga qyteti. Ku jane arratisur? Pyes nje komitac i cili pasi ngre shpatullat drejton me gisht drejt maleve, ku eshte rruga per ne Gjakove.

Nata jone ne Prizeren eshte nata me e cuditshme ne te gjithe ekspediten pushtuese serbe. Sigurisht nuk behet fjale per te mberritur ne shtepi i sigurt per shkak se ne qendronim ne depo ferme te komicateve prane gjuheve te flakeve qe gjithsesi na ngrohnin nga pak. Midis komitaceve ka njerez te te gjitha llojeve dhe na mbajne zgjuar gjithe naten ku shlivovica pihet me gota te mbushura plot. Ata duan te degjojne ndonje te re nga komanda qendrore. Nderkohe kur ne mund te informojme vetem per nje fitore te re serbe, ushtojne therritjet e Zivirove ne naten e qete. Ne malet e larta ndodhet Gjakova gje qe sinjalohet nga disa pika te kuqe mbi male. Deshmitare te ndryshem na thone shqiptaret e shkrete jane ne gadishmeri tere kohes. Diku mbas Gjakoves ne drejtim te veriut ndodhet fusha e ”zogut te zi” ku ndodhet gurin e vjeteruar te varrit te Sultan Muratit.

Komitacet nxjerrin gajdet e tyre dhe fillojne te kendojne kenget e tyre melankolike (te trishtueshme) mbi humbjen ne Kosove-polje dhe mbi te madhin Milos Obilics dhe trimerise se Kraljevic Marco’s, dhe vazhdojne deri sa biem ne gjume poshte tavolinave me kembet e ngrira nga te ftohtit.

Qetësim nuk gjejme gjekundi. Ne cdo moment nxitojme se kujtojme se degjojme te shtenat e patrullave. Na duket se hija e Kraljevic Marco na pergjon. Nuk do kete ndonje sulm shqiptaresh sot.

Duke u dridhur se ftohtit zgjohemi ne mengjes ne driten e perhimte te mengjesit dhe per t’u ngrohur pime pak alkohol (ka mundesi slivovica). Vetem kur fillomaë te kalerojme nepermjet Ser Plariana gjaku fillon te qarkulloje normalisht.

*  *  *

(Yskip) – Shkup, e mërkurë

Riget – 16.11.1912

Konaku i Shkupit i plaçkitur – Një përmbledhje interesante e armeve të konfiskuara – Vrapimi pas oficerëve gjermanë – Tronditje në lagjet shqiptare – Kur plaçka do të ndahet

Shkup, e mërkurë

Kur zyrtarët serbë hynë në Shkup bëjnë çmos që të bindin Evropën se kryeqyteti i vjetër i Stefan Dushanit më në fund është bërë pronë e popullit të Kraleviq Markos.

Ndërtesat e zyrave osmane shkatërrohen me qëllim që asgjë mos t’i ngjajë se kaluarës. Serbët janë të pamëshirshëm, ata nuk kursejnë as gjimnaze e zyra, por shkatërrojnë edhe Konakët, ku valiu Reshad Efendiu rezidonte.

Duhet të pastrohet mali me gjera të fshehura të Shkupit me lëndë të kalbura, të pesë qind vjetëve të shkuara. Arkivat osmane, për ato që mund të lexojnë shkrimin e tyre, me siguri kanë vlerë të çmueshme, tani hidhen te njëri-tjetri nga barbarët e veriut. Çdo gjë duhet të humbet, çdo shkronjë turke fshihet, për të humbur çdo kujtesë se kush ka qenë këtu, dhe se tani duhet vetëm kujtuar Skopjle serbe.

Oborri i Konakut i ngjanë një plehu të frikshëm. Atje përveç armëve të mbledhura në Kumanovë ka edhe armë të mbledhura nga vetë qyteti.

Këtu ka kodra me hekur, çelik e dru, të cilët mund të tregojnë diçka. Njollat e kuqe të ndryshkut mbi hekurin e lëmuar bien në sy. Beteja treditëshe ishte e egër dhe e tmerrshme, aty u luftua në zanatin e vjetër gjoks për gjoks.

Aty në ato kodra, ka arme të çuditshme. Jatagan të vjetër me bishte forme thundre, ashtu siç i përdorin arnautët e vjetër, armë të vlefshme, të cilët janë trashëguar me vite nga babai te i biri, që nga beteja e Kosovës, të cilët janë të shënuara me shkronja turke duke treguar për veprat e pronarëve. Pastaj aty ka pushke të llojeve të ndryshme, që nga modelet e vitit 1870 e deri te koha moderne, bajoneta nga me të ndryshmet, trekëndësh, katërkëndësh dhe projektime të shtypura nga nikeli, plumbi dhe druri.

Kjo mbledhje e armëve më së miri tregon arsyen e demoralizimit të ushtrisë turke. Këtu shqiptarët dhe turqit e civilizuar fajin për të gjitha ia hedhin, siç kam theksuar më herët, udhëheqjes xhonturke, e cila ka lejuar që të krishterët të shërbejnë dhe komandojnë në ushtrinë turke.

Osmani i thjeshtë e shikon humbjen si një dënim nga Allahu, dhe për këtë arsye ata rrinë me indolent. Pa dhënë urdhër Sheik ul Islam për luftë hyjnore, nuk do të ketë lëvizje nga këta një rreze të besueshme.

Dorëzimi ishe me siguri një ndër arsyet që masakra e shumëpritur nuk u zhvillua këtu. Konsulli gjerman me tregoi mua, se një javë para se të dorëzohet qyteti, të gjithë ata që kishin mundësi, i kishin larguar familjet e tyre në Selanik.

Një pjesë tjetër e oficerëve turq, para se qyteti të merret, ishin vendosur në vende të sigurta, ndërsa ata të habitur që nuk arritën të ikën, vendosën hënën e kuqe të ambulancës ose u fshehën nëpër shtëpi. Gjatë razive të ndryshme shumë nga këta u zbuluan.

Konsulli gjerman kërkon falje për urine që ka kapluar konsullatën. Karakteristikë për serbët është urrejtja ndaj gjermanëve, ata në çdo vend kërkojnë oficerë gjermanë të fshehur kudo. Këta i kërkojnë shumë gjermanët, falë zotit ende nuk kanë gjetur asnjërin.

Për dorëzimin e Shkupit tek Armata e Princit Aleksandër, konsulli më ka treguar si vijon:

Të nesërmen pas betejës afër Kumanovës, tërë Shkupi ishte i shqetësuar. Ishte përgatitur që popullata shqiptare të plaçkitet dhe të masakrohet. Kunsullët anglezë, austriakë, francezë e gjermanë kishin vendosur të veprojnë. Ata së bashku iu drejtuan Valisë dhe e pyetën, se çfarë qëllimi kishin me Shkupin. Efendi Rashad iu përgjigj, se qyteti për çdo çmim duhet të mbrohet, po të njëjtën përgjigje e kishte dhënë Fetih Pasha, i cili me kallashnikovin mbi qafë kishte ardhur nga Kumanova. Konsullit u gëzuan me këtë përgjigje.

Kur Rashad Efendiu pasdite nga Konaku ngiste nëpër qytet, ndodhi një ngjarje që e ndryshoi mendimin e tyre për çështjen. Një shqiptar gjuajti ndaj Valiut dhe e vrau sekretarin e tij. Kjo gjuajtje u bë shkaktare për panik dhe plaçkitje. Arnautët hynë nëpër çdo shtëpi dhe morën çdo gjë që gjetën në ar e të mira tjera materiale.

Pas këtij rasti konsullit vepruan sërish. Ata u veshën me uniforma festive dhe u nisën për parapostat serbe, këtyre ua lidhën sytë dhe i dërguan të princi Aleksandër, i cili këta i la të prisnin në shi një orë jashtë shatorit të tij. Lutja e tyre që serbët ta pushtonin qytetin sa më parë, u përgjigj menjëherë nga princi duke dërguar një regjiment këmbësorësh brenda në Shkup.

Karakteristika për urrejtjen ndaj gjermanëve është si vijon: Artileria serbe, e cila ka qenë shumë e suksesshme, është e armatosur me topa nga firma franceze Schneider dhe Creusot. Kur konsullit u dërguan përpara princit Aleksandër, princi iu hodh në përqafim konsullit francez, duke falënderuar atë për shërbimet e shkëlqyeshme, që topat franceze kishin bërë për Serbinë. Ato ishin shumë më të mira se të turqve. Ishte një vepër që ka ngjallur bujë në Gjermani.

Historia nuk merret seriozisht, kur dëgjon se kryeministri Pashiq është në raporte familjare të ngushta me të lartpërmendurit Schneider dhe Cresot.

Lufta e dhunshme serbe ka ngjallë panik tek shqiptarët dhe tek kryengritësit. Natyrisht që dëshira e udhëheqësve shqiptarë është që nëpërmjet kësaj lufte të realizojnë ëndrrën e tyre për autonomi. Me sa di unë, një diplomaci veç është ngritur në Vjenë për të ndikuar tek fuqitë e mëdha, për çështjen shqiptare.

Popullata tjetër e ulët shqiptare është shume e frikësuar nga njoftimet që ata marrin nga familjarë të ikur nga fshatrat. Me siguri pritet të ketë tollovi, këtu, në Shkup.

Vetëm me një patrullim në lagjet shqiptare i largojnë tollovitë për ndonjë çast. Udhëheqja serbe nuk e fsheh idenë se çka dëshiron me arritjen e paqes, që të mbetet si plaçkë e Serbisë. Çdo pjesë që është në të majtë të lindjes nga Vranja në jug, e Shkupi në lindje. Kufiri i jugut do të jetë pak më në veri nga Manastiri, portën e Durrësit dhe Lezhës të mbeten nën shtetin serb. Mali i zi të marrë një pjesë të vogël të Tregut të ri të Sanxhakut, si falënderim për ndihmën. Pra, ky duhet të jetë fitimi Serbo-Bullgar. Pastaj bullgarët duhet të marrin pjesën e madhe të Maqedonisë lindore, kurse grekët do marrin Selanikun dhe Manastirin.

Nga kjo ndarje nuk do të ketë më pjesë tjera, kështu që në këtë mënyrë realizohet Bizanti Bullgar. Mbreti dhe Pashiqi kanë udhëtuar për në Beograd, sipas informatave flitet se kanë shumë punë të rëndësishme, për çfarë nuk dihet, pasi që nuk ia vlen të pyetet një korrespodent i paautorizuar. Ai që në veten e tij ndërtoi, duke ngritur shqiptarin dhe NJERIUN!

*   *   *

RIGET – 18.11.1912

Yskyb (Shkup), në nëntor 1912

Akoma nuk ka zbardhur drita në rrugët e Yskyb,  kur ne filluam të zgjoheshim në krevatet tanë portativ për t’u bërë gati për t’u nisur drejt Velesh ku na është premtuar të shohim një luftim të pa mbaruar me bandat shqiptare. Të ngrirë së ftohti ja mbathim duke veshur çizmet tona që kanë marrë ngjyrën e zhulit të rruges. Kuajt shfrynë dhe ngulin këmbët fortë në oborr, dhe lartë në rrugë ne degjojmë ushtarët e kapiten Parlovatz që grumbullohen nën zhurmën e daulleve të çuditshme serbe.

Një moment më pas dëgjojmë përplasje këmbësh nën komandon monotone te nënoficereve, Jedan – dva –  (një – dy), Jedan – dva – (një dy). Ne duhet të ndjekim nga pasë regjimentin nëse duam të mbijetojmë në këtë orë të herët të mëngjesit. Si ne dhe grupi i ushtarëve janë në heshtje dhe pa qef. Në mëngjesin e akullt drita ndriçon vesën. Ushtarë dhe oficerë janë pjesërisht të kamufluar me kapucat e tyre bojë kafe, që janë jetësore në këtë llojë klime.

Rrobotët e vegjël njerëzor marshojnë ngadalë (duhet të kuptohet nga lodhja) përgjatë rrugës së fshatit nën komandon monotone por të nevojshme Jedan-dva, në menyrë që mos të ketë hapsira ndërmjet rreshtave të regjimentit. Kur dielli ngrihet nga lindja ngjallet jetë midis turmës së njerëzve dhe këmbët levizin më lirshëm me zhurmën monotone të daulleve.

Por kur dielli lindi ne kishim bërë një pjesë të mirë të rrugës per Velesh (është fjala për qytetin Veles – Sh.B). Rruga jonë hapet nga regjimenti. Lugina e Vardarit është rruga kryesore e Maqedonisë dhe natyra më e bukur. Ne ecim në fushat midis misrit të pa pjekur. Midis bimëve të vdekura ngjyrë hiri ndriçojnë me trimëri kungujt, dhe specat e kuq flakë të varura për tharje që formojnë shirita të mrekullueshem në muret prej balte të kasolleve ngjyrë hiri që mbrohen nga qepariza (pemë) që ngjajnë me qirinj të hollë që janë të gjelbëra sikur të ishin pemë të reja.

Kur dielli filloji të ndriçojë këtë mrekulli është e pamundur që të mos vish në humor të mirë. Harron lodhjen, mërzitjen dhe luftën. Ushtarët këndojnë dhe ne këndojmë me ta. Dhe djaloshi fshatar nga Leskovaci që ka për detyrë të kujdeset për borinë e regjimentit provonte por pa sukses të ndiqte melodinë. Rruga për Koprili është sipas rrethanave e paqme. Këtu është e gjithë armata e princit të kurorës Aleksandër që ndjekin kembë pas këmbe brigadat e Nizamëve që kaluan përmes Yskyb (Shkupit)  rrugës duke u kthyer nga beteja e Kumanovës. Nga që nuk  kishin kohë të luftonin në pjesën e parë të rrugës fshatrat kishin shpëtuar goxha mirë nga gjithë kjo histori. Mund të shohesh bujq duke punuar tokat por prapë janë shumë pak.

Kënaqesia ndërkohë nuk zgjat shumë. Sa më tepër i afrohemi Veleshit (Velesit) aq më i egër bëhet tereni. Era e qelbur e squfurit që avullon nga balta na vret hundët. Gjallesat e vetme që shohim janë ushtarë të armatosur që luftojnë në rrenojat që dikur ka qenë fshatra që lulëzonin.

Veleshi është i mbushur me ushtarë serbë që na presin me mirsëardhje në orët e mbrëmjes. Ne qendruam aty por do të vazhdojmë për Prilep pranë lumit Barbunicë po në të njëjtën natë, ku na presin për përforcime. Nga Velesi fillojmë ngjitjen për në Oricar në errësirë të plotë. Asnjë nga ata që nuk e ka provuar nuk e di se çdo të thotë të ecësh me kuaj në rrugë të ngushta buzë greminave me kalë. Na duhet të zbrisnim nga kuajt, të cilët janë hungarez dhe nuk janë mësuar me këto rrugë, dhe ja dhame një kujdestari kuajsh që është me ne. Ne ecim përpara me pasiguri duke u mbajtur mbas çdo dege e guri, duke rrëshqitur e rënë dhe duke u mbajtur fort me duart që na dhimbnin. Nuk ka kohë për të thënë gjë. Sa me pak të flasësh aq më shumë ruan këmbët.

Pranë Oricar lehtësohemi kur shohim një rrugë fshati të gjerë ku na jepet pak kohë për të parë njëri – tjetrin. Mbrëmja është e mrekullueshme në malet e ballkanit. Larg mbi Moricovë ngrihet hëna e kuqe flakë. Terreni poshtë në luginë është i turbullt me avuj të bardhë dhe me disa drita të zbehta të kuqe që tregojnë shtegëtarët që kalojnë natën në qiell të hapur.

Në orën 3 mbërrijmë në Barbunicë. Bajonetat ndriçojnë dhe përshëndetemi nga disa njerëz të egjër, janë trupat e pararojës. Mbi shkembinjtë përtej ajri është ngjyrë rozë e zbehtë, i cili merr ngjyrën nga zjarri i dobët i atyre që kalojnë natën në qiell të hapur të cilët na thërrasin plot mikpritje. Një moment më vonë e gjej veten midis një turme njerëzish.

Unë zgjohem nën rrezet e para të mëngjesit, i dërrmuar në të gjithe trupin. Mbasi ktheva një gllëngë nga substanca e parfumit që serbët e quanin konjak dola për të parë terrenin. Atje përtej në anën tjetër të Babunicës, lartë në shkëmbinj, ndodhej Karaola, një fortesë e vogël që ishte akoma nën zotërimin e shqiptarëve. Në përgjithësi duket qetë pavarësisht se ajo do të sulmohet sot dhe ato dyqind vetë që janë aty brenda do hidhen në betejë për çdo çmim. Karaola mbështet bandat shqiptare që përgjojne rreth nesh në pyjet e ulta.

Ne nuk na lejohet shume kohe për të pushuar. Kur ishim ulur për të pirë një kafe turke dëgjohet e shtëna e parë nga krahu tjetër. Ne kërcejmë si të elektrizuar. Britma komandosh dëgjohen nga të gjitha anët dhe pas një momenti shikojmë qe ushtaret zënë pozicion pas thasëve të rërës manovër që ne të tjerët nuk e përdorim pasi nuk jemi të qartë për rrezikun.

Të shtënat erdhën nga malorja përtej. Nuk kalon gjatë kur të shtënat fillojnë dhe nga ana jonë. Re tymi fillojnë dhe ngrihen dhe me pas ndiqen nga të shtëna. Nuk duket asnjë gjë e gjallë. Disa nga të tanët shtinin aty – këtu. Oficerët e dalluan maloren nga e cila të shtënat ishin më të shpeshta. Një dorë ngrihet, Schneider & Creusot (tip mitralozi) fillon të rrotullohet për në pozicion, dhe një moment më vonë fillon punën “zhurmuesi i madh” (siç e quanin ndryshe këtë mitraloz) vazhdon të godasë bresheri. Dheu del nga ana tjetër në vendet ku drejtohet gjuajtësi. Befasi ana tjetër gjallërohet, një turmë kukullash me ngjyrë (bëhet fjalë për njerëz por që në largësi duken si kukulla) ngjiten në drejtim të fortesës. Mitralozi godet fuqishëm dhe disa nga kukullat bien dhe disa vazhdojnë deri sa arrijnë ujin e Barbunicës.

Rete e tymit bëhen gjithnjë e më pak. Kukullat kanë viktimat e tyre që shtrihen pa ndjenja me gjak që i rrjedh nga goja dhe ndonjë me një plumb mbas shpine. Schneider & Creusot ndalon dhe thrritet një zëri dhe një toni Zizevo Tsar Petar! Zizevo Serbski! dhe turma sulet duke u zvaritur nëpër gurë. Retë e tymit duken si lule të bardha në shpatin e gjelbërt.

Ne arritëm në Barbunicë dhe rrugës për lart. Gjithshka është shumë e zhurmëshme dhe dëgjojmë britmat e oficerëve. Kukullat njëngjyrëshe ( besoj se e ka fjalën për shqiptarët) filluan sërisht të ngjiten dhe të ndjekur nga ushtarët tanë njëngjyrësh (gri – jeshil). Lulet e bardha ( e ka fjalën për retë e tymit që dalin nga të shtënat – Sh.B) bëhen më të shpeshta dhe koncentrohen në grupe të caktuara. Nuk kalon shumë kohë para se kukullat të arrijnë lart në fortesë. Ne nuk mund të shohim detaje por degjojmë zhurmën e detonimeve të granatave të dorës, po sulmohet vetë Karaolla. Ne jemi fshehur pas gurëve dhe me fytyrat tona të skuqura dhe ndjekim me tension luftimet atje lart. Tymi turbullon shikimin nga dylbitë tona për të parë ngjarjet. Kalon gjysmë ore dëgjohet zhurma. Çfarë ka ndodhur?

Kur befasisht dëgjojmë një zhurmë që ziente por e një trajtëshme dhe sinjale borishë, Karaola u dorëzua. Një gjysmë ore më pas shtrënguam dorën kapiten Parlovatz dhe u ulëm midis herojnve që qelbeshin nga era e djersës. Duket si jo reale dhe si një teatër e gjithë kjo dramë. Ku ne shkuam per te Karaola nëpërmjet shkurreve ku dëmi i mitralozit ka qenë më i madh dhe shohim se sa të tmerrshme ishin kufomat e copëtuara nga granatat e dorës dhe sa të përgjakshme dhe barbare dukeshin pirgjet me fëmije të therur.

*   *   *

RIGET – 29.11.1912

Nevojë dhe mjerim midis evropianëve në Yskyb (Shkup) – Konsujve i duhesh t’u merrnin borxh korrespondentëve – Çfarë përmbanin 100 vagonat e trenit rus?

Nga korrespondenti ynë i luftes)– Semlin në Nëntor 1912

Midis 60.000 banorëve të Yskybit ndodhen 4 – 500 ”evropianë”, dmth. anglezë, gjermanë, italianë, francezë që kanë qenë në shërbim të turqve si inxhinjerë, funksionarë të post – telegrafës, etj. Për ta dhe familjet e tyre pushtimi i Yskybit erdhi si një rrufe. Nga momenti që pashallarët turq lanë qytetin këtyre qindra nënpunësve iu ndërpre pagesa dhe mbetën pa kurrëgjë.

    Ata nuk janë tamam robër lufte dhe nuk mund t’ju vihej kushte për një copë buke të tharë. Pushtuesi u tha që përsa i përket bukës së mbijetesës ta gjenin vetë, gjë që ishte shumë e veshtirë në keto kushte lufte.

    Për këto arsye ”evropianët” janë pranë një katastrofe. Serbët mohojnë të kujdesen për ta dhe nuk i lejojnë ata të lëshojnë Maqedoninë e cila është në ruajtje të rreptë. Këto robër lufte por pa status robi lufte lypin çdo ditë për bukë. Konsujt anglezë, francezë dhe austriakë bejnë ç’të mundin me kasen e parave që ka kohë që është zbrazur dhe presin dërgesa për para nga jashtë.

    Nevoja është aq e madhe sa nje grup konsujsh i kanë kërkuar korrespondetëve t’u jepnin borxh ato para që i kishin tepër në mënyrë që të zbutnin sa do pak mjerimin. Kater ditë më parë 25 antarë të korpusit të korrespondentëve të luftës kanë lënë Yskybin. Një pjesë e tyre ka vendosur të ndjekë armatën e Bosa Jankoviç (është fjala për Bozhidar Jankoviç – Sh.B) për në Durrës.

    Unë për vete i përkas atyre të 25’tve që vendosen të ktheheshin në shtabin e përgjithshëm serb. Arsyja vetme që u ktheva është se të jesh korrespondent lufte memenc (nga censura nuk u lejohej të bënin lajme mbi realitetin dhe detyroheshin të gënjenin në favor të serbëve) është e bezdisshme në afat të gjatë. Rruga për në Beograd përbëhet nga disa momente interesante të udhëtimit tim i cili i ngjan një arratisje nga ndjekësit e telegrameve të mia (serbet që censuronin artikujt) që më vonë do t’i bëhen të ditura lexuesve të RIGET.

    Dorëzimi i letrave na kushtoi një sërë problemesh që janë akoma më të mëdha për dërgimin e letrave. Une arrita të ikja një ditë para të tjerëve me një tren që do të transportonte 400 turq të burgosur në Nish. Ishte një udhëtim 24 orësh i pa harrueshëm në errësirë të plotë, në një vagon kafshësh i mbushur me komitacë dhe reservistë (ushtarë). Ne ndajmë bukën e thatë dhe verën e thatë në mënyrë vëllazërore (njësoj) dhe argëtojmë njëri – tjetrin me kënge dhe tregime. Tre rezervistë të vjetër ndërrohen për të mbajtur dritën që ndriçonte vendin e tregimeve dhe dobët vendin tonë të rehatshëm.

    Ne ishim për mrekulli krahasuar me 400 nizamët (ushtare turq) që ishin ngjeshur si peshq në konservë. Kur treni ndaloi dhe në zbritëm për të shkrythur këmbët shohim fytyrat e tyre të zbehta dhe të ngjeshura pas kangjellave të trenit që thërrisnin për bukë e ujë por që asnjë nuk ia vinte veshin.

    Pranë Vranjës unë u futa në vagon për të parë transportin e të burgosurve. Më erdhi për të vjellë nga era e keqe. Ata ishin vendosur mbi njëri – tjetrin ose mbi plehrat e tyre, shumë prej tyre ishin pa ndjenja nga ngerçi. Transporti në atë mënyrë ishte më i dhembshëm se vdekja në fushën  e Val.

    Unë isha deshmitar ne vagonin e të burgosurve dhe më preku ne një menyrë të çuditëshme. Oficeri serb, një burrë shumë i egër, që më shoqeroi aty iu sul të burgosurve duke i sharë ata për ato kafshëri që ata kishin bërë kundra serbëve. Ishte prekëse sesi ushtarët turq u mblodhën rreth vetes dhe menjëherë mohuan akuzat. Ata kapen te dora e eksekutuesit të tyre dhe iu betuan se ata kurrë nuk do ta kishin bërë një gjë të tillë.

    Shumica e këmbëve të të burgosurve ishin në gjendje të tmerrshme. Opingat e tyre ishin shkyer me kohë, si këpucë tashmë shërbenin leckat që kishin thithur gjakun e ngrirë nga të ftohtit. Nata qe e frikshme. Ne qëndronim në stacione nga çerek ore. Ndërkohë që ne ecnim nën dritën e hënës në stacionin e trenit, degjonim psherëtimat e dhimbjes nga kasat e zeza ( vagonët me të burgosur).

    Në të dy krahet e shinave kishte vagona me shenjën e Kryqit të Kuq. Ndoshta kjo është pa interes por unë numërova gjatë gjithë rrugës nga Yskybi deri në Beograd, 115 vagona të Kryqit të Kuq rus. Serbët numeronin bashkë me mua vagonët me një gëzim të fshehur, destinacioni i të cilëve nuk ishte vetëm për t’u shërbyer spitaleve lëvizëse.

Ne arritëm në Nish në mëngjes herët.     

*  *  *

HYRJA E CAR PETAR KARAGJORGJEVIQIT NË KRYEQYTETIN E MAQEDONISË

Një bisedë me serben, Jannne D´Arc )

Yskyp (Shkup), e hënë 4 nëntor (viti?)

    Car Petar Kargjorgjeviq e ka festuar marrjen  e Shkupit në rezidencën e vjetër të Car Stefan Dushanit në Shkup (Yskyp, turq.,  me Pomp dhe Pragt që është e mundshme të aranzhohet në gjendje lufte. Serbët e morën Serbinë e vjetër në duar para 500 vjetësh (kohëzgjatje). Marrja në duar do të jetë permanente. Gjeneral Shtabi, nuk kanë biseduar tjetër vetëm për ndodhitë historike të katër ditëve të fundit.. Të premten hoqën mbishkrimin në gjuhën turke nga stacioni i trenit dhe vunë një mbishkrim të ri ”Stacioni mbretëror serb në Shkup”. Kjo, ishte përgatitja e parë.

    Përgatitjet për marrjen filluan qysh në mëngjes. Me sirena të forta hyri brenda regjimenti që kishte rrethuar qytetin. Të gjithë banorët që mbanin fesa dhe qeleshe të bardha, trazoheshin nga shtëpitë, para orës 11.00 dy rrathë ushtarësh krijuan një mur të gjallë prej stacionit deri tek kisha e vjetër dhe vila, ku mbreti serb do të banojë gjatë qëndrimit të tij. Vendi para stacionit të trenave okupohet tërësisht nga këmbësoria, gjithçka është gati për pranimin. Kjo ndodhë sipas rregullave serbe një orë pas vendosjes. Roja i të burgosurve, vojvoda i posa emëruar (Generallissimus). Gjeneral Putnik, i shoqëruar prej prefektit turk, (i zënë rob), Reshat Efendiu dhe prefekti i posa emëruar Haxhi Hadji Ruliç, u desh të presin gjatë trenin mbretëror derisa të rrokullisej drejt binarëve në ora 4.00. dhe qenë mërdhirë nga të ftohtit.

    Mbreti, që ishte shumë i  dobët dhe duhej të mbahej gjatë zbritjes nga vagoni, shoqërohej nga princi Aleksandër, princi Xhorxh dhe presidenti Pashiq. Për një moment u dëgjuan britmat nga ushtarët: rroftë, prefekti i doli përpara dhe i servoi bukë dhe kripë prej farës së tokës së vjetër të bukës së vjetër serbe dhe i tregoi se sa është i kënaqur populli serb edhe pse pas 500 vjetësh i uron mirëseardhje pasardhësit të mbretit Stefan, në tokën e  vjetër serbe. Mbreti Petar, përgjigjet me gojën plotë se është në të drejtën e tij që e  mori këtë qytet me armë i cili në kohët e mëparshme u okupua nga osmanët. Ky moment erdhi që Reshat Efendiu i burgosur t´i uroj mirëseardhje mbretit. Të gjitha shikimet ishin të drejtuara nga turku i nxirë, që qëndronte me sytë e përulur para mbretit. Mundej të vërehej se ai i kushtonte shumë me zor ta thoshte detyrën e mësuar. Më në fund filloi fjalimi që shkurtimisht d.m.th, kështu:“Madhëria juaj! Fari e ka lënë armatimin turk. Ky qyet që para 500 vjetëve u mor me shpatë, tash u takon me të drejt atyre. Në emër të popullit muhamedan ju premtoj jo përbuzje dhe marrje parasyshë!!!”

    Përshtypja e keqe e Valisit të humbur përmbytej nga thirrjet: Rroftë RAAB!, pas një momenti ulet mbreti Petar, Putniku dhe presidenti (Nikolla Pashiç)në automjet me një shpejtësi të madhe kaloi ushtarët e ndjekur nga garda dhe këmbësoria e zgjatur. Në kishë (Cari) mbreti bëri lutjen e parë në Serbinë e vjetër dhe shkojnë drejt vilës. Ngjarja historike mbaroi.

    Kam pasë nderin të njihem personalisht me serben Jeanne d Art Sophia Jovanoviq. Në mbrëmje u ula në sallën e ushqimit te hotel “Parisit”, erdhi ajo brenda e shoqëruar nga dy burra, shokë të saj. Sophia, para se të bëhej e shenjtë ishte zonjë stenografe në Beograd. Ishte veshur si burrë, me veshje kommitash maqedon e qethur me maqinë, e armatosur ma karabinë (pushkë e vjetër italiane) dhe e kishte të mbushur rrethin krejt me bomba dore. Ishte shumë e bukur. Duke falënderuar një komitë që fliste gjuhën gjermane erdha në kontakt me gruan e armatosur rëndë që ishte armikja e turqve dhe dëshironte të jepte informata për vetveten dhe lëvizjet e saj. Kishte lëvizje patetike.

Sophia ishte e lindur në Beograd më 1893, babai i saj që kishte marrë pjesë në shumë truimfime ndaj Turqisë, ishte një armik i përbetuar i osmanëve, pikëllimi i madh i tij ishte se ai nuk kishte një djalë që do të merrte pjesë në atë triumfim.që së bashku me shumë serbë e priste. Në shtratin e vdekjes e luti vajzën e tij të betohej se ajo do të luftonte në një luftë të mundshme kundër armikut të vjetër. Kur lufta po ofrohej, Sophia bëri të pamundurën për të marrë pjesë në luftë.. Ajo, kërkoi audiencë tek mbreti Petar por nuk arriti dot. Me hapjen e parlamentit, arriti që brenda kohës të bisedoj me mbretin  që i lejoi asaj t´i  bashkëngjitej bandës së komitave të Nikolla Prokuples.

 Dy ditë para fillimit të luftës, ajo e kaloi kufirin me bandën që kishin qëllim ta pushtojnë karaullën turke tek Velja Glaba. Me zhdërvjelltësinë e Sophias, komitat arritën ta pushtojnë kështjellën e vogël. Ajo u ngjit në kulm, dhe hodhi bomba dore nëpër oxhak, Krejt njësiti turk u vra. Më vonë ajo luftoi me guximin e shenjtë tek Cërna Toka. Tash, ajo i takonte armatës së princ Aleksandrit dhe quhet e shenjtë nga ushtarët dhe oficerët. Zonja më e pashme stenografe jeton një jetë si komitat dhe banon në lagjen e tyre në qytet.

Qëndrimi i mbretit në qytet i bëri kushtet edhe më të padurueshme. Të gjitha lagjet janë të pushtuara nga ushtria, vështirë se mund të kalohet nëpër rrugët e qytetit nga kolonat dhe rojet. Jetojmë në një kohë të fëlliqur. Era e keqe nga kafshët e ngordhura, të qelbura të ngulfatë nëpër rrugë. Fatmirësisht, është ftohët se përndryshe të gjithë do të vdisnim nga era e keqe. Çdo ditë rrëshqet bora ngadalë nga malet dhe në mëngjes shkëlqejnë rrugët nga vesa..

Në njëfarë mënyre jemi mësuar t´i shohim ushtarët serbë. Mënyra e mirëkuptimit është minimale, por e pabesueshme si përmbahemi. Për një kafshatë buke, mund të ecin disa ditë me opingat e grisura pa bërë zë. Ecin me një guxim historik, që u jep fitore gjithkah. Sa i përket kulturës janë më shumë se 300 vjet pas, por kanë energji si popull vizionar, me fjalë të tjera mund të thuhet sikur ushtarët që duhet të jenë pa nerva dhe të dëgjueshëm si kafshë, pa mundësinë që duhej menduar për diktatin që u jepej. Po, përgatitja për ata është një term i panjohur.

Posta dhe telegrafi është sigurisht jo i rregullt këtu në Yskyb. Telegramet që janë më të¨vjetra se pesë ditë  ende nuk kanë mbërritur në vendet e duhura. Binin si breshër lutjet e vjetra nga Londra dhe Vjena, mbi kokat e pa fat të korrespondentëve. Luftonin tërë ditën me cenzuart, jepnin fjalën, përuleshin dhe qeshnin. Ne, vet nuk kishim përgjigje me letër nga vendlindja dy javët e fundit.

(Përgatiti, editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

__________________ 

Artikuj nga fronti i Luftës së Parë Ballkanike Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe – në tetor-nëntor 1912

https://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/Kryengritja_1912/gazetari_danez_nga_fronti_luftes_1912_26.11.08.htm

***

1912 – Med den serbiske Armé i Makedonien

http://bjoerna.dk/albansk-historie/1912.htm

________________

GOLGOTA SHQIPTARE NË KRONIKAT E SHTYPIT TË HUAJ (1912 – 1913)  

______________

GOLGOTHA E SHQIPËRISË 1913

***

Leo Freundlich: Albaniens Golgotha 1913

Anklageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes 

https://pashtriku.beepworld.de/files/libra/Libri_Golgota_1913/leo_freundlich_albaniensgolgotha_1913_23.8.08.htm

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura