LUFTULLA PEZA&LILJANA PEZA (1): NË KËRKIM TË RRËNJËVE TË GJUHËS SHQIPE(I)

(Pashtriku.org, 06. 07. 2012) – Si gjeolog dhe paleontolog kam marrë pjesë në 36 kongrese, konferenca shkencore, e simpoziume kryesisht ndërkombëtare, por konferenca “Studime gjuhësore” e tanishme ka rëndësi të veçantë për ne se ka të bëjë me gjuhën tonë amtare – Gjuhën Shqipe. Kemi 25 vjet e më tepër që merremi me rrënjët e gjuhës shqipe dhe gjatë kësaj kohe kemi arritur në disa rezultate interesante për shkencën në përgjithësi dhe në veçanti për gjuhën shqipe.
Në sesion e tanishëm të kësaj konference u referuan shumë kumtesa interesante, për të cilat falënderojmë referuesit dhe i urojmë suksese në punën e tyre shkencore. Të gjitha ato lidheshin me gramatikën e gjuhës shqipe dhe fatkeqësisht asnjëra nuk kishte të bënte me historinë e saj. Të gjitha këto tema kanë rëndësi të madhe, sepse sjellin lëvrim të mëtejshëm të gjuhës sonë. Por shënojmë se mjaft rëndësi ka edhe historia e gjuhës sonë, për të gjetur rrënjët e saj të lashta dhe mardhëniet historike me gjuhët e tjera. Gjuha jonë shqipe në këtë drejtim ka vend të veçantë midis gjuhëve të tjera, sepse nga një pjesë e madhe studiuesit vendas dhe të huaj, ajo mbahet si gjuha më e vjetër e planetit.
Gjuhësia dhe historia e shqiptarve ndodhen para një hendeku të madh, që duhet sheshuar me punën e përbashkët të gjithë dijetarëve dhe të zhveshur nga paragjykimet e kota frenuese. Gjuhësia jonë zyrtare ende mendon se “Formula e Pagëzimit” është dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës sonë, i vitit 1462. Se çfarë bëhet përpara kësaj date ajo nuk është shprehur dhe me sa duket nuk ka interes të dijë. Kjo rrjedh nga fakti se megjithëse janë dhënë mjaft prova nga shumë dijetarë vendi dhe të huaj për qenien e dokumenteve të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe para kësaj date, ato zyrtarisht nga Instituti i Gjuhësisë ose Qendra e Studimeve Albanologjike nuk janë pranuar dhe nuk shihet ndonjë ndryshim që mund të ndodhë sot për sot.

_____________________________

Gjuha e Homerit, Homer language.

________________________

Edhe në lëmin e historisë së shqiptarëve kërkimet në institucionet zyrtare të vendit kanë arritur të shquajnë ilirët si të parët e shqiptarëve dhe ç’bëhet para tyre, pothuajse nuk diskutohet fare. Maqedonët dhe Dardanët si fise të një gjaku dhe gjuhe me ilirët, heronjtë e Trojës dhe mbreti i famshëm shqiptaromaqedonas Aleksandri i Madh, pothuajse janë braktisur dhe për to nuk bëhet fjalë fare.
Puna e studiuesve të pa angazhuar në këto institucione, që merren me rrënjët e lashta të gjuhës pellazge/shqipe, me zanafillën e saj, ka konsistuar me rrahjen e problemeve të gjuhës sonë para Formulës së Pagëzimit d.m.th. para shekullit të 15. Ndërsa për problemet e historisë sonë kjo lidhet me periudhën para ilire, d.m.th. me periudhën para shekullit të 6 p.e.s., ose periudhën e Qytetërimit Pellazg, e cila shtrihet gjatë gjysmës së parë të kohës së hekurit (1100-500 p.e.s.), kohës së bronzit (3000-1100 p.e.s.) dhe kohës së gurit 30.000-3000 p.e.s.
Një situatë e tillë me një hendek të thellë në mes ka ngjallur një farë tensioni midis studiuesve zyrtarë të gjuhës shqipe dhe të historisë së popullit shqiptar dhe studiuesve të tjerë, që merren me parahistorinë e popullit shqiptar dhe të trevës ballkanike dhe të rrënjëve të gjuhës pellazge/shqipe me pasionin më të madh.
Para dy vjetësh kemi botuar librin tonë “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre (2) ” (L. Peza dhe L. Peza, 2009) në versionin shqip dhe anglisht. Në këtë libër janë njoftuar disa arritje të rëndësishme, por përmendim dy arritjet të tilla për gjuhësinë dhe historinë tonë, të cilat njoftohen për herë të parë në shkencë. Fatkeqësisht asnjë reagim nuk ka për këto nga studiuesit tanë të gjuhësisë.

I. FJALA MENI

Gjetja e faktit se kënga e parë e Iliadës së Homerit fillon me fjalën shqipe “MENI” është me shumë rëndësi për gjuhës shqipe dhe historinë e saj. Ja dy rreshtat e parë të këngës së parë të Iliadës:


μῆνιν ἄειδε θεὰ Πηληϊάδεω Ἀχιλῆος
οὐλομένην, ἣ μυρί’ Ἀχαιοῖς ἄλγε’ ἔθηκεν,
Këndo o hyjneshë mënin e Akil Pelidit, ,
Që shumë idhnime e kobe Akejve u solli.

(përkthimi në gjuhën shqipe i këtyre rreshtave nga At Gjon Shllaku).
Në enciklopeditë e huaja edhe sot do të gjeni të shkruar se:
“The first word of Homer’s Iliad is the Greek word μῆνιν (menin), rage or wrath”
A nuk ngjall kjo neveri për të gjithë shqiptarët, që e kuptojnë fare mirë se kemi të bëjmë me një fjalë të gjuhës shqipe? Por kjo nga ana tjetër sjell keqardhje për specialistët tanë të gjuhësisë, të cilët e lejojnë një gënjeshtër të tillë ende të qëndrojë e shkruar në enciklopeditë e huaja dhe tu turbullojë dijet e tyre dhe të tjerëve.
Pamë me kujdes fjalorin e gjuhës shqipe dhe gjetëm se fjala “meni” ose “mëri” është pjesë e gjuhës shqipe. Megjithëse fjala “meni” është fjalë e gjuhës shqipe dhe ndodhet në fjalorët e kësaj gjuhe, nga institucionet tona kompetente për gjuhën shqipe si Instituti i Gjuhësisë ose Qendra e Studimeve Albanologjike asnjë hap zyrtar nuk është bërë për mbrojtjen e kësaj fjale të artë dhe pranimin e rrjedhojave që rrjedhin prej kësaj. Dhe jo vetëm kaq.
Fjala “MENI” në këtë rast duhet të ishte shpallur si fjala më e vjetër e shkruar e gjuhës shqipe. Për mendimin tonë nuk ka shumë rëndësi kush e gjeti këtë fakt dhe në çfarë dialekti është shkruar fjala, rëndësi më të madhe ka, që këtë fakt ta bëjmë të dobishëm për gjuhën dhe kulturën tonë. Me këtë hap gjuha shqipe do të kalonte si vjetërsi e shkruar nga viti 1462 në vitin 750 p.e.s., kur pranohet se Iliada është formuluar në formën e shkruar. Në këtë mënyrë të thjeshtë gjuhës shqipe vjetërsia do ti shtohej rreth 2213 vjet, d.m.th. vjetërsia e saj do të kalonte në vitin 750 p.e.s. Në këtë mënyrë gjuha shqipe do të renditej gjuha më e vjetër e shkruar e rajonit të Egjeut. Kjo është një nder i madh që mund ti sjellim gjuhës dhe kulturës sonë kombëtare.
Ne si kërkues të rrënjëve të gjuhës shqipe e kryem detyrën tonë, duke gjetur dokumentin përkatës, por ata që duhet ti japin jetë dhe gjallëri këtij zbulimi dhe të ngrenë vlerën e gjuhës sonë, Instituti i Gjuhësisë dhe Qendra Albanologjike, heshtin dhe me vetëdije e lenë të ketë jetë të gjatë falsifikimi në enciklopeditë e ndryshme.
Nga ana tjetër me këtë hap të rëndësishëm në enciklopeditë e huaja do të shkruhej se Iliada e Homerit fillon me FJALËN SHQIPE “MENI” dhe se prej tyre do të fshihej shprehja e gabuar, që Iliada e Homerit fillon me fjalën greke “MENI”, që përbën një falsifikim flagrant.
Me keq ardhje vejmë në dukje se shkrimtari ynë Ismail Kadare (I. Kadare 2011) kohët e fundit ka botuar një artikull, ku përmend se Iliada e Homerit fillon me fjalën shqipe “Meni”, por nuk citon autorët, që e kanë zbuluar këtë të vërtetë, duke e paraqitur si zbulim të vetin (3). Kjo përbën një rast plagjiature të pastër në letërsi dhe ne e kundërshtuam me shkrim veprimin e shëmtuar dhe tani presin të rregullohet nga autori i sipërpërmendur (4).
I. Kadare në gusht 2009, në Universitetin e Palermos (Itali), gjatë marrjes së çmimit Doctor Honoris Casa, deklaronte krejt ndryshe. Ai shkruan:
“Dhe tani më lejoni të flas diçka më tepër për te [gjuhën shqipe]. Më saktë, të rikujtoj disa shënime që i kam marrë vite më parë, në një periudhë jo të lehtë, jo vetëm të jetës sime, por të gjithë popullit që i përkas.
“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.”
“Kjo është fraza e parë e shkruar në gjuhën shqipe” (5
).
Këto fjalë, që gjuha shqipe është shkruar për herë të parë në vitin 1462 me “Formulën e Pagëzimit” u thanë në Universitetin e Palermos nga shkrimtari shqiptar. Po Palermo dhe arbëreshët në gjysmën e dytët shekullit të 18 dhe fillim të shekullit 19 kanë qenë qendra e studimit të gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Nga këtu N. Keta deklaronte i pari në historinë e re, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre, pasuar nga dijetarë të tjerë. Aty u botua libri i famshëm i Zef Krispit “Memoria sulla Lingua Albanese”, 1831/“Shqipja nëna e gjuhëve”, Tiranë 2009/, i cili gjuhën shqipe dhe shqiptarët i njeh të ardhur nga pellazget. Ata sjellin se shumë fjalë shqipe janë në gjuhën e lashtë greke nga gjuha pellazge, ashtu si dhe arbëreshë të tjerë kanë shkruar për këtë. Por çuditërisht Kadare asnjë vlerësim nuk shprehu për këta pishtarë të kulturës sonë kombëtare në përshëndetjen e tij.
Iliada e Homerit ka edhe fjalë të tjera të gjuhës pellazge/shqipe, që bëjnë pjesë në fondin e gjuhës shqipe. Vetë emri i veprës “ILIAS” përbëhet nga dy fjalë pellazge/ shqipe: ILI + AS. Ili ose Ylli si i themi sot, është njeri nga mbretët dardanë më të hershëm të Trojës. Ili është i biri i mbretit Dardan të Trojës, i cili nga ana e tij, sipas mitologjisë, është bir i Zeusit. Pjesëza “AS” përbën foljen ASHT në dialektin gegë. Pra në këtë rast kemi ILI + ASHT ose ASHT ILI.
Edhe “Odisea”, vepra tjetër e Homerit, pranuar se është formuluar e shkruar rreth vitit 700 p.e.s. fillon me dy fjalë të gjuhës pellazge/shqipe. Vetë fjala “Odhise” do të thotë udhës, udhëtarë dhe fjala “andra” me të cilën fillon kënga e parë e poemës.
Por ka edhe shumë fjalë të tjera pellazgo/shqipe në Iliadë, për të cilat bëjnë fjalë mjaft vite më parë J. Krispi (6) dhe A. Kola (7). Kohët e fundit studiuesi Asqeri Boçi (8), në një studim të vitit të kaluar ka gjetur se Iliada i ka shumicën e fjalëve në gjuhën pellazge/ shqipe.
Bile kemi pranuar se Homeri është i racës pellazge dhe në asnjë vend në poemat e tij nuk i përmend grekët (9), sepse ata nuk kanë qenë në rajon egjean në kohën e tij. Këtë e vërtetojnë edhe enciklopeditë e huaja, ku shkruhet mjaft qartë:
“The word Hellene, which would today be translated as Greeks, is not used by Homer “.
Ky fakt është me shumë rëndësi, sepse nga njëra anë vërteton atë që shkruam më sipër, se Homeri është i racës pellazge, nga ana tjetër, që helenët ose grekët nuk kanë pas ardhë në trevën egjeane në kohën e tij, rreth vitit 750-700 p.e.s.
II. SHKRIMI LINEAR B
Një dukuri tjetër e pa njohur më parë, që përmendet në librin tonë “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre” lidhet me shkrimin Linear B, që ndryshe njihet edhe si shkrimi i Mikenës, i viteve 1700-1200 p.e.s. Me deshifrimin e këtij shkrimi janë marrë mjaft dijetarë, por dy shkencëtarët anglez M. Ventris dhe J. Kaduik atë së fundi e futën në rrugë të gabuar. Në përfundim të deshifrimit të tyre ata u shprehën se: “shkrimi linear B përbën formën e lashtë të gjuhës greke”.
Nga zbulimi i shprehjes së më poshtme të gjuhës pellazge/shqipe, duket mjaft qartë se puna e bërë nga ana e dy studiuesve anglezë në vitin 1952, që bënë deshifrimin e shenjave të këtij shkrimi ka qenë e gabuar.
Shumë dijetarë të tjerë e kundërshtuan këtë përfundim dhe e quajtën atë si përfundim i sforcuar për tu paraqitur shkrimi si i gjuhës greke. Por prova të forta për ta kundërshtuar këtë nuk patën. Nga kjo dijetarë të tjerë e pranuan përfundimin në heshtje dhe shumë falsifikatorë i bënë reklamë të madhe kësaj pune, duke e trumbetuar gjuhën greke si gjuhë e kohës së bronzit, gjë e pa vërtetë.
Duke punuar me shkrimin linear B disa vjet gjetëm më në fund atë që pritnim prej vitesh. Në njerën nga rasat e shkrimit linear B gjetëm shprehjen e gjuhës shqipe, dialekti gegë:
I Z A I Z = Z I A Z I = ZI ASHT ZI = zi asht zi, e cila përbën një shprehje mjaft të qartë të gjuhës shqipe (10).
Për të qenë më të sigurtë në gjykimin tonë figurën e rasës së studiuar të linearit B e kemi krahasuar edhe me një rrasë më të re, siç është Rrasa e Lemnit, ku shprehja e mësipërme ndodhet gjithashtu, por duket shumë qartë e shkruar (shek. 9-8 p.e.s., fig. 2).
Nga e gjithë kjo punë rrjedh se shkrimi linear B përmban fjalë të qarta të gjuhës pellazge/ shqipe dhe kështu është shkrim pellazg dhe nuk ka gjë të përbashkët me gjuhën greke. Nga të dhënat e arkeologjisë rezulton, se grekët në kohën kur është formuluar Iliada në formën e shkruar ende nuk kanë qenë në rajonin e Egjeut.
Si përfundim themi se shkrimi linear B është në gjuhën pellazge/shqipe dhe kështu gjuha jonë amtare shkon edhe rreth 1000 vjet të tjera më e vjetër. Pra gjuha pellazge/shqipe është shkruar që në kohën e bronzit dhe ata që e kanë shkruar atë gjuhë kanë qenë pellazgët. Kjo provohet me faktin, se pellazgët kanë qenë banorët e vetëm gjatë kohës së bronzit në rajonin e Ballkanit dhe të Mesdheut. Provë tjetër përcaktuese është edhe gjuha, sepse ajo është provuar në mbishkrime të shumta pellazge, që lexohen shumë lehtë me anë të gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë vjetërsia e gjuhës shqipe shtohet dukshëm me pranimin e shkrimit të linearit B si dokument të gjuhë shqipe.

Fig. 1-Rrasa me nr. 7671 me shkrimin linear B, ndodhet në Muzeun e Athinës.

……………………………………

Fig. 2-Rrasa e Lemnit

________________________________

Fillimisht studimin tonë e shkruam në formë artikulli në rreth 6-7 faqe dhe deshëm ta botonim në buletinin e Institutit të Gjuhësisë. Shkuam tek drejtori i institutit, i paraqitëm kërkesën tonë për botimin e artikullit dhe ai na drejtoi tek njeriu përgjegjës prof.dr. Seit Mancaku. Ja dorëzuam artikullin z. Seit me kërkesën për botim. Mirë më tha ai, por unë do ta dërgoj për recenzë. Mirë i thashë, sipas rregullave. Do ja jap ta recensojë prof. dr. Shaban Demiraj. Mirë i thashë, megjithëse ai është ca kundërshtarë i kësaj. Kur unë pranova, menjëherë z. Seit më thotë se artikullin për recenzë do ja çonte edhe grekëve dhe turqve. Ti, ja ktheva z. Seit, nuk ke pse ja çon grekëve apo turqve, ata kur të botohet le të bëjnë vërejtjet e tyre. Jo më tha ai, kjo është më mirë, ndryshe nuk e pranoj dot. Mirë i thash i mërzitur, po ti çfarë ajri ke thithur shqiptar apo grekë? Po qumështin e nënës nga e ke? Ja tërhoqa artikullin nga duart dhe u largova nga zyra si birucë e vogël e Seit Moncakut.
Gjatë rrugës vrisja mendjen pse ky qëndrim negative i studiuesve shqiptar të gjuhës ndaj gjuhës shqipe, me të cilën ushqehen? Shkaku i kësaj është xhelozia profesionale, përgatitja e mangët profesionale apo inati ndaj gjuhës shqipe, që ajo të mos dalë gjuha më e vjetër se gjuhët e tjera ballkanike? Mendojmë se të gjitha këto së bashku përbëjnë shkakun e qëndrimit të prof. Mancakut për çështjen e mësipërme.
Më pas artikullin e botuam në gazetën Republika (11).
VIJON…

( Kontakti me autorët: [email protected]; [email protected] )

____________________________________

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Takim me temë “Theogonia dhe mitologjia pellazge”

…………………………………………..

XHUZEPE KRISPI: SHQIPJA – NËNA E GJUHËVE
http://www.scribd.com/doc/28106800/Shqipja-nena-e-gjuheve-Crispi-Giuseppe-1831

………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura