Pashtriku, 4 mars 2021: Rënia e Shkodrës
Pasi morën Lissus dhe Bassania, romakët rrethuan Shkodrën. Genci me ushtrinë e tij u mbyll në kështjellë, që kondiserohej fortesa më e sigurtë e mbretërisë, si për tipin e ndërtimit dhe për vendosjen strategjike mbi kodrën shkëmbore, që i garantonte mbrojtje natyrale. Tit Livi tregon se kjo kështjellë madhështore kufizo-hej nga lumi Clausal (Kiri) në lindje dhe nga lumi Barbana (Buna) në perëndim dhe pasi bashkohen me lumin Oriundi (Drini), derdhen së bashku në detin Adriatik. [5. XIIV, 28]
Legjionarët romakë, në epërsi numerike ndaj ilirëve, sulmuan me egërsi në të gjitha drejtimet, por ilirët i zbrapsën dhe nuk i lejuan të ngjiten mbi bedenat. Atëhere romakët i përqëndruan forcat në hyrjen kryesore dhe pasi e thyen portën me arjeta, pushtuan një nga kullat kryesore. Ushtria ilire u tërhoq në panik duke lënë 200 të vrarë para portës të kështjellës. [3, 5]
Në këtë situatë të vështirë dhe i preokupuar nga humbjet në rradhët e ushtrisë, mbreti Genci dërgoi ambasadorë dy qytetarët e shquar shkodranë Teutiko (Teutico) dhe Bello (Bellus), të cilët në emër të mbretit, i kërkuan pretorit L Aniçio një armëpushim të përkohshëm. Pretori Luçio Aniçio Gallo pranoi propozimin dhe i dha mbretit Genci tre ditë kohë, të reflektoi dhe të vendosi. [3, 5 – XLV]
Ushtria romake u tërhoq 100 hapa larg mureve të kështjellës, që ishte e izoluar me rrethimin e hekurt. Me urdhër të pretorit, romakët e lejuan mbretin Genci dhe shoqëruesit e tij, të dilnin nga kështjella. [3, 5]
Mbreti Genci, i shoqëruar nga shtabi i tij dhe një pjesë e gardës pretoriane, morën varkat në lumin Buna dhe lundruan në brendësi të Liqenit të Shkodrës ku u strehuan në një vend sekret. Mbreti Genci, bashkë me komandantët besnikë, analizuan situatën. Ndërkohë, me urgjencë dërgoi korriera, t’i çonin Karavancit urdhërin, për të sulmuar ushtrinë romake, por me që ai kishte pak forca dhe ishte larg, nuk mundi t’i vinte në ndihmë në kohën e duhur. [3, 5]
Situata ishte kritike. Genci i kërkoi dhe maqedonëve t’i vinin në ndihmë, por Perseu, me justifi-kimin se ishte i zënë në luftime me romakët, e braktisi Gencin. Fiset ilire të taulantëve, pirustët, dasaretët, parthinët etj, u bashkuan me ushtrinë romake dhe luftuan kundër Gencit. [3, 5 – XLV]
Në pamundësi për ndihma nga shtetet fqinje, mos mbështetja nga fiset ilire, për të shmangur humbjet e tjera të ushtarëve dhe për të parandaluar masakrat e mundëshme në popullatë, mbreti Genci vendosi t’i dorë-zohet romakëve.Pas tre ditësh, u kthye në Shkodër dhe shkoi në kampin e shtatmadhorisë të ushtrisë romake, ku takoi pretorin Luçio Aniçio. Si e përshkruan Polibi dhe Livi, mbreti Genci me lot në sy dhe me dëshprim të thellë, u dorëzua para pretorit romak Luçio Aniçio Gallo. Pas këtij veprimi, mbreti Genci hyri në keshtjellë dhe para ushtarëve dhe banorëve, shpalli lajmin e kobshëm të humbjes së luftës me romakët dhe dorëzimin pa kushte. Ushtarët ilirë u detyruan të hapin portën dhe t’ia dorëzonin kështjellën romakëve. [3, 5 – XLV]
Në qershor të vitit 168 p.e.s, Shkodra u pushtua nga romakët. [3, 5]
Pretori Luçio Aniçio, mori drejtimin e kryeqytetit dhe të shtetit ilir të Ardianëve. Së pari, i liroi nga burgu legatët romakë Petilio dhe Perpenna, të cilëve iu riktheu dinjitetin e rangut, të përkëmbur nga ilirët. Ditën e fitores, pretori Luçio Aniçio, mblodhi shtatmadhorinë dhe shtroi një banket madhështor, ku ftoi dhe mbretin Genci, të cilin e uli në krye pranë vehtes dhe e trajtoi me respektet e nderimet e merituara si mbret. [3, 5]
Të nesërmen, pretori Lucio Anicio e dorëzoi Gencin në ruajtje të tribunit Caio Cassio (Kaio Kasio), të cilin e shpërbleu me 10 talente ari, për këtë shërbim special. Ndërkohë, dërgoi në Mateone legatin Perpenna, në krye të një legjioni ushtarësh, për të arrestuar pjestarët e familjes mbretërore, nënën Euridiçe, gruan Etleva, dy djemtë Skerdilaidi dhe Pleurati IV, Karavancin me gruan dhe fëmi-jët, si dhe skortën e rojeve dhe të shërbyesve, të cilët i shoqëruan në kështjellën e Shkodrës. [3, 5]
Më 21 qershor 168 p.e.s, ndodhi eklipsi i plotë i hënës. Ilirët dhe romakët, të ndikuar nga bestytnitë e asaj kohe, e përjetuan me frikë dhe terror atë natë. Për ilirët, eklipsi ishte shenja ogurzezë e pushtimit dhe e rënies së mbretërisë ilire të Ardianëve, për romakët ishte shenjë e një të ardhme të pasigurtë.[3 – XLV, 5]
Më 22 qershor 168 p.e.s, dhjetë ditë pas rënies së Shkodrës, në betejën e zhvilluar në Pydna, Paul Emilio shpartalloi ushtrinë maqedone, arrestoi mbretin Perseu, të cilin bashkë me familjen, i dërgoi në Romë si robër lufte. Perseu vdiq në Romë, por nuk i dihet vendi ku e varrosën. [3, 5]
Në vitin 168 p.e.s, romakët nënshtruan njëherësh Ilirinë, Maqedoninë dhe Epirin, të tre shtetet e fuqishme të gadishullit dhe në trojet e tyre u vendos sundimi romak shumë shekullor. Një muaj pasi pushtoi të gjitha qytetet dhe kështjellat e Ilirisë, Pretori Luçio Aniçio Gallo, nisi për në Romë legatin Perpenna, për të dhënë lajmin e pushtimit të Ilirisë, që tashmë ishte tërësisht provincë e Republikës së Romës. Për këtë fitore, Senati Romak urdhëroi organizimin e tre ditëve feste mbarëpopullore në Circo Massimo. [3, 5]
Kur u kthye në Romë, pretori Luçio Aniçio Gallo, i propozoi Senatit Romak të ligjeronte lirinë e ilirëve, si dhe të përjashtonin nga taksat banorët e ishullit Issa, të qyteteve Rizon e Ulqin dhe të disa fiseve ilire si të taulantëve, pirustëve dhe parthinëve, që ishin bashkuar me romakët në luftë kundër ushtrisë të mbretit Genci. Luçio Aniçio i kërkoi Senatit të përjashtohen nga taksat edhe Daorsët, sepse e kishin braktisur ushtrinë e Karavancit dhe ishin bashkuar me romakët, ndërsa për banorët e Shkodrës, Dassarenës dhe Selepitanës, kërkoi, që ata të paguanin vetëm gjysmën e tributeve, që dikur i kishin paguar mbretit Genci. [3, 5]
Ushtria romake e çarmatosi dhe i sekuestroi armatimet e ushtrisë dhe 220 anijet e flotës ilire. Me vendim të Senatit Romak, anijet u shpërndanë flotës romake të Korkyrës, Apollonisë dhe Durrësit. [3, 5]
Romakët sekuestruan pasurinë dhe thesarin monetar të mbretit Genci, që e dërguan në Romë, të shoqëruar me repart legjionarësh. Në inventarin e pasurisë te mbretit Genci rezultojnë: [5]
– 27 libbre ari
– 19 libbre argjendi
– 13 000 monedha ari ilire
– 120 000 monedha argjendi ilire
Gjithashtu, Pretori Luçio Aniçio Gallo urdhëroi, që me thesarin e mbretit Genci, të shpërbleheshin të gjithë ushtarët romakë, që luftuan për pushtimin e Shkodrës dhe konkretisht: [23]
– Çdo ushtari i paguan 45 monedha argjendi.
– Çdo centurioni i paguan 90 monedha argjendi.
– Çdo kalorësi i paguan 135 monedha argjendi.
Në luftën për marrjen e Shkodrës, u aktivizuan 50 000 ushtarë dhe kuptohet sa ishte buxheti, që u përdor për të shpërblyer romakët.
Në vlera monetare u shpërblyen dhe aleatët ilirë, sidomos flotat ilire, që u bashkuan me romakët kundër flotës të mbretit Genci, por as Polibi dhe as Tit Livi nuk japin të dhëna konkrete.
Titius Livi, duke iu referuar historianit Valerius Antias, thotë se thesari i mbretit Genci vlente 20 miljon sesterce ari dhe argjendi, pa llogaritur arin dhe argjendin e arkës së mbretërisë dhe të qyteteve. [5]
Internimi i mbretit Genci dhe i familjes mbretërore në Gubbio.
Pasi i vuri në vijë punët e Ilirisë së pushtuar, Luçio Aniçio Gallo, organizoi nisjen për në Romë të robërve specialë, mbretin Genci, nënën Euridiçe, gruan Entela, djemtë Skerdilaidi e Pleurati, vëllanë Karavanci me gruan dhe fëmijët. Në grupin robërve ishte personeli shërbyes dhe një pjesë e gardës pretoriane. Fillimisht, familjen mbretërore i dërguan në Spoleto – Umbria, ndërsa pjestarët e gardës dhe të shërbimit i burgosën në Romë. Banorët e Spoletos, nga frika se mund të ndodhnin turbullira, protestuan për praninë e familjes të mbretit Genci, andaj Senati urdhëroi t’i spostonin në Iguvium, në ruajtje nga Magjistratura Iguvina. [3, 5]
Në mesjetë, emri i lashtë Iguvium u ndryshua në Eugubium, ndërsa aktulaisht quhet GUBBIO dhe është qytet në Umbria. Sipas Plinit Plakut, në dy vitet e fundit të jetës, Genci vazhdoi t’i përkushtohet mjekësisë, duke përgatitur ilaçe nga bimët. [19] Këtë passion, e kishte praktikuar dhe kur mbretëronte në trojet Ilire e ndër të tjera, kishte zbuluar vetitë shëruese të tubereve të një lule mali, të cilën në nderim të tij e emërtuan Genciana (Gentiana). Nga tuberat e kësaj lule përgatitet ilaçi Gencian violet, me efekt dizinfektant, i përdorur dhe në ditët e sotme kundër infeksioneve të lekurës. [16, 19]
Mbreti Genci i Ardianëve, vdiq në vitin 166 p.e.s. Familjarët dhe banorët vendas, e varrosën me nderime në Mauzoleun e ngritur për nder të tij në Gubbio të Umbrias. Struktura bazë e mauzoleut ruhet ende në ditët e sotme dhe është një ndërtese imponente e stilit protoagustea, aktualisht me lartësi rreth 10 m, por kur u ndërtua ishte me e lartë, e veshur dhe e mbuluar me pllaka mermeri, por në shekujt e më pasëm u hoqën nga banorët vendas. Mbi arkitraun e portës të Mauzoleut, ruhen fragmente blloqesh të latuara të mermerit travertino, te marra ne Rapolano – Siena. Hapsira e varri në brendësi ishte i punuar me mjeshtri me përmasa 6. 30 x 4. 72 m. Aktualisht mungon sarkofagu ku ishte mbyllur trupi i Gencit. Në pjesën e sipërme të mazoleut ruhet kupola e lartë 3 m, e ndriçuar nga drita e diellit, që depërton përmes dritares, në pjesën e përparëshme mbi portën. Mungon mermeri mbulues i kupolës, pasi në vitet e më vonëshme janë hequr nga banorët.
Aktualisht varri është i boshatisur. Sendet dhe objektet, që dikur ishin vendosur në brendesi të varrit, u grabitën nga barbarët, në shekujt IV – VI e. s, ndërsa mermeri u hoq nga banorët vendas në vitet më pas.
Iliria pas Gencit. Mbreti Balleios i Ardianëve
Në vitin 167 p.e.s, pretori Luçio Aniçio Gallo, shpalli vendimet e senatit romak, për ndarjen e shtetit Ilir në tri njësi administrative të veçanta: [3, 4, 5, 9]
– E para, me kryeqendër Lissus, shtrihej deri në jug të lumit Mat, ku përfshinte dhe principatën e Kandavias, të cilës romakët i dhanë emërin e ri Chunavia – Kunavia.
– Pjesa e dytë me kryeqendër Shkodra, përfshinte trojet e labeateve. Garnzioni romak i Shkodrës komandohej nga tribuni Gabinio.
– Pjesa e tretë më e madhe, me kryqendër Rizonin, perfshinte dhe Ulqinin (Olcini), me shtrihej në veri deri në Narona, pra përfshinte trojet e vjetra te mbrterisë së Ardianeve. Komandanti i garnizonit u caktua romaku G. Liçinio.
Parthinët dhe Atintanët, si aleatë të Romës, mbetën nën protektoratin e Romës, ndërsa banorët e trevave, që nuk u implikuan në luftë, si Bylinët, Amantët, Dasaretët, u lanë si njësi administrative autonome. Senati romak vendosi, që bashkësitë rurale, që u bnë aleate me Romën, si p.sh Kunavia, të kenë statusin e principatës autonome, por të qeverisura nga veteranët e ushtrisë romake dhe jo nga dinastët vendas. [21, 23, 25, 26, 27]
Pas pushtimit, romakët ia hoqën pushtetin dinastëve ilirë (Princeps Illyriorum, Princeps civitates) dhe i detyroi komunitetet vendase, të zbatonin institutin Fundum fieri, sipas të cilit, detyroheshin të pranonin sistemin juridiko-institucional romak dhe të përdornin gjuhën latine, si gjuhën zyrtare të administratës.
Drejtimin administrativ dhe ushtarak të trevave ilireve e morën veteranët e ushtrisë romake, të cilët Republika i shpërbleu duke iu dhënë pronat e ilirëve të mundur. Veteranët romakë morën drejtimin e pushtetit lokal, duke i vendosur në krye të muncipium urbane dhe të civitates rurale. Shumë nga ushtarët romakë, u martuan me vajza ilire, një pjesë qëndruan ne Iliri, ndërsa të tjerë që u liruan nga shërbimi ushtarak, u kthyen në Romë, së bashku me gratë ilire. [23, 24, 25, 26, 27]
Në vitin 149 p.e.s, pasi shtypën kryengritjen maqedone, romakët krijuan Provincën e Maqedonisë, që përfshinte të gjitha trevat ilire në jug të lumit të Matit. [10 – 25]
Me rënien e mbretërisë së Gencit në vitin 168 p.e.s, dhe me pushtimin romak, mendohej se u mbyll historia e shteteve ilire, por sipas Arthur Ewans, rezulton, se u ruajt vazhdimësia me mbretin ilir Balleios (Βαλλαá¿âος). [28]
Sipas mendimit të arkeologut Hasan Ceka, fisniku shkodran Bellus (Bello), të cilin mbreti Genci e dërgoi te romakët për traktativat me pretorin për armëpushimin, mund të jetë transkriptim i emrit latin Ballaeus (greqisht: Βαλλαá¿âος), madje Ceka mendon se Ai ishte pasuesi i mbretit Genci, fillimisht i përkrahur dhe i ngjitur në pushtet nga romakët.
Ballaeus në vitet 167 – 135 p.e.s, rezulton mbret i shtetit të vogël të Ardianëve, të asaj pjese çka mbeti pas riroganizmit nga romakët. Kryeqyteti i mbreterisë së zvogëluar të Ardianeve ishte Rizoni.
Mbreti Ballaues e ripërtriu mbretërinë Ardiane, duke i dhënë jetëgjatësi deri në fund të shekullit II p. e.s. Është me interes të theksohet se mbreti Balleios, nxiti tregëtinë me Romën dhe me shtetet fqinje, emetoi monedha me portretin e tij në faqen e parë dhe hyjneshën Diana, në faqen e pasme.
Kulti i hyjneshës Diana (Thana – Zana per iliret), admirohej dhe nderohej nga ilirët, të cilët kishin ngritur Tempullin e Dianës në qytetin ardian të Diokleas dhe Tempulli ad Dianem Candaviense në Kunavia. [32]
Në vitet e më pasme, fillimisht në Spanjën e pushtuar dhe më pas në Iliri, për funksionimin e strukturave administrative – municipium u aplikua ligji i quajturi lex Flavia Municipalis, i cili e detyronte popullatën ilire të zbatonte të drejtën latine dhe gjuhen latine. [3, 5, 9, 15 – 17, 28]
Qytetet dhe vendbanimet në thellësi të trojeve ilire, ato kohë ishin të lidhura mes tyre me rrugë, disa nga këto ishin të herëshme, të ndërtuara në periudhën e bronxit dhe pjesërisht të përmirësuara në periudhën e hekurit, kur fiset ilire ishin organizuar në disa mbretëri dhe kishin arrijt nivele të larta zhvillimi ekonomik dhe bashkpunimi tregëtar mes tyre. [25, 26, 27]
Duke zyrtarizuar gjuhën latine, romakët ndikuan që shumica e toponimeve ilire të përkthehen në latinisht. Përdorimi i emrave latine nga pushtuesit romakë, provohet nga shumë studiues, por po i referohem vetëm Stadtmuller, i cili shkruan se shumë nga toponimet arbërore janë latine, si p.sh Bisaku (Bitiacum), Kastrati (Castrum), Shurdhah (Sarda), Petrela (Petrula), Kunavia (Cunavia), Mansi (Mansiones), Guri i Bardhë (Petralba), Plava (Flavia) etj, etj. [27]
Gjithashtu dhe disa kështjella, të shkatërruara gjatë luftave të gjata dhe të ashpëra iliro – romake, pasi u rindërtuan romakët, morën emra latine si p.sh Scampus etj. [27, 28]
Krahas rindërtimit dhe ndërtimit të disa kështjellave të reja, romakët përmirësuan gjendjen e rrugëve ekzistuese, kështu vazhduan punimet me riparime dhe zgjatjen e rrugës Kandavia deri në Bizanc, të cilën romakët e quajtën Via Egnatia (Egnacia), ashtu si ndërtuan dhe shumë rrugë të tjera, të cilave iu dhanë emra latine si p.sh rruga Pubblica, rruga Salaria etj. [11, 12, 13, 27, 28]
__________
Literatura.
01. Historia e Popullit Shqiptar. Tiranë 2002, f. 3
02. Muzafer Korkuti. Probleme etnokulturore te epokes se neolitit. Tirane. 1982, 1, f. 156 – 173].
03. Polibio, Storie II, 8, Rizzoli, Milano, 2002. XXI, 11, 7; XXI, 21, 3. Traduzione: M. Mari.
Pleuratus’ relations with Rome. Polybius XXI. Le storie di Polibio da Megalopoli. Sul testo greco di Schweghauser, e corredate dal Dott.Kohen da Trieste. Tomo 8° Milano 1842, f. 6-10
04. Cassio Dione: Historia romana. Libro XVIII, Harvard University Press. 1978
05. Titius Livi: Ab urbe Condita, Libri XLV, 34, 1 e 7
06. May, J. F. (1946). “Macedonia and Illyria (217-167 B.C.)”. Journal of Roman Studies. 36: 48
07. Appiano Alessandrino, Historia Romana. De rebus Macedonicis et de rebus Illyricis. IX.
08. Edwin Jacques. Shqiptaret. Vol. 1. 1996, f. 124 -140
09. John Wilkes. The Illyrians. Wiley-Blackwell. 1995
10. Gilkes, O. Albania An Archaeological Guide, I. B. Tauris 2012,
11. Elena Kocaqi. “Roli i pellazgo – ilirëve ne formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane”. Emal. Tirane 2009. f 5.
12. Fanula Papazoglu. Les origines et la destinée de l’Etat Ilyrian”, 1965
13. Selim Islami. “Historia e ilirëve”. Tiranë 2008.
14. Paul Veyne. Did the Greeks, belive in their Myths? Editions du Seuil. London 1983
15. Patrick Counillon De Boccard. Pseudo – Skylax: Le periple du Point-Euxin. 2004, f. 24
16. Jacob Gronovius. Geographia Antiqua, University of Michigan, Henry Vignaud Library 1817, f. 16
17. Chiara Carsana, Commento storico al libro II delle Guerre Civili di Appiano (parte I), Pisa, Pubblicazioni dell’Università di Pavia, 2007
18. Moikom Zeqo: Mbreti ilir Monuni dhe kulti i Meleagrit. Pashtriku.org. 2012
19. C. Plinii Secundii. Naturalis Historia, Vol III, D. Detfelsen recensuint. Libri XII – XXIII. Berolini – Apud Weidmannos 1868
20. Moikom Zeqo. Mbretëresha e pazbutëshme e ilirëve: Shkëlqimi dhe rënia e Teutës: American Eye 09/04/2017
21. Smith W. Dictionary of Greek & Roman Biography & Mitology. Boston, Brown 6Co, 1870, Vol 2, 313
22. Johann Thunmann. Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen. Leipzig 1774
23. Francis Ryan, Rank and Participation in the Republican Senate, 1998
24. Umberto Laffi. Colonie e municipi nello Stato romano. Roma: Ediz. di storia e letteratura, 2007
25. Giovani Rotondi. Leges publicae populi romani, Hildesheim: Edizione Olms, 1962
26. Berranger Danièle; Cabanes Pierre; Ãâpire, Illyrie, Macèdoine. Presses Universitaire Blaise Pascal. 2007.
27. Stadtmüller. G Forschungen, 1966, p. 89 sq.
28. Arthur Ewans. Ancient Illyria (an archaeological exploration). Edition “I.B.Tauris” London, 2006.
_____________