MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (IV)

Prizren, 3 korrik 2020:
TRASHËGIMIA KULTURORE – JO MATERIALE
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Poashtu, trashëgimia kulturore jomateriale dhe shpirtërore në vete ngërthen mënyrën, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë tonë popullore. Objektet kulturore dhe fetare, veglat muzikore, hapësirat kulturore (Muzetë, objektet historike), tregojnë një pasqyrë positive dhe shumëllojshmëri të vlerave tona kombëtare dhe popullore. Të gjitha këto, pasqyrojnë pjesën përbërse të trashëgimis sonë kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë : 1. Përdorimi i gjuhës në veprat letrare. 2. Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar. 3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental. 4. Zakone dhe doke tradicionale. 5. Besime dhe bestytni të traditës. 6. Zejet e ndryshme tradicionale.

VESHJET TRADICIONALE SHQIPTARE
Një rol të rëndësishëm në kulturën dhe trashëgiminë tonë luajnë edhe veshjet tona kombëtare. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, është përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historinë e tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. nga gratë. Të gjitha veshjet tradicionale tregojnë faktorët dhe ndikimin e tyre ndër shekuj. Në aspektin tonë, veshjet tradicionale të grave janë ruajtur më me shumë kujdes s ato të burrave. Ndër veshjet tradicionale tek ne si komb janë ajo e Dukagjinit. Kjo veshje përbëhet prej një këmishe të bardhë prej pambukut me cepë të ngjyrosura. Ndërsa veshja e burrave, konsiderohej si symbol i bukurisë, ndonëse ishte më pak i ruajtur në krahasim me veshjet e grave. Të gjitha veshjet tradicionale janë më konsistente dhe m pak të ndryshueshme nga regjioni në regjion.. Në përgjithësi veshjet tradicionale dallojnë nga kombi në komb. Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, janë: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala). Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u pervishej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet. Më poshtë do ti shohim disa nga veshjet tona tradicionale, nga viset e ndryshme shqiptare.
VIJON …
__________
MA.SC.PEDAGOGE, ARGJIRA UKIMERI: TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN (III)
https://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10223

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura