Në 110 vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
MBRËMJE ARTISTIKE NË TIRANË
Nga Elife Podvorica Jashari, Prishtinë 7 dhjetor 2022
(Këtyre ditëve, me rastin e 110 vjetorit të forcave të armatosura, Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, organizoi pjesëmarrjen e dhjetë shteteve me orkestrat e tyre frymore-ushtarake, ndër të cilat mori pjesë edhe orkestri frymor i Forcave të Sigurisë së Kosovës nga data 1,2,3 dhjetor 2022)
– Uaaa, u kallë sonte salla! Ovacione, ovacione ndodhën – po më fliste bashkëshorti pa frymë dhe tërë entuaziazëm. Posa filloi që të marshonte bandi ynë në skenë, ne ekranin e madhë u çfaq figura e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës. Përmes këtyre dy figurave sublime të popullit shqiptar të Kosovës, – Lufta dhe Paqja – ishte mesazhi para dhjetë shteteve të tjera të NATOS. Në momentin kur doli dirigjentja që të udhëhiqte pikët që kishim përzgjedhur, le që nuk u ndalën duartrokitjet, por ato u bënë frenetike dhe s’kishte të ndalur.
Brezi i tretë i uniformës, dirigjentja Lirjona Sylejmani
Lirjona, dirigjentja me një qëndrim e udhëheqje tejet profesionale, por edhe me pamjen e saj plotë hijeshi, e bën për vete publikun, i cili me admirimin më të madhë e shikuan dirigjimin e saj dhe e duartrokitën në fund me ovacione duke e kthyer dy herë në skenë.
Ishte vërtetë emocionuese, sepse kjo gjë ndodhte para 3000 vetave në Sallën e Kongreseve. Dhe nga të dhjetë shtetet që u prezantuan këtë mbrëmje, vetëm orkestrin e Kosovës e udhëhiqte një femër. Ishte një knaqësi e jashtëzakonshme për të gjithë ne shqiptarët që po prezantoheshim bashkë në një mbrëmje me orkestrin slloven, kroat, maqedon, amerikan dhe të tjerë.
Secila orkestër kur dilte në skenë, në ekran çfaqeshin detaje më interesante të vendit të tyre. P.sh orkestri slloven, kishte paraqitur “Tro mostovje” – sheshin kryesor të Lubjanës, si dhe disa peisazhe nga shpella e Postojnës, e cila për çdo vit, sllovenëve u sjellë mbi një milion vizitor. Kështu kishin bërë edhe të tjerat orkestra duke prezantuar gjërat më interesante të vendeve që u përkisnin.
Kosova e ceka më lartë, që kur kishte dal në skenë kishte paraqitur figurën e Adem Jasharit si simbol i luftës çlirimtare dhe Ibrahim Rugovën si njeri i Paqes. Po të pyetesha unë, përveç kësaj, unë do të prezantoja edhe qytetin e vjetër të Ulpianës, i cili flet aq shumë për lashtësinë e trojeve Dardanike. Dhe jam e bindur që do të impresionoheshin të gjithë ata të huaj në sallë, dhe dhjetë orkestrat e vendeve që ishin në NATO, sepse ata e dijnë domethënien e një monumenti që fletë për gjurmët e lashtësisë, dhe do të kishte zgjuar admirim të madhë. Njëkohësisht ky do të ishte një moment shuuumë i përshtatshëm për t’u afruar atyre nga afër një realitet tjetër, prej atij që ata janë të stërngopur nga propaganda e tmerrshme sërbe, që ka bërë me dekada të tëra kundër çdo vlere që flet për indentitetin tonë si komb.
Vlen të përmendet këtu patjetër, që bandi ushtarak i Tiranës, përveç peisazheve të ndryshme, kishte edhe figurën e të paharruarës znj.Nexhmije Pagarusha, figura e së cilës aty paraqitej në ekranin e madhë , në sfondë pas orkestrit që çfaqte programin e saj.
Kishte figura politike e diplomat të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në sallë.Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama le që u ngritë në këmbë bashkë me ata tre mijë vetë në sallë, por të nesërmen i vetmi postim i tij në fb, ishte orkestri i Kosovës, me dirigjente Lirjonën.
-Eh, u ndjeva shumë krenare për këtë gje dhe zemra mal po më bëhej. Lirjonën e kam pasur nxënëse për katër vite në instrumentin e këndimit. Ishte nxënëse shumë e zellshme dhe e edukuar shumë mirë.Fati i saj, ishte që megjithë punën që e bënim në këndim, pavarsishtë përgatitjes së saj, këngëve që mësonim, për shkaqe objektiv e vendosëm së bashku me te dhe me familjen e saj, që Lirjona të përgatitej për drejtimin e dirigjimit. Kishim kohë edhe nja gjashtë muaj para se të vinte dita e konkursit për aplikim në Fakultetin e Muzikës. Për fatin e saj të mirë, prof.Bajar Berisha, pranoj që të bënte parapërgatitjet për provimin pranues. Lirjona Sylejmani u pranua në degën e dirigjimit dhe studioi me sukses të madhë për katër vitet sa zgjasin studimet në Fakultet e Muzikës.
Kur e kam parë për herë të parë dirigjimin e saj, u pata emocionuar jashtë mase. Lirjona, bija e Dëshmorit, me edukatën dhe kulturën e saj, me punën e zellshme plot përkushtim e dashuri, ajo e plotësoi shpirtin e saj edhe me dashurinë e kujdesin që nuk e gëzoi nga babai i saj, i cili në moshë shumë të re, ra hero në Altarin e Lirisë.
Lirjona u rrit pa ngrohtësinë e babit të saj, por rrezet e Lirisë që Ai na i dhuroi me gjakun e jetën e tij, u bënë dritë shkëlqyese e ngrohtësi prindërore për vajzën e vogël që heret mbeti pa te.
E kur Bakiu fliste pafrymë e me një notë krenarie, që kurr se kisha hasur në një lartësi të tillë prej tij, unë u emocionova aq shumë sa derisa sa ai vazhdonte të fliste andej telefonit, mua nuk mu prit dhe u ngrita në këmbë e hidhja valle ketej telefonit e egzaltuar nga fjalët që po dëgjoja.
Më gëzohet shpirti dhe gjithë qenia ime sa herë të ka ndonjë kësi lajmi të bukur për ne shqiptarët që për nja 2-3 mijë vjet na ka rënë hise të luftojmë vetëm për mbijetesën tonë fizike, duke përjetuar trauma që janë përcjellur zingjir prej shekulli në shekull. Dhe gjithëmonë pa dëshirën tonë, sepse konsideroj që ne jemi popull paqedashës që e duam jetën, e duam këngën e vallen , e duam punën dhe jemi krenar për këto vargmalet e larta me shkëmbinjë që kapin majat e qiellit, me ujvarat e ftohta akull që zbresin me vrullë nga majat e tyreqe duken sikur rrjedhin nga qielli,duke krijuar kështu një imazh përrallor. Në dejtë e qenies sonë vlon krenaria për shqiponjën dy krenare, e cila çdo ditë e më shumë po përflitet e shkruhet se është simboli më i vjetër në planet.
“Hej Maestro, zelim ti povem nekaj zelo pomembno” (Hej, maestro, dua të të tregoj diçka shumë interesante), i kishte thënë Alojsha bashkëshortit pas mbrëmjes koncertale. Në vizitën që i bëri presidentja e Kosovës -shtetit tonë, në takimin e saj me Presidentin tonë slloven, ndër të tjera ishte përmendur emri yt si një figurë e një artisti që kishte dhënë kontribut të pashlyeshëm në Slloveni-dhe lajmi ishte në edicionin qendror informativ në RTLj i kishte rrëfyer ai. Përndryshe Alojsha, kishte luajtur në at orkestrin slloven, i cili nën punën e dirigjimin e Bakiut, kishte zënë vendin e parë në garat ndërkombëtare në Budapest të Hungarisë. Ky kishte mbetur shumë i çuditur si i kishte përmendur gjithë ato detaje ,sepse kjo gjë kishte ndodhur para së paku 25 viteve.
-Dobre stvari in pomembni dogotki, se ne pozabljajo nikoli. Ti si pustil zgodovino pri nas, in smo zelo,zelo hvalezni in ponosni s teboj- (Ngjarjet e mira dhe të rëndësishme nuk harrohen kurrë. Ti ke lënë histori pas vetes tek ne dhe ne jemi përjetësisht falenderues dhe krenar që të kemi pasë pjesë të jetës sonë kulturore në vendin tim) – i kishte thënë ai duke qenë i fascionuar me bandin ushtarak të Kosovës, me bukuritë e kryeqytetit shqiptar, me Durrësin që gjatë këtyre tre ditëve kishin arritur ta vizitonin, dhe me bujarinë e mikpritjen shqiptare. Do të kthehem me mbresa të paharruara për këto tri ditë të bukura që i kaluam midis artistëve shqiptar – kishte thënë ai tërë entuziazëm e admirim.
Kështu ishin përmbyllur ato tri ditë të mbushura përplotë aktivitete brenda ditës të cilat zhvilloheshin në rrugët e qytetit e pastaj në mbrëmjen e 3 dhjetorit,të përmbyllej me koncert artistik nga të gjitha dhjetë orkestrat frymore – pjesëmarrëse në këtë organizim, që Republika e Shqipërisë deshi të festonte 110 vjetorin e Forcave të Armatosura.