BESIM R.CENGU: BIOLOGU BESNIK HALLAҪI, KA ZBULUAR TULIPANIN SHPIPTAR

Tiranë, 20. 01. 2014 – Besnik Hallaçi para pak kohësh ka bërë një zbulim të madh në specialitetin e vet, në fushën e biologjisë… ka zbuluar TULIPANIN SHPIPTAR, po TULIPANIN SHQIPTAR. Unë jam nga ata miq, shokë e bashkëpunëtor të tij të afërt që ja di përpjekjet e tij shkencore, stërmundimin dhe pasionin për shkencën të cilën e zotëron si rrallë kush. Ia di lodhjen, gëzimin dhe hidhërimin e suksesit të tij. Ashtu sikurse ia di edhe modestinë e tij si koncept kulturor e njerëzor…Besnik Hallaçi nuk e ka privatizuar zbulimin e tij të rëndësishëm. Jo. Ai e ka “kolektivizuar” atë edhe me studiues të tjerë vendas dhe të huaj.
* * *
Zbulimet e reja nuk janë thjesht rastësi. Përkundrazi janë përpjekje të mundimshme që të kushtojnë dhjetra vite e ndoshta gjithë jetën e njeriut që i përkushtohet profesionit të vet. Issak Njutoni, Tomas Akuini, Nils Boor, Darvini, Volta, Rajt, Tesla, Ajnshtajn e plot të tjerë qenë revolucionarë të mëdhenj e shpikës të mëdhenj, pikërisht prej punës e talentit, mundit e sakrificave të mëdha.
Kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre për shkak të stërmundimit, lodhjes e stresit për të nxjerrë diçka në dritë për njerëzimin. Njerëzit e kohës së tyre përgjithësisht nuk i kanë vlerësuar ata pikërisht për shkak se punën e tyre e kanë quajtur krejt të zakonshme e rutinë. Zakonisht ndodh kështu me të gjithë talentët. Më vonë kur rezultatet e zbulimeve të tyre kanë ndryshuar shoqërinë njerëzore u kanë dhënë gradën që meritojnë.

Besnik Hallaçi – Koritnik, Mars 2011

Besnik Hallaçi – Te Kepi i Ujmishtit.

Shokët e mi të dashur dhe miqtë e mi të shtrenjtë!
Ju lutem, mos më keqkuptoni (apo keqintrepretoni) dhe krahasimin mos e vini në të njëjtin nivel me njeriun, mikun e shokun, biologun e ambjentalistin, fotografin e poetin Besnik Hallaçi. Ai me siguri është më poshtë se ata që unë përmenda më sipër, por nuk mund të hesht pa paraqitur arritjet e tij shkencore (por edhe humane), nuk mund të jem indiferent kundrejt vlerave që ai ka realisht pa e ngritur më shumë se ç’duhet.
Nuk mund ta lë pa i thënë dy fjalë për këtë sdudiues të pasionuar, modest e punëshumë. Dua të shpreh mendimin tim për shokun e afërt Besnik Hallaçi i cili ngjason (nëse më lejohet të bëj këtë krahasim) si ato futbollistët mesfushorë, që në fakt organizojnë gjithë lojën, por nuk ndjehen shumë.
Ai para pak kohësh ka bërë një zbulim të madh në specialitetin e vet, në fushën e biologjisë… ka zbuluar TULIPANIN SHPIPTAR, po TULIPANIN SHQIPTAR. Unë jam nga ata miq, shokë e bashkëpunëtor të tij të afërt që ja di përpjekjet e tij shkencore, stërmundimin dhe pasionin për shkencën të cilën e zotëron si rrallë kush. Ia di lodhjen, gëzimin dhe hidhërimin e suksesit të tij. Ashtu sikurse ia di edhe modestinë e tij si koncept kulturor e njerëzor.
Shikoni: Besnik Hallaçi nuk e ka privatizuar zbulimin e tij të rëndësishëm. Jo. Ai e ka “kolektivizuar” atë edhe me studiues të tjerë vendas dhe të huaj. E ky veprim i jashtëzakonshëm i tij, shkencor e njerëzor, jashtë unit e përvetësimit egoist, është bërë me qëllim popullarizimi pozitiv. Synimi është që t’i dalë sa më shumë zëri Tulipanit Shqiptar, e nëpërmjet tij Shqipërisë e zonës së tij që ai e do aq fort. Ajo periudhë kur u fut Tulipani në listat shkencore si specie e re është një prej zbulimeve më të rëndësishme të biologjisë në shkallë botërore. Habitat i tulipanit është zona e tij (e jonë), e me këtë fat ai i jep dritë shumë gjërave, i thirr ndërgjegjes së njerëzve se jetojnë në një hapësirë të larmishme, në një vend ku jetohet dhe ekzistojnë mundësitë për zhvillim në të gjitha aspektet.
Kështu ka ndodhur edhe me elementët kimikë kur u realizua Tabela e Mendelejevit. Shumëkush në atë kohë nuk e ka njohur kush ka qenë ky shkencëtar, sepse shkencëtari nuk punon për të tashmen, por për të ardhmen.
Besnik Hallaçi e njeh si rrallëkush florën, por edhe faunën. Si rrallëkush! Pëllëmbë për pëllëmbë e ka shkelur atë, njeh çdo dru e lule… Madje i ka edhe të “inventarizuara” dhe shumë prej tyre i “viziton” vitin që vjen, shikon me vëmendje zhvillimin e ndryshimin që ka ndodhur në kohë. Kur punon ai humb dimensionin kohor, siç na pat humbur në Malin e Sharrit para dhjetë vjetësh, ndërsa Unë, Demir Reshiti e Bedri Halimi shqetësoheshim për të.
Po shkruaj me pasion për Besnik Hallaçin jo se e kam shok, porse është vërtet vlerë që i duket shoqërisë e komunitetit. Pablo Koehlo, një shkrimtar i njohur latinoamerikan ka shkruar një libër interesant me titullin “Manual i Luftëtarit të Dritës” ku thekson se synimi e qëllimi i madh sot i inteligjencës avangardiste është të përcjellim dritë në shpirtin e njerëzve. Sepse shoqëria e sotme ka nevojë për dritë shpirti, e cila më së shumti mungon. Një burrë i respektuar kuksian që sot nuk jeton, në një shkrim interesant e pat krahasuar Besnik Hallaçin si Vladan Gjurica i kohës. Vladan Gjurica ishte një humanist i jashtëzakonshëm ballkanas (jo serb) që jo vetëm i ndihmonte njerëzit, por përcillte edhe dritë në shpirtin e tyre.
Pa patur frikë se e teproj them se Besnik Hallaçi ësht një humanist i këtij niveli. Ai është një studiues i përkushtuar e i palodhur. Organizator i pashoq i aktiviteteve shkencore dhe artistike, shoqërore dhe atdhetare. Një mik i madh i të gjithëve dhe vetëm armik i padrejtësisë, i brutalitetit, servilizmit e dallkaukllëkut.
Vetëm kur ai do t’i mungojë komunitetit ku jeton, keni për t’ja ndjerë thekshëm mungesën e tij. Keni për të parë!
Prandaj nuk mund të hesht para indiferencës së pashpirt provinciale ngado që ajo vjen kundrejt kësaj vlere…
Shpresoj që kjo këmbanë do të degjohet edhe për ata që nuk kanë veshë për të dëgjuar deri në ditën e sotme.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura