Pashtriku, 21 janar 2020:
7.9 Xhevë Lladrovci
Xhevë Krasniqi-Lladrovci u lind më 1 qershor 1955 në fshatin Drenoc të Malishevës. Gjimnazin e kishte mbaruar në Klinë, kurse Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në Prishtinë. Xheva kishte studiuar edhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1983-1984 punoi si profesoreshë në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, por për shkak të veprimtarisë së saj patriotike e përjashtuan nga puna.
Rrjedh nga një familje bujare dhe patriotike. I ati i saj, Abdyli ishte veprimtar i hershëm i Lëvizjes Kombëtare dhe anëtar i GMLK-së, bashkë me të bijat, Xhevën dhe Serveten, të organizuar nëpërmjet profesorit të Gjimnazit të Klinës, Azem Syla.
Xheva ishte fejuar me veprimtarin e shquar, Fehmi Lladrovcin, i cili ishte dënuar për veprimtari çlirimtare me dhjetë vjet burgim.
Me t’u liruar Fehmiu nga burgu, të dy u detyruan të emigrojnë jashtë atdheut, sepse ndiqeshin këmba-këmbës nga regjimi.
Në fillim të vitit 1998, pas pjesëmarrjes në Luftën për pavarësinë e Kroacisë, ata vendosin të kthehen në vendlindje për t’iu bashkëngjitur radhëve të UÇK-së, Fehmiu si njëri nga komandantët e lavdishëm të saj, kurse Xheva si krah i djathtë i tij. Xhevën dhe Fehmiun me të drejtë i krahasonin me Azemin dhe Shotë Galicën.
Më 22 shtator 1998, ata me bashkëluftëtarët, pasi kishin gozhduar forcat serbe për disa ditë në hyrje të Drenicës legjendare, bien dëshmorë në altarin e lirisë.
VIJON…
_________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AFRIM ZHITISË (32)
https://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9548
Postime të Lidhura
SKENDER RIZAJ – NJË SHEKULL NË SHËRBIM TË ATDHEUT, KOMBIT DHE TË VËRTETËS!
SKENDER RIZAJ – NJË SHEKULL NË SHËRBIM TË ATDHEUT, KOMBIT DHE TË VËRTETËS! Takimi im i parë me…
XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (12)
Pashtriku, 21 korrik 2020: Ushtrimet ushtarake në Prishtinë dhe koordinimi mes fshatrave Këshilli i Rrethit për Kastriot, kishte…
DR.MOIKOM ZEQO: AMERIKANI WILLIAM M.FULLERTON DHE ‘KUJIMET’ E ISMAIL QEMALIT
Tiranë, 21. 07. 2015 – William Morton Fullerton ka qenë një qytetar amerikan i lindur në Norwich (Connecticut)…
TË PUNOJMË ME NDËRGJEGJE PËR ZGJIMIN E PLOTË TË SHQIPTARIT TË ROBËRUAR
Letër e Jusuf Gërvallës për veprimtarin Nazmi Selmanaj TË PUNOJMË ME NDËRGJEGJE PËR ZGJIMIN E PLOTË TË SHQIPTARIT…