ZAJEDNICA (ASOCIACIONI) ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT!

Pashtriku, 6 shkurt 2023

E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ZAJEDNICA (ASOCIACIONI) ËSHTË EMBRION I PAKOS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 17. 06. 2017

Zajednica (Asociacioni) është embrion i Pakos së Ahtisarit dhe jo vetëm! Me Marrëveshjen e Brukselit, Hashim Thaçi – Ivica Daçiç – Catherine Ashton (më 19 prill 2013) u vunë themelet e Zajednicës (Asociacionit), ndërsa me marëveshjen e 25 gushtit 2015: Isa Mustafa – Aleksandër Vuçiq – Federica Mogherini (po në Bruksel) u formatua kjo Zajednicë, e cila me negociata të vazhdueshme (duke përfshirë këtu presionin e jashtëm dhe atë të brendshëm), do të jetësohet e zhvillohet nga Lista Srbska e Vuçiqit (si parti qeveritare e Beogradit në Prishtinë).

Rrjedhimisht Pakoja e Ahtisarit, e cila është shndërruar në Kushtetutë tashmë është bërë burimi i krizave ciklike politike e institucionale në këtë vend “sui generis”. Prandaj, pa ndryshimin e kësaj kushtetute dhe jo vetëm, Kosova nuk mund zhvillohet si shtet normal.

***

E keqja ndryshohet duke u nisur nga realiteti!

ҪFARË REPUBLIKE SHPALLËM MË 17 SHKURT 2008?!

Nga shpallja e pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse u shpallë si multietnike!!!;

– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);

– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 80 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s;

– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK-ja në historinë e tyre trajtohet si organizatë terroriste!

Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:

– postën e Serbisë,

– telekomin e Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulancat dhe spitalet e Sebisë, pastaj

– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise, …

Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi,  Bruksel dhe jo vetëm, e menaxhon!

RRUGËDALJA!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila shkaktohen të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI, etj.etj.

Pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!

_______________

Shtojcë:

Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

_____________________

SHTOJCË

Ç’është kjo çmendi ndër shqiptari?

T’I THEMI JO ZAJEDNICËS – DONTESKUT TË SERBISË!

Marrëveshjet e 19 prillit 2013 (Thaçi – Daçiq – Eshton) dhe 25 gushtit 2015 (Mustafa – Vuçiq – Mogherini) për themelimin e Asociacionit kanë shkaktuar dëme të pariparueshme (katastrofale) për Integritetin e brendshëm unitar të Kosovës. Prandaj kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj përgjegjësi penale për nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 06.02.2023

***

SHERADIN BERISHA: PAKOJA E AHTISAARIT E NDANË KOSOVËN NË BAZA ETNIKE! (FOTODOKUMENTE)

***

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E TILLË ME MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE RREGULLIMI I BRENDSHËM PO DIZAJNOHET QË TË PËRFUNDOHET

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura