MIGRIMI PO I ZHDUK SHQIPTARЁT!

E dhimbshme

MIGRIMI PO I ZHDUK SHQIPTARЁT!

«Zhdukje e ngadaltë dhe e parashikueshme e trojeve shqiptare»!

Nga Dr. Mathieu Aref – Paris (20/02/2026)

Pas një diskutimi (jo dialog, por monolog!) që pata këtu lidhur me apelin tim të mëparshëm rreth hemorragjisë demografike të shkaktuar nga “vërshimi i migrimit” pas rënies së komunizmit, ja një reflektim dhe studim i shkurtër në lidhje me këtë problem, i cili çoi në largimin e më shumë se dy milionë shqiptarëve të shpërndarë në të gjithë Planetin. Në të vërtetë, për popullin shqiptar ky është një fenomen i përsëritur për më shumë se 2,000 vjet: emigrim masiv në shumë vende. Në fakt, duke pasur parasysh rezultatin e këtij emigrimi – domethënë, një braktisje të Atdheun për të rindërtuar jetën e tyre diku tjetër – ka pasur vërtet një braktisje të Atdheut të tyre. Miliona e miliona janë përhapur (me kalimin e kohës) në të gjithë botën për më shumë se 2,000 vjet. Ata filluan migrimet e tyre gjatë epokës romake, dy shekuj para erës sonë… ishte vendi më i afërt, vetëm pak kilometra nga bregdeti pellazgo-ilir… ata vetëm duhej të kalonin detin Adriatik. Pas kësaj, ajo mori përmasa ndërkombëtare.

Kështu, ata ndoqën karriera të shquara: perandorë (>20), gjeneralë, mbretër, papë (>10), guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenarë, punëtorë, etj.), papë (10), kardinalë dhe shenjtorë të Kishës Krishtere (4)…Ata u dhanë shumë figura të shquara grekëve, romakëve, venecianëve, bizantinëve, turqve si edhe egjiptianëve një dinasti mbretërish me origjinë shqiptare për 150 vjet (nga Mehmet Aliu te Faruku i parë), dhe madje edhe «mercenarë » për francezët (nën Charles VIII, Francoa I, Henry IV, Napoleon Bonaparte, etj.), Habsburgët gjerman (Maksimiliani I), Tudorët anglez (Henry VIII), Burbonët e Francës, Spanjës dhe Italisë (Charles III, Mbretër në Spanjë dhe Duka i Parmës në Itali) dhe të tjerë.

Së fundmi, në një mënyrë tjetër, ata i dhanë shumë shenjtorë Kishës Katolike Romake (përfshirë Shën Caius, Shën Martin dhe Shën Jeronim, i cili ishte përkthyesi i parë i Biblës në latinisht dhe autor i Vulgatës), shumë kardinalë, e kështu me radhë. Ata ishin kudo, dhe mendoj, bazuar sipas llogaritjes së turmës që kam arritur të studioj, se (edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për këtë) ata janë i vetmi grup etnik në botë që u ka dhënë kaq shumë njerëz të famshëm kulturave të tjera në të gjithë globin. Ata ishin «kudo» por «jo në Atdhe»!

E gjithë kjo për të thënë se Iliro-shqiptarët u përhapën në të gjithë botën. Unë mendoj (me trishtim), bazuar në llogaritjet dhe të dhënat që kam mundur të studioj : mund të ketë afërsisht 50 milionë të huaj me origjinë shqiptare në të gjithë botën, dhe unë duhet ta nënvlerësoj shifrën e vërtetë sepse sot, vetëm në Turqi, mund të thuhet pa gabim se ka afërsisht 20 milionë turq me origjinë arnaute (nëse jo më shumë), dhe afërsisht 10 milionë në Egjipt: vetëm në këto dy vende, arrijmë në 30 milionë…me origjinë shqiptare!

Arsyeja pse thashë «nëse ka më shumë» është sepse ka shumë të huaj që as nuk e dinë se kanë prejardhje shqiptare! Pse them më shumë? Meqenëse e njoh mirë Egjiptin, ku linda dhe kalova 23 vitet e para të jetës sime, dhe sepse kam vizituar shpesh Turqinë, Libanin, Tunizinë dhe Marokun, dhe kam jetuar për punë për një vit në Arabinë Saudite (Xheda/Meqe) dhe katër vjet në Libi (Tripoli dhe Bengazi), mund t’ju them se në gjithë këto vende ku njerëzit duken më shumë/më pak europianë sesa popullsia vendase janë me origjinë shqiptare. Mund të më pyesni, pse me origjinë «shqiptarë» dhe jo «europianë» të tjerë (anglezë, gjermanë, austriakë…)? Thjesht sepse në atë kohë, Shqiptarët ishin më të shumtë se pakicat tjetër europiane. Do të përmend vetëm disa shembuj domethënës më poshtë për të kuptuar më mirë pozicionin e Shqiptarëve në këto vende.

Shembulli i parë ishte në Egjipt kur isha i ri. Babai udhëtonte shpesh në provincat egjiptiane për punë. Ai na tregoi se një ditë në qendër të qytetit Assiut në Egjiptin jugor, rreth 400 kilometra nga Kajro (këto rajone të largët janë zemra e Egjiptit, larg zhurmës  së qyteteve të mëdha dhe më të evoluar), takoi një djalë të ri bjond me sy blu, të veshur me një xhelabe dhe zbathur. Ai vrapoi pas tij për ta pyetur nëse mund t’i shihte prindërit e tij. Babai nuk u habit kur zbuloi se prindërit e djalit ishin Shqiptarë! 

Ja një shembull tjetër që hasa më te në Kajro kur e vizitova në vitin 2006. Unë dhe bashkëshortja ime thirrëm një taksi në qendër të Kairos për t’u kthyer në hotelin tonë, i cili ishte pranë Piramidave.

Gjatë udhëtimit, po e vëzhgoja me kujdes shoferin dhe e pyeta për prejardhjen e tij. Ai më shikoi me sy të zmadhuar, gjysmë i habitur dhe gjysmë i hutuar, dhe u përgjigj: «Po bën shaka, zotëri, po sigurisht që unë jam egjiptian». I thashë «ju jeni sigurisht  me origjinë Albani (shqiptare), dhe pastaj, duke mos kuptuar se çfarë do të thoshte «Albani», i thashë: «Pra, nëse nuk jeni Albanes, jeni  Arnaut , a është më  e qartë për ju»? Ai ndaloi dhe pastaj u përgjigj se «Oh, po, po  Arnaut  këtë emër e kam dëgjuar nga halla ime gjatë një bisede që kishte me babanë ajo fliste për Arnautët dhe se ata ishin njerëz të mirë, të pashëm, të ndershëm dhe të guximshëm, por unë nuk e pyeta pse po fliste për ta». «Tani që po e mbani mend» i thashë unë. Më në fund më tha «kur të kthehem në shtëpi do ta pyes Hallën përse foli për Arnautët». Unë iu përgjigja «E shihni pra, ju po filloni të pyesni veten dhe të kuptoni…, halla e juaj do t’u tregojë të vërtetën». Pastaj, kur mbërritëm tek Hoteli dhe para se të largohena, i thashë se vijë nga Franca, por jam Arnaut ! Ai më shikoi, plotësisht i magjepsur, me sytë e zmadhuar, dhe tha: «Ah! Je Arnaut si unë?!» Unë u përgjigja, «Halla juaj do të ua konfirmoje!  Ka mijëra raste si këto që sapo përshkrova!

Egjiptianët (dhe ata nga vende të tjera) që martohen me gra shqiptare, dhe Shqiptarët me gra egjiptiane, përfundimisht humbnin, me kalimin e kohës, identitetin e tyre të vërtetë dhe «emrin» e origjinës së tyre etnike, e cila zbehet në harresë. Gjithë ata egjiptianë me origjinë shqiptare u integruan dhe u asimiluan, dhe shumica nuk e dinin më identitetin e tyre të vërtetë. Kjo është ajo që u ndodhi Pellazgëve, sidomos pakica e tyre që mbetën midis Helenëve, që u helenizuan dhe gradualisht humbën edhe identitetin e tyre. Ndërsa ata që refuzuan të asimiloheshin ose t’u nënshtroheshin pushtuesve Helenë, shumica e tyre shkuan në Veriun e largët të Greqisë, domethënë në Shqipërinë veriore dhe lindore, në malet e pathyeshme ku ruajtën gjuhën, gjakun dhe traditat e tyre stërgjyshore. Meqenëse mbetën të lirë dhe të pavarur, larg kufijve të pushtuesve Helenë, ata u quajtën «popull i lirë», që do të thotë jo të nënshtruar Helenëve. Kjo është arsyeja pse ne ende ekzistojmë sot…dhe për sa kohë më gjatë ?!

Babai im më kishte thënë kur isha adoleshent: «mos harro or bir se na rrjedhim nga «Pellazgët» popull më i vjetër në Europë». Por në vitin 1970 (banonim në rrethin e Parizit) gjashtë vjet para se të ndronte jetë (1976) më tha:  Jam krenar për ty sepse po interesohesh për Historinë e kombit tonë, por është një gjë që më shqetëson «a do të jenë në gjendje Shqiptarët ta ruajnë lirinë dhe pavarësinë e tyre, gjuhën, traditat dhe identitetin e tyre…nuk bësoj…sepse i njoh mirë Shqiptarët, faktet dhe Historia flasin për ta»! Ndoshta ai po mendonte për të gjithë ata Shqiptarë që ishin egjiptianizuar dhe më në fund kishin humbur identitetin e tyre: krejtësisht të zhdukur! Halla ime «Tana» mbeti dhe vdiq në Kairo. Sot nuk kemi asnjë lajm nga familja e saj! Kështu pra, miq të dashur, edhe familja ime që mbeti në Egjipt humbi sikur humbën shumë të tjerë në mbarë botës.

Kjo më jep mundësinë këtu të nxjerr në pah një temë serioze me pasoja të rënda. Në të vërtetë, emri «ilir» (e kam përmendur tashmë, por do ta përsëris shkurtimisht) është i vetmi që citohet nga autorët modernë, veçanërisht ata Shqiptarë (ndër të cilët Akademia e Tiranës), për t’i përcaktuar ata si paraardhësit e Shqiptarëve, me përjashtim të etnonimit “Pellazg”, të cilin Helenët dhe Romakët e kishin okultuar plotësisht (nga shekujt 6 para Krishtit e tutje). Deri më sot, gjithçka që ka të bëjë me Pellazgët u është atribuar padrejtësisht “Ilirëve”, ndërsa i cili pëfaqësonte thjesht vetëm etninë pellazge. Kështu pra një “EMËR” (i cili nuk kishte ekzistuar kurrë më parë, veçanërisht në poemat epike: veprat më të hershme të shkruara) u transformua magjikisht në një ETNICITET. Ishte rreth kësaj kohe (shekujve 6 dhe 5 para Krishtit) që emri «ilir» u shfaq njëkohësisht (paralelisht) me zhdukjen e emrit «Pellazg». Kjo vazhdon edhe sot, pasi gjithçka që ishte «Pellazg » u bë «Ilire»! Kjo vazhdon pa pasur as dyshimin më të vogël për këtë konfuzion, gabim apo manipulim nga ana e historianëve modern dhe (edhe një herë): nga Akademia e Tiranës!

Kështu u shpërndanë Shqiptarët nëpër botë dhe ende vazhdojnë të emigrojnë, pa marrë parasysh se me këtë ritëm ata rrezikojnë zhdukjen e kombit të tyre përgjithmonë (është matematikë e thjeshtë). Në të vërtetë, nëse Shqiptarët sot dhe nesër vazhdojnë të braktisin vendin dhe vlerat e tyre stërgjyshore për një rehati më të madhe apo për interesa vetjake, kjo do të çojë, pa dyshim, në zhdukjen për gjithmonë të identitetit të tyre dhe të gjakut të paraardhësve stërgjyshorë. Mjerisht… ata kanë humbur atë që i ka përcaktuar gjithmonë : besnikërinë dhe guximin e tyre !

Sot në mërgim, valëvitja e flamurit shqiptar, mburrja, vallëzimi, këndimi dhe pirja e një gote raki në nder të paraardhësve tanë nuk do të jenë të mjaftueshme për të përjetësuar etninë e tyre ose për të ringjallur cilësitë e Shqiptarëve të vërtetë : besën, besnikërinë, nderin, guximin dhe dashurinë për atdheun…Nesër, pasnesër trojet shqiptare nuk do jenë një shkretirë sepse do të mbushet me të huaj…

Kur shoh rënien dhe dekadencën (e parashikueshme) të kombit tonë dhe të vlerave tona stërgjyshore, shpesh mendoj për atë që më tha im atë. Ai u rrit në një mjedis të kulturuar dhe të rafinuar brenda diasporës shqiptare në Egjipt (më e rëndësishmja nga ana kulturore, kombëtare dhe patriotike në të gjithë pellgun e Mesdheut) në një kohë kur më në fund po krijohej një «Shtet Shqiptar», edhe pse ishte zhveshur nga shumica e rajoneve stërgjyshore. Im atë njihte shumë studiues dhe patriotë shqiptarë të «Rilindjes Shqiptare» përfshirë poetin e madh Çajupin dhe Gjergj Adhamidhin (dhe shumë të tjerë…), një nga Rilindasit e asaj epoke heroike, i cili shkroi tekstin e parë historik mbi «Pellazgët» (rreth tridhjetë faqe të shkruara në frëngjisht) dorëzuar Institutit Francez të Kairos. Po jua them këtë thjesht për t’i bërë të ditur disa Shqiptarëve (sidomos thashethemexhinjve) se im atë nuk ishte një injorant, dhe ishte ai që frymëzoi dhe nguliti tek unë interesin tim për Historinë dhe Gjuhën e vendit tim të gjakut «Shqipëria», dhe se ai dhe nëna ime më ngulitën një dashuri të papërshkrueshme për Atdheun tim.


Sheradin Berisha © Pashtriku.org

———–

ZEUSI DHE PELLAZGЁT …

https://pashtriku.org/zeusi-dhe-pellazg%d1%91t/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura