MIRËNJOHJE …

Vëllezërit Blend dhe Eris Ejupi dhurojnë shtatë laptopë (Macbook) për nevojat e shkollave të Podujevës

Nga Alketa Zejnullahu

Blend dhe Eris Ejupi nga Vendenisi i Podujevës duke parë si domosdoshmëri dixhitalizimin e shkollave të Republikës së Kosovës, sot sollën shtatë laptopë (Macbokk) në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Podujevës, donacion nga organizata “Manchester Aid to Kosova”

Këta laptopë brenda dy-tri ditëve do t’u ndahen tri Shkollave të Mesme të Ulëta të kësaj komune.

Gjesti i vëllezërve Ejupi u vlerësua lartë nga zonja Marigona Lahu, Zëvendëskryetare e komunës së Podujevës.

Zonja, Lahu e mahnitur me nismën e këtyre dy të rinjve me fjalët më të përzgjedhura i falënderoi ata.

Asaj aq sa i bëri përshtypje dhurata e miqve anglezë, aq i bëri edhe ideja e këtyre djemve të shkëlqyer dhe vullnetmirë.

Në këtë takim mori pjesë edhe z. Avni Fetahu, Drejtor i Departamentit të Arsimit në komunën e Podujevës.

Edhe z. Fetahu, këtë moment e përshkroi si një moment gëzimi dhe shprese, ngase ish-nxënësit e dikurshëm të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të komunës së Podujevës, me vepra konkrete po i ndihmojnë institucionet dhe shkollat tona.

Fetahu, përveç vëllezërve Ejupi nga zemra falënderoi edhe organizatën “Manchester Aid to Kosova“ donatore e kësaj ndihme me mjaft vlerë.

Blend Ejupi 22 vjeçar vitin që shkoi me rezultate të larta i ka përfunduar studimet në lëmin e Informatikës në “American University of Kosova” të Prishtinës.

Ai falë aftësive të fituara gjatë studimeve menjëherë është inkuadruar në punë në organizatën Manchester Aid to Kosova, përfaqësia në Prishtinë.

Rrugën e Blendit po e ndjek edhe i vëlla i tij 18 vjeç Eris Ejupi. Ai sivjet i ka filluar studimet në të njëjtën fushë në University of Northampton të Anglisë.

Puna hulumtuese dhe projektet e prezantuara të tij janë mjaft shpresëdhënëse dhe me sinjale që edhe ai do të jetë i suksesshëm si në studime ashtu edhe në punën praktike.

Kjo iniciativë humane e këtyre dy vëllezërve që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit duhet të jetë inkurajuese edhe për të rinjtë e tjerë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura