MOIKOM ZEQO: KRIZA E EUROPËS SË BASHKUAR DHE E ARDHMJA E SHQIPËRISË (2)

Tiranë, 20 Qershor 2019: Propozimet e Makron për të ndërtuar së bashku të ashtuquajturën Rilindje Evropiane, kanë të bëjnë me temat e lirisë, mbrojtjes dhe progresit.
Presidenti francez shkruan se duhet rivlerësuar zona Shengen, pra zona e qarkullimit të lirë evropian, për arsye sigurie duke krijuar dhe një Polici Kufitare të Përbashkët dhe një Zyrë Evropiane për Azilin.

Për të mbrojtur Lirinë e Përbashkët Makron propozon krijimin e një Agjencie Evropiane të Mbrojtjes së demokracive që do të furnizojë me ekspertë evropianë çdo shtet anëtar për të mbrojtur procesin elektoral kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve.

Sipas tij në këtë frymë pavarësie, duhet ndalur dhe financimi partive politike evropiane nga ana e pushteteve të huaja Për emigracionin dhe zonën Shengen, një nga temat që ka përçarë më së shumti vendet evropiane në vitet fundit, Makron shprehet: “Të gjithë ta që duan të marrin pjesë duhet të respektojnë detyrimet e përgjegjësisë, kontroll të ashpër në kufi, dhe solidaritetit.
E gjithë kjo nën autoritetin e një Këshilli Evropian për sigurinë e brendshme, në një Evropë që mbron njëkohësisht vlerat dhe kufijtë e saj.”

Në fund Makron mendon se është e domosdoshme, për Evropën, që të çojë përpara një project të përbashkët dhe jo një konkurrencë.
Sipas tij Evropa duhet të vendosë për çdo të punësuar, nga Lindja në Perëndim dhe nga Veriu në Jug, një mbrojtje sociale që i garanton të njëjtat të ardhura për të njëjtin vend pune, dhe një pagë minimale evropiane, e përshtatshme për çdo vend dhe i të diskutueshme çdo vit në mënyrë kolektive.
Por për të folur për progres, për Presidentin francez duhet marrë në dorë dhe drejtimi i betejës ekologjike.
Bashkimi Evropian duhet të vendosë ambiciet e tij dhe të përshtatë politikat e tij për këtë domosdoshmëri.
Pra krijimin e një Banke Evropiane për klimën për të financuar tranzicionin ekologjik; Forcë Shëndetësore Evropiane për të përforcuar kontrollet e ushqimeve; lufta ndaj kërcënimeve të lobeve të ndryshme, si dhe vlerësimi shkencor i pavarur i substancave të rrezikshme për ambientin dhe shëndetin.

Makron përfundon duke thënë: “Nuk mund të lejojmë nacionalistët pa zgjidhje, të shfrytëzojnë zemërimin e popujve. Nuk mund të jemi somnambul në një Evropë të zënë në befasi. Nuk mund të qëndrojmë në rutinën e magjisë.
Kudo, qytetarët kërkojnë të marrin pjesë në ndryshim.”

Nuk harrohen asnjëherë vërtet rrënjët kulturore; dhe një politikan as nuk mund të përpiqet ta bëjë.
Letra për një Rilindje Evropiane e Presidentit Emanuel Makron synon ndërtimin e një koncepti të një sovraniteti evropian, e gjitha në stilin francez.
Sovranitet, në fakt është një fjalë që nuk figuron në tekstin e letrës.
Dhe kjo është e drejtë: me fushatën elektorale evropiane të nisur, më mirë të mos ngatërrohet një mesazh kombëtar me ato të sovranistëve.
Më mirë të lihen të përplasen me njëri tjetri, dicka e pashmangshme kjo: nuk mund të ketë strategji të përbashkët, aq më pak evropiane, për sovranitet dhe nacionalistët radikalë, por vetëm marrëveshje taktike.
Por sovraniteti është një koncept francez ,- i lindur me Zhan Bodin dhe i zhvilluar në versionin e tij demokrati – nga Zhan Zhak Ruso në Kontratën e tij Sociale.

Koncepti i sovranitetit – dhe aplikimi i tij praktik, administrate qendrore franceze – përshkruan të gjithë tekstin e letrës dhe të gjithë retorikën evropiane të Makron.

Liria mbrohet në mënyrë të drejtë, por me krijimin e një Agjencie Qendrore Mbrojtjeje për Demokracitë – çdo gjë duket e pamjaftueshme.
Nuk thuhet asgjë për Federalizmin, asgjë për papërsosmërinë e Ndarjes së Pushteteve në Evropë, asgjë për Institucionet Evropiane.
Por në të njëjtën kohë kërkohet që të kufizohet Liria e Shprehjes duke ndaluar të gjitha fjalimet e urrejtjes dhe dhunës. Liberali Makron, distancohet dhe nga tregu, duke e lënë termin në një mjegullnajë.

Sipas tij një Treg i Përbashkët është i dobishëm por nuk duhet të anulojë domosdoshmërinë e kufijve,- që mbrojnë dhe vlerave ,-që bashkojnë.

Një frazë e Presidentit francez kjo që mjafton për të shkaktuar një seri reagimesh.
Makron mendon për domosdoshmërinë e kufizimit të konkurrencës së huaj, por jo në përpjekje për të krijuar një fushë të barabartë për sipërmarrjet monopoliste, ose atyre që kanë mbështetjen e qeverive të huaja dhe sistemeve ekonomike autoritare apo oligarkë; apo akoma më keq që mund të kenë rol në politikë.

Por Makron flet për transformimin e tregtisë nga një mjet të papërsosur paqeje, në një mjet edhe më të papërsosur të politikës së jashtme.
Macron propozon që të dënohen apo të ndalohen në Evropë sipërmarrjet që dëmtojnë interesat strategjike dhe vlerat thelbësore të vendeve ku kryejnë aktivitetin e tyre. Macron projekton vërtet një Evropë të Re, dhe është i vetmi që e bën një gjë të tillë.
Dhe pse është francez.

E privuar nga Britania e Madhe në prag të Brexit, Evropa ka për momentin përballë saj, nga këndvështrimi i kulturës politike, vetëm një alternativë: urdhër – liberalizmin; që mund të ketë një version konservator dhe një social.
Por Gjermania nuk arrin dhe ndoshta as nuk kërkon të marrë në dorë Lidershipin, as edhe kulturor; e ndoshta nuk është gjë e keqe duke marrë në konsideratë reagimet e mundshme që do të shkaktonte përpjekja për të ndërtuar një hegjemoni gjermane në një kontest ku prania e një vendi kaq të madh e të pushtetshëm, shihet shtrembër nga kritikët.
Nuk mund të mohohet që Makron ka një kulturë të gjerë politike dhe një këndvështrim të qartë strategjik, si pakkush në Evropë Ai është vetëm, dhe mungesa e alternativave evropiane në lartësinë e propozimit të tij nuk është diçka e mirë.

Edhe sepse si të gjithë sovranizmat, dhe sovranizmi evropian i presidentit francez ka një kufi: nuk është universal. Projekton një botë jo thjesht multi-qendrore – si Franca ka dashur përherë – por i përbërë nga ishuj të mbyllur nga kufij më të ashpër se ata aktualë.

Por kufijtë mbrojnë dhe në të njëjtën kohë krijojnë konflikte.

Sistemi i vjetër multi-anësor,- që rivendoste këta kufij, pavarësisht se i konceptuar dhe aplikuar keq, pavarësisht se duhet korrigjuar i gjithi sidomos nga aspektet e tij elitare, të paktën nuk e kishte këtë kufi.

MACRON: BOTA ËSHTË NË KRIZË TË THELLË, RREZIKOHET LUFTA

“Kriza që po përjetojmë mund të çojë në një lufte dhe në shpërbërjen e demokracive.
Unë jam thellësisht i bindur për këtë”, tha Macron, kësaj here duke mos u kujdesur për dekorin e alarmit të tij global.
“Kaosi tashmë ka ardhur dhe besoj se është detyrë e gjeneratës sonë të mos presim për një luftë të re por ta shikojmë botën ashtu siç është”, tha Macron, duke shtuar se Evropa po kalon “një krizë të thellë ekonomike, sociale, mjedisore, politike, dhe si rrjedhojë një krizë civilizimi”.
“Ne mund të zgjedhim të ecim në sonambulizëm, por nëse dëshirojmë vërtet progres, duhet të bëjmë përkushtime serioze”, tha Macron duke denoncuar “kapitalizmin e çmendur” dhe duke kërkuar mbështetje universale sociale dhe kompensim për ata që u dëmtohen mjetet e jetesës nga avancimet teknologjike dhe mjedisore.

“Ka diçka të gabuar me kapitalizmin që gjithnjë e më shumë po bën të privilegjuar një pakicë të vogël”, tha Presidenti centrist, duke shtuar madje se njerëzit që kishin mbetur jashtë procesit të globalizimit dhe shpresës për zhvillim, ishin gjithnjë e më shumë të tërhequr nga autoritarizmi. “Njerëzit po joshen nga autoritarizmi që u thotë ‘demokracia nuk po të mbron më nga pabarazia e shkaktuar nga kapitalizimi i dalë nga binarët.

Parimet kryesore të bllokut të Brukselit si Paqja dhe Drejtësia Sociale po vihen në rrezik, Macron bëri thirrje për kthim në “ekonominë sociale të tregut,- ku të gjithë të gjejnë pjesën e tyre, dhe jo një sistem që lejon kapjen e copës së luanit vetëm nga më të pasurit”.
Liberali francez përsëriti gjithashtu thirrjen e tij rivendosjen e një rroge minimale evropiane, si një mënyrë për reduktimin e pabarazisë.

Në Konferencë merrnin pjesë gjithashtu Kancelaria gjermane Angela Merkel,- e cila tha nga ana e saj se- “sigurimi i kushteve dinjitoze të punës” ishte një prioritet global.

***
Emmanuel Jean-Michel Federic Macron, i lindur në vitin 1977,- lindi në komunën e vogël Amiens, -120 km në veri të Parisit dhe mbaroi studimet për filozofi, marrëdhënie me publikun dhe shkenca politike.

Një anëtar i spikatur i Partisë Socialiste nga viti 2006 deri në vitin 2009, Macron u zgjodh zv/sekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Francois Hollande në vitin 2012.

Në vitin 2014 ai u vendos Ministër i Ekonomisë, Industrisë dhe Çështjeve Dixhitale, ku ndërmorri disa reforma të biznesit, shkruan BalkanWeb.
Kjo ishte një nga fushat që ai njihte më mirë pas një pune 4-vjeçare si Inspektor i Financave në Ministrinë franceze të Ekonomisë.
Më 6 prill të vitit 2016, Macron themeloi partinë e tij politike të pavarur “En Marche” (Përpara!).

Kjo ishte një lëvizje progresiste-liberale.
Më 30 gusht të vitit 2016, Macron hoqi dorë nga qeveria për të hyrë në Zgjedhjet Presidenciale të 2017-s.

Më 16 nëntor të vitit që lamë pas, Macron deklaroi publikisht dhe zyrtarisht kandidaturën e tij për Presidencën.

Në një fjalim të tij, Macron e quajti zgjedhjen e vet “një Revolucion Demokratik”.

Në karrierën e tij politike, Macron është përshkruar nga vëzhguesit si liberalo-social dhe nga të tjerë si social-demokrat. Gjatë qëndresës së tij në Partinë Socialiste Franceze, ai mbështeste krahun qendror të partisë.
Përsa i përket ekonomisë, Macron ka qenë avokat i përhershëm i tregut të lirë,- si dhe ka qenë pro uljes së deficitit të buxhetit publik.
Një nga gjërat që ka tërhequr vëmendje është jeta e tij private, shkruan BalkanWeb.

Bashkëshortja e tij, Brigitte Trogneaux,, tani 64 vjeç, ka qenë mësuesja e Macron, 39 vjeç, kur ai ishte adoleshent. Brigitte është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti dhe në një intervistë të dhënë për “Match de Paris” pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë që kur ky ishte 17-vjeçar dhe nxënës në gjimnaz. “Ai i bëri ballë të gjitha kundërshtimeve të mia, Nuk ishte një adoleshent si të tjerët, sillej si të rriturit,” tha Trogneux.

Afrimiteti mes tyre filloi kur Macron mori pjesë në një nga pjesët teatrale të Trogneux.
Macron, si i apasionuar pas letërsisë dhe që donte të bëhej shkrimtar, ishte anëtar i klubit teatral.
Ai më vonë u zhvendos në Paris për vitin e tij të fundit të gjimnazit, dhe shpenzonte orë e orë të tëra në telefon me mësuesen e tij.

Vlerësimi i Macron për Trogneux është shumë i madh sa në një intervistë ai tha: “Prej saj jam personi që jam sot, nëse unë zgjidhem President, më falni nëse ne zgjidhemi, ajo do të jetë aty do të ketë rolin e saj”.

***

Ne te vertete shënimet e mësipërme lidhen me nje skice paraprake per te bere nje profil shume dimensional mbi Krizën e sotme Europiane.

Ideja per te bere nje ese te gjate, mbase dhe ndonjë libër lakonik per kete subjekt eshte me tepër shqetësuese se sa tunduese.
Gjithmone kam menduar se mendimi politik eshte nje nga instrumentat mendore me te rëndësishëm dhe vendimtare per analizat e përditshmërisë, per te kapur dhe realizuar pikërisht ate qe quhet e Ardhmja e Shqiperise.
Çdo te behet pas disa dekadash me Shqiperine?
Çdo te ndodhe me Kombin shqiptare?
A jemi ne te përgatitur per te gjitha paradokset qe fsheh fati qe nuk e dimë dhe a mund te përfytyrojmë diçka te përafërt por dhe shkencore se çfarë do te ndodhe me siguri?
A kemi ne fuqi parashikuese mbi besueshmërinë e fakteve, apo ecim ne tym dhe ne mjegull?
A eshte i drejte orientimi kryesore per integrimin europian te Shqiperise apo eshte nje “ Dream Work”?
Perse anglezet e Britanise se Madhe konceptuan dhe kaluan ne nje realitet alternativ?
Perse Presidenti Macron flet per nje krize te thelle, pikërisht te Europes se Bashkuar -kaq shume te rrezikuar?
Perse fuqizimi i forcave te djathta ekstremiste duket se rrezikon gjithçka dhe e vesh te ardhmen me nje tharme utopike?

***

Nese Europa e Bashkuar do te shkoje drejt shpërbërjes, çfarë do te ndodhe me Shqiperine?
A duhet te kete politika shqiptare përveç planit A edhe planin B?
A duhet te kemi vështrime alternative te artikuluara nga mendimtarët e politikes, pavarësisht se ne Shqiperi ende ne nuk kemi mendimtarë te politikes?
Nese e kam thene shpesh se ne shqiptaret kemi nje “Klasë parapolitike”, nuk kam pasur as mllef dhe as gëzim trillan per kete gje. Perkundrazi..

***.
Qellimi im modest eshte te mos fetishizohem nga propaganda banale dhe mediokriteti politik ne Shqiperi, pro te gjej te paktën nje dinjitet njerëzor per te gjurmuar dhe per te gjetur te Verteten.
Vetem e Verteta eshte forme e lirisë se shpirtit dhe te mendjes.
A duhet ne shqiptaret ta kërkojmë dhe ta nderojmë te Verteten?
Nese jemi zhytur ne batakun e baltës se “derrave te kënaqur”, nuk na intereson me as profili intrigues dhe mëshirues i “Sokrateve te vuajtur”.
Çdo kohe ka paradokset e saj.
Paradokse shpesh te frikeshme.
Çdo kohe ve ne prove kombin dhe individin.
Çdo kohe grish ne rreziqe te mëdha kombet, shtetet dhe njerëzimin.
Nese nuk dimë te mendojmë, atëherë perse vetëquhemi se paskemi fituar Lirinë?

***

Keto 30 vjetet e fundit ne Shqiperi eshte perceptuar dhe rafiguruar nje krize, pra eshte projektuar dhe realizuar nje krize e çmendur dhe e shmaneshme.
Ka shume te drejte presidenti Macron.
Ai tha disa te verteta te qarta se si rrezikohet “demokracia e pambrojtur dot nga pabarazia e shkaktuar nga kapitalizmi i dale nga binaret”.
Sipas kësaj optike ç’mund te themi ne pe rate qe po ndodh ne Shqiperi ku e gjithë shoqëria nuk arriti dot as t’i ndërtonte binaret, pra te krijonte struktura institucionele dhe sociale, duke qene gjithmonë “jashtë binareve”.
A ka njerëz ne Shqiperi qe e kuptojnë kete gje?
Padyshim qe rraca injorante e paditur, e shurdhet, e verbër dhe e pashpirte e politikaneve shqiptare nuk kupton dor asgjë.
Nese nuk kuptojnë asgjë, atëherë per çfarë na duhen dhe perse vlejnë këta politikane?

– FUND –
_____________________
_____________________
DR.MOIKOM ZEQO: EMMANUEL MACRON MBI KRIZËN EUROPIANE DHE KAPITALIZMIN ‘E ÇMENDUR’ (1)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8872
***
MOIKOM ZEQO: KRIZA E EUROPËS SË BASHKUAR DHE E ARDHMJA E SHQIPËRISË (2)
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=8874

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

JO ASOCIACIONIT!

Reagim i ShFHDK: Gjaku i dëshmorëve të na bashkojë kundër armiqëve në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të…