MR.AVDI GJATA: LËVIZJA JONË KOMBËTARE, ISHTE DREJTUESJA KRYESORE PËR ҪLIRIMIN DHE BASHKIMIN GJEOGRAFIK TË KOMBIT TONË

(Prishtinë, 27. 05. 2012) – Lëvizja e jonë Kombëtare, nuk ishte një dogmë, por ishte një udhëheqje dhe drejtuese kryesore e masës, drejtë çlirimit e bashkimit kombëtar shqiptar. Duke e harruar punën e rolin e saj, gjatë gjithë historisë, ne e bëjmë Lëvizjen tonë të një anëshme, të dobët po edhe gati tërësisht të vdekur. Gjithashtu, me sjelljen e veprimin tonë meskin, e cungojmë, ia heqim shpirtin e saj të gjallë, kurse vetes ia minojmë lidhjet e së kaluarës me punën praktike të ditës së sotme të cilat mund të ndryshojnë në çdo periudhë të historisë. Pikërisht në momentin aktual që gjendemi, midis atyre që interesohen për fatin e Lëvizjes tonë Kombëtare në Kosovë e viset tjera shqiptare, mund të gjejmë një pjesë të madhe të njerëzve që i harrojnë anët pozitive e sukseset e mëdha që i arriti gjatë viteve (1981-2000). Çdo qytetar shqiptar e ka të çartë se janë bërë kthesa të tilla rrënjësore, të cilat e kanë ndryshuar me hapa të jashtëzakonshëm situatën politike e shoqërore që mundësuan realizimin e aspiratave të kahmotshme historike.
Për ta sqaruar më mirë çështjen, do të mundohemi ta shohim ndryshimin që është bërë konkretisht në sferat shoqërore, politike e ekonomike në vitet e pasluftës në Kosovë. Aktualisht, përpara na kanë dalë dy faza të rëndësishme të zhvillimit të përgjithshëm politik, ekonomik e shoqëror. Faza e parë fillon me hyrjen e trupave të Natos dhe largimi i ushtrisë serbe nga Kosova, vendosja e administratës ndërkombëtare, dhe nisja e ndryshimeve të institucioneve të vjetëra nga UNMIK-u dhe krijimi i institucioneve të reja të Kosovës. Ndërsa, faza e dytë, fillon me largimin e UNMIK-ut dhe zëvendësimin e tij nga EULEX-i, të cilat edhe më tej vazhdonë të jetë forca kryesore qeverisëse deri sa jam duke e shkruar artikullin.

BASHKIMI GJEOGRAFIK I KOMBIT SHQIPTAR

____________________________________

Nga pikëpamja e thjeshtë politike e teorike, gjatë qeverisjes së UNMIK-ut, karakterizohet kryesisht ndryshimi i tipareve themelore të rendit shtetror të Kosovës, ndryshime e lëvizje që janë zhvilluar në mënyrë tepër të pabarabartë, me një gjërësi të madhe luhatjesh nga të gjitha anët. Baza shoqërore e këtyre ndryshimeve ka qenë veprimi I hapët në masë dhe i të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, në të gjitha fushat e përgjithshme, siç është veprimtaria mjaftë e zhvilluar brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës, pastaj e shtypit, institucioneve kulturore, tubimeve e zbatimeve të tyre që për shiptarët është një veprim i rrallë që mund ta shohim në histori. Përkundrazi nga vendosja e Euleksit apo nga fillimi i Fazës së Dytë të lëvizjes e cila karakterizohet me veprime konkretisht teorike e me një lëvizje pothuajse të njejtë.dhe qëndrimin e lëvizjes në vend. Për pjesën më të madhe të masës së Kosovës, nuk është bërë anjë ndryshim i dukshëm shoqëror e ekonomik qe dhjetë vite e më shumë në funkcionimin e stabilizimin e sistemit shtetror.
Ngjajshmëria midis këtyre dy periudhave të lëvizjes shoqërore, është se evolucioni i Lëvizjes Kombëtare edhe më tutje, vazhdon të jetë evolucion, si gjatë periudhës së paraluftës, ashtu edhe gjatë periudhës së pasëluftës, ku qëllimi kryesr është, krijimi i shtetit dhe Bashkimi me Shqipërinë Gjeografike. Kontradiktat midis këtij zhvillimi shoqëror dhe ruajtjes së rendit ekzistues të vjetër socialist, lexo (komunist) tashmë të tejkaluar, edhe më tej nuk është zhdukur, po vazhdon të mbetet ende ai që ishte më parë. Kjo,dukuri shoqëre, jo që nuk u zbut pas luftës, por ajo forcua e u acarua edhe më tepër nga depërtimi i një edeje përmbajtësore pjesërisht komuniste-borgjeze në këto veprimtari apo nëpër ato instititucione të veçanta të Kosovës, të sapoformuara e të dala nga lufta.
Në periudhën e parë të çlirimit e të lëvizjes kombëtare më së pari do të duhej të shtrohej çështja se cili duhet të jetë rezultati i ndryshimeve të ardhëshme të shoqërisë shqiptare. Për shkak të karakterit socialist që kishte populli i Kosovës në Jugosllavi, përmbajtja e këtyre ndryshimeve nuk mundet të mos ishte socialiste. Shoqëria e lartë komuniste si edhe shoqëria e mesme e cila qëndronte në pozitat e saj privilegjuese, kishte frikë nga ndryshimet eventuale të mundëshme. Për këtë arsye, ajo përpiqej ta ruaj një pjesë të konsiderueshme të mbeturinave të sistemit të vjetër ekzistues si edhe superstrukturën politike. Ndërsa, shoqëria e fshatit, duke qenë e lodhur me fshatarësinë e varfër që jetonte me punën e vet të krahut, nuk mund të mos synonte në transformimet demokratike e kombëtare të një forme krejtësisht tjetër, të cilat ia ngushtonin shumë vendin mbeturinave komuniste mesjetare të çfardo lloji që ishin ato. Shqiptarët, sa here e shikonin pozitën e tyre në mënyrë të ndërgjeshme e reale, si edhe zhvillimin e ngjarjeve rreth tyre, nuk kishte mundësi të mos i përcaktonin vetes një qëndrim të caktuar e real, ndaj këtyre ndeshjeje të dy tendencave të ndryshme të cilat kishin mbetur edhe më tutje në kuadrin e sistemit Jugosllav. Ato prapseprapë i përcaktonin mënyrat krejtësisht të ndryshme të këtij sistemi shoqëror i cili megjithate në vete përmbante një numër të madh influencash përparimtare. Kështu, periudha e pare dhjetvjeçare (1981-1990), nëpër të cilën kaloi shoqëria kosovare, shtroi para vetes një çështje të domosdoshme për ndryshimin e rendit institucional shoqëror social-komunist që ishte njëra nga forcat më regressive për shqiptarët e Kosovës e viset tjera në Jugosllavi.
Ndërsa në dhjetëvjeçarin e dytë (1990-2000), ndeshja në mes forcave ushtarake të popullit shqiptar dhe forcave ushtarake të udhëheqjes Jugosllave me rastin e kërkesave midis tendencave të ndryshme të zhvillimit shoqëror të Kosovës, asnjëherë nuk ishin vënë në rendin e ditës nga udhëheqia e athershme Jugosllave, pasi të gjitha këto tendeca progresive, ishin shtypur nga forcat policore sllave , ishin ndrydhur në vetevete, ishin burgosur e ndjekur vazhdimisht iniciatorët e ideatorët e tyre, nga vitet 1945 e deri sot. Gjatë asaj periudhe shoqërore, asjëherë nuk doli e nuk arriti të del në sipërfaqe, ndeshja e atyre dy rrymave që duheshin zbatuar për transformimin e së vjetrës, por dual vetëm humbja e besimit të çfarëdo transformimi të mundshëm shoqëror që është duke na përcjellë sot e tërë ditën. Pastaj dual edhe humbja e frymës së besimit për pajtim kombëtar, për çfardo mundësie të transformimit e bashkimit shtetror, pastaj frika e krijimit të teorive politike shoqërore si edhe mundësia e përgjithshme për ndonjë ndryshim progresiv të popullit shqiptar në përgjithësi.
Ky ndryshim shoqëror dhe jashtëzakonisht i shpejtë në mendjen e shqiptarëve e veçanrisht pas luftës së fundit çliruese, nuk është i rastësishëm, po nuk është as rezultat vetëm i një presioni nga jashtë apo ndonjë force tjetër jashtë Kosovës, po është rezultat i një numri të madh të faktorëve të ndryshëm. Kohët e mëparshme i kanë tronditur, thellë shtresat e popullsisë shqiptare sa që për vite të tëra me radhë, kanë mbetur të menjanuara nga çështja politike, vendim marrëse. Ata, kanë mbetur larg çështjeve më të rëndësishme shoqërore, saqë edhe tani ‘vlerësimi dhe rivlerësimi i të gjitha vlerave imediate kombëtare’ e kanë humbur kuptimin e plotë real. Megjithatë, e kaluara historike na ka mësuar se nesër sigurisht, disa qindëra e mijëra qytetar, student e intelektual shqiptar do të zgjohen nga gjumi i tyre bukur i gjatë, ku do të rreshtohen, përballë problemeve më të rëndësishme politike që do të dalin përpara tyre. Sigurisht që, kësaj here, Lëvizja do të veproi me një maturi e vendosmëri më të madhe e më të ndërgjegjshme, me një hap më të sigurt, e më të koordinuar, po gjithnjë duke u mbështetur në baza teorike më të mirëfillta shkencore.
Ligjet e historisë dëshmojnë se lëvizja në periudhën e parë për qëllim ka realizimin e transformimeve imediate në të gjitha fushatë e jetës së vendit, kurse në periudhën e dytë – përpunimin e experiences të fituar nga masa e gjërë popullore. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme e më të nevojshme sesa bashkimi i të gjithë atdhetarëve që në shpirt e ndjejnë thellësinë e krizës që e ka kapluar vendin dhe domosdoshmërinë e një lufte të pakompromisë kundër keqpërdorimeve, keq menaxhimeve, korrupcionit, neglizhencës, komprimitimeve të njerëzve të dëshmuar historikisht e kombëtarisht me veprat e tyre si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Prandaj në këto kushte e rrethana tepër të acaruara e të rrezikuara, është veçanrisht e rrezikshme shthurja në radhët e ish të burgosurve politik, ushtarëve të UÇK-së, studentëve dhe rinisë shqiptare në përgjithësi në kuptimin më të plotë të fjalës. Andaj, me përgjegjësinë time më të madhe deklaroj se detyra më imediate dhe më e rëndësishme e çdo qytetari shqiptari është ‘Kryerja e obligimeve e detyrave të kohës’.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura