NЁ ROSENHEIM TЁ BAVARISЁ U PROMOVUAN DY LIBRA TЁ VEPRIMTARIT MUSTAFЁ KRASNIQI

NЁ ROSENHEIM TЁ BAVARISЁ U PROMOVUAN DY LIBRA TЁ VEPRIMTARIT MUSTAFЁ KRASNIQI

Në Rosenheim –  në kujtimin e ngjarjeve të “Marsit Shqiptar” u promovuan dy librat e autorit Mustafë Krasniqit dhe u mbajtë orë letrare

Nga Mislim Berisha

Në Rosenheim, më datë 06.04.2025, Shoqata BKSA “Shqiponja në Rosenheim së bashku me Klubi Letrar “Martin Camaj” në Munih, për nder të muajit mars, i cili cilësohet si muaji i sakrificës me ngjarje historike: 7  Marsi-Dita e Mësuesit, Dita e Nënave, demonstratat e 11- të marsit deri te dita e bombardimeve me 24 mars, të NATO kundër pushtuesit serbë, në shenj respekt organizuan promovim librash dhe orë Letrare me titull “Marsi Shqiptar”.

Programin e hapi moderatori Refki Tafa, duke filluar me e violinisten, nxënësen e shkollës shqipe Buna Morina, për të vazhduar me këngën nga Agneta Gucati dhe duke i dhënë një emocion programit me piano, nga Oltion Berisha.

Moderatori Refki Tafa, në hapje të promovimit të dy veprave të autorit Mustafë Krasniqi:

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – Xhavit Haziri dhe “Rrënjët nuk Thahen”dha një rezyme për jetëshkrimin e autorit. Duke përshkruar për jetën dhe veprimtarin e tij, që nga persekutimi i familjes, shkollimi, veprimtaria e tij legale dhe ilegale, aktivitete humanitare e atdhetar, për krijimtarinë letrare, vizionin, misionin dhe pasionin e tij për shkollës shqipe, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut. Ndër të tjera tha: Ishte mësues i parë dhe kryetar i parë i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Bavari (LAPSH), tashmë kryetar i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, me vendimin e Ministres së Arsimit të Republikës së Shqipërisë Ogerta Manastirli. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Shoqatës BKSA “Shqiponja” Adem Veseli, Konsullja e Republikës së Shqipërisë znj. Miranda Kokona, mysafiri nga Kosova Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, poeti Malush Mrasori e Milazim Kajtazi dhe kryetari i Klubit Letrarë “Martin Camaj” Bashkim Halilaj.

Recensionin për librin “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – Xhavit Haziri e lexoi me ndjenja Shefqet Gashi, i cili ndër të tjera tha: …“Duke shfletuar monografinë e Mustafë Krasniqit “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë”, kushtuar atdhetarit dhe heroit të kombit Xhavit Hazirit, i cili duke qenë edhe vet bashkëveprimtar i heroit, na sjell para lexuesit një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë dhe angazhimit të atdhetarëve të kohës, gjatë viteve të cilët kishin vepruar. Kjo përpjekje padyshim nuk shteron burimin e madh të atdhetarizmit të atyre viteve, por hap një rrugë për studiuesit e ri, të cilët në rend të parë e kanë për obligim, që figurat e rëndësishme të rezistencës kombëtare t`i përshkruajnë me tërë origjinalitetin e tyre…..” .

Për librin e dytë “rrënjët nuk Thahen”, libër me poezi, foli poeti Malush Mrasori, i cili përmes recensionit të tij i dha një vlerësim librit në fjalë, duke e cilësuar si të arritur dhe të suksesshëm. Marsori thotë: Libri në brendësin e saj, përpos harmonizimit, metaforës, krahasimit, emocionit që i gjen me ngjyra të shumta figurative, poeti ka përzgjedhur tematikat të ndryshme, nga ato lirike e patriotike, e deri te ato poezi revoltuese kundër të padrejtës që i bëhet ushtarit të lirisë.

Për t’i dhënë një fuqi librit  “rrënjët nuk Thahen” u recituan dy poezi nxjerrur nga libri:

“E përulur bota” recituar nga nxënësja Buna Morina dhe poezinë “Ushtarin lakuriq ma lanë” recituar nga znj.Blerta Goçi-Morina dhe dy poezi tjera u interpretuan nga shkrimtari, poeti e gazetari i mirënjohur Demir Gjergji, realizuar nga studio “Derada”.

Pas promovimit të dy librave të Krasniqit u bë një pushim15 minutash, për t’u shërbye me ushqime tradicionale të përgatitura nga shoqata BKSA“Shqiponja” dhe për të vazhduar pjesa e dytë e orës letrare, nën drejtimin e moderatorit Mislim Berisha.

Ora letrare u hap nga poeti i mirënjohur Milazim Kajtazi, i cili mbajti një referat për rëndësinë që ka ora letrare për nxënësit, prindërit, mësuesit e gjuhës shqipe, poetët dhe mbarë mërgatën tonë. Ndërsa poezitë i recituan nxënësit e shkollës shqipe nga Rosenheim: Elina Neimi, Inara Rexhepi.

Kurse një poezi nga libri i Milazim Kajtazit e lexoi Adriana Mani, poezinë nga libri i Bashkim Halilaj e lexoi Shefqet Gashi  dhe Migena Hoxha. në fund poezitë e krijuara u lexuan nga poeti Malush Mrasori dhe Mustafë Krasniqi.

Në fund të programit u ndan Mirënjohje nga shoqata BKSA “Shqiponja” dhe Klubi Letrar “Martin Camaj” për kontribut kulturor e atdhetar: Mustafë Krasniqi, Shefqet Gashi, Milazim Kajtazi, Malush Mrasori, Valbona Roqi, Mislim Berisha, Refki Tafaj, ndërsa Klubi Letrarë “Martin Camaj” ndau tri mirënjohje për BKSA “Shqiponja”, Blerta Goçi-Morina dhe Ardiana Mani dhe Shoqatës BKSA “Shqiponja”.

Programi u përmbyll me dy këngë atdhedashurie për të pranishmit, përmes tingujve të sharkisë dhe zërit të ëmbël të atdhetarit Sheqfet Gashi dhe krejt në fund Blerta Goçi Morina dhe kryetari Ademaj e Halilaj falënderuan të gjithë vullnetmirët të cilët ofruan ushqim dhe pije falas për të gjithë pjesëmarrësit e këtij takim.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

AROMЁ TRЁNDAFILASH

Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash,e ëmbël si mjalti, freski shpirti,e thellë si deti, e…