NË GJASHTË VJETORIN E FORMIMIT TË QEVERISË HARADINAJ DHE QEVERIA KURTI-2

NË GJASHTË VJETORIN E FORMIMIT TË QEVERISË HARADINAJ DHE QEVERIA KURTI-2

Nga Sheradin Berisha, Facebook 9 shtator 2023

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 dhe një krize tre mujore, më 9 shtator pa debate parlamentare, Ramush Haradinaj u zgjodh Kryeministër i Kosovës, me 61 vota për dhe 1 abstenim. Pjesa tjetër e 58 deputetëve (LVV – LDK) bojkotuan votimin. Qeveria e Ramushit përbëhet nga koalicioni: PDK – AAK – NISMA – AKR + Lista Serbe (PANA+LS). Votimit të qeverisë Haradinaj i parapriu një situatë e pakëndshme, vonesa e deputetëve të Listës Serbe, të cilët nuk gjendeshin në Kosovë, por në Serbi në takim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Për rrjedhat e këtyre zhvillimeve lexoni këtu:

‘TAKSA’ E RAMUSHIT, KRIMI I ORGANIZUAR DHE FUNKSIONIMI I SERBISË NË REPUBLIKËN E AHTISARIT!

***

MARRËVESHJA PAN+AKR (04.09.2017) – BEHGJET PACOLLIN DO TA BËNTE EDHE PRESIDENT TË KOSOVËS NË VITIN 2021! (Dokument)

***

Duke e ditur paraprakisht këtë gjendje më 5 shtator 2017, vetëm 4 ditë para formimit të qeverisë Haradinaj (më 9 shtator), kam bërë këtë analizë:

Për ta ndalur Serbinë dhe ikjen e shqiptarëve nga Kosova

KOSOVËS URGJENTISHT I DUHET NJË QEVERI E NDRYSHIMIT ME SHUMICË SHQIPTARE!

Nga Sheradin Berisha

Për ta ndalur Serbinë në Kosovë, Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e ndryshimit me shumicë shqiptare…

Pas konstituimit të kësaj qeverie, Kuvendi i Kosovës duhet sa më parë të nis:

1 – ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit,

2 – ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, dhe

3 – një reformë të thellë në drejtësi, polici,.., duke përfshirë këtu dhe ligjin e lustracionit.

1. Ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit

Në keshtetutë duhet të ndryshohet shumëçka e mbi të gjitha:

a) vendet e rezervuara për pakicat, dhe

b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend! (Vendet e rezervuara për pakicat dhe shumica e pakicës nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve në botë, andaj pse duhen të jenë pafundësisht në Kosovë?!)

2. Ndryshimi i ligjit për zgjedhjet

a) Kosova aktualisht është një zonë zgjedhore, ndërsa duhet të ketë pesë (5) zona zgjedhore (Shqipëria i ka dymbëdhjetë (12) zona zgjedhore!),

b) Kuvendi i Kosovës duhet t’i ketë 100 deputetë (jo 120 sa i ka tani),

c) Ҫdo zonë zgjedhore mund t’i ketë 15-20 deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë dhe më cilësor në kuvend!

d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe vetëm 5% minoritete! Prandaj mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend! Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93-96 deputetë, ndërsa minoritetet mund t’i kenë 4-7 deputetë!

 3. një reformë e thellë në drejtësi, polici,.., duke përfshirë edhe lustracionin

Të gjithë sektorët e drejtësisë, të policisë, politikës, (duke përfshirë këtu edhe çështjen e lustracionit), duhet të jenë të pavarura të depolitizuara dhe të pastruara nga ish politikanë, gjyqtarë, prokurorë, etj., sepse vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar…!

***

Siç e theksova në fillim këto reforma për ndryshime substanciale bëhen vetëm me një qeveri që ka shumicën shqiptare, pa i anashkaluar komunitetet minoritare. Dhe Kosovës i duhen së paku 2 – 3 mandate të Kuvendit për ta sanuar këtë gjendje të rëndë politike, sociale, ekonomike … që po shkakton edhe ikje!  Ndërsa ndryshimi substancial fillon pas 8 apo 12 vjetve!!!

——–

Nga arkivi, më 5 shtator 2017

KOSOVËS URGJENTISHT I DUHET NJË QEVERI E NDRYSHIMIT ME SHUMICË SHQIPTARE!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10210203670664626&id=1125324528

***

Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 fitoi LVV bashkë me listën Guxo, dhe për pak ditë bëhen 31 muaj qysh kur qeveria Kurti-2 ka në qeveri shumicën shqiptare, por ende nuk ka nisma për ndryshimin e kushtetutës së Ahtisarit, ndryshimin e ligjit për zgjedhjet (përveç ndryshimit për votimin e mërgimtarëve nëpër ambasada dhe konsullata),

nuk ka reformë të thellë në drejtësi (përkundër përpjekjeve të ministrisë së drejtësisë në këtë drejtim), nuk ka reformë në polici, ndërsa për çështjen e lustracionit nuk është diskutuar fare!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura