EDHE NË RIJEKË DHE PULË TË KROACISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

EDHE NË RIJEKË DHE PULË TË KROACISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

Letër falënderuese!

Nga Nusret PLLANA

Deputetes shqiptare në Zagreb, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj dhe Gjeneral Esat Çollakut – Kryetar i Unionit të Bashkësisë Shqiptare në Kroaci!

Falënderojmë Bashkësinë shqiptare në Rijekë dhe Pulë, si dhe znj. Dorotea Kerni, Kryetare e Shoqatës së grave shqiptare “Drita” në Zagreb, për organizimin e suksesshëm më, 3 dhe 4 dhjetor 2022, të promovimit të veprave publicistike e dokumentare të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Ne si autorë, Ishim tejet të nderuar me organizimin e mrekullueshëm të organizatorëve të Shoqatave të lartëpërmendura, për të marrë pjesë aktive në shënim të Festave të Nëntorit të Madh, për të dhënë edhe ne kontributin tonë, përmes promovimeve të librave “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999” dhe “Mos harro kurrë”, si dhe të filmave dokumentarë “Kush i vret fëmijët” dhe “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala.

Falënderojmë nga zemra prezencën aktive të Ambasadorit të Republikës së Kosovës, z.Martin Berishaj, në Rijekë e në Zagreb, deputeten shqiptare, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj, e cila gjithashtu na nderoi me prezencën e saj aktive në Rijekë e në Zagreb, për të na lënë mbresa të paharrueshme në kuadër të manifestimeve “Ditët e kulturës shqiptare” në Kroaci.

Për sukseset tona të përbashkëta në Rijekë, falënderimet u takojnë udhëheqësve të Bashkësisë shqiptare në Rijekë, z.Valentin Lleshi – Kryetar dhe anëtarëve të kësaj kryesie, z. Gjergj Lekaj, z.Toni Marku, Gani Xharrahu e Remzi Bajraktari.

Për organizimin e mrekullueshëm në Pulë, u jemi mirënjohës dhe falënderues, z. Rok Lekaj, Kryetar i Bashkësisë shqiptare në Pulë, z.Selim Mulliqi, sekretar dhe Gjeneral Esat Çollakut – Kryetar i Unionit të Bashkësisë Shqiptare në Kroaci.

Për ta bërë edhe më madhështore atmosferën paspromovuese të veprave tona në qytetin e bukur bregdetar të Pulës, e për t’I nderuar autorët e veprave publicistike – dokumentare, N.Pllanën e A.Aliçkajn, kishte ardhur enkas nga Austria, këngëtari i mirënjohur shqiptar Nikollë Gjini me të vëllain Ndrecën, duke na argëtuar me një repertoar të pasur të këngëve folklorike shqiptare, për çka, disa herë nderohej me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

Për organizimin e mrekullueshëm të promovimit të veprave tona në amfiteatrin e bukur të “shtëpisë së gazetarëve”në Zagreb, falënderimi i takon deputetes shqiptare, znj.Ermina Lekaj – Perlaskaj dhe Shoqatës së grave shqiptare “Drita” në Zagreb, përkatësisht znj. Dorotea Kerni – Kryetare dhe drejroreshë e Bibliotekës shqiptare në Zagreb, ku përveç shumë dashamirëve të librit e të filmave dokumentarë, ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Martin Berishaj dhe zv.Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Alma Kasa, të cilët i vlerësuan lartë veprat e autorëve N.Pllana e A. Aliçkaj.

Kontribut të çmueshëm me këtë rast dhanë edhe z.Gëzim Olluri – gazetar, z.Sejfedin Prekazi – fotoreporter dhe gazetarja kroate, znj. Slavica Sharoviç, të cilët i falënderojmë përzemërsisht dhe u jemi shumë mirënjohës!

Bashkëautori i librit “Mos harro kurrë”, z.Agim Aliçkaj kishte ardhë enkas nga Amerika mike, pëkatësisht New Yorku, së bashku me bashkëshorten e vet, znj.Sadete Aliçkaj, për të marrë pjesë aktive e për të na i bërë edhe më madhështore promovimet e veprave tona në Gadishullin Ilirik, në Rijekë, Pulë e Zagreb, e të cilët meritojnë një falënderim të veçantë për kontributin e tyre të çmueshëm gati dyzetvjeçarë, në shërbim të çështjes kombëtare atdhetare!

_________________

EDHE NË VJENË DHE LINZ TË AUSTRISË U PROMOVUAN VEPRAT E GJENOCIDIT SERB MBI SHQIPTARËT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura