NË KURTHIN E SISTEMIT POLITIK TË PIRAMIDËS!
Nga Sheradin Berisha, FB 21.12.2022 – Pashtriku 20.01.2023
Republika e Pakos së Ahtisarit e cila nuk ka lidhje me gjakun e derdhur të Adem Jasharit, nëse bëhet edhe me Zajednicë shndërrohet në prapanicë të strukturave kriminale në Mitrovicë!
/ Sheradin Berisha, Facebook 16.12.2022
***
Duhet të kuptojmë një gjë! Synimi i SHBA’së është futja e Serbisë nën ombrellën e NATO’s. Andaj nuk rreshtin kompromiset që i bëhen Serbisë në dëm të Republikës së Ahtisarit, e cila shumë pak i ngjanë aspiratave të Adem Jasharit!
/ Sheradin Berisha, Facebook 17.12.2022
***
Barikadimi i planifikuar! Escobar: Asociacioni do të bëhet. Hill: Të jeni të sigurtë se Asociacioni do të themelohet! Për mua është shumë e qartë se, barikadimi i veriut është preludi i themelimit të Zajednicës!
/ Sheradin Berisha, Facebook 19.12.2022
***
Dy vjet më parë (më 20.12.2020) paskam shkruar:
“Politikës shqiptare i duhen politikanë mendjendarë, jo këmbëhapur e trushpërlarë! E për fat të keq as mendjendarët nuk mund të jenë të parët, sepse mbi krye i kanë sërish pashallarët që dirigjohen nga bankarët!”
Sot e kemi në pushtet “mendjendarin” Albin Kurti, i cili po sfidohet nga “pashallarët”: Escobar, Hill, Borell, Lajçak dhe jo vetëm, të cilët zbatojnë politikat e sistemit piramidalë të elitës bankare për interesat e tyre globale!
Ku e kanë vendin lidershipi politik e institucional i Kosovës, Shqipërisë dhe jo vetëm në sistemin e pirmadës?!
Lexoni këtu
SUNDIMI I NJERIUT NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!
Edhe këtu:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10219701358220879&id=1125324528
______________________
VUÇIQI PRETENDON RIKTHIMIN E PËRHERSHËM TË SERBISË NË KOSOVË PËRMES ZAJEDNICËS!
***
MUSTAFA SHTEGËTARI!