NË OSLLO TË NORVEGJISË U PROMOVUAN LIBRI: ”NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË…” DHE DOKUMENTARI „KUSH I VRET FËMIJËT“

NË OSLLO TË NORVEGJISË U PROMOVUAN LIBRI: ”NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË…” DHE DOKUMENTARI „KUSH I VRET FËMIJËT“

29 Maj 2022

NORVEGJI – OSLLO

E vogël ishte salla e bukur e Klubit “RILINDJA”, në Osllo, për t’i zënë të gjithë të interesuarit (motra e vëllezër gjithandej Norvegjisë) e që morën pjesë dhe e krijuan një atmosferë shumë madhështore me rastin e promovimit të librit të vogël “NEVER FORGET – MOS HARRO KURRË”(Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844-1999), të autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj.

Me këtë rast u promovua edhe filmi dokumentar “Kush i vret fëmijët?!”, të producentëve Nusret Pllana e Esat Shala.

Përveç shumë bashkëatdhetarëve tanë nga Osllo dhe shumë qytete të tjera të Norvegjisë, morën pjesë edhe përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Osllo, znj. Blerta Vehapi, përfaqësuesja e Organizatave studentore për të drejtat e Njeriut në Norvegji, znj. Maria Gjaci, udhëheqësit e Radio “Rilindjes” në Osllo, z. Alush Baliqi, z. Metush Bajrami – moderatori i mrekullueshëm i këtij manifestimi kulturor, shkencor dhe edukativ, poeti dhe veprimtari i mirënjohur i çështjes kombëtare, z. Imri Trena( “Zëri i Arbërit”), përfaqësues të shumë Familjeve Aliçkaj e Pllana, z. Astrit Kukleci – Drejtor i Klubit futbollistik “Rilindja” të Osllos, z. Fehmi Sejdiu, të cilit i falënderohemi në veçanti për fotot e realizuara me aparatin e tij “magjik”, me aq përkushtim e profesionalizëm,  e shumë e shumë qytetarë të vendeve të ndryshme të Norvegjisë dhe miq norvegjez të shqiptarëve, të cilët u ndanë shumë të kënaqur me këtë mbrëmje promovuese të veprave tona publicistike e dokumentare.

Në emrin tim dhe të z. Agim Aliçkaj, i falënderojmë të gjithë nga zemra, për prezencën e tyre aktive dhe kontributin e tyre shumë të çmuar!

RESPEKT!

Nusret Pllana

***

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, JU LUMT TË NDERUARIT VEPRIMTARË TË ÇESHTJES MADHORE MBARË SHQIPTARE NUSRET PLLANA DHE AGIM
    ALIÇKAJ; PËR LIBRIN ËMBLEMATIK ” KURRË MOS HARRO” PËR GJENOCIDET DHE ETNOCIDET NGA HOLOKAUSTE MË
    GJENOCIDALË, MË ENOCIDALE, NGA BANDAT MË TË TRANDAT, RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE AUH, PUSO
    VERBO FERRKO FURKO TUGOSHKAVE; QË ME SHEKUJ DUKE KEQPËRDORUR EDHE TEMPUJ, SI ME KISHA E XHAMIA O,
    PORSI BISHA NGA KARPATIA, TRAKTATZIA, SE PAK U DUKEN, QË NA ZHDUKËN, NËN DHUNË E PËRDHUNË MBI 80%
    POR, EDHE SOT, KËRKOJNË, TENTOJNË, TË NA ASGJASOJNË, ASIMILOJNË, VARRZIMI SHTROJNË; PËR ÇFARROSJE,
    VARROSJE, PËRSE GJALLI, QË NA KALLI OUUUH, MOJ SHTRIGA MË E LIGA, SI SHLLIGA, QË NUK NGOPEN AS KOPEN
    HEEEJ, ME GJAK DHE PRAG TË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKA VËRRISË; ËËËH, PELLAZGO ILIRO OREEE MBARË
    SHQIPTARISË; HEEEJ, TË MBARË SHQIPTARISË!!. ME TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA LUFTA E KOSOVËS, MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura