NË PRIZREN MË 6 VERDHOR (TETOR) 1968 U ORGANIZUA KUNDËRSHTIMI I PARË (DEMONSTRATA E PARË) NË KOSOVË

NË PRIZREN MË 6 VERDHOR (TETOR) 1968 U ORGANIZUA KUNDËRSHTIMI I PARË (DEMONSTRATA E PARË) NË KOSOVË

Nga Abas  Fejzullahi, Bern 11 tetor 2021

Një sqarim i shkurtër, para se të kujtohet e trajtohet shkurtimisht Kundërshtimi i parë (Demonstrata e parë) në Prizrenin historik më 6 Verdhor (Tetor) 1968.

Më 8, 9 e 10 Korrtor (Korrik) 1945 në rrethana të shtetrrethimit dhe kontrollit ushtarak u mbajt mbledhja e Këshillit Krahinor për Krahinën Autonome për Kosovë e Dukagjin (ndërsa për pushtuesit Serbo-sllav quhej Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë – KAKM, kuptohet pa autonomi, por, në robri të plotë që rrjedhat e ngjarjeve të më vonshme dëshmojnë me të dhëna e dëshmi të mjaftueshme, që me dhunë e përmes kërcënimeve, Ju bashakngjitë Kosova  Serbisë Federale si pjesë përbërse..!

Delegatët që kundërshtuan këto vendime u burgosën dhe u zhdukën…! Menjëherë pas kësaj mbledhje filloj të jetësohen të gjitha elaboratet dhe programet e KOS (Kishës Orthodokse Serbe) dhe akademikëve si Vaso Çubrilloviqi, Ivo Andriqi dhe Ivan Vukotiqi etj.

Viti 1948 në popull njihet si viti i URISË dhe i vdekjeve nga URIA, nga se pushteti, hambarët me drith e magjet me miell ua lanë thatë, pa asnjë kokërr misër e grur dhe pa miell as për një bukë, se sipas pushtetit ishin TEPRICA për shqiptarët dhe pushtetit i duheshin…!

Sipas planeve dhe programeve, vazhduan burgosjet, keqtrajtimet dhe dënimet e organizatorëve si të NDSH (Nacional Demokratikës Shqiptare) etj, shpifnin e shpiknin procese gjyqësore siç ishte Procesi i Prizrenit dhe Aksioni i mbledhjes së armëve në vitin 1955-1956, ku u keqtrajtuan, shumë shqiptarë, dhe nga pasojat e dhunës fizike dhe psiqike shumica mbeten të pa aft tërë jetën ose vdiqën gjatë keqtrajtimeve ose më vonë..!

Të gjitha bëheshin me qëllim për t’u shpërngulur për në Turqi sipas marrëveshjes që kishte bërë aso kohe Jugosllavia me shtetin Turk..!

E gjithë kjo dhunë për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë mbikqyrej nga Aleksandër Rankoviqi Ministër i Punëve të Brendshme në Federatën Jugosllave dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkërenditje të veprimeve mes KOS dhe LKS, AASHS..!

Kryeçetniku Aleksandër Rankoviqi është dekoruar me Dekoratë të lartë gjatë kohës së LDB-re nga udhëheqësia  Shqiptare e Shqipërisë  në Tiranë..!

Kështu që:

Shqiptarët në vazhdimësi kanë qenë të detyruar me bë kundërshtime ndaj pushtuesve, sipas mundësive dhe rrethanave ekzistuese, për të mbrojtur ekzistencën e qenies së tyre bilogjike dhe kombëtare të rrezikuar nga shfarosja në trojet e tyre historikisht vendore. Për të mbrojtur pragun e shtëpisë, të drejtat vetanake, familjare dhe kolektive, nga pushtues e pushtete të huaja..!

Para 53 vitesh në Prizrenin historik, më 6 Verdhor (Tetor) 1968, filluan Kundërshtimet (Demonstratat) e para të organizuara nga intelektualë, student dhe zejtarë të Prizrenit, 23 vite pas viti 1945, ku dhuna për shfarosjen e shqiptarëve s’u ndalë asnjëherë..!

Pikërisht nga Prizreni historik vazhduan kundërshtimet (Demonstratat) gjatë muajit Brymor (Nëntor) në tërë Kosovën tue përfshi Tetovën në Maqedoni gjatë muajt Dimror (Dhjetor) 1968, me kërkesat e arsyeshme për të drejta të barabarta njerëzore e kombëtare  dhe për Kosovën Republikë. NJË DUKURI  E SHËMTUAR APO SËMUNDJE E PA SHËRUAR..!?

Një dukuri e shëmtuar apo sëmundje e pa shëruar, tek disa që mendojnë e dëshirojnë të jenë të parë, të tregohen organiztorë të ngjarjeve apo edhe prijsa e kmandanta, tue mendue se s’ka mbetur gjallë askush që e din të vërtetën, që ka të dhëna e dëshmi që tregojn të vërtetën… me të dhëna e dëshmi..!

Edhe për ngjarjet e 6 Verdhorit (Tetorit) 1968 në Prizrenin historik ka zëra të tillë kohëve të fundit që po i bien tupanit nëpër organizime të ndryshme se janë organizatorë kryesor…  të këtyre ngjarjeve ndoshta i ka lënë kujtesa apo ua ka trazuar mendjen lakmia për nam e për lavd, apo ndoshta tue mendue se ndonjëri nga organizatorët kryesor ka ndërruar jetë dhe s’ka mbetur gjallë askush prej bashkëveprimtarëve dhe organizatorëve, për të dëshmuar e treguar të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe si ka ndodhur në kohë dhe hapësirë..!  

Në vijim të vërtetën mund ta dëshmojnë edhe shkrimet po edhe rrëfimet e organizatorëve që janë ende tue jetue e me mendje dhe kujtes të kthjelltë dhe me shkrime të publikuara edhe të tregojnë edhe për ata që kanë kaluar në amshim dhe tani më s’ flasin por flasin veprat e tyre dhe dëshmitarët e gjallë...!

Meriman Braha, gjatë vitit 1968 ishte student i SHLP ”Xhevdet Doda” në Prizren, njëri ndër oraganizatorët e kundërshtimit të parë (demonstratës së parë) 6 Verdhor (Tetor) të vitit 1968 në Prizren.

Gjatë një bashkëbisedimi me Manin (Merimanin) gjatë verës në këtë vit pandemie, ra biseda edhe për ngjarjet e Prizrenit të sipër shënuara për organizimin e tyre dhe organizatorët e ndër ta më tepër u bë fjalë për zejtarin e mirënjohur Pashk Laçin, tani më në përjetësi, si arëpunues dhe mjeshtër i përkryer jo vetëm në këtë drejtim si zanatli…

Meriman Braha gjatë bashkëbisedimit rrëfeu edhe për rrethanat e asaj kohe, ku mes tjerash tha se:

Kemi provuar organizimin për kundërshtimin e parë (demonstratën e parë) ta bëjmë me 10 Qershor të vitit 1968, që ishte një lidhshmëri me datën historike të LSHP (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), kërkesat  dhe programin e qëllimet e saja kombëtare.  

Mirëpo pas një analize të hollësishme në dyqanin e argjentarit Pashk Laçi, ku ishte pikë takimi i të gjitha organizimeve aso kohe erdhëm në përfundim s’bashku me Pashkun se: përgatitjet duhet të bëhen ende më mirë dhe kishim shenja e dyshime se organet e sigurimit të shtetit, kanë nuhatje rreth organizimit, ishte edhe e arsyeshme të dyshonim se mos po na dështon veprimi, kështu që e pamë të arsyeshme të organizohemi më mirë tue përcjellur rrethanat për të vepruar në kushte e rrethana më të përshtatshme sipas vlerësimeve.

Tregonte për pjesëmarrjen e studenteve dhe studentëve, vullnetin dhe guximin e tyre si dhe përkrahjen e zejtarëve në veçanti dhe të qytetarëve  të Prizrenit në përgjithësi, që nga nisja e pjesëmarrësve dhe valvitja e Flamurit kombëtar deri tek LSHP, ku sipas programit janë lexuar Kërkesat që i kishim përgatitur gjatë organizimit, tregonte edhe për përkrahjen e qytetarëve gjatë gjithë parakalimit  deri në shpërndarjen e  pjesëmarrësve.

PASHK  LAÇI

21.10.1937 –  04.07.2012

Disa të dhëna shkurtimisht për jetën dhe veprën e argjendarit PASHK LAÇI nga Prizreni historik.

Prizreni në të gjitha periudhat është i njohur si një ndër qytetet me zejtari të shumëllojshme të zhvilluar e ndër to më e dalluara ka qenë dhe mbetet mjeshtria e punë dorës me ari dhe argjend, jo vetem shitblerje por edhe për bukuri e stoli edhe me vëlera të veçanta artistike.

Pashk Laçi, ka qenë një ndër më të njohurit në Prizren për këtë mjeshtri, dhe vendi i tij i punës dyçani apo dugaja siç e quanin të gjith qytetarët e katunarët e të gjitha rrethinave të Prizrenit  e më gjërë!

Ka qenë me za e me nam për punën fisnike dhe të përkryer që Pashku e bënte sipas kërkesave dhe nevojave të myshterive.

Mirëpritjen e bashkëbisedimin që e bënte me përzemërsi e siguri për punën dhe mallin me blerësit dhe bisedat me miq e dashamirë që e vizitonin nga të gjitha anët e Kosovës e nga të gjitha shtresat, qytetarë,  bujq e katundarë, nëxnës, student, mësues, arsimtarë, profesorë e intelektualë të të gjitha drejtimeve deri tek politikaj, veprimtarë e atdhetaër nga e tërë Kosova e më gjërë që vazhdimisht e kanë vizituar këtë dyqan apo më mirë të thuhet këtë vendtakim për këshilla, biseda e kuvendim.

Me këtë rast po permendi vetëm disa nga veprimtaritë e Pashk Laçit jashtë zanatit të tij, të cilin e ka ushtruar për çdo ditë në dyqanin e tij. Në dyqanin e tij janë bërë të gjitha takimet, këshillimet dhe organizimet lidhur me kundërshtimin e parë (demonstratën e parë) me 6 Verdhor (Tetor) 1968 në Prizrenin historik.

Ka përgatitur Dramën SKËNDERBEU që është shfaqur në Shtëpin e kulturës në Pizren  me rastin  e 500 vjetorit të kalimit në përjetësi të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Vazhdimisht ka bashkëpunuar me Teatrin fillestar ka bërë përpjekje bashkë me aktorin Muharrem Qena për ta bërë Teatrin profesonal në Prizren.

Në dugajën e Pashk Laçit në vazhdimsi kanë ardhur jo për të blerë por për të biseduar e bashkëbiseduar nxënës, student, profesorë, artist  dhe unë,  autori i këtij shkrimi në Dyqanin e Pashkë Laçit kam qenë shpesh herë dhe aty jam njoftauar me profesor Mehmet Topallin mësimdhënës në SHLP, Prof. Yll Zajmin, me mësimdhënës të shumtë si, Hasan Ibrin, Gani Durajn, pastaj me baban e Ukshin Hotit dhe vet Ukshin Hotin, Muhamet Shukriun dhe Gita Shukriun prindërit e Edi Shukriut arkeologe, me aktorin Muharrem Qena e Luljeta Çeku dhe shumë e shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare si mësimdhënësin Salajdin Braha, mjek dhe teknik medicinal si Salajdin Krasniqin, gazetarin e shokun e kahershëm Skënder Zogaj dhe shumë e shumë të tjerë .

Si përfundim, për jetën dhe veprën  atdhetare të Pashk Laçit ka mjaft se çfarë të shkruhet e të thuhet, pa smadhime e zbukurime, sepse jeta dhe veprimtaria e tij  i jep shkëlqimin e merituar.

Për të mos u ndalur në hollësi të tjera si plotësim shërben edhe shkrimi i autorit Sheradin Berisha i datës 2021-10-06 si në vijim:

“Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:

1. Meriman Braha,

2. Isa Demaj,

3. Pashk Laçi,

4. Haxhi Maloku,

5. Zymer Neziri,

6. Gjergj Camaj,

7. Shpresë Elshani,

8. Simon Kuzhnini,

9. Rafet Rama,

10. Lemane Braha,

11. Pjetër Dreshaj,

12. Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.

Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP – ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:

– ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,

– ”Rroftë populli shqiptar!”,

– ”Duam Universitet!”,

– ”Duam barazi!” dhe

– “Kosova Republikë!”.

Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar:

– që të jetojë i lirë si popujt e tjerë;

– t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë;

– të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe;

– t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare;

– të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet;

– të ketë punë edhe për shqiptarët;

– në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.

Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.

Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenduan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike.

___________

Shkëputur nga studimi im: “Roli historik i demonstratave shqiptare, tetor – dhjetor 1968” i botuar në vëllimin II të librit “Demonstratat e vitit 1968”, ku janë përmbledhur kumtesat nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008.

ÇERKIN IBISHI

Gazetari i RILINDJES është keqtrajtuar fizikisht për shkrimet e publikuara në Rilindje dhe shtypin e kohës për dhunën dhe keqtrajtimet që policia serbe i bënte në vazhdimsi ndaj shqiptarëve.

Edhe kur ishte student i SHL “Xhevdet Doda“ në Prizren NË VITIN 1968. Në vijim përshkruan ngjarjet si pjesmarrës që ishte në ato ngjarje në Prizren me shkrimin dhe poezin e tij në vijim:

“Në Prizrenin historik, më 6 tetor 1968, u organizua demonstrata e parë ku në ballë të kësaj demonstrate me flamurin e hapur kombëtar (Kuq e zi) ishin studentët e ShLP që marshuan qendrës së qytetit, kah Shadërvani, duke brohoritur: Kosova Republikë, ndërsa para ndërtesës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit foli organizatori Meriman Braha.

Si student isha pjesëmarrës në këtë demonstratë ku për herë të parë, në mënyrë publike, u kërkua Kosova – Republikë. E ndjeva veten krenar ndaj nga frymëzimi lindi kjo poezi.

Total
0
Shares
374 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura