DHELPËRITË GREKE KËRKOJNË NJË BASHKIM ME SHQIPËRINË SIҪ ËSHTË AUSTRIA ME HUNGARINË – PËRGJIGJIA E ISMAIL QEMALIT! (DIELLI, SHTATOR 1913)

Pashtriku.org, 13. 06. 2105 – Në shtator të vitit 1913, Gazeta “Dielli” e cila dilte në Boston të SHBA’ve, në një artikull mjaft interesant shkruante lidhur me një propozim të Greqisë që të bëhej një mbretëri e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë, sipas modelit që kishte Austro-Hungaria.
Në artikull thuhej: Vlorë (21 shtator 1913) – Në Shqipëri erdhi një Komision i dërguar nga Grekët nga vendet e pushtuara. Këta janë përfaqesues të Korçës, Gjirokastrës, Permetit, Leskovikut, Delvinës. Qëllimi i tyre është se janë të dërguar prej qeveritarit grek të Janinës për të negociuar me gurvenen Shqiptare, që Shqipëria të jetë bashkë me Greqinë ashtu siç është Austro-Hungaria. Në fjalimin që patën me kryetarin e Qeverisë Shqiptare (Ismail Qemalin) i dhanë argumente se në qoftë se që s’bahet një punë e tillë do të ketë shumë trazira Shqipëria nga andarte vendit (vendasit). Do të ngjasë një luftë vllazërore (të cilët përgatitnin grekët me intrigat e tyre) dhe Shqipëria nuk do të jetë e qetë. Po një bashkim i të dy shteteve do të jetë i vetmi shpëtim për kombin shqiptar. Ismail Qemaili duke kuptuar mirë nga rrjedhin këto dinakëri dhe dhelpëri, u tha delegateve që: “Shqypëria sot është në duar të fuqive të mëdha dhe nuk mund të bëjmë as një marrveshje”. Kësisoj kryeunjur delegatët këpucëngrysur të grekërve vanë nga kishin ardhur. Nuk dimë ç’qëllim kanë këto kërkime të çuditshme të gatuara në fabrikat e qelbura të zyrës së punëve të jashtme të Parisit, po kuptojmë një gjë. Grekët duke parë se nuk mund ti mbajnë dot vendet e pushtuara me gjithëse përdorën ç’do mënyrë barbare, zunë udhën e dhelprave. Kemi të shohim shumë gjëra nga këta njerëz prapsonjës gjer sa ti kthejmë krahët Shqiprisë gjorë .- Po në një anë po bëhën këto që thamë me sipër, në anë tjetër po e mundojnë popullin shqiptar të viseve që i kanë pushtuar…Lavdi Zotit – të huajt i njohën mirë grekët dhe kuptuan metodat e tyre.

Lexoni të plotë faksimilin e gazetës “Dielli”:

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura