NË MUNKA LJUNGBY – ENGELHOLM TË SUEDISË SHKSH ”NËNA TEREZË” FESTOJ 110 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Ishte e vogël salla për ti pranuar të gjithë ata bashkatdhetarë të cilët dëshironin që të jenë prezent me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit kombëtar dhe 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Moderatore të kësaj mbrëmje festive ishin: Alketa Kajtazi, në gjuhën shqipe dhe Donika Sallahu, në gjuhën, suedeze.
Programi festiv filloj, me daljen në skenë të grupit të valltarëve të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Nëna Terezë”, (SHKSH), të veshur me veshjet kombëtare,të mbuluar me flamurin kuq e zi, që ngjallnin ndjenjën e heroizmit e atdhedashurisë, pastaj filluan me intonimin e himnit kombëtar. Nën moton “Gjurmë shqiptare në Munka Ljungby -Engelhoim, të Suedisë, SHKSH ”Nëna Terezë”, ka festuar të shtunën ditën e flamurit kombëtar dhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Kryetari e kësaj shoqate, z. Rrahman Rrahmani, në fjalën e tij hyrëse, duke përshendetur të pranishmit tha:
Mirë mbrëma dhe mirë se keni ardhur në këtë mbrëmje festive. Më lejoni që në emër tim personal, si dhe në emër të kryesisë së SHKSH ”Nëna Terezë”, në Ängelholm, në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ali Zejnullahu, sekretar, Ferki Hiseni, arkëtar, Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri, Arben Hasani dhe Besam Istrefi, anëtar të kryesisë, të ju uroj ”28 Nëntorin”, diten e Flamurit kombëtarë dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ai fillimisht uroj festen e Flamurit kombëtar kryetarit të Shoqates së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, z. Hysen Ibrahimit, anëtarëve të kryesisë dhe anätarësisë të shoqatës në fjalë, të cilët ishin prezent në këtë mbrëmje festive. Ndërsa për punën dhe kontributin me fëmijët tanë, në sferën e kulturës z. Rrahmani, e përgëzoj, Besam Istrefin dhe Muharrem Ibren, por edhe valltaret e moshës më të rritur siq janë: Albina Ibrahimi, Alketa Kajtazi, Donika Sallahu, Deona Smajli dhe Albertina Hoti. Me këtë rast z.Istrefi dhe z. Ibra, u përshëndetën nga të pranishmit në këtë mbrëmje festive me një duartrokitje të gjatë. Pastaj grupin muzikor: Buli Kenyband, nga Shkupi apo Ilirida e lavdishme, me këgëtarët, Burhan Beqiri -Buli dhe Nehat Veseli. Ndërsa me Sint: Kenan Fera dhe me Saxofon: Sead Amedi.
Z. Rrahman Rrahmani
Fjala e rastit në shënimin e Ditës së Flamurit, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mbajtur më 26 nëntor 2022, në Munka Ljungby-Engelholm.
Të nderuar mysafirë dhe ju bashkatdhetarë të çmuar!
Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.
28 Nëntori dita e flamurit kombëtar dhe shpallja e pavarësisë së Shiqipërisë, është e shenjtë për historinë tonë kombëtare, sepse disa nga ngjarjet më të mëdha të historisë sonë kanë ndodhur pikërisht në këtë datë. Më 28 nëntor 1443, rikthehet në Krujë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ku ngriti Flamurin Kombëtar.
Ky Flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kullat e kalatë e tjera arbërore, plot 25 vjet, për sa kohë që kryeheroi ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë, kundër pushtuesve osmanë. Pas vdekjes së tij më 17 janar 1468, pushtuesit otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe ia ndaluan valimin flamurit tonë. U deshën 444 vjet pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë eksode e zbrazje masive të trojeve tona nga qeniet arbërore, derisa rifilloi sërish valimi i Flamurit të Arbrit.
Mbas 4 shekujsh me rravë më “28 Nëntor“, 1912 historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençuar me burra nga të gjitha trevat shqiptare Ismail Qemajl Bej Vlora, së bashku me diplomat shqiptarë të të gjitha trojeve , si dhe me luftëtarin tonë të njohur Isa Boletinin, e rishpalosën flamurin e Skendrbeut dhe njoftojn botën se shqipëria dhe shqiptarët u bënë të lirë dhe të pavarur.Kështu, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, pa përfillur luftën çlirimtare as vullnetin e popullit tonë, u morën vendime tragjike kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, pra u gjymtua organizmi ynë kombëtar. Nga kjo del se 28 nëntori është dita më e gëzueshme, por edhe më e dhimbshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, por pa Kosovë, pa Çamëri dhe trevat e tjera shqiptare…
Të nderuar bashkatdhetarë
Ne në Kosovë, por edhe në trojet etnike si dhe në mërgatë sa herë vjen 28 Nëntori, na kujton se është ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit. Ai lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Drenicës mu në kohën e dhunës dhe terrorit rankoviçian mbi shqiptarët e Kosovës dhe nisi Luftën Çlirimtare kundër okupatorit dhe makineris serbo slave të Serbisë. Në mënyrë të veçantë 28 Nëntori na kujton qëndresën e këtij heroi dhe të familjes së tij më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dua të shtoj edhe këtë se, qëndresa heroike dhe sakrifica sublime e Adem Jasharit me gjithë familje është e pashembullt në analet e historisë shqiptare e botërore.
Të nderuar pjesëmarrës,
Kosovës dhe popullit shqiptarë në përgjithësi, përveç 28 nëntorit, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, “17 shkurti” i vitit 2008”, kur Kosova shpalli veten, “Republikë të pavarur dhe Sovrane”.
Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë ish presidentin e parë historik dhe shpirëtror të Republikës së Kosovës dr.Ibrahim Rugova, i cili me politiken e tij paqësore, depërtoi në thellsi të botës perendimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i bindur se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur dhe sovran.
Gjithësesi se një mbështetje të madhe kësaj filozofije i dha edhe “Nëna shqiptare që quhej Nëna e tërë botës së qytetruar siq ishte “Nënë Tereza” – “Anjezë Gonxhe Bojaxhiu”, që ne me krenari e mbajmë emrin e shoqatës sonë.
Dhe në perfundim
Gëzuar festën e flamurit kombëtar, me dëshirën që të jetojmë gjithmonë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Zoti e bekoft popullin Shqiptar kudo që ndodhet ai.
Zoti i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez dhe miqt tanë kudo që ndodhen.
Ju faleminderit dhe uroj që ta kalojmi një mbrëmje të mirë festive.
Në vijim, të këtij programi festiv u recituan disa poezi: Poezin kushtuar ditës së flamurit e recituan: Albina Ibrahimi, Alketa Kajtazi dhe Donika Sallahu. Poezin ”Sa kohë kanë kaluar”, recitoj: Ariona Bahtiri. Ndërsa poezin kushtuar ”Bashkimit Kombëtar” dhe ”Për ty Kosovë”, recitoj Remzi Basha. Në vazdim të këtij programi festiv, dolën në sken grupi i valltarëve të SHKSH ”Nëna Terezë”, Engelholm.
Këto valle u interpretuan me mjaftë sukses dhe u mirëpritë nga të pranishmit me emocione dhe me duartrokitje të pandërprera. Në vazhdim të këtij programi festiv një fjalë përshëndetëse e kishte z. Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, i cili ju uroj të pranishmive festen e flamurit kombëtar, njëherit përgëzoj kryetarin z. Rrahman Rrahmani dhe kryesinë e SHKSH ”Nëna Terezë”, që për vite të tëra bëjnë organizimin e festave të tilla dhe atë në mënyrë madhështore. Papritmas veprimtari i ynë i njohur z. Adem Ahmeti, (i njoftur si Bali Demë), na befasoj duke ardhur në këtë mbrëmje festive së bashku me dy Rapsodët, tanë të njohur z. Faton Kurtin dhe z.Arbnor Berishen, të cilët para të pranishmive në këtë mbrëmje festna i këndunë disa këngë folklorike, në mesin e këtyre këngëve, kënduan edhe këngën ”Djemët e Shqipes”, dhe ”Th’rret Prizreni mori Shkodër”. Këto këngë nga të pranishmit u mirëpritën me një duartrokitje të gjata.
Pastaj, festa vazhdoi më pjesën argëtuese me këmgë dhe valle popullore, me motive dhe veshje kombëtare deri në orët e vona të mbrëmjes, ku e tërë masa u kënaqën, së bashku me grupin muzikor: Buli Kenyband, nga Shkupi apo Ilirida e lavdishme, me këgëtarët, Burhan Beqiri -Buli dhe Nehat Veseli. Ndërsa me Sint: Kenan Fera dhe Saxofon: Sead Amedi, e qe u përmbyll ky manifestim i shenjtë në thesarin e vlerave tona kombëtare.
Ështe kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhemi në ketë mjedis kulturor dhe të frytshëm, plot dije, sinqeritet, respekt dhe dashuri për gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare. Fëmijët tanë edhe pse të lindur larg atdheut nëpërmjet veprimtarive të larmishme atdhetare kulturore e kombëtare, prezentojn kulturën dhe traditën tonë kombëtare, këtu në Skandinavi.