Skënder Sadri KAPITI: Gazetat në Shqipëri nuk uruan dhe as nuk e përmëndën Pavarësinë e Kosovës!

Durrës, 17 shkurt 2020: Sot është Pavarësia e Kosovës. E ndoqa me shumë vëmëndje emisionin “Koha per t’u zgjuar“ të orës shtatë të mëngjezit të Bashkim Hoxhës në TV “New24”, si emisioni më i ndjekur publikisht në Shqipëri, dhe me thënë të drejtën prisja se do të kishte urime për Pavarësinë, për 12 Vjetorin e Pavarësisë në faqet e para të tyre, pasi pas leximit të gazetave te emisioni vihet ne dispozicion të opinionit qytetar shqiptar dhe shpresoja që edhe bashkëbiseduesit më Drejtuesin e emisionit të përshendesnin Pavarësinë e Kosovës. Nuk pati në asnjërën prej tyre p.sh. një urim “Gëzuar Pavarësinë Kosovë” sic bëhet zakonisht dhe urohet për festat fetare, partiake, per ato pagane, të Vitit të Ri dhe të atyre lokale etj. por as nuk u përmënd kur Pavarësia e Kosovës është festa dhe ngjarja më e madhe kombëtare shqiptare pas Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912. Në këtë emision drejtuesi i tij lexon me shumë detaje të gjitha lajmet, informacionet e ngjarjet, madje rrjesht për rrjesht si ato kryesoret por edhe ato më të parëndësishmet që ndodhin në Shqipëri. Ai i lexoi gazetat “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Telegraf”, ”Dita”, “Mapo”, “Tema”, “Standard”, “Liberale”, “Ex Libris”, “Nacional” e” Panorama Sport”, ai lexoi faqet e para të gazetave të shkruara që dalin në Shqipëri, i lexoi të gjitha shkrimet e faqes së parë, ku shkruajnë me dhjetra redaktorë, pronarët e gazetave, gazetarë , analistë, opinionistë dhe shkrimtarë, poetë, artistë, intelektualë, politikanë e historiane etj., por që sot me 17 Shkurt 2020, në ditën e madhe të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në faqen e parë të tyre nuk kishte asnjë fjalë e asnjë rresht urimi dhe as që e përmëndi përvjetorin ndonjëra prej tyre. Ndoshta nesër me 18 Shkurt 2020 një ditë pas festës, ndonjë gazete në Shqipëri edhe mund t’i kujtohet e të japë informacion se “Dje Kosova kishte përvjetorin e Pavarësisë”.
Për mediat , televizionet , gazetat, politikën e publikun në Shqipëri dhe emisionet e programet në Shqipëri për ditë e dite i kushtuan vëmendje 14 Shkurtit, Festës së Shën Valentinit se sa 17 Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës. Në Shqipëri pse mos të jetë ditë feste e pushimi 17 Shkurti i Pavarësisë së Kosovës , kur aq shumë kosovarë vijnë atë ditë madje edhe në Shqipëri për festimin e saj ashtu sikurse festojne edhe vijnë për 28 Nentorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa nga Shqipëria ka pak nga ata qe shkojnë në Kosovë për festën Pavarësisë së Kosovës.Unë u kisha dërguar katër gazetave kryesore që dalin në Shqipëri një shkrim timin ku ua uroja shqiptarëve dhe qeverinë së Albin Kurtit Pavarësinë e Kosovës, por vetëm Gazeta “bulevard” e botoi në portalin e saj, e cila është ndër të rrallat media në Shqipëri që promovon të gjitha aktivitetet politike, diplomatike, historike dhe shtetërore të Kosovës.Pra me rastin e 12 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Shqipëri nuk pari atmosferë feste por pati terr informativ mediatik e politik ndaj saj.Ndoshta mund të ketë “ndikuar” edhe fakti i ndryshimit të madh që erdhi në Kosovë ,fitorja Kurti-Osmani ,fitore e cila nuk i ka pëlqyer elitës politike dështake të Kosovës por as politkës dhe as mediave mercenare në Shqipëri.
Por kur konstatohet kjo “indiferencë” në Tiranë për një ngjarje madhore kombëtare sic është Pavarësia e Kosovës vjen në vëmëndje edhe kjo, botuar në një gazetë në Shqipëri, Tetor 2018:
Publikohet dokumenti sekret i Ministrisë së jashtme greke që tregon të detajuara pagesat e bëra për median, OJQ-të dhe politikanët shqiptarë. Fondi Sekret, i Ministrisë së Jashtme Greke, e cila drejtohej nga Nikos Kotzias u zbulua nga gazetari i portalit në Athinë, iefimerida.gr, Dhimitris Taqis gjatë diskutimit në Kuvendin e Greqisë në 10 tetor 2018, gjatë përplasjes të ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe Nikos Kotzias, të cilin Kammenos e akuzoi për shpërdorim të fondit sekret rreth 45 milionë euro për tre vitet e fundit (ka zëra se fondi sekret i Kotzias ka qenë 100 milion euro për tre vite). Ajo që është proklamuar në mediat fqinje, në lidhje me dhënien e fondeve për disa nga mediat shqiptare me qëllim influence dhe ndikimi në opinion publik shqiptar … Nga Fondi Sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe të disa ministrive të tjera të Greqisë prej vitit 1990 mbështeten financiarisht shoqata, parti, gazetarë, politikanë, kanale radiosh, televizione dhe grupacione fetare në Shqipëri. Shumat e para të parave janë shpërndarë për influencimin e mediave shqiptare.
https://telegraf.al/politike/ja-dokumenti-qe-verteton-sa-milione-euro-hedh-greqia-ne-shqiperi-per-politikanet-dhe-shoqatat/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura