SHERADIN BERISHA: MILIONERËT E POLITIKËS NË AKSION PËR RRËZIMIN E QEVERISË KURTI!

Pashtriku, 23 mars 2020: Milionerët e politikës, thaçi, veseli, haradinaj, mustafa, limaj, etj., aktualisht bashkarisht janë në aksion për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin! Duan të rikthehen në pushtet, aty ku për 20 vjet rresht në mënyrë të ricikluar janë pasuruar, ndërsa vendin dhe popullin e kanë shkretuar! Është anakronike e jo historike, nëse rikthehet në pushtet kjo klasë e kompromituar politike, në këtë situate kritike!
Kërkohet durim e veprim pa nënshtrim, sepse ne jemi shumicë, milionerët e krimit janë pakicë!

***

Më 18 mars 2019 në rrjetin tim facebook kam publikuar këtë shkrim si më poshtë:
DORËHEQJE DHE HETIM PËR MILIONERËT E KRIMIT!
Milioneri i krimit, Hashim Thaçi, Bankën Qëndrore të Kosovës (BQK) e ka shndërruar në kompani private për punësimin e familjes së tij!
Po t’i zbulohej një aferë me përmasa të tilla presidentit të Bangladeshit, ai do të jepte menjëherë dorëheqje!
Duket që Hashimi nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, prandaj kërkojmë hetim të plotë nga prokuroria, dhe njëkohësisht të protestohet pa u ndalur deri në dorëheqjen e tij!
Kërkojme gjithashtu hetim për punesimet dhe zhvatjet në kompanitë e uzurpuara publike: BQK, POST, KEK etj., edhe nga milionerët e krimit: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Isa Mustafa dhe gjithe klientët e tyre!
Në jemi shumicë, kjo bande e milionereve është pakicë!
________
Dëshmi:
Familjarë të presidentit Hashim Thaçi dhe Zonjës së Parë, Lumnije Thaçi, punojnë në Bankën Qendrore të Kosovës. Aty, në fund të vitit të kaluar (2018) ka nisur punë Lulëzim Dragusha, bashkëshorti i deputetes së PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha, njëherësh dhëndër i presidentit Thaci. Edhe një kushërirë e presidentit, Albana Thaçi nga fshati Burojë, punon nga fundviti aty. E Zonja e Parë e ka të punësuar nipin, Alban Gërxhaliu …(Kohavision, KTV, 18 mars 2019)
Më gjerësisht shikoni materialin e faktuar në video:
Dhëndri i Presidentit dhe nipi i Zonjës së Parë, punësohen në pozita të rëndësishme në BQK:
https://www.youtube.com/watch?v=UMddP0Rw4ko&feature=emb_title
***
Nga arkivi! Më 21 mars 2019 në rrjetin tim facebook kam shkruar, (lexoni me kujdes):
SI TA LARGOJMË KËTË KLASË TË KRIMINALIZUAR POLITIKE?!
Punësimet në “Sektorët Publik” tashmë shoqërinë tonë e kanë ndarë në dy kategori:
1. në kategorinë e të privilegjuarëve, ku bëjnë pjesë familjarët e liderëve partiakë, të deputetëve dhe zyrtarëve të tjere të të gjitha niveleve të spektrit politik (PDK, LDK, AAK, NISMA…); dhe
2. në kategorinë e të duskriminuarëve, ku përfshihen të gjitha nivelet e shoqërisë, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake!
Dhe ky diferencim i thelluar ka prodhuar:
– një klasë të pasur e të paprekshme politike (që sundon për 20 vjet rresht) dhe
– një “Mentalitet të Robit” i cili voton si “robot” dhe e riciklon në pushtet këtë klasë politike pa përfituar asgjë!
Si mund ta ndryshojmë këtë gjendje të rëndë?!
Pa ndryshuar ‘mentaliteti i robit’ në raport me liderin dhe partinë, s’mund të lirohemi nga kjo klasë e kriminalizuar politike!
Prandaj, kategoria e të ‘diskriminuarëve’ që përbëhet nga shumica e shoqërisë sonë (anëtarë të thjeshtë të të gjitha partive, atyre të pa parti, nxënës, studentë etj.etj), duhet të organizojnë protesta paqësore deri ne largimin e kësaj Klase të papërgjegjshme – nga skena politike, në mënyrë që të hapet rruga për ndryshimin substancial në sistemin politik!
***
PDK-ja me rrënjë në BQK – asistentja e Veselit, djali i Ismaili e vajzat e Lladrovcit e Xhelilit
https://www.youtube.com/watch?v=3rBt9xehWKo

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura