NJË MESAZH …

Një mesazh i urtë për kohën vështirë…

Nga Rexhep Kasumaj

(Nga arkivi politik i dy burrave të epërm)

1.

Nga leximet ndër vite, kujtoj mendimin e artë se historia nuk është veçse biografi e njerzëve të mëdhenj.

I.

Dhe jetëshkrimi i korifenjëve të mëposhtëm është, tashmë, histori e lavdishme e kombeve të tyre.

“Në politikë është kështu që, s’mund të mos trathtosh: ose elektoratin, ose vendin tënd. Dhe unë parapëlqej të trathtoj elektoratin“.

(Sharl de Gol)

E zbërthyer pak, heroi i rezistencës franceze desh të shpjegonte goditjen që koha, ashtu si stina natyrës, i jep kontratës zgjedhore.

Përftim i saj vjetëron ndonjëherë konceptet dhe premtimet e zjarrta. Natyrisht, kjo i ndodh kujtdo, aq më tepër popujve të vegjël kur fortifikimi në fjalën e muruar elektorale, përfundon në digë fatale kundër Republikës.

Interesi kombëtar s’mund të ishullohet në vetmi. Këtë mësuam qyshkur në takim mijvjeçarësh. Tani e shohim dhe ndjejmë sërish tek vrujon me shpatën e gjeopolitikës në dorë. 

II.

“Politika është shumë eksituese dhe, madje, e rrezikshme sa lufta. Por, me ndryshimin e madh se në luftë vdiset vetëm njëherë, kurse në politikë shumë herë”

(Uinston Çërçill)

Është krejt e kuptueshme që ngadhnjimtari i luftës së dytë botërore dhe nobelisti i letërsisë të shprehej njëj elokuence kaq të sedeftë.

Njeriu që bashkoi Fuqinë dhe Penën, pahiste kësofjale mrekullinë e demokracisë.

Në rendet tiranike të çdo dogme a kulture, vdekja bashkon fatin e Prijësit në luftë dhe politikë. Sepse, posi në luftë, dhe në politikë diktatorët vdesin, e pra, humbin e përmbysen. Dhe nuk ngrihen më. Rrethi i kohës së pasosur i hedh jashtë përjetë.

Në demokraci, ndërkaq, si thotë madhnori Çërçill, një hierark politik mund të bie disa herë nga kupola pushetare, e poaq herë të rikthehet me ide dhe energji të rinuar.

2.

Duke qenë vetë historia, ata të dy, do të shpallnin, ndaj, Kartën e tyre politike.

E pra, nëse duhet të trathtosh njërin, aherë elektoratin, e jo Vendin amnor.

Dhe, poashtu, rrëzohu mijëra herë, e ngreje prapë lartë flamurin e fitimtarit për Atdhe!

Total
0
Shares
1 comments
  1. Right here is the perfect webpage for anyone who really wants to understand
    this topic. You know a whole lot its almost hard to argue
    with you (not that I actually will need to…HaHa). You definitely put a
    new spin on a topic that has been discussed for a long time.
    Wonderful stuff, just excellent!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura