Pashtriku.org, 17. 05. 2016: Filozofi, historiani dhe Linguisti i famshëm amerikan nga Pansilvania, Noam Chomsky, ka bërë një përmbledhje të strategjive që përdorin politikanët, neoliberalët miliarderë dhe persona tjerë me ndikim, për të kontrolluar shoqërinë, për të shtypur kritikën, fshehur informacionin dhe manipuluar me pushtetin e tyre që kanë. Në vazhdim ju sjellim dhjetë strategjitë e tij, për manipulimin e njerëzve nëpërmjet mediave.
1) Ridrejtimi/zhvendosja i vëmendjes
Vëmendja e opinionit të ridrejtohet nga problemet kryesore në ato të parëndësishme. Opinioni të mbulohet me vërshimin e informatave irelevante, që njerëzit të mos mendojnë dhe të fitojnë njohuri themelore për kuptimin e botës.
2) Krijimi/shkaktimi i problemeve
Kjo metodë quhet edhe “problemi-reagimi-zgjidhja”. Duhet krijuar problemin, që një pjesë e opinionit të reagojë në të. Për shembull: shkaktimi dhe transmetimi i dhunës me qëllim që opinioni më lehtë të pranojë kufizimin e lirisë, krizën ekonomike ose të arsyetohet rrënimi i shtetit social.
3) Shkallëzimi/gradualizimi i ndryshimeve
Që opinioni të pranojë ndonjë masë të papranueshme, duhet të futet gradualisht, “në lugë”, me muaj dhe vite. Ndryshimet të cilët do të mund të shkaktojnë rezistencë, në rast se do të kryhen shpejtë dhe në afat kohor të shkurtër, do të implementohen me politikën e hapave të vogla. Bota me kohë ashtu do të ndryshon, e kjo të mos zgjojë ndërgjegjen e opinionit për ndryshime të ndodhura.
– Noam Chomsky –
4) Shtyerja
Edhe një mënyrë për përgatitjen e opinionit në ndryshimet jo popullore është, se ato paralajmërohen shumë më herët, më përpara. Njerëzit ashtu që nuk vërejnë menjëherë tërë peshën e ndryshimeve, pasi që më parë mësohen në vetë idenë e ndryshimeve. Përveç kësaj edhe ”shpresa e përbashkët në ardhmërinë më të mire”, lehtëson pranimin e tyre.
5) Përdorimi i gjuhës fëmijërore
Kur të rriturëve i adresohuni sikurse fëmijëve, arrihen dy efekte të dobishme: opinioni shtynë mendimin e tij kritik dhe porosia ka veprim më të fuqishëm në njerëz. Ai mekanizëm sygjestiv në masë të madhe shfrytëzohet gjatë reklamimit.
6) Zgjimi i emocioneve
Keqëpërdorimi i emocioneve është teknika klasike, e cila shfrytëzohet në shkaktimin e tensionit të shkurtër, gjatë shqyrtimit të arsyeshëm. Mendimin kritik e ndryshojnë impulse emocionale(zemërimi, frika, etj). Përdorimi i regjistrit emocional mundëson qasje të pandërgjegjshme, dhe më vonë është e mundshme në atë nivel të zbatohen idetë, dëshirat, kujdesi, frika ose detyrimi, ose të shkaktohen sjelljet e caktuara.
7) Injoranca/Padituria
Shtresave të varfëra duhet t’u pamundësohet qasja e mekanizmave të kuptimit të manipulimeve me pëlqimin e tyre. Kualiteti i arsimit të shtresave të ulta shoqërore duhet të jetë sa më i dobët dhe nën mesataren, ashtu që humnera në mes arsimit të shtresave të larta dhe të ulta të mbetet i pakapërcyeshëm.
8) Lartësimi i marrëzisë
Opinioni duhet inkurajuar në pranimin e mesatares. Është e nevojsme të binden njerëzit se (në modë është), të jeshë budalla, vullgar dhe injorant. Në të njëjtën kohë duhet shkaktuar rezistencën ndaj kulturës dhe shkencës.
9) Krijimi i ndjenjës së fajësisë
Duhet bindur çdo individ se vetëm ai është përgjegjës për vete, për shkak të njohjes së paktë, aftësive të kufizuara ose përpjekjes jo të mjaftueshme. Iindividi i nënçmuar, i ngarkuar me ndjenjën e fajësisë, do të hjek dorë nga kërkimi i shkaqeve të vërteta të pozitës së vet dhe rebelimit kundër sistemit ekonomik etj.
10) Keqëpërdorimi i diturisë
Zhvillimi i shpejtë i shkencave gjatë 50 viteve të fundit krijon humnerën në rritje në mes njohurisë publike dhe të atyre të cilët e posedojnë dhe shfrytëzojnë, elitat pushtetare. ”Sistemi”, me meritat e biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë praktike, ka qasje të përparuar për njeriun si në planin fizik dhe psiqik.