Nga Xhafer Durmishi – Skenderi, Suedi, maj 1992 – shkurt 2024
-12. Kronologji e shkurtër ngjarjesh në jetën e organizatave në mërgim
Verë 1979: Ibrahim Kelmendi nxjerr numrin e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq.
Dhjetor 1979: Jusuf Gërvalla arratiset nga Kosova dhe shkon tek vëllai i tij Bardhoshi në Gjermani, në Shtutgart.
Shkurt 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të “Bashkimit”.
Maj 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e tretë të “Bashkimit”.
Gusht 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e parë të “Lajmëtarit të lirisë”.
Tetor 1980: Jusuf Gërvalla nxjerr numrin e dytë të “Lajmëtarit të lirisë”.
Tetor 1980: Në Zvicër del numri i parë i “Lirisë”, organ i OMLK-së.
Dhjetor 1980: Del numri i dytë i “Lirisë”.
Janar 1981: Jusuf Gërvalla nxjerrë numrin e fundit të “Bashkimit”, të katërtin me radhë, dhe për shkak të burgosjes së Hysen Gegës, ndërprenë përjetësisht bashkëpunimin me Ibrahim Kelmendin, që mund të përmblidhen në fjalinë e Jusufit:
”Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të „Lirisë“ (Kadri Zeka – shën. im).” (korrik 1981)
Prill 1981: Jusuf Gërvalla merr kontakt me Sabri Novosellën dhe e njofton për kontaktet e raportet që i ka me Kadri Zekën,
Maj 1981: Jusuf Gërvalla ndihmon dhe bënë përgatitjen teknike të numrit të tretë të “Lirisë” dhe organizon dërgimin e saj në Kosovë.
Prill-Maj-Qershor 1981: Punë e madhe praktike për organizimin e tetë demonstratave në qendra të ndryshme të Evropës në përkrahje të demonstratave të Kosovës në Pranverën 1981.
Maj 1981: UDB-ja përmes Ilustrovana Politikës dhe Radio Beogradit bën fushatë kundër Jusuf Gërvallës, pos tjerash duke e reklamuar Ibrahim Kelmendin si shokun e tij më të ngushtë.
Viktima të kësaj fushate të UDB-së janë shumë shokë të LNÇKVSHJ e në mesin e tyre edhe Sabri Novosella.
Korrik 1981: Për t’iu kundërvu fushatës dezinformuese dhe reklamave të UDB-së, dhe për t’ia thënë të vërtetën LNÇKVSHJ-së, Jusuf Gërvalla, më 31 korrik 1981, i shkruan një raport-Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare – Komitetit të Degës „Hasan Prishtina“, ku i tregon raportet e tij të vërteta me Ibrahim Kelmendin.
Korrik 1981: Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka vendosin ta ndërpresin organizimin e demonstratave dhe të orientohen drejtë çështjeve organizative.
Korrik-Gusht 1981: Jusuf Gërvalla ndihmon me artikuj dhe përgatitë teknikisht numrin e dyfishtë 4-5 të “Lirisë” dhe organizon dërgimin e saj në Kosovë.
Gusht 1981: Libri i Enver Hoxhës “Kur lindi Partia” – del në qarkullim në Shtutgart dhe rrethe tjera në Evropë.
Shtator 1981: Hasan Mala i sjell nga Kosova në Zvicër – Tezat rreth Frontit për Republikë, të OMLK-së.
Tetor 1981: Në Stamboll mbyllen pa rezultat bisedimet për bashkim në mes Sabri Novosellës dhe Kadri Zekës. Me propozim dhe me kërkesë të Sabri Novosellës, Jusuf Gërvalla fillon të nxjerrë “Zërin e Kosovës” si organ të LNÇKVSHJ-së.
Nëntor 1981: Del numri i parë i “Zërit të Kosovës”, i LNÇKVSHJ-së.
Janar 1982: Del numri i dytë e “Zërit të Kosovës”, i LNÇKVSHJ-së.
Në Untergruppenbah, në mbrëmjen e 17 janarit 1982 nga armiqtë e popullit shqiptarë vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka.
5 shkurt 1982: Varrosen vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, në varrezat kryesore të Shtutgartit.
17 shkurt 1982: Në orët e vona të natës përfundojnë bisedimet për bashkim në mes LNÇKVSHJ-së e PKMLSHJ-së në Ankara. Në bisedime marrin pjesë Sabri Novosella, Xhafer Durmishi, Abdullah Prapashtica, Osman Osmani dhe Faton Topalli.
Mars 1982: Del numri i “Zërit të Kosovës”, si organ i LNÇKVSHJ, (pas atentatit të 17 janarit) nën drejtimin e Xhafer Durmishit.
3 prill 1982: Demonstratë e shqiptarëve në Bon.
24 prill 1982: Demonstrata e parë shqiptare në Vjenë.
14 maj 1982: Në Biel Bienne takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Përkundër kërkesave të Osman Osmanit e Xhafer Shatrit për ndryshimin e emrit të organit, “Zëri i Kosovës” mbetet organ i LRSHJ-së. Në takim ndahen detyrat, ku Xhafer Durmishi ngarkohet të vazhdoj me nxjerrjen e organit të Lëvizjes. Pjesërisht me shkrime dhe me përgatitjen e plotë teknike merret gjer në mars 1983.
Takimi i 14-15 majit 1982 është i pari dhe i fundit ku ishte e pranishme ajo pjesë që rridhte nga PKMLSHJ-ja.
Qershor 1982: Del në Shtutgart numri i parë i “Zërit të Kosovës” si organ i Lëvizjes për Republikë. (ZiK-u, Organ i LRSSHJ-së, Nr.1 Qershor 1982 )
26 qershor 1982: Demonstratë e koordinuar shqiptare në Bern dhe Sydney të Australisë, në ditën e fillimit të punimeve të Kongresit XII të LKJ.
Dhjetor 1982: Demonstrata më jehonë madhe deri atëherë (e para e mbajtur në një ditë pune) në Gjenevë, më 10 dhjetor 1982, me rastin e ditës për të drejtat e njeriut.
Janar 1983: Mbledhje në banesën e Hafiz Gagicës. Marrin pjesë: Xhafer Shatri, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Durmishi. Zgjidhet Qendra Ekzekutive (emër i propozuar prej Xhafer Shatrit) e Lëvizjes. Ndahen këto detyra:
Xhafer Shatri – nxjerrjen e gazetës,
Faridin Tafallari – arkëtar,
Hasan Mala – lidhjet me Kosovën,
Ibrahim Kelmendi- lidhje me organizata të jashtme,
Xhafer Durmishi – çështjet organizative në mërgim, relacionet me klubet shqiptare.
Mars 1983: Del numri i dytë i (për vitin 1983) “Zërit të Kosovës” në Gjenevë nga Xhafer Shatri e Xhafer Durmishi, dhe pas përfundimit të punimeve bëhet një mbledhje e Qendrës Ekzekutive. Hasan Mala dhe Faridin Tafallari votojnë për pikëpamjet e Xhafer Durmishit lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare në mërgim.
Korrik 1983: Në një shtëpi malore në Zvicër bëhet një tubim i madh i aktivistëve më të dalluar të Lëvizjes në Evropë si dhe përfaqësues klubesh. Merret një vendim për themelimin e një Bashkësie të klubeve shqiptare dhe demaskohet puna intriguese e PKMLSHJ-së. Në mbledhjen e Qendrës Ekzekutive që mbahet pas tubimit, Xhafer Durmishi kërkon dorëheqje për shkak të pikëpamjeve të kundërta me Ibrahim Kelmendin e Xhafer Shatrin në çështjen e klubeve shqiptare dhe punën e tyre. (Dorëheqja e tij nuk pranohet – shën. Im)
Nëntor 1983: Sabri Novosella vjen nga Turqia në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe pas disa ditësh i bënë një varg akuzash. Akuzat e Sabri Novosellës hidhen poshtë nga të gjithë.
Mars 1984: Mbledhje në Gjenevë ku marrin pjesë Xhafer Shatri, Ibrahim Kelmendi, Faridin Tafallari dhe Xhafer Durmishi.
Qershor 1984: Del “Zëri i Kosovës” në Suedi. Gjatë vitit 1984 dalin 5 numra.
Korrik 1985: Del numri i fundit i “Zërit të Kosovës” në Suedi. Gjatë vitit 1985 dalin 8 numra. Pjesa më e madhe e atyre që e kanë përkrahë këtë gazetë u aktivizuan në partitë e ndryshme demokratike të Kosovës.
_____
P. S – Këtë shkrim e kam kryer në maj të vitit 1992. Ka qenë i paraparë si reagim ndaj shkrimit të Sabri Novosellës – SI E KRIJUAM LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSHJ), MË 17 SHKURT 1982- botuar në “Zëri”, por “Zëri” e ka cunguar dhe ka botuar vetëm një pjesë të vogël të tij.
…….
ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985
========================================
Xhafer Durmishi – Skenderi maj 1992 – shkurt 2024
(FUND)
© Pashtriku.org
+++++++
Kthehu në pjesën e parë:
ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 – 1985 (1)
Nga Xhafer Durmishi – Skenderi, Suedi, maj 1992 – shkurt 2024
=======================
Në 42 vjetorin e themelimit të Lëvizjes
SI E KRIJUAM LËVIZJEN PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI (LRSHJ), MË 17 SHKURT 1982 / Nga Sabri Novosella
Pjesa e parë:
***
Pjesa e dytë:
Wow, superb weblog format! How lengthy have you ever been blogging for?
you made blogging glance easy. The total look of your web site is fantastic, as smartly as the content!
You can see similar: e-commerce and here sklep internetowy