ORHAN REXHEPI: KARAGJORGJEVIQËT JANË SHQIPTARË!

Preshevë, 17 gusht 2020: Këtyre ditëve po flitet e përflitet me të madhe se kush në të vërtetë ishte Familja e KARAGJORGJE PETROVIQIT, çfarë e nga ishin ata, derisa për emrin e vërtetë i të tij, ndër disa mundësi përmendet edhe varianti GJERGJ PEJTRI I ZIU, derisa në këtë rast si shkak i veçantë po merret fotografia e stërnipit të tij, PAVLE KARAGJORGJEVIQ ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE (fotoja në postim).
CILA ËSHTË E VËRTETA E PLOTË?
S
ERBËT e kanë një parim jashtëzakonisht të mbrapshtë, të cilin e shfaqin përmes thënies më të preferuar të tyre, GËNJESHTRA E PËRSËRITUR NJËQINT HERË BËHET E VËRTETË (STO PUTA PONOVLJENA LAŽ POSTAJE ISTINA), e cila plotësisht përkon me përcaktimin e falsifikimit drastik të historisë së tyre, është kjo THËNIE për kuptimin e së cilën do t’ju bindë në vazhdim e ashtuquajtura KRYENGRITJA e PARË SERBE (1804-1813), Historianët Serbë MILORAD BOŠNJAK dhe SLOBODAN JAKOVLJEVIĆ, në librin e tyre KARAĐORĐEVIĆI-SAKRIVENA ISTORIJA (Karagjorgjeviqët – Historia e Fshehur) 2006, shkruanë këtë, “Gjyshi nga babai i KARAGJORGJE PETROVIQIT, udhëheqësit të KRYENGRITJES SË PARË SERBE, ISHTE SHQIPTAR dhe quhej GJIN MARASH KELMENDI, Mbreti PETAR (Kralj Petri), nipi i KARAGJORGJES e dinte mirë se kush ishin paraardhësit e tij”, botuesi i këtij libri është Shtëpia botuese LIO nga GORNJI MILANOVCI (Serbia e mesme), ku janë publikuar DOKUMENTE, DORËSHKRIME dhe KORRESPONDENCA të ndryshme të cilat dëshmojnë se origjina e KARAGJORGJEVIQËVE rrjedh nga Fisi KELMEND me prejardhje nga rrethina e SHKODRËS, Autorët e librit thirren në GLASNIK ZEMALJSKOG MUZEJA BOSNE I HERCEGOVINE (Ditari Vendor i Bosnë-Hercegovinës), viti 1910 Nr. 22, ku theksohet se rreth 500 familje SHQIPTARE të Fisit KELMEND, gjatë tërheqjes së trupave Austriake kishin ardhur dhe ishin vendosur në rrethinën e RUDNIKUT (Serbia qendrore) rreth vitit 1737, derisa Historiani Boshnjak ESAD RAHIĆ jep sqarime shtesë, “Të gjithë pjestarët e Dinastisë KARAGJORGJEVIQ, që sunduan nga viti 1903 deri në vitin 1921, pandërprerë e përsëritnin se ishin pjestarë të Fisit Shqiptar të KELMENDËVE”, duke vazhduar mëtej, ”Delegacioni Serb i cili ishte në TRIESHTË për negociata, delegacionit Françez, të udhëhequr nga një Gjeneral i Napoleon Bonapartës, i ishin përgjigjur se ishin me prejardhje nga fisi SHQIPTAR i KELMENDËVE”, edhe Historiani dhe ish Profesori i Universitetit të BEOGRADIT JOVAN TOMIĆ, shok i ngushtë i Mbretit PETRI I PARË – KARAGJORGJEVIQ, para studentëve të tij gjithnjë e kishte potencuar përkatësinë e KARAGJORGJEVIQËVE nga Fisi Shqiptar i KELMENDËVE, po edhe Publicisti Kroat MIROSLAV KUSKUNOVIĆ, në gazetën JUTARNJI LIST të Zagrebit (23. 10. 2006) ka deklaruar, “KARAGJORĐEVIQËT janë me prejardhje KATOLIKE SHQIPTARE”, për dëshmi tjetër bindëse duhet të merret gjithashtu edhe një fakt shumë interesant, akti i ndyrë i Knjazit MILOŠ OBRENOVIĆ, kur pas tradhëtisë së madhe që ia kishte bërë KARAGJORGJE PETROVIQIT, kokën e tij të prerë ia kishte dërguar Pashait Turk në Beograd. Përfundimi është se kjo Kryengritje mund të ishte gjithçka tjetër por jo Kryengritje Serbe, prandaj edhe Historiani Serb DRAGUTIN DRAGIŠA LAPÄŒEVIĆ, më 06. 02. 1914 si Deputet në Parlamentin e SERBISË dhe si Kryetar i Partisë Social-Demokrate Serbe, në foltoren e këtij Parlamenti ka thënë, “Në vitin 1806 BRITMAT E VËRSULJES NË BEDEMET e BEOGRADIT JANË DËGJUAR NË GJUHËN SHQIPE, KARAGJORGJE PETROVIQ MEZI E FLISTE NDONJË FJALË NË GJUHËN SERBE, në Historinë e SHUMADISË dhe Revolucionin e saj gjejmë njerëz me prejardhej SHQIPTARE që janë tepër të zgjuar”. Duke u ndërlidhur me vendimet e KONGRESIT të BERLINIT (viti 1878), që bindshëm e kishte ndryshuar pëqindjen e SHQIPTARËVE nëpër gjithë SERBINË, vihet te përfundimi se e ashtuquajtura kryengritje e dytë Serbe (1815) në fakt ishte KRYENGRITJE VETËM ORTODOKSE nga shkaku që SERBËT akoma ishin të padefinuar si ETNITET, sepse atë po e udhëhiqte pikërisht ai që e kishte vrarë KARAGJORGJEN, dhe gjithçka mund të qartësohet me faktin se në vitin 1816 KARAGJORGJE PETROVIQ iu bashkua lëvizjes ARVANITE në GREQI në pëgaditje të kryengritjes kundër Perandorisë Osmane, domethënë ai e dinte saktë se kush ishte dhe për kë e për çfarë po luftonte.

Ndërlidhshmërisht me Historinë e KARAGJORGJEVIQËVE dhe Kryengritjen e tyre, HISTORIOGRAFIA SERBE si datë zyrtare të krijimit të Policisë SERBE e përdorin vitin 1804, mu këtë vit kur edhe nisi e ashtuquajtura KRYENGRITJA e PARË SERBE, e cila siç u vërtetua ishte KRYENGRITJE e të KRISHTERËVE SHQIPTARË, prandaj edhe nëse kjo POLICI SERBE është krijuar në vitin 1804 (Bexhi në foto), është krijuar nga SHQIPTARËT dhe për SHQIPTARËT, e asesi jo nga SERBËT dhe për SERBËT, ashtu siç e mësojnë ata sot.
KUSH NË FAKT ISHIN SLLAVËT (Kuptojeni, SERBËT)?
Depërtimin e tyre në Gadishullin ILIRIK, saktë e sqaron Historiani Britanik WADHAM PEACOCK në librin e tij ALBANIA, THE FOUNDLING STATE OF EUROPE (Shqipëria, Shteti Thjeshtër i Europës), kur thotë, “HUNËT dhe AVARËT duke kaluar si pushtues i detyruan fiset THRRAKASO-ILIRE të vendoseshin lartë nëpër male, dhe e lanë rrugën hapur për SLLAVËT, kjo ndodhi në fund të shekullit VI”, po edhe Akademiku Çek FRANCIS (Frantisek) DVORNIK shkroi, “SLLAVËT nuk kanë asnjë legjendë heroike e as historike në vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik, ata filluan të dalin nga POLESIA (Rajon i cili shtrihet që nga Polonia lindore, përgjatë kufirit Bjellorusi-Ukrainë e deri në Rusinë perëndimore) dhe të përhapen në Europën e Mesme dhe atë Juglindore”, poashtu edhe Studiuesi Gjerman prof. KLAUS STEINKE, për ardhjen e tyre nga KARPATET e nxjerr këtë konstatim, “Sipas burimeve Bizantine, depërtimi i SLLAVËVE në Perandorinë Romake të lindjes (Ballkani i sotëm) në fillim të shekullit VI, NUK ISHTE ASPAK PAQËSOR, këto burime vijnë në kundërshtim të plotë me tablot euforike e të dyshimta të ‘SLLAVËVE PAQËSORË’ të përhapur dikur nga HERDER”, në këtë vazhdë Kronisti Bizantin i shekullit X JOHAN SKILICE, pastaj Kronisti Raguzan FELIX PETANCHI, Studiuesi Serb Dr. IVAN POPOVIĆ, Historiani Kroat MAURO ORBIN, Dijetari Fetar Kurd IDRIS BITLISI, Murgu dhe Diplomati Slloven BENEDIKT KURIPEŠIĆ, janë ata që ardhjen Sllavëve në Ballkan e kanë përshkruar ashtu si duhet. SLLAVËT në përgjithësi, ose më saktë SERBËT e mëvonshëm, sapo erdhën në Gadishullin ILIRIK (tani Gadishulli Ballkanik) nga ILIRËT filluan të mësojnë shumçka për ta vazhduar jetën e tyre të re, jetë e cila duhej të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera, e vërteton këtë edhe Historiani Gjerman Dr. ALEXANDRE LAMBERT kur thotë, “SHQIPTARËT e kishin CIVILIZIMIN e TYRE shumë kohë para ardhjes së SERBËVE në Ballkan”. Pra SLLAVËT, nga KARPATET e tyre e kishin sjellur me vete edhe stilin e tyre të të jetuarit, në radhë të parë injorancën dhe përdhosjen, pastaj zullumet e mëdha dhe vrazhdësinë e skajshme ndaj të tjerëve, që me një fjalë sot quhet SHOVINIZËM, dhe si pasojë me të madhe kishin filluar okupimin e trojeve ILIRE, edhe pse ishin me shekuj e shekuj të mbrapambetur në krahasim me KULTURËN SUPERIORE VENDASE, prandaj edhe Perandori më i madh i BIZANTIT me përkatësi DARDANE JUSTINIANI i PARË (sundoi në periudhën 525-565), menjëherë e kishte krijuar PROJEKTIN për kthimin e tyre andej nga edhe kishin ardhur.
NDIKIMI I ORTODOKSIZMIT NË “QENIEN” E TYRE
Ndarja e madhe e të krishterëve në dy pjesë kishte filluar qysh në vitin 395, atëherë kur edhe me të madhe ishin thyer hesapet brendapërbrenda Perandorisë ROMAKE, prandaj edhe si pasojë ishte krijuar PERANDORIA LINDORE e ROMËS, ajo që do të quhet Perandoria e BIZANTIT, pra ndodhi ndarja e KRISHTERIMIT në dy pjesë dhe u krijua së pari një RIT i RI, i cili do të shëndërrohet në një FE të RE dhe nga viti 1054 do të quhet FEJA ORTODOKSE, fe e cila ishte forcuar dhe kishte marrë hovin vendimtarë në kohën e Perandorit Dardan JUSTINIANI i PARË gjatë viteve 525-565, derisa shtytja e madhe do t’i vinte me fillimin e ardhjes masive të SLLAVËVE në Gadishullin ILIRIK (sot Gadishulli Ballkanik), dhe e tëra kjo u finalizua me ndarjen zyrtare në vitin 1054. Nga ana e KATOLIKËVE i gjithë ky akt qysh në fillim ishte konsideruar si tradhëti e madhe fetare, prandaj edhe me ardhjen e SLLAVËVE këta të dytët me automatizëm filluan të quaheshin SHËRBËTORË të TYRE (SERVUS), që fare vonë për t’i ikur këtij zhargoni ofendues kjo pjesë do të shëndrroheshin nga SERVUS në PRAVOSLLAVË, por pjesa josllave vazhduan të quhen ORTODOKSË, derisa nga popujt ROMAKË të gjithë së bashku mbetën të quhen SERVUS-SERBUS, fjalë nga e cila krejt vonë DO TA KRIJOJNË emrin e tyre edhe vetë SERBËT, që si ETNI do të krijohen nga mbeturinat e ETNIVE tjera të përkatësisë fetare ORTODOKSE, pra ETNI ekskluzivisht FETARE, e VEÇANTË për MBARË BOTËN, prandaj edhe DITA NACIONALE e tyre deri në vitin 1918 ka qenë 15 Shkurti, Festa fetare SRETENJE (Dita e Qirinjëve).
Por, sqarimi i fjalës Latine SERVUS patjetër duhet të ndërlidhet me fjalën SHËRBËTOR të ILIRISHTES, pasi që edhe ashtu shumëfish është vërtetuar se Gjuha LATINE e ka prejardhjen nga SHQIPJA e VJETËR, arsye për të cilën edhe përfundimisht barazimit SERV = SHËRB(ëtor) = SERB (SRBIN) duhet të shkurtohet dhe burimi i vetëm i emrit SERB-SERBIA mbetet shprehja DARDANO-ALBANO-ILIRO-SHQIPTARE SHËRBË-TOR, prandaj edhe njësimi përfundimtar duhet të jetë SHËRB=SËRB-SERB (SRBIN), pra nuk ka asnjë dilemë se prejardhja e emrit të SERBËVE të sotëm është nga fjala SHËRBËTOR e Gjuhës SHQIPE, derisa ndërthurrja e shprehjes SKLLAV fare qartë e nxjerr variantin tjetër “inkredibil” të emrit të tyre SKLLAV-SKLLA-SHKJA-SHKA, të cilin ata e konsiderojnë ofendues, e që në fakt aspak nuk është i tillë.
Pra SLLAVËT (Serbët e mëvonshëm) kur erdhën ishin të pafe dhe të pakulturë, prandaj edhe jetonin në mënyrë tejet primitive, që në nisje nuk ishin të definuar si SERBË, thjesht nuk ekzistonin si të tillë, ata si SHËRBëtorë-SERVUS-SERBUS-SERBË ishin të përfshirë pra vetëm si pjesë e ORTODOKSËVE në përgjithësi, emri SERBIA ekzistonte edhe më parë si TOPONIM GJEOGRAFIK, por VETËM si toponim FETAR, sepse ORTODOKSIA para vitit 1054 quhej SERVIA (SERBIA), në këtë drejtim Historiani dhe Filologu Serb STOJAN NOVAKOVIĆ, në librin e tij të vitit 1893, PRVI OSNOVI SLOVENSKE KNJIŽEVNOSTI MEĐU BALKANSKIM SLOVENIMA (Bazat e Para të Letërsisë Sllave në Mesin e Sllavëve të Ballkanit), e nxjerr një të dhënë “tronditëse” kur konstaton, “Nuk ka dyshim se ORTODOKSËT në përgjithësi janë ata që janë quajtur SERBË, sepse nuk kishte ETNI SERBE, thjeshtë as që ekzistonte ajo”, të cilën e thotë edhe Shkrimtari, Diplomati dhe anëtari i Akademisë Mbretërore Serbe LJUBOMIR NENADOVIĆ, i cili në vitin 1887 deklaroi, “Një SERB shkon aq larg sa fare NUK E DALLON FENË nga KOMBËSIA, ai pra e KONSIDERON SERB ÇDONJËRIN vetëm nga fakti se është ORTODOKS”, e vërtetojnë këtë Historiani dhe Shkrimtari Irlandez RICHARD ROBERT MADDEN, në librin e tij të vitit 1844, THE TURKISH EMPIRE IN ITS RELATIONS WITH CHRISTIANITY AND CIVILIZATION (Perandoria Turke në Marëdhëniet e Saja me Krishterimin dhe Civilizimin), Israel NEWS në temën “HERONJTË” të vitit 2008 shkruar nga i mirënjohuri STEFEN SHVARC dhe Udhpërshkruesi e Studiuesi Britanik EDWARD BROWN, derisa në të njejtën vi është edhe Studiuesi dhe Shkrimtari Çek JOSEF HOLEÄŒEK kur shkruan, “Emri SERB U KRIJUA DIKU PAS MESJETËS dhe nuk ka lidhje me këtë etni, prandaj edhe në fillim të shekullit XX një grup religjioz i fesë ORTODOKSE të Ballkanit e krijoi emrin SERB për ata që sot quhen të tillë, ai ishte emër kyç VETËM për ORTODOKSËT, e jo si përcaktim i ndonjë etnie, ka shumë të dhëna historike për këtë”, derisa për Diplomatin dhe Studiuesin Rus ALEKSANDAR GILJFERDING, “Deri në mesin e shekullit XIX, është vënë re se të gjitha kombet që e kishin FENË ORTODOKSE konsideroheshin SERBË”, dhe përfundimisht sipas tij, babai i Gjuhës Serbe VUK KARADŽIĆ ishte ai që në vitin 1834 së bashku me Poetin dhe Filozofin Serb të Malit të Zi PETAR PETROVIĆ NJEGOŠ e sajuan një etni të veçantë, ETNINË SERBE, derisa edhe dhjetë vite më vonë as NAÄŒERTANIJA “e famshme” e ILIJA GARAŠANINIT nuk mundi t’i ikë faktit kur e udhëzoi “SERBINË” e sapokrijuar t’ia bashkojë vetes edhe “POPUJT e TJERË SERBË”, duke i përgjithsuar të gjithë ORTODOKSËT me këtë emër, prandaj edhe HISTORIA e kësaj Serbie duhej fundekrye të FALSIFIKOHEJ, arsye për të cilën edhe ishte aq lehtë që SVETI SAVA, CAR DUSHANI, KNEZ LLAZARI, STEFAN NEMANJA e të tjerë të shpalleshin SERBË vetëm nga fakti që ishin të përkatësisë fetare ORTODOKSE.
SA SHQIPTARË E SA SERBË KISHTE NË VITIN 1844?
Historiani dhe Shkrimtari Irlandez RICHARD ROBERT MADDEN, në librin e tij të vitit 1844, THE TURKISH EMPIRE IN ITS RELATIONS WITH CHRISTIANITY AND CIVILIZATION (Perandoria Turke në Marëdhëniet e Saja me Krishterimin dhe Civilizimin), mbështetur në ANNUAIRE DIPLOMATIQUE ET STATISTIQUE FRANÇAISE (Drejtoria Diplomatike dhe e Statistikave Franceze), që në atë kohë njihej për saktësinë e jashtëzakonshme të të dhënave të saja, pas rradhitjes së fakteve të shumta, në faqen 523 finalizoi se e gjithë Perandoria Osmane në vitin 1844 kishte 36 600 000 banorë (në Europë 15 500 000, në Azi 16 060 000 dhe në Afrikë 5 050 000), prej të cilëve të parët në numër ishin TURQIT (10 700 000), të dytët SHQIPTARËT (5 700 000), me gjithë faktin se një pjesë e tyre në Bullgarinë e sotme numroheshin si THRRAKAS, të tretët EGJIPTASIT (3 350 000), të katërtët BULLGARËT (3 000 000), derisa SERBËT, të cilët i ka quajtur SERVË (Servus), ishin jo më tepër se NJË MILION, nga ana tjetër edhe në atë pak GREQI që padrejtësisht ishte krijuar nga fuqitë e mëdha trembëdhjetë vjet më herët, kishte rreth 700 000 banorë, 90% e të të cilëve siç dihet ishin ARVANITAS, pra numri i SHQIPTARËVE në gjitha trojet e tyre ishte 5 700 000, në krahasim me SERBËT e sapo krijuar me rreth NJË MILION dhe GREKËT me rreth vetëm 100 000.
PRA,
Falsifikimi i Historisë së SHQIPTARËVE në dëmin e madh të tyre, siç po shihet ka ndodhur dhe është kryer më së shumti nga HISTORIOGRAFIA SERBE, në këtë rast fjala është vetëm për një segment të saj, për FAMILJEN E KARAGJORGJE PETROVIQIT, përkatësisht për FAMILJEN e GJERGJ PJETRIT të ZIUT, edhe pse siç u pa faktet e shumta po e thonë krejtë të kundërtën e asaj që e mësojnë nëpër librat e tyre shkollor nxënësit dhe studentët Serbë!!!
Pjesë nga Libri im i tretë
DARDANO-TROJANËT
NGA NOE-NOAH-NUHU DERI TE SHQIPTARËT
CIVILIZIMI EUROPIAN

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura