Një shkrim për reflektim!
PA REFORMË NË SISTEMIN E AHTISARIT S’KA NDRYSHIM!
Katër vite më parë kur Albin Kurti u bë kryeministër për herë të parë, kam shkruar këtë analizë e cila edhe sot e ruan aktualitetin!
Nga arkivi, më 9 mars 2020!
ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN!
Nga sheradin Berisha
Ka disa vite që kam kërkuar një mendësi të Re politike e institucionale, e cila do të merret me ndryshimin e madh në strukturën e sistemit, e cila ka degraduar pothuaj se në të gjitha hallkat e zingjirit institucional. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dot deri më sot!
Ashtu sikurse nga qeveritë e kaluara edhe tani kërkojë nga qeveria e Re në krye me Albin Kurtin – që urgjentisht të bëhet:
1. Ndryshimi i kushtetutës së Ahtisarit;
2. Një reformë e thellë në sistemin zgjedhor,
3. Një reformë e thellë në drejtësi (gjyqësi, prokurori), në polici dhe në AKI, etj.
1. NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS
Në kushtetutë duhet të ndryshohet shumçka e mbi të gjitha:
a) vendet e rezervuara për pakicat; dhe
b) 2/3 e shumicës së pakicave në Kuvend!
(Vendet e rezervuara dhe 2/3 e shumicës për pakicat nuk ekzistojnë në asnjë kuvend të shteteve demokratike, andaj pse duhen t’i ketë pafundësisht Kosova?!);
c. Të futet në kushtetutë referendumi …
2. REFORMË NË SISTEMIN ZGJEDHOR
a) Sipas Kushtetutës së Ahtisarit, Kosova është aktualisht një zonë zgjedhore me sistem proporcional dhe lista të hapura, ndërsa për mendimin tim bazuar në parimin e përfaqësimit gjeografik, duhet t’i ketë pesë apo shtatë (5 – 7) zona zgjedhore;
(Shqipëria i ka 12 zona zgjedhore, aq sa ka dhe Kroacia. Ndërkaq Maqedonia veriore i ka 6 zona zgjedhore, ndërsa Sllovenia i ka 8 zona zgjedhore).
b) Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa duhet t’i ketë 100 deputetë.
c) Ҫdo zonë zgjedhore t’i ketë disa deputetë, varësisht nga numri i përgjithshëm i elektoratit në zonë! Në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim më të gjerë (të të gjitha rretheve), dhe deputetë më cilësor në kuvend.
d) Kosova ka 95% shqiptarë dhe 5% minoritete; Mbi këtë bazë duhet të pasqyrohet dhe numri i deputetëve në Kuvend. Shumica shqiptare duhet t’i ketë 93 – 96 deputetë, ndërsa minoritetet t’i kenë 4 – 7 deputetë.
e) në zgjedhje të shqyrtohet mundësia e aplikimit të demokracisë pjesëmarrëse si, rrugë e mesme e demokracisë direkte dhe përfaqsuese. (Demokracia pjesëmarrëse aplikohet në Zvicër…). Kjo çështje duhet të rregullohet me kushtetutë!
3. REFORMA NË DREJTËSI, POLICI, AKI …
a) Një reformë substanciale (veting) në drejtësi (gjyqësi, prokurori) në polici dhe në AKI. Këto institucione të depolitizohen, sepse vetëm si të tilla mund ta luftojnë nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar.
b) Të miratohet ligji i lustracionit: në drejtësi, në polici, në AKI, në legjislativ, në ekzekutiv, etj.
***
Albini, pa i bërë këto reforma substanciale në strukturën e këtij sistemi, le ta harroje ndryshimin e premtuar! Sepse ndryshe nuk mund të ndryshohet gjendja e rëndë, e krijuar nga qeveritë e kaluara, që kishin përdorur politika klienteliste, korruptive, nepotiste dhe kriminale!
Çdo fillim është i vështirë, prandaj këto reforma kërkojnë kohë, durim e guxim!
____________
Nga arkivi, më 9 mars 2020
ALBINI, PA REFORMË NË STRUKTURËN E SISTEMIT – LE TA HARROJE NDRYSHIMIN!
Nga sheradin Berisha
https://pashtriku.org/albini-pa-reforme-ne-strukturen-e-sistemit-le-ta-harroje-ndryshimin/