PARAFJALË E LIBRIT TË DR. AGIM ZOGAJ ‘MARRËDHËNIET SHQIPTARO – JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1945-1948’ (2)

Prishtinë, 26 mars 2019: Që nga shpallja e shtetit jugosllav më 1918, marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave ishin dhe kanë mbetur një ndër temat më me interes për hulumtime jo vetëm në historiografinë shqiptare. Ato, gjatë rrjedhave historike, paraqesin një ndër zhvillimet e rëndësishme, dinamike dhe për shumë çka edhe problematike, gjithnjë të rënduara nga pesha e konflikteve dhe e mosmarrëveshjeve jo vetëm politike ndërmjet dy shteteve, përkatësisht dy popujve por edhe të aspekteve të tjera. His-torikisht, është e ditur se politika shtetërore e Jugosllavisë, përkatësisht më tej e Jugosllavisë mbretërore dhe asajavnojane (1918-1991) kundrejt shtetit shqiptar, përgjithësisht çështjes shqiptare dhe veçmas çështjes së Kosovës, ishte dhe është politikë me pretendime, synime dhe veprime ushtarake, pushtuese, hegjemoniste. Së këtejmi, politikat e të gjitha qeverive jugosllave, duke përfshirë edhe politikën aktuale të recidivave të Jugosllavisë, përkatësisht të Serbisë karshi çështjes shqiptare, ishin, janë politikëe synimeve gllabëruese, e pretendimeve të vazhdueshme për të pushtuar territore shqiptare. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, për shkaqe të synimeve pushtuese të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë gjithnjë ishin karakterizuarme kundërthënie, mosmarrëveshje dhe me konflikte edhe të armatosura. Këto marrëdhënie, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u intensifikuan dhe, në radhë të parë, nën ndikimet ideologjike morën një ngjyrim tjetër të raporteve të ndërsjella, fqinjësore dhe të bashkëpunimit midis dy partive komuniste, tëcilat kanë udhëhequr luftën kundër nazifashizmit. Në dukje të parë, ky bashkëpunim, i udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë-PKSH, dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë -PKJ, kryesishtmbi bazate luftës antifashiste, i përshpejtoi marrëdhëniet midis dy shteteve fqinje.
Këto marrëdhënie, madje, i tejkaluan kufijtë e luftës antifashiste, edhe pse me kundërshtimin e korpusit politik e ushtarak të nacionalizmës shqiptare, e sidomos me çështjen e pa zgjidhur të Kosovës shpaluan objektivat internacionaliste të fqinjësisë dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore të fqinjësisë, siç trumbetohej,me plot hile, pa kufij shtetërorë. Në pretendimin, të cilin objektivishtme iniciativa konkrete e drejtonte PKJ dhe e miratontepa hezitim PKSH, pala jugosllave synonte intensifikimine marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit sa më të gjerë midis Shqipërisëdhe Jugosllavisë, madje jugosllavët kishin përgatitur planin për bashkimin e dy shteteve në një federatë të përbashkët. Në ato vite, jugosllavëve u ngutej ta jetësonin, ta bënin realitet idinë për bashkimin e Shqipërisë me Ju-gosllavinë, fillimisht si Republikë e shtatë jugosllave. Nga distanca e sotme, si dhe analizatdhe krahasimete sotmehistoriko – politikee kemi fare të qartë se si do të dukej raporti i forcave brendanjë federate të tillë, e ideuar dhe e ngritursipas konceptit gllabërues jugosllav, përkatësisht të hegjemonizmit serbomadh. Edhe sot, mund të ndeshim referenca të paqëndrueshme e të pa argumentuara nga ndonjë studiues shqiptar se, ndoshta për Kosovën dhe përgjithësisht për projektin e bashkimit kombëtar, plani apo projekti jugosllav gjatë viteve 1945-1948 për federatë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të kishte qenë më me perspektivë. Nisur nga fakti setema e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qenë një nga objektivat kryesore të hulumtimeve dhe të studimeve të mia të deritashme, mendoj se ky libër paraqet një angazhim të drejtpërdrejtë për ndriçimin e vazhdimësisë të marrëdhënieve në fjalë, pra, nga periudha e bashkëpunimit “idilik” shqiptaro-jugosllavderinë prishjen e tyrenë vitin1948.
Në këtëkontekst, përveç hulumtimit të lëndëve arkivore, si dhe të literaturës nga provenienca shqiptare, jugosllave dhe botërore,përstudimet e mia lidhur më këtë çështje ishin me interes edhe trajtimet e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllavenga studiuesit tanë të periudhave të mëhershmetë kësaj lënde. Gjithsesi,ka munguar dhe mungon një studim i plotë dhe i dokumentuar i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave të viteve 1945-1948. Prandaj, këtë studim, të shtruar në formë libri e shoh, e ndjej si një kontribut nismëtar në rrafshin e studimeve historiografike për marrëdhëniet shqiptare-jugosllave. Është për të vënë re se, historiografia shqiptare me çështjen e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave 1945-1948, merret kryesisht pas vitit 1990. Në këtë frymë duhen veçuarkontributet e disa historianëve shqiptarë, si, bie fjala, Xhelal Xheçovi, Lefter Nasi, Ndreçi Plasari, Arben Puto, Marenglen Verli, Paskal Milo, Luan Malltezi, Muharem Dezhgiu, Uran Butka, Ana Lalaj, Dilaver Sadikaj, Demir Dyrmishi, etj. Nga studiuesit e Kosovës, ndër ata që duhen veçuar për shtruarjen kritike dhe të mbështetur në metodologjinë hulumtuese shkencore të kësaj teme janë: Fehmi Agani, Izber Hoti, Muhamet Shatri etj. Historiografia komuniste shqiptare i ka idealizuar dhe himnizuar marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave përgjatë viteve 1945-1948, ndërsa pas prishjes së këtyre marrëdhënieve (1948), këto marrëdhënie midis dy shteteve dhe dy popujve i ka interpretuar duke ia hedhur plotësisht fajin palës jugosllave, e cila, realisht dhe në fakt, kurrë nuk pushoi së zhvilluari politikë tinëzare, gllabëruese ndaj popullit shqiptar, ndaj hapësira vejetike dhe territoreve shqiptare. Të dyja këto pikëvështrime dhe trajtime, qoftë nga historiografia komuniste shqiptare, qoftë nga ajo jugosllave, janë të njëanshme dhe të politizuara.
Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitet 1945-1948, inspiruan studiues bashkëkohorë evropianë, si dhe historianë e politologë në SHBA. Veçojmë kontributin e rëndësishëm të studimeve në këtë temë nga studiuesit gjermanë Bernhard Tonnes, Jens Reuter, Fabian Schmidt, Peterl Bartl, më pastaj të çiftit francez, Elizabeth e Jean-Paul Champseix, të Nicolas Martin, Nicholas Bethell, Tomas Schreiber, të britanikëve Reginald Hibbert, Peter Kamp dhe, gjithsesi, njohësit të shkëlqyeshëm të çështjes shqiptare, e në veçanti asaj të Kosovës, Noel Malcolm, Tim Juda dhe James Pettifer. Ndër studiuesit më të spikatur të çështjes shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, me theks të veçant edhe trajtimit të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllavederi në periudhën e vitit 1945, bën pjesë edhe historiani amerikan Bernd J. Fischer. Studiuesi italian, Antonello Biagini, po ashtu trajton fragmente të temës së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave nga periudha në fjalë. Por, nuk mund të mos themi se, në temën e trajtimit të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, historiografia perëndimore, deri në shembjen e komunizmit ishte nën ndikimin e historiografisë jugosllave, të arkivave dhe burimeve të kësaj provinience. Historia e pesëdhjetë viteve të fundit të shekullit XX-të të popullit shqiptar nuk mund të ndriçohet plotësisht pa i hedhur një vështrim kritik, njërës prej çështjeve mbizotëruese të asaj periudhe: marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave nga viti 1941 e deri në shembjen e sistemit komunist në dy vendet fqinje, Shqipëri dhe Jugosllavi. Është e mundshme që dikush të shtrojë pyetjen, pse pikërisht tani i rikthehemi temës së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave të periudhës 1945-1948? Pa hyrë në argumentime të tjera relevante, ato historiko-politike, akademike e të tjera, mjafton të përkujtojmë se vetë dimensioni aq problematik dhe me shumë kthesa e të papritura që kanë shoqëruar zhvillimet politike të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllavenë periudhën në fjalë, e mbështet arsyene trajtimit të studimit tonë.
Njohja dhe studimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave 1945-1948 ndihmon të kuptohet më me objektivitet, dramabiblike që e ka shoqëruar fatin e Kosovës, përgjithësisht të shqiptarëve nën sundimin jugosllav, pra drejtpërdrejt marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, dje dhe sot. Kapitulli i ri i çështjes së marrëdhënieves hqiptaro-jugosllave nis që nga akti i themelimit të PKSH, në nëntor të vitit 1941, bashkë me ndërhyrjen jugosllave në zhvillimet politike në Shqipëri, e përkrahur edhe nga Kominterna dhe që kishte krijuar përshtypjen te pala jugosllavese, PKJ duhej të ndihmonte në themelimin e PKSH. Në të vërtetë, historia politike e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe dy partive përkatëse, në vitet 1941-1948 dëshmon se, nuk ishte fjala për ndihmë “miqësore” të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Partinë Komuniste të Shqipërisë, përkundrazi. Rezultatet më të reja të studimeve historike të proveniencës shqiptare dhe asaj perëndimore sjellin fakte se idetë e majta, pararendëse të ideve komuniste, kishin zënë fill në Shqipëri që nga KONARE-ja e Fan Nolit. Një ndikim të madh në krijimin e grupeve komuniste të Korçës dhe të Shkodrës patën grekët, përkatësisht, malazezët, nga të cilët u përkrahën moralisht dhe materialisht.
Logjika politike e promovuar në fillimtë vitit 1942, se PKJ po ndihmon dhe drejton zhvillimet politike brenda PKSH, hapi shtigje për ndërhyrje edhe më të drejtpërdrejtatë PKJ në zhvillimet e përgjithshme politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mesi i vitit 1943 dhe gjysma e dytë e vitit 1944 shënojnë kthesë të re të ndërhyrjes së PKJ dhe të përpjekjeve të hapura për nënshtrim të PKSH. Jugosllavët e dinin se komunistët ishin më të organizuar në jug të Shqipërisë, monarkistët në Shqipërinë e Mesme dhe republikanët në veri të vendit. Prandaj, emisarët jugosllavë u ngutën që të pengonin bashkimin e qëndresave shqiptare kundër naziste, sepse një pajtim eventual midis komunistëve, në njërën anë, dhe republikanëve e monarksitëve, në anën tjetër, mund t’u hiqte jugosllavëve synimet për ta mbajtur Kosovën nën sundim. Rezistenca shqiptare, që synonte të përforcohej në Konferencën e Mukjes, me hilen jugosllave u shkatërrua dhe kështu forcat politike dhe ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botëroreu përçanë aq keq saqë kurrë më nuk u bashkuan. Gjithsesi, edhe me gabimet e udhëheqësvetë atëhershëm politikë shqiptarë, PKJ mbante përgjegjësinë kryesore për veprimin përçarës, i cili për shumë vite rëndoi të ardhmen evropiane, perëndimore të Shqipërisë.Plenumi i 2-të i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë-KQ i PKSH, i njohur në historinës hqiptare si Plenumi i Beratit, u krijoi emisarëve jugosllavë mundësi të plota për të thelluar ndërhyrjen e gjithanshme në rrjedhat politike në Shqipëri, duke përcaktuar drejtimet e veprimit politike dhe të vetë udhëheqjes së PKSH.
Çmimi, të cilin Enver Hoxha po e paguante pas Plenumit të Beratit (1944) për ruajtjen e pozitës së vet politike ishte tepër i madh, jo vetëm për të, por edhe për zhvillimet në shoqërinë shqiptare. Si pasojë, e politikës grabitqare të Jugosllavisë, përkatësisht drejtpërdrejt të Serbisë, Kosova u lanë harresë, kurse portat e ndërhyrjes jugosllave në politikën shqiptare ishin hapur hape krah. Në fillim të vitit 1945, ndërkohë që çarjet ideologjike midis Perëndimit dhe Lindjes po bëheshin publike, udhëheqja e PKSH, gjithnjë nën presionin diplomatik të jugosllavëve filloi haptazi ta përhapte dhe ta përkrahte idenë, planin për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Aso kohe, nën shtërngatat e presioneve të fuqishme që, udhëheqjes shqiptare i vinin si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, udhëheqja e PKSH nuk e kuptonte se po futej thellë dhe më thellë në kurthet e jugosllavëve, përkatësisht, drejtpërdrejt dhe pamëshirshëm nën orbitën e kontrollit, jo vetëm ideologjik të perandorisë komunisteme në krye BRSS-në.
Qeveria Provizore e udhëhequr nga Enver Hoxha, në fillimtë vitit 1945, duhej t’i kryente dy detyra: të konsolidonte pushtetin dhe të njihej ndërkombëtarisht. Dihet se, edhe gjatë viteve 1945-1947, rezistenca politike dhe e armatosur e forcave politike e ushtarake humbëse, properëndimore e demokratike në Shqipëri, ishte ende e fuqishme. Transformimi i raporteve politike e sociale në Shqipëri nuk po zhvillohej pa vështirësi, prandaj PKSH në këtë plan ishte po aq rigoroze, e ashpërnë luftimine alternativave tjera demokratike, perëndimore politike sa edhe partitë si motra në kampin komunist. Ndjekja e kundërshtarëve politikë, deri në dënimin dhe ekzekutimin me vdekje, kishte filluar edhe para se të krijoheshin bazat kushtetuese për të institucionalizuar veprimet e tilla. Në punët e brendshme, regjimi komunist në Shqipëri e filloi kursin e rreptë politiktë luftës së klasave, duke filluar edhe me gjyqet publike të bashkëpunëtorëve dhe të “armiqve të popullit”.
Ndërkohë, qeverinë e Enver Hoxhës nuk e njihte asnjë nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Ndaj kërkesës së Enver Hoxhës për ta njohur ndërkombëtarisht qeverinë shqiptare, kërkesë kjo e dërguar më 5 janar 1945 kancelarivetë SHBAve, Britanisë së Madhe dhe BRSS, u reagua me ngurtësi. Dukej qartë se Fuqitë e Mëdha kishin vendosur që Shqipërinë ta linin pa mbështetjen e tyre, ndërsa vërejtjet e qeverisë amerikane dhe asaj britanike se gjendja në Shqipëri ende nuk ishte e qartë dhe se qeveria shqiptare nuk ishte legjitimuar përmes zgjedhjeve të lira, nuk mund të ishte argument i qëndrueshëm. Kjo ngase, edhe në shtetet tjera të bllokut socialist, konkretisht në shtetin fqinj, Jugosllavi, ishte një gjendje e tillë, por reagimet e Fuqive Perëndimore nuk ishin aq të rrepta si në rastin e Shqipërisë. Për këtë arsye, historiografia bashkëkohore perëndimore, me të drejtë hedh hipotezën se, aleanca e Shqipërisë me Jugosllavinë u shndërrua në një bashkësitë detyrimit. Së fundi, në fillimet e vitit 1945, ishte e qartë se Shqipëria, gjithsesi edhe me gabimet e veta, nën parashenjat e Luftës së Ftohtë nuk kishte çfarë të priste nga udhëheqësit perëndimorë. Mirëpo, qeveria shqiptare në marrëdhëniet e jashtme i keqësoi punët dhe pozicionet e veta edhe më tepër me prishjen dhe mosmarrëveshjet që i nxiti, gjithsesi, edhe nën ndikimin e thellë jugosllav. Veçmas, në vitin 1945 dhe në vijim, Shqipëria i kishte përkeqësuar marrëdhëniet diplomatike me SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Në fillim të vitit 1946, Shqipëria ra në varësi të plotë të Jugosllavisë. Jugosllavia, madje, për shkak të mosnjohjes ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, i përfaqësonte dhe i mbronte interesat e Shqipërisë si të ishte ajo një provincë e saj territoriale. Siç shihet nga dokumentet arkivore të kohës, kontakte te Shqipërisë me shtetet komuniste dhe të tjera bëheshin përmes Jugosllavisë dhe të diploma të vetë saj. Kompetencat e Jugosllavisë, në këtë plan, ishin të jashtëzakonshme dhe kjo dëshmonte se Shqipëria nga dita në ditë po bëhej gjithnjë e më e varur nga fqinja e saj. Lidhjet e Shqipërisë me Jugosllavinë u thelluan edhe më shumë në korrik të vitit 1946, kur midis dy vendeve u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe i Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë. Ky Traktat i Miqësisë, Jugosllavisë i dha po atë lloj kontrolli mbi ekonominë e Shqipërisë, siç ia dhanë, traktatet e po asaj natyre Bashkimit Sovjetik, kontrollin mbi ekonominë e vendeve socialiste të Evropës Juglindore. Megjithatë, ndër udhëheqësit më të lartë të Byrosë Politike të KQ të PKSHkishte të tillë që nuk entuziazmoheshin me ndërhyrjet jugosllave në Shqipëri dhe aq më parë me shpejtësinë e realizimit të planit jugosllav për krijimin e federatës midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Sipas burimeve arkivore del se ndër kundërshtarët e parë të vijës së bashkimit me Jugosllavinë ishin Sejfullah Malëshova, Mehmet Shehu, e më pase dhe Nako Spiru, i cili pikërisht për shkak të kundërshtimeve të tij të hapura, nën presionin e bashkëpunëtorëve të tij politikë, u detyrua të bënte vetëvrasje. Plenumi i 5-të i KQ të PKSH, i mbajtur në shkurt të vitit 1946, ku u kritikua vija politike e cilësuarsi oportuniste e Sejfullah Malëshovës, nxiti proceset e zbatimit të politikës së bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë. Në vitin 1947, KQ i PKJ, i pakënaqur me shpejtësinë e realizimit të bashkimit të proklamuar ndërmjet dy shteteve në një federatë, paditi zyrtarisht KQ të PKSH për krijimin e një vij etë dytë kundër jugosllave në Shqipëri, padi kjo e cila u vu për diskutim në Plenumin e 8-të të KQ të PKSH. Ky Plenumi, i cili i zhvilloi punimet me ndërprerje, prej 26 shkurtit deri më 8 mars të vitit 1948, në nëntor të të njëjtit vit, disa vite më vonë, konkretisht në Kongresin e Parë të KQ të PKSH personalisht nga Enver Hoxha do të cilësohej si një nga njollat më të zeza të PKSH. Enver Hoxha kishte parasysh se, aleancën me Jugosllavinë në Plenumin e 8-të të KQ të PKSHsë, e kishte vlerësuar “një nga fitoret më të mëdha”. Meqenëse të çarat politike midis PKJ dhe PK të BRSS ishin paraqitur që në pranverë të vitit 1947, ndërkohë që, në kontekst të planeve për federatë me Shqipërinë, udhëheqja jugosllave po bëhej gjithnjë e më e shqetësuar. Prandaj, nuk ishte rastësi pse në mars të vitit 1948, PKJ, nëpërmjet Savo Zllatiqit, emisar jugosllav në Shqipëri, i kishte propozuar Enver Hoxhës të riaktualizonte çështjen e Kosovës.
Plani i fshehtë jugosllav, i hartuar nën diktatin e Titos dhe bashkëpunëtorëve të tij serbë ishtei vonuar, sepse disa ditë pasi ishte hartuar Rezolucioni i Plenumit të 8-të të KQ të PKSH, udhëheqja komuniste shqiptare u informua për letrën e 27 marsit 1948 të KQ të PK të BRSS, dhe, nga ai çast udhëheqja e PKSH u gjet në udhëkryq. Në qershor të vitit 1948, Enver Hoxha dhe udhëheqja e PKSH përfundimisht mori anën e Stalinit. Prishja midis BRSS dhe Jugosllavisë ishte diçka e jashtëzakonshme, e papritur, që sipas studiuesve të kësaj fushe e shpëtoi Enver Hoxhën, i cili qe udhëheqësi i parë i vendeve të Evropës Juglindore që me guxim i fryu trumbetës kundër titizmit jugosllav. Pozitat dhe autoriteti i Enver Hoxhës si udhëheqës i PKSH-së dhe i shtetit shqiptar u rikthyen në Kongresin e I-rë të KQ të PKSH, mbajtur në nëntor të vitit 1948. Kështu, Shqipëria kaloi nga varësia jugosllave në varësinë e re sovjetike, gjë që realisht, në planine rrezikimit të integritetit dhe sovranitetit territorial të Shqipërisë dukej se ishte me më pak rreziqe. Siç del nga zhvillimet e atëhershme ndërkombëtare, i vetmi ngushëllim i aleancës së re të shtetit shqiptar me Stalinin ishte ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.
Asgjë më tepër, sepse në planin ndërkombëtar, Shqipëria vazhdonte të mbetej e izoluar, e armiqësuar, jo vetëm nga aspekti ideologjik me botën perëndimore, me thellimin e vazhdueshëm të diktaturës komuniste, me varfëri sociale të masave të gjëra popullore dhe me një të ardhme të turbullt që më tepër i ngjante vetmisë së madhe në arenën, asokohe, shumë të turbullt ndërkombëtare. Ndërkohë, çështja e Kosovës, edhe për shkak të pafuqisë së ndikimit të shtetit shqiptar në arenën ndërkombëtare vazhdonte të mbetej e mbyllur, e harruar, e lënë nën enigmat e marrë-veshjeve të fshehta, gjatë Luftës së Dytë Botërore e më vonë, drejtpërdrejt nën ashpërsinë e jehonës dhe të pasojave të Luftës së Ftohtë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë 1945-1948 dhe më pas, kishin ndikuar edhe në ngjarjet dramatike nëpër të cilat kaloi populli i Kosovës, i cili edhe pas përfundimittë Luftës së Dytë Botërore kishterë në nën risundimin jugosllav. Natyrisht, me gjithë ato rrethana shumë të rënduara dhe tejet të vështira politike, sociale, të sigurisë, përgjithësisht kombëtare, populli i Kosovës, i mbështetur nga shteti shqiptar nuk pushoi së luftuari deri në luftën çlirimtare heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u çliruar nga robëria serbe dhe për ta shpallur shtetin e pavarur të Kosovës që, siç do të dëshmojë historia e zhvillimeve të ardhshme, është edhe një hap përpara drejt bashkimit kombëtar, zgjidhjes së vetme dhe të drejtë për popullin shqiptar. Në këtë libër kam bërë përpjekje studimore për të ndriçuar dhe shpjeguar marrëdhëniet shumë komplekse shqiptaro-jugosllave dhe çështjen e Kosovës,kryesisht gjatë viteve 19451948, duke u mbështetur në burimet arkivore, literaturë të kohës, si dhe mbi një interpretim objektiv dhe komprativ të historiografisë bashkëkohore.
Autori – Prizren, prill 2012
VIJON … / © Pashtriku.org

(Ky libër pritet të botohet edhe në gjuhën angleze)
______________________
DR. AGIM ZOGAJ: MARRËDHËNIET SHQIPTARO – JUGOSLLAVE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1945-1948 (1)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8601

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura