PARTITË QË VJEDHIN PASURITË NATYRORE …

Partitë që vjedhin pasuritë natyrore dhe takimi i porositur që nuk u realizua kurrë

Nga Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike, Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier

Pashtriku, 29 Prill 2023

Partitë politike që krijuan korrupsionin

Në Dhjetorin e vitit 90’, në ato ditë të ftohta dhe të zeza për Shqipërinë, Partia e Punës të Shqipërisë (PPSH) shkundi brekët e grisura të saj, nga fekalet e mbledhura gjatë kohës së qeverisjes komuniste, para atyre studentëve fatkeq, që nuk mendoj se kishin ndonjë ideal për demokracinë, apo ndonjë ide për ndryshime politike, i vuri ato në krye të tyre dhe krijoi partiçkën e fekaleve, të cilën e pagëzoi me emrin Partia Demokratike (PD). Me këtë ceremoni zhurmëmadhe dhe “arritje të suksesshme” nga dyja palët politike, u mashtrua një popull i tërë, i vuajtur dhe mjaftë i lodhur, por ndërkohë u hodh një tymëse në arenën politike të demokracive perëndimore, për të krijuar imazhin se gjoja Shqipëria ndryshoi sistemin politikë nga komunizmi në “demokraci”. Që në ditët e para koha vërtetoi se drejtuesit e saj, shumica ishin spiun të regjimit dhe shërbimeve sekrete të huaja, injorant dhe pa moral, njerëz pa kulturë demokratike dhe pa atdhetarizëm, pa dinjitet dhe pa ideal, që u shndërruan menjëherë në hajdut dhe kriminel, që nga pas kishin turmat e rrugës dhe llumin, ku nëpërmjet tyre, në 92’, erdhën në pushtet. Me pakënaqësitë që lindnin midis tyre dhe dëshirën për karrierë, prej saj kanë dal mbi 100 mini partiçka me emra dhe programe famoze apo

pa programe fare, por nuk u mor vesh se si partia mëmë, PPSH, e cila pasi lindi PD u reformua në Parti Socialiste (PS) dhe nuk po dimë kush është më “demokrate apo më socialiste” prej tyre.  

Me ardhjen në pushtet PD-ja, pa humbur kohë, drejtuesit kryesor të saj me turmat e hajdutëve ju vërsulën me gjithë agresivitetin e tyre vjedhjes dhe shkatërrimit të pasurisë publike në të gjitha degët e ekonomisë dhe çdo gjë tjetër me vlerë që ishte ndërtuar me djersën dhe gjakun e popullit, duke përdorur parullën e famshme se i ka ndërtuar komunizmi, prandaj çdo gjë duhet filluar nga zero. Ajo meqenëse vinte nga PPSH, që “ndërtoi socializmin” në një vend të vetëm, këta debila me sa duket kishin qëllim të ndërtonin demokracinë alla shqiptarçe në këtë vend. Shkatërruan dhe vodhën gjithçka dhe nuk u kënaqën, arritën deri sa me skemat piramidale mafioze i morën edhe parat popullit, i vodhën djersën dhe dinjitetin, armatosën militantët, e bombarduan, e gjakosën, e vranë e çfarë nuk i bënë, tentuan të na çonin në luftë civile dhe përçarje kombëtare. Pra, e futën vendin në greminë dhe jo pranë saj siç flitet shpesh. Të gjithë jemi dëshmitar dhe na kujtohen skenat makabre të atij viti të zi të 97’-tës, ku në çdo moment të kalonin plumbat mbi kokë, vrasjet, arratisjet masive dhe mbytjet e fatëkeqëve në Adriatik, radhët e gjata në dyqanet e bukës, protestat e fuqishme ku i gjithë populli doli në rrugë, përleshjet me bandat kriminale të PD-së që shkatërronin institucionet dhe digjnin dokumentet ku kishin firmosur vjedhjet, thirrjet masive të popullit kundër regjimit fashist Berishian, etj. Pas gjithë këtyre peripecive socialistët na sollën në krye megalomanin dhe aventurierin Fatos Nano, që e kishte burgosur “padrejtësisht” miku i tij i ngusht Sali Berisha. Socialistët dhe populli e unifikuan atë me Zeusin, i cili do na sillte mirëqenien. Ai s’kishte çfarë të shkatërronte më sepse çdo gjë me vlerë mbi tokë e kishin bastisur bandat e hajdutëve me Berishën, të cilat Ai jo vetëm që nuk i denoncoi por me sjelljen e Tij liberale ju dha mundësinë që, në 98’, me Berishën në krye të bënin grushtin e shtetit dhe Ai vet u arratis jashtë Shqipërisë për të shpëtuar kokën, pothuajse njëlloj si Ahmet Zogu. Zeusi nuk bëri ndonjë gjë për popullin, por bashk me Ilir Metën, etj., vodhën sa deshën dhe në 2005 u largua duke ja dorëzuar pushtetin në tavolinë prapë atij që populli ja hoqi me forcë dhe derdhi gjak, kriminelit Sali Berisha. Ndërkohë nga gjiri i PS-së doli edhe një partiçkë tjetër shumë e rrezikshme, me sakët një bandë hajdutësh, me në krye Ilir Metën që e pagëzoi, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e cila në historinë e saj shquhet vetëm për vjedhje dhe korrupsion.

Si këta komunist të betuar dhe brekëgrisur, të “reformuar” ca në “demokrat dhe ca në socialist”, shumë shpejt u bënë hajdut, kriminel dhe shumë të pasur? Ka 30 vjet, që kjo “datë e shënuar” për ta, 8 Dhjetori 90’, trumbetohet çdo vit me tamtame nga debilat e politikës, si një arritje dhe fitore e madhe, sikur këta çliruan vendin dhe na qenkan shpëtimtarët, që i paskan heq thikën nga fyti i rreshkur një populli të tërë nga ai regjim fatkeq, apo që sakrifikuan shumë duke vrar, masakruar, apo përjashtuar me skema mafioze gjithë rivalët e tyre dhe dhjetoristët idealist të vërtetë. Çfarë të mira i sollën popullit dhe ekonomisë këta mafioz me kollare dhe kriminelë ordiner, përveç shkatërrimeve masive, papunësisë, shtimit të fukarallëkut, hajnisë, krimit, prostitucionit, e shumë vese të tjera që nuk i pranonte regjimi që falimentoi, dhe ç’faj kemi ne si popull të dëgjojmë çdo vit mashtrimet për “heroizmat” e tyre që krijuan këto banda kriminale politike? Po dërdëllisin çdo dhjetor dhe po na lodhin kokën me broçkullat për këmisha me lule apo pardesytë e bardha, që me kalimin e kohës u tretën si kripa në ujë dhe sot, pa përjashtim, janë bërë të gjithë njëlloj të pasur dhe të veshur spic me kostume blu, por para popullit pranojnë se programet i kanë të ndryshme, pavarësisht se në praktikë nuk i zbatojnë. Pra, vazhdojnë mashtrimet për ti paraqitur bandat politike të hajdutërisë dhe korrupsionit si “engjëj të demokracisë” dhe vehten e tyre si shpëtimtar të kombit nga regjimi komunist. Ai regjim kishte gjynahet tij dhe bëri mëkate mbi popullin, izoloi vendin, zhvilloj luftën e klasave dhe vrau ca njerëz të pafajshëm, bëri ca si shumë investime në fushën e mbrojtjes, etj., dhe vuri ekonominë në shërbim të politikës, por kishte arritje të mëdha mbasi bëri investime kolosale në zhvillimin e shkencës, në pasuritë natyrore dhe degët e tjera të industrisë, sepse ato ishin bazë e fuqishme për zhvillimin e ekonomisë.

Takimi i famshëm me Ministrinë e Energjetikës

Gjatë qeverisjes së tij në periudhën 92-97’, mbasi kishte mbaruar punë me bastisjet, shkatërrimet, dhe faljen e pasurive publike mbitokësore grupeve kriminale që e sollën dhe mbajtën në pushtet, “strategu demokrat” me bandat e tija kishte menduar edhe për pasuritë natyrore të naftës dhe ato minerare. U bë ndarja e territorit tokësor dhe shelfit detar në blloqe për kërkim dhe tek-tuk ishin futur ca kompani konçesionare. Kështu në pellgun e njohur naftë-gaz mbajtës Patos-Marinës ishte futur kompania e parë konçesionare, Premier Oil, e cila me skema mafioze të hartuara bashkë me qeverinë dhe Albpetrolin gllabëronte një nga një puset më të mirë të naftës në këtë vendburim, ndërsa për justifikim, pak më vonë, i dhanë edhe një sipërfaqe të re kërkimi, megjithëse ajo nuk avancoi me ndonjë investim kapital në këtë strukturë, por vinte vërdallë rreth një pusi të thellë të shpuar nga ne, i cili premton për rezultat pozitiv. Detajet rreth kësaj marrëveshje, kaq speciale dhe alla shqiptarçe për vendburimin Patos-Marinës, ne nuk i njohëm kurrë dhe ndërkohë Institutet e Naftës, po përgatisnin paketat për të dhënë me konçesion edhe vendburimet e tjera ekzistuese të naftës dhe gazit. Bile pas 92’, unë bashk me të ndjerin Inxh. Genc Mellonashi punuam me një grup pune, pranë Ministrisë Energjitikës, ku vlerësuam në total pasuritë natyrore hidrokarbure në vendburimet ekzistuese të naftës, gazit, rërat bituminoze dhe bitumet, mbasi përfunduam pjesën tonë, nuk dëgjuam më se ç’farë u bë më tej me këtë studim. Gjatë kësaj periudhe, meqenëse një pjesë e madhe e specialistëve dhe punonjësve nga të dy Institutet e Naftës ishin larguar nga puna nëpërmjet reformave ose kishin emigruar jashtë shtetit, u bë bashkimi i tyre. Ky ishte një sinjal shumë dëshpërues për ne, që tregonte se këto institucione shkencore po shkonin drejt zhdukjes dhe ditët i kishin të numëruara. Disa herë ne kishim ngritur zërin pranë Drejtorisë Institutit, Albpetrolit dhe deri lartë në Ministri për të na sqaruar se çfarë po bëhej me vendburimin Patos-Marinës. Kundërshtuam fort për këtë konçesion dhe kërkuam që vendburimet e tjera ekzistuese të naftës, gazit dhe disa sipërfaqe kërkimi me perspektivë më të qartë të qëndronin nën administrimin e Albpetrolit. Megjithë përpjekjet tona të vazhdueshme dhe peticionet që ne specialistët e institutit dërguam, për të bërë një diskutim me ata, asgjë nuk u bë dhe asnjë përgjigje nuk na dhanë. Ata vazhdonin planin e tyre dhe i kishin zhytur mirë turinjtë në vjedhje dhe korrupsion. Me sa dukej, nga veprimet e tyre, korrupsioni ishte direktivë partie. Në kohën e trazirave, një nga kolegët tanë socialist që pretendonte për të marrë statusin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme elektorale, që siç dukej po afroheshin, sepse situata politike e Berishës po precipitonte shumë shpejtë, debatonte shpesh me ne, na premtonte mrekullinë dhe do bënte njërën që industria e naftës dhe instituti shkencor të ishin pronë shtetërore dhe sipas tij kontratat e dhëna do anuloheshin. Eh dukej qartë, ishte punë votash, dhe mbasi PS erdhi në pushtet nuk na e zuri syri më, na mori malli ta takonim si koleg, bile nuk e shikonim asnjëherë as në sallën e parlamentit dhe të diskutonte për problemet e naftës në tribunën e popullit. Siç duket ishte strukur në ndonjë cep të saj dhe gëzonte privilegjet e karriges së ngrohtë të pushtetit.  

Pas gjithë atyre gjullurdive, rrëmujave, shkatërrimeve dhe kërcënimeve tepër të rrezikshme që bëri PD në 97’ për të mbajtur pushtetin me forcë, me ardhjen e PS në qeverisje, shpresat tona dhe punonjësve të naftës, në përgjithësi, filluan të gjallëroheshin sepse PS dukej më sociale, më e lidhur apo më afër me problemet e ekonomisë dhe popullit. Pasi u ndërruan kapot drejtues në institucionet dhe ndërmarrjet e naftës, deri lartë në ministri, shpresat tona po veniteshin prapë, sepse vërehej që në këto poste kyçe partia po vinte militant injorant dhe jo specialist me eksperiencë që njihnin problemet e naftës dhe ato minerare. Megjithatë, ne punonjësit e institutit, ku kaposhi ishte katandisur një thelë dhe shumica e departamenteve ishin bashkuar midis tyre, vazhduam prapë me kërkesat dhe ritualin tonë ndaj Drejtorisë Institutit, Albpetrolit dhe Ministrisë Energjitikës, në krye të së cilës u emërua z. Ylli Bufi. Nuk zgjati shumë dhe erdhi lajmi i pritur se do bëhej një takim me përfaqësues të Ministrisë dhe Albpetrolit për të diskutuar mbi ri-organizimin dhe zhvillimin e industrisë naftës në tërësi, konçesionet dhe rolin e institutit. 

Një ditë, gjithë ne specialistët, na mblodhi Drejtori Institutit për të diskutuar mbi problemet që do trajtoheshin dhe do caktoheshin specialistët që do merrnin pjesë në atë takim. Secili nga ne dha mendimin e tij bazuar në eksperiencën tonë dhe njohuritë që kishim mbi organizimin në vendet e tjera që kaluan para nesh në ekonominë e tregut. Për vendburimet ekzistuese, ku ishte investuar djersa e popullit, puna e punëtoreve dhe specialisteve tanë, u diskutua se nuk duhet të jepen me konçesion kompanive të huaja, por të mbeten siç janë nën administrimin e Albpetrolit, bile të rishikohej dhe anullohej, si jo e rregulltë, kontrata e lidhur me kompaninë Premier Oil për vendburimin Patos-Marinës. U diskutua që nën administrimin e Albpetrolit të qëndronin edhe disa sipërfaqe me struktura konkrete të prognozuara dhe të përgatitura me punime gjeologo-gjeofizike, të cilat konsideroheshin si më me perspektivë për kërkim-zbulimin e vendburimeve të reja. Albpetroli duhet të forcohej me specialist me eksperiencë dhe Instituti Naftës të ishte nën vartësinë e tij ose Ministrisë dhe të kryente studime shkencore apo shërbime të ndryshme profesionale për industrinë tonë të naftës, dhe sipas kërkesave edhe për kompanitë e huaja konçesionare që do të zhvillonin aktivitetin e tyre për kërkimin e hidrokarbureve në territorin shqiptar. Një tjetër problem i rëndësishëm që u diskutua dhe që kishte interes për ekonominë, ishte që në të ardhmen Albpetroli të zgjeronte aktivitetin e tij edhe jashtë territorit shqiptar duke marrë me konçesion sipërfaqe të reja ose vendburime për kërkim-shfrytëzimin e naftës dhe gazit në shtete të ndryshme të botës, i cili është një fenomen i natyrshëm për shumë kompani nafte.Në fund u caktuan specialistët që do merrnin pjesë në atë takim dhe kush do diskutonte për çdo problem. Për vendburimet ekzistuese më caktuan mua për të diskutuar, meqenëse kisha një aktivitet dhe eksperiencë pune të gjatë në zhvillimin dhe njohjen e tyre, si dhe për disa vite kisha drejtuar kabinetin e vendburimeve. Deri këtu gjërat dukeshin se po shkonin në rrugë të mbarë, konformë kërkesave tona dhe shpresat po rriteshin.

Nuk zgjati shumë dhe një pasdite, në zyrën e Drejtorit Institutit, u zhvillua takimi, në një rreth të ngushtë, që e kryesoi Ministri Energjitikës, z. Ylli Bufi, i cili shoqërohej nga Drejtori Albpetrolit, i ndjeri z. Gjergj Kerri, dhe këshilltarët e tyre. Pas prezantimit dhe fjalës së Ministrit, lidhur me rëndësinë që kishte ky takim, menjëherë filluan diskutimet. Të parin ma dhanë fjalën mua të diskutoja për vendburimet ekzistuese, fillova të fisja mbi gjendjen e tyre, ku mendoja të trajtoj shkurt aspektin gjeologjik dhe për ndonjë zgjerim të mundshëm, rezervat e njohura që ishin në shfrytëzim, dhe cili ishte mendimi jonë për konçesionet. Ai, Ministri, menjëherë ndërhyri dhe më ndërpreu, ju drejtua drejtorit Albpetrolit, z. Gjergji, dhe i la detyrë që të më thërriste mua një ditë tjetër, sa më shpejt, për të diskutuar lidhur me problemet e vendburimeve ekzistuese. Pasi mori miratimin e tij dhe timin, unë u ula. Në moment u ndjeva keq dhe kalova në pesimizëm, sepse nuk e prisja këtë mosinteresim nga Ministri në detyrë që do drejtonte një industri nafte me pasuri natyrore miliarda dollarëshe. Hodha sytë nga kolegët e mi për rreth dhe vërejta se edhe ata po shikonin njeri-tjetrin. Në çast po mendoja se si ka mundësi që vendburimet ekzistuese, që kanë rendësi të veçantë dhe ku ne shpresojmë të mbështesim gjithë propozimet tona mbi zhvillimin e industrisë naftës në të ardhmen dhe ato janë baza kryesore, themeli, nga ku do të gjenerohen të ardhurat monetare për të mbështetur aktivitetin e Albpetrolit, Institutit, apo ndërmarrjeve të tjera, ndërsa shteti do siguronte të ardhurat për të investuar në zhvillimin e ekonomisë, nuk paskan fare interes për Ministrin? Më tej vazhduan diskutimet nga kolegët, ku u trajtuan shumë shkurt dhe pa sqarime apo ndonjë debat profesional, problemet që kishim menduar për t’ja paraqitur Ministrit dhe më në fund takimi u mbyll me formulën e zakonshme se do ti shikojmë propozimet tuaja.

Takimi që nuk u realizua kurrë

Pas këtij takimi, çdo ditë isha në pritje dhe kisha shpresë se Drejtori Albpetrolit, do më ftonte që të bisedonte për vendburimet ekzistuese, sipas detyrës që i ngarkoi Ministri, eprori i tij direkt dhe kjo ndodhi në prezencën tonë dhe Drejtorit Institutit Naftës, por dhe ky i fundit, pas këtij takimi, nuk u interesua më dhe të më pyeste se çfarë u bë me porosinë që la Ministri. Prita një muaj, dy dhe më shumë, nuk pash asnjë interesim prej tij, vetëm heshtje, por edhe për problemet e tjera që u diskutuan në atë takim nuk dëgjuam më asgjë. Rastësisht një ditë vajta në Albpetrol, fal zotit e kishim shumë afër, mbasi godinën e bukur dhe madhështore në rrëzkodrën e Qytetit Patosit, ku qëndronte prej vitesh Drejtoria Përgjithshme Naftës, më vonë Albpetroli, e kishte falur qeveria Berishës tek ndonjë militant i saj, trokita në derën e z. Gjergji dhe nga brenda dëgjova një zë, hyrë, hapa derën, Ai ishte në telefon me dikë dhe sa më pa mua, me sa duket u kujtua, dhe nuk me pyeti se ç’farë problemi kisha, nuk më la as të flisja që ta përshëndesja, por më tha nuk kamë kohë të bisedojmë, do të thërras vet. Me qetësi mbylla derën, vajta prapë në punën time dhe po përfytyroja gjithë skenën nga takimi me Ministrin tek indiferenca e Drejtorit Albpetrolit. Kaluan disa muaj, nuk dëgjova më asgjë prej Tij dhe në fund të muajit Gusht 98’ emigrova jashtë shtetit, por me mendjen se mund të kthehem prapë në rast se situata ndryshonte. Megjithëse larg, por vazhdimisht interesohesha se ç’po bëhej me vendburimet ekzistuese dhe në tërësi me naftën. Çdo gjë shkonte drejtë shkatërrimit të plotë dhe ngjarjet pasonin njëra-tjetrën. Kaq mjaftoj për mua dhe u binda plotësisht se nuk kishte më kthim prapa nga rruga ku i kishte futur strategu i korrupsionit, Sali Berisha, vendburimet e naftës dhe PS-ja që premtoi shumë, në dy mandatet e saj, nuk kishte shtyllë kurrizore të menaxhonte këtë industri dhe institucionet shkencore të saj, të ndalonte masakrën dhe barbarizmin që po gërryente çdo ditë këtë pasuri natyrore, sepse aty ishin përfshir në korrupsion qeveritar dhe politikan të nivelit të lartë. Premier Oil vodhi sa deshi në vendburimin Patos-Marinës dhe shiti liçencën, ku në 2004’, filloi Bankers Petroleum. Ky ishte momenti i favorshëm për ri-shtetëzimin e tij, por qeveria socialiste jo vetëm që nuk e bëri atë por e zgjeroi kontratën për gjithë vendburimin, e miratoi dhe ndërkohë futi hajdutët e saj në këtë konçesion, të cilët janë akoma atje dhe vjedhin bashk me Bankers Petroleum.  

Me ardhjen prapë 8 vjet në pushtet, mjeshtrit e korrupsionit Berisha, Ruli dhe Meta, e filluan menjëherë punën atje ku e kishin lënë, para 8 vitesh, me vendburimet e naftës, gazit dhe ato minerare, i dhanë dorën e fundit duke falur Kuçovën te Bankers Petroleum, sepse atje strukeshin kusarët e mëdhenj të korrupsionit, dhe gjithë vendburimet e tjera tek ca kompani fantazmë dhe oligarkët e qeverisë, dhe vet u fshehën pas tyre. Pra, u zgjerua më shumë lukunia e politikanëve hajdut të fshehur pas konçesioneve. Ato pak të ardhura që merrte shteti dhe ekonomia, e devijuan destinacionin drejt llogarive të tyre bankare. Në fund të mandatit dytë, këta hajdut, miratuan shitjen e Albpetrolit por dështuan se nuk bënë mirë llogaritë. Me rotacionin e pushtetit në 2013, meqenëse nuk kishte më vendburime për ti dhënë me konçesion dhe ca konçesionar që kishin mbush xhepat, shisnin liçencat tek ca “kompani” të tjera akoma më të pa dukshme dhe largoheshin, sigurisht me aprovim të Albpetrolit, AKBN dhe Ministrisë, të cilët ndërkohë shtuan ose freskuan nga pas këto konçesione me politikan hajdut të rinjë. Gjynah mos t’jua ham hakun, i qepin gjërat shumë bukur dhe janë bërë mjeshtra të korrupsionit, nuk bie asgjë në tokë, i kapin që në ajër. Pra, të gjitha qeveritë e krijuara nga politikan të PD-PS-LSI-së, që kanë drejtuar në gjithë këto vite paskan një marrëveshje të fshehtë, shkatërrimin e pasurive natyrore kombëtare për tu pasuruar sa më shpejtë dhe zgjodhën konçesionet për tu maskuar pas tyre. Ka kaq vite, ku pothuajse çdo ditë gazetar dhe specialist të fushës, denoncojnë në media dhe rrjetet sociale, se pasuritë natyrore po vidhen hapur dhe shkatërrohen para syve tanë dhe nuk ka asnjë reagim nga ministria, qeveritë, deputetët, partitë politike, AKBN-ja apo Albpetroli, një heshtje e tmerrshme që tregon shumë se të gjithë janë të përfshir në vjedhjen e tyre dhe është skandaloze që organet e drejtësisë nuk veprojnë, sidomos SPAK që u formua për këtë qëllim. Le të shërbejnë këto rreshta si indicie për hetim.        

Sugjerime për zgjidhje

Dëgjojmë çdo ditë në media apo në “tribunën e popullit”, e cila ka vite që është kthyer në tribunë hajdutësh me kollare, rreth aferave korruptive në CEZ-DIA ku janë përfshir ujqërit e mëdhenj të korrupsionit Berisha-Meta, rrugës kombit, konçesionet në mjekësi, në ushtri, PPP e ndryshme, inceneratorët, shitja e detit apo pasurive publike, për vilat e politikanëve, etj., janë aq shumë sa ata vetë që i kanë rregulluar me dorën dhe për interesat e tyre i kanë harruar tani, ku njëra palë bënë sikur akuzon tjetrën, sidomos në periudha zgjedhjesh, por vjedhjet janë me miliona Euro dhe drejtësi nuk bëhet. Kapet ndonjë makinë e mbushur me Euro, apo kontejner me banane dhe drogë, etj., dhe drejtësia dënon vetëm fukarenjtë që transportojnë ato dhe jo politikanët në krye të tyre. Ata konsiderohen vijë e kuqe për drejtësinë. Denoncohet korrupsioni në naftë, në minierat e kromit, bakrit, etj., që janë një burim i fuqishëm të ardhurash për ekonominë dhe drejtësia, e re apo e vjetër, bënë sikur heton ndonjë cironkë të vogël që ka ngecur në vrimat e rrjetës, e trajton si një rast sporadik, të shkëputur, por jo peshkaqenët e mëdhenj brenda saj, ku përfshihen politikan të rëndësishëm, qeveritar dhe drejtues në nivele të larta, që dihen mirë kush janë, ata vazhdojnë vjedhjen pa ju trembur syri, hetimet zgjaten pa fund deri sa të harrohen dhe çështjet mbyllen. SPAK nuk duhet ti hetoj këto si raste të veçuara por duhet të shkoj deri në origjinën e tyre, ndryshe kalbësira ngelet brenda dhe plaga nuk shërohet kurrë por vetëm agravohet. OFL e famshme që krijoj qeveria është thjeshtë një mjegull për të manipuluar BE, SHBA, dhe indirekt të justifikoj mosveprimin e SPAK, se gjoja korrupsioni po luftohet dhe këta janë ata qafirët e korruptuar në Shqipëri. Një politikë fëminore, por me qitje të largët, që vetëm korrupsionin nuk ndëshkon. KPK dhe KPA i përjashton gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi i kalbur i drejtësisë, ndërsa shteti i jep liçencën e avokatit që të mbrojnë para kolegëve të tyre hajdutët dhe kriminelët, ndërsa presidenti dhe parlamenti bëjnë lojëra me zgjedhjen e anëtarëve në organet e reja të drejtësisë për të futur në to njerëzit e tyre të korruptuar. A janë këta avokat pjesë e sistemit drejtësisë? Nuk merret vesh se ç’bëhet, një organizim i ç’organizuar, që bëhet në unison nga të gjithë palaçot e politikës, ku qëllimi i përbashkët është vjedhja e pasurive dhe mbrojtja e tyre, ndërsa populli shpreson për drejtësi.                 

Fukarallëku i madh që ka mbërthyer popullin dhe degradimi i gjithë ekonomisë është i lidhur vetëm me vjedhjet dhe konçesionet korruptive të burimeve natyrore dhe përgjegjës direkt janë qeveritë e drejtuara nga partitë kryesore PD-PS-LSI. Ekonomia nuk zhvillohet as me qindarkat nga domatet e bujqësisë apo me prodhimet e blegtorisë dhe me rrobaqepësit, ato nuk mbajnë veten e tyre dhe jo më të zhvillojnë ekonominë. Politikanët në Shqipëri janë pjesë e bandave të korrupsionit, mbrohen me imunitet politik, i cili i ka bërë ata ekonomikisht tepër të fuqishëm dhe ligjërisht të paprekshëm. Gjithë pasuria kombëtare është koncentruar në një grusht njerëzish të maskuar politikisht, qeveritarët, oligarkët dhe mafja që i drejton ata. N.q.se këto banda nuk shkatërrohen nga organet e drejtësisë, ajo do vërë në rrezik ekzistencën tonë si komb. Dhënia me konçesion, ku shteti nuk merr asnjë lloj fitimi, e pasurive natyrore dhe ato publike me afate 25 vjet, 30 vjet, 35 vjet, 42 vjet apo 99 vjet, siç po dëgjojmë, është shitje e territorit Shqiptar për t’u pasuruar ata vet dhe pasardhësit e tyre. Ky organizim nuk është as kapitalizëm dhe as demokraci. Çdo 4 vjet këto banda kusarësh dalin për t’i lipur votat popullit, duke e mashtruar me “mrekullitë” që do i sjellin dhe po s’ja dha sovrani i vjedhin vet. Fukarenjtë e gënjyer votojnë për të ricikluar këto plehra në pushtet sipas radhës, pra blejnë varfërinë e tyre, i duartrokasin, humbin kohën dhe grisin opingat duke i ndjekur në mitingje, paguajnë taksat, ndërsa pasuritë dhe privilegjet i gëzojnë qeveritarët, militantët, kriminelët dhe hajdutët. Këto janë partitë politike shqiptare dhe “demokracia” që i sollën popullit në Dhjetorin e zi të 90’-tës.  

Zgjidhja e vetme është ndëshkimi korrupsionit dhe politikanëve të korruptuar në gjithë organet drejtuese shtetërore dhe politike. Sugjeroj që Albpetroli, i cili është përgjegjësi kryesor dhe i vetëm i pasurive natyrore hidrokarbure, të punësoj specialistë nafte, të rishikoj me objektivitet kontratat e lidhura me kompanitë konçesionare, sidomos ato në vendburimet ekzistuese, mosrealizimet dhe shkeljet e tyre, abuzimet, të bëhen ato publike, të denoncoj kusarët politik që fshihen dhe vjedhin bashk me konçesionarët, të pezullohen liçencat sa më parë të jet e mundur sepse të gjitha janë me shkelje, favorizojnë vetëm konçesionarët dhe hajdutët, por jo ekonominë. Vendburimet ekzistuese të naftës dhe gazit duhet të rishtetëzohen dhe të mbeten pasuri shtetërore nën administrimin e Albpetrolit, për dhënien e tyre me konçesion ose jo le të vendosi populli me referendum dhe jo politika. N.q.se; ka edhe forma të tjera për ti dhënë ato me konçesion dhe që e shmangin korrupsionin. Unë dhe disa specialist të tjerë, mbështetur në eksperiencën tonë dhe atë botërore, kemi shkruar disa her në shtyp mbi korrupsionin në naftë, rolin dhe pozicionin e Albpetrolit në këtë industri dhe për ri-formimin e Institutit Naftës.

Përgatitur më 19/01/2021

___________

NAFTA SHQIPTARE, VJEDHJA DHE KORRUPSIONI

***

NJË RESUME …

***

Politika, qeveritë dhe Bankers Petroleum vallëzojnë në pellgun naftë mbajtës Patos-Marinës-Kuҫovë

***

BANKERS PETROLEUM SHKATËRRON, QEVERIA HESHT DHE NUK VEPRON!

***  

NGA ZBULIMI NË SHPIRAG, NË VENDBURIMET EKZISTUESE TË NAFTËS DHE DERI TEK GAZSJELLËSI TAP https://pashtriku.org/nga-zbulimi-ne-shpirag-ne-vendburimet-ekzistuese-te-naftes-dhe-deri-tek-gazsjellesi-tap/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura