SADRI RAMABAJA: LEKSIONI I AMBASADORIT AMERIKAN NGA TURQIA!

Prishtinë, 19. 01. 2016: Bota akademike turke hidhet në mbrojtje të kurdëve dhe të drejtës së tyre për jetë më të dinjitetshme. Apeli i saj nuk i drejtohet vetëm qeverisë dhe të gjithëpushtetshmit Erdogan. Në mbrojtje të qëndrimit kritik të akademikëve pozicionohet edhe ambasadori amerikan në Ankara, John Bass.
Nga e mërkura, mbi 1.128 bashkëpunëtorë shkencor dhe profesorë të 90 universiteteve nga e gjithë Turqia, kanë nënshkruar apelin me titull »Ne nuk duam ta mbështesim krimin”, duke cilësuar luftimet kundër popullsisë kurde, në emër të luftës kundër PKK-së, si akte kriminale.
Të premtën policia arrestoi 14 nga nënshkruesit akademik të këtij apeli në provincën veriperendimore Kocaeli. Ndërkaq kundër 21 docentëve të Universitetit të Kocaeli-it, siç njofton prokuroria e vendit, janë inicuar procedurat e ndjekjes me arsyetimin se kanë ushtruar “terror propagandistik” dhe “nxitje të popullit”.
Vetëm në Stamboll prokuroria ka inicuar procedurat e ndjekjes kundër 130 bashkëpunëtorëve të universiteteve të ndryshme.Presidenti Erdogan i ka cilësuar nënshkruesit e apelit si “tradhëtar të atdheut” dhe si “kolonë e pestë e fuqive të jashtme”.
Megjithëkëtë, numri i nënshkruesve të apelit ndërkohë ka kaluar 2000-shin.

– Ambasadori amerikan në Ankara, John Bass –

Në mbështetje të këti apeli ndërkohë është pozicionuar lideri i Partisë Demokratike të Popujve (HDP), pro Kurde, Selahatin Demirtas. Nënshkruesit e apelit për paqe ai i ka cilësuar si “Ndërgjegjia e vendit”. Ndërkaq qëndrimin luftënxitës të Erdoganit e ka dënuar edhe forca politike tjetër me orjentim kemalist – socialdemokrat Partia Popullore Republikane (CHP), duke pohuar se sjellja e pushtetit ndaj kurdëve e dëmton imazhin e demokracisë turke.
Këto dy forca politike angazhohen për federalizimin e Turqisë, respektivisht një autonomi kurde brenda shtetit turk.
Kritikët e qeverisë nuk trajtohen si tradhëtarë, deklaroi ambasadori amerikan në Ankara, John Bass.
Këtë qortim të kolegut të tij në mbrojtje të mendimit kritik të intelegjencies turke dhe opozitës, por edhe të demokracisë, mirë do të ishte ta dëgjonte edhe ambasadori Greg Delawie dhe kolegët e tij nga shtetet e Quintit këtu në Prishitnë. Në fakt, qëndrimi i ambasadorit Bass në raport me zërin e botës akademike turke, që po angazhohet për demokratizimin e shoqërisë turke, është në përputhje me vlerat perendimore dhe në akordancë me prirjet progresive të demokracisë më të madhe që ai përfqaëson.
Është çështje e brendshme mbarështrimi i rendit kushtetues-juridik, formës së qeverisjes etj., në kuadër të të cilit do të kishte hapësirë për trajtim të të drejtës së kurdëve për jetë më të dinjitetshme.
Por, krahas këtij leksioni të ambasadorit amerikan, nga Turqia, edhe bota akademike, përmes këtij apeli, i mban një leksion të mirë intelegjencies sonë oportune dhe tejet kleptokrate.
Mundësinë për rikëndellje dhe ripozicionim, tashmë, pas 9 janarit, edhe kësaj shtrese, ia mundësoi populli. Pozicionimi kundër defunksionalizimit të Republikës dhe për Shtet sovran, është edhe çështje dinjiteti. Popullin nuk duhet lënë të keqpërdoret tutje nga demagogët.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura