PASHTRIKU: AKADEMIK ESHREF ADEMAJ, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS DHE I ҪËSHTJE SONË KOMBËTARE

(Pashtriku.org, 22. 02. 2013) – Akademik Eshref Ademaj, lindi më 20 korrik 1940 në fshatin Zhur të komunës së Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndësa Normalen në Prizren, (në vitin 1960). Ishte studenti i parë që u regjistrua në grupin e matematikës dhe studenti i parë që diplomoi në këtë grup, me sukses të shkëlqyeshëm, në vitin 1964. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematikre – Natyrore të Beogradit, në vitin 1970, ku në temën “Grupet lokale nilpotente pa përdredhje” mori titullin magjistër i shkencave të matematikës. Disertacionin e doktoratës me titull “Kontribut për teorinë e grupeve të fundme të thjeshta” e mbrojti në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Zagrebit, në vitin 1976.
Ka punuar fillimisht si asistent në Shkollën e Lartë Teknike të Prishtinës. Në periudhën 1967-1971 punoi asistent dhe pastaj docent, më 1977 merr titullin profesor inordinar për lëndën Algjebra e përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore të Prishtinës, ndërsa në vitin 1987 zgjidhet profesor ordinar për lëndët Algjebra e përgjithshme dhe Algjebra II.
Rezultatet shkencore të punës së tij i ka kumtuar në tubime të ndryshme ndërkombëtare (në Stamboll, Novosibirsk, Varnë, Leibnitz, Novi-Sad, Athinë, Ohër etj.) Që nga viti 1970 ka mbajtur ligjërata në shumë universitete, si në atë të Tiranës, Sofjes, Jenës, Heidelbergut etj. Me qëllim studimi dhe specializimi qëndroi nga një vit shkollor në disa institucione shkencore në botën e jashtme, si në në universitetin shtetëror “Lomonosov” të Moskës, në vitin shkollor 1972/73 dhe në Institutin e Matematikës të Universitetit të Heidelbergut, në vitin shkollor 1982/83.

Kushtrim (ish-fshati Billushë), 24 Janar 1991: Akademik Eshref Ademaj dhe Sheradin Berisha, gjatë pajtimit të gjaqeve në këtë fshat të komunës së Prizrenit.

_____________________

– Akademik Eshref Ademaj ishte iniciator dhe realizator i studimeve pasuniversitare nga matematika në FSHMN të Prish¬¬tinës, ku ka mbajtur disa kurse speciale nga Teoria e grupeve të fundme të thjeshta, Gjeomet¬ria e fundme dhe Kombinatorika. 
– Ishte anëtar i komisioneve për përshtatshmëri, vlerësim dhe mbrojtje të disa disertacioneve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Zagrebit, si dhe mentor i disa magjistrantëve dhe doktorantëve në Universitetin e Prishtinës.
* * *
Akademik Eshref Ademaj tërë energjinë e derdhi në avancimin e punës shkencore në Universitet dhe në mbrotjen e autonomisë së tij. Përgatitja e tij profesionale, aftësit e jashtëzakonshme pedagogjike dhe organizative, atë e nxorën në ballë të trupës pedagogjike e shkencore të Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore por edhe të Universitetit të Prishtinës.
Kontributi i tij ishte madhor në kohën kur shteti “juridik serb” me tërë potencialin e vetë ekonomik, propagandistik, policor e ushtarak ishte përcaktuar për zhbërjen definitive të shkollës shqipe në përgjithësi, të Universitetit të Prishtinës në veçanti dhe për zhdukjen popullit shqiptar në Kosovë. Ai ishte një nga ideatorët kryesor për vazhdimit institucional dhe legal të punës së Universitetit nëpër objekte private, pas aplikimit të masave të dhunshme administrative të pushtetit serbokomunist në Universitetin e Prishtinës. Në mbrojtje të këtij institucioni me interes kombëtar, u gjend në ballë të formave të ndryshme të rezistencës për mbrojtjen e tij dhe të shkollës shqip, duke përfshirë këtu edhe protestat dhe demonstratat gjithëpopullore (nga viti 1991 e tutje).
Nga qershori i vitit 1991 shtëpia e akademik Eshref Ademjat shndërrohet në Rektorat. Në këtë kohë ai ushtronte detyrën e rektorit, ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Universitetit, Kryetar i Shoqatës së Pavarur të Arsimtarëve të Universitetit, dhe kjo shoqatë atëkohë kryente punën e organeve universitare, pas suprimimit të tyre nga organet e dhunshme serbe të instaluara në Universitetin e Prishtinës, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë (27 qershor 1991). Në qershor të vitit 1991 Prof.Ademaj, arriti t’i tubojë delegatët e Kuvendit të Universitetit në një sallë të Fakultetit Filologjik, ku merret vendimi për shpalljen e konkursit për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 1991/1992, konkurs ky që u realizue po në atë afat dhe në kushte tejet të rënda. Dhe ky veprim i guximshëm i prof.Eshref Ademajt duket se e ka shpëtuar Universitetin nga shthurja – si vatër e arsimit universitar.
Në vitin 1993 Prof.dr.Eshref Ademaj, është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Ai, ishte edhe përpilues i kurrikulit mësimor në lëmin e matematikës, veçmas i hartimit të programeve të disiplinave kryesore formuese, në organizimin e katedrës së matematikës, në krijimin e atmosferës shkencore në fakultet e universitet etj.
Pra, Akademik Eshref Ademaj padyshim ishte ndër figurat më poliedrike të botës intelekuale dhe kombëtare në historin tonë më të re.
* * *
Ai, ushtroi edhe shumë funksione udhëheqëse në UP dhe jashtë tij.
– Ishte kryetar i Pleqësisë në Shkollën e Lartë Teknike dhe në Fakultetin Teknik të Prishtinës,
– shef i Seksionit të Xehetarisë dhe të Teknologjisë në Fakultetin Teknik të Prishtinës (1970-1972),
– prodekan në FSHMN të Prishtinës (1977-1979),
– dekan i FSHMN të Prishtinës (1979-1980),
– shef i studimeve pasuniversitare në Seksionin e Matematikës në FSHMN (1978-1982),
– kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë dhe Punëtorëve Shkencorë të Kosovës,
– anëtar i Kryesisë së SHMFA të Kosovës, kryeredaktor i revistës Matematika-Fizika,
– sekretar i Këshillit redaktues të revistës Buletin i punimeve shkencore të FSHMN të Prishtinës,
– kryetar i Këshillit organizativ të Kongresit VIII të MFA të Jugosllavisë në Prishtinë më 1985,
– anëtar i këshillit redaktues të revistës Glasnik matematički,
– kryeredaktor përgjegjës i revistës shkencore Punime matematike, daljen e së cilës e inicoi dhe pastaj e shpërndau në botë.
– Ishte prorektor dhe rektor i Universitetit të Prishtinës dhe ndër prijësit e tij në kohën më të rëndë, pas përjashtimit nga ndërtesat;
– ishte anëtar i KMDLNJ me seli në Prishtinë.
– ishte Anëtar i Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në krye me Anton Ҫetën etj.

* * *
Krahas punës së sukseshme si shkencëtar dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, ai ishte një luftëtar i paepur për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Që nga viti 1981, ai aktivisht u angazhua për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, në veçanti kontributi i tij është madhor njihet pas vitit 1991, në mbrotje të shkollës shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur regjimi i Beogradit ishte vërsulur me të gjitha mjetet dhe metodat për çbërjen e tyre dhe të popullit shqiptar të Kosovës. Kudo që prezentonte në simpoziume të ndryshme shkencore të niveleve ndërkombëtare, haptas, në mënyrë të guximshme dhe argumentuese e prezentonte dhunën dhe gjenocidin serbe të ushtruar çdo ditë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Padyshim se në këtë kontekst kontributi i tij u materializua me daljen në dritë të librit “Kosova Viktimë” në bashkautorsi me Zvonimir Sheparoviqin (viktimolog i njohur në nivel botëror). Prof. Eshrefi edhe në cilësin e anëtarit të KMDLNJ – së në Prishtinë, u angazhua dhe kontribuoj në mbrotjen e të drejtave dhe lirive të individuale, por edhe për të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve.
* * *
Është shpërblyer dhe dekoruar me disa dekorata dhe mirënjohje:
– Mirënjohja e Universitetit të Prishtinës, 1970, me rastin e themelimit të Universitetit, për kontribut në ngritjen e mësimit dhe të punës shkencore;
– Mirënjohja e Fakultetit Teknik, me rastin e kremtimit të 10-vjetorit të punës së Fakultetit, për kontribut në punën e suksesshme dhe në zhvillimin e Fakultetit;
– Mirënjohja e Lidhjes së Shoqatave të MFA të Jugosllavisë me rastin e 30 – vjetorit të punës së Lidhjes:
Shpërblimi i Dhjetorit, për vitin 1978, për rezultate të arritura nga lëmi i shkencave të matematikës;
– Mirënjohja e FSHMN me rastin e kremtimit të 20-vjetorit të punës së Fakultetit për kontribut në punën e suksesshme të Fakultetit në vitin 1980;
– Shpërblimi i Nëntorit i Kuvendit të Komunës së Prishtinës për vitin 1985 për rezultate të jashtëzakonshme të arritura në lëmin e mësimit dhe të punës shkencore. Për të arriturat në fushën e shkencës ishte nominuar dhe kishte hyrë më 1995 në Edicionin e 5000 personalitetve më të shquar të botës.

* * *
Akademik Eshref Ademaj, pas një sëmundje të rëndë vdiq në Gjermani – më 17 korrik 1994, dhe në gusht u varros me nderime të larta në varrezat e Prishtinës. Prof. dr. Ejup Statovci, në mbedhjen komemorative kushtuar prof. Eshref Ademajt, më 07. 08. 1994, në mes të tjerash ka theksuar se, vepra e tërsishme e Eshref Ademajt është madhore dhe si e tillë përherë do t’i jap dritë mendimit të Universitetit dhe çështjes sonë kombëtare.
PUNIMET SHKENCORE TË AKADEMIK ESHREF ADEMAJT
– Grupet lokale nilpotente pa përdredhje, (punimi i magjistraturës), Beograd, 1970.
– O uslovima konačnosti u lokalno nilpotentnim grupama bez torzije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr 2, Prishtinë, 1974.
– Për izolatorët dhe nëngrupet e izoluara në grupet lokale nilpotente pa përdredhje, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr., Prishtinë, 1974.
– Konačne proste grupe s rešivim centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1975.
– Prilog teoriji konačnih jednostavnih grupa (disertacioni i doktoraturës), Zagreb, 1976.
– A characterization of the simple group Ln(2), Glasnik Matematički, Zagreb, 1978.
– Karakterizacija grupe L6(2) trećim centralizatorom involucije, Buletin i punimeve shkencore të FSHMN, Nr. 3, Prishtinë, 1986.
– On a projective plane of order 11 on which operates a group of order 63 which fixes a subplane of order 2, Glasnik matematički, Zagreb, 1984.
– On the Classification of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Archiv der Mathematik, 1985.
– On the Non-existence of Projective Planes of Order 15 with a Frobenius Group of Order 30 as a collineations group, Glasnik matematički, Zagreb, 1986.
– Biplanes of Order 14 ëith a Group of Order 28, Punime matematike, Nr.3, Prishtinë, 1989.
– Biplanes of Order14 with a Cyclic Group of Order 14, Punime matematike, Nr.4, Prishtinë, 1989. 13) Classification of Symmetric Block Designs for (71,21,6) with Frobenius Group of Order 21, në koautorësi me prof. Mario Essert.
– Tekstet shkollore dhe universitare: Algjebra për klasën e II gjimnaz, Prishtinë, 1976.
– Algjebra e përgjithshme, Universiteti i Kosovës, Prishtinë, 1983.
– Matematika për klasën e I të fazës së parë të AMO, Prishtinë, 1981.
– Matematika për klasën e III të fazës së dytë AMO, drejtimi: makineri, metalurgji, etj, Prishtinë, 1984.
– Algjebra lineare dhe gjeometria analitike, Prishtinë, 1985.
(Përgatiti: Sheradin Berisha, 22. 02. 2013)
__________________
Burimet:
– Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës,
– Mbijetesa e Shkollës Shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999, (Skënder Susuri dhe Hasan Morina)
– Vitet e Qëndresës (libër dokumentar për jetën dhe punën e shkollës fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur 1990 – 1999, (Sfida, dëshmi dhe fakte) – Skënder Susuri.

================================

VIDEOMATERIALE NGA AKTIVITETI I AKADEMIK ESHREF ADEMAJT

NË PAJTIMIN E GJAQEVE, SË BASHKU ME ANTON ҪETËN, BAJRAM KURTIN ETJ.

*  *  *

=========================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura