PASHTRIKU: FLASIN 40 TË BURGOSURIT SHQIPTAR, MBIJETUES TË MASAKRËS – NË BURGUN E DUBRAVËS(IV)

(Pashtriku.org, 21. 05. 2012) – Pas 13 vjetësh të konsolidimit të papërfunduar të informacioneve për të burgosurit shqiptarë në Burgun e Dubravës – dëshmitë e të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës tregojnë për shumë çfarë, që të tjerët, të cilët nuk kanë kaluar nëpër këtë kamp gjatë viteve të fundit të shekullit njëzet u kanë borxh të mbijetuarve të kësaj masakre dhe popullit të tyre jo vetëm t`i informojnë, por edhe të japin sqarime për këtë masakër karakteristike dhe ende të panjohur sa dhe si duhet nga të gjithë ne.
21. NASER SHPORTA
Z. Naser kur keni qenë për herë të parë në burgun e Dubravës?
Në burgun e Dubravës kam shkuar në vitin 1995, kam qëndruar deri kur filluan luftës së UÇK-s. Na kan tërhequr nga Dubrava për arsye sigurie dhe jemi transferuar në burgun e Mitrovicës së Sremit, aty kemi qëndruar rreth 9 muaj.
Keni qenë së bashku me të burgosurit politik?
Kemi qenë në të njëjtin pavijon, por ndaras nga të burgosurit politik dhe pas 9 muaj jemi transferuar në burgun e Dubravës.
A ju kujtohet data kur keni shkuar në Dubravë?
Nuk e di saktë por me autobus kemi shkuar dhe në autobus kemi qenë 45 të burgosur , ishim 2 autobusë dhe kam qenë në pavijonin “C”.
Kur keni shkuar në Dubravë, çfarë keni parë rreth burgut?
Kemi parë paramilitar që silleshin rreth burgut, flisnin me komandantin ngase unë kam pasur muhabet me komandantet, doja me ditë çka kanë ndërmend të bëjnë me neve, ata thoshin që jemi lodhur edhe duke punuar dhe me u kujdes për juve, unë thashë pse kujdestari me qëndruar ju. Ata më thanë jemi 3 vija; ne jemi vija e parë, paramilitarët dhe ushtaret në male.
A i njifni këta gardian ?
Mbiemrin nuk e di por emrin e ka pasur Obrad dhe njëri nga komandantët që nuk mundesh m’i thënë serb sepse ishte shumë korrekt dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë konflikt me të burgosur.
Gardianet ishin në Dubravë dhe pasi jeni kthyer nga burgu i Sremit a kane qenë të njëjtit, keni parë ndonjërin?
Ka qenë Lushiqi ishte 35 – 40 vjeçar nga Istogu edhe ky ka qenë shume korrekt së bashku me Obradin sepse këta ishin me një ndërrim. Ka qenë Mance që emri nuk po me kujtohet tani por është nga një fshat afër Dubravës përballë Dubravës, në kodër. Mance mëparë nuk është sjellë mirë, ka pasur shumë probleme me të burgosur, ka torturuar shumë ndërsa në pavijonin tonë deri sa nuk ka ndodhur bombardimi aty nuk është vrarë askush, por në pavijonet tjera ka njohur që unë kam qenë prezent kur e kane thirrur gardianin me shkuar për t’i rrahur të burgosurit. Ishte gardiani i quajtur Mitri nga Baja e Pejës dhe ky ka marre pjese në vrasjet tona madje e di sake që ky ka qenë në karakollë me snajper, nga të gjithë gardianet vetëm atë e kam pare që ka marre pjese në vrasjen tone. Ka qenë me rroba të gardianeve dhe pa maske dhe ka pasur shume qejf t’i maltretoj të burgosurit.

__________________________________________

B.H. A dini ndonjë shok të Mitrit?

Në pavijonin tjetër, ka qenë Dejani 35 vjeç, nga rrethi i Istogut, ky ka qenë gardian i mirë por ishte një tjetër që tani nuk më kujtohet emri, ai me Mitrin i kanë maltretuar shumë të burgosurit, neve të burgosurve ordinerë jo shumë por ata politikë në pavijonet tjera i kanë maltretuar shumë.
Ndonjë gardian tjetër a e dini?
Ka qenë Lubisha nga rrethi i Istogut ndërsa në pavijonin tonë “B”, ka qenë mbikëqyrës Branko Komatina, ne nuk kemi pasur rast me parë si sillej ky. Ka qenë Miki Vidiç komandant i burgut dhe Aleksandër Rakoçeviç drejtor i burgut ka qenë, nuk kam pasur rast t’i shoh këta, ndërsa ka qenë edhe ne Aca tjetër zëvendës i Miki Vidiçit që ka marr pjese në vrasjet tona.
Para se të ndodhin bombardimet; ju keni dëgjuar detonime apo jo, keni parë jashtë burgut arsenal ushtarak të Serbisë?
Kam parë paramilitar, istikame gjithashtu por arsenal ushtarak nuk e di çfarë të them nuk kam parë.
Sa janë vrarë nga NATO sipas mendimit tënd?
Ne i kemi parë sa kanë qenë të plagosur dhe të vrarë dhe nga NATO ka mundësi që kanë qenë të vrarë 15–17 të burgosur.
A dini kur kanë ardhur gazetaret?
Kanë ardhur pas bombardimit, disa kanë qenë nga Peja sepse disa të burgosur i njihnin ata dhe ata na kanë detyruar t’i numërojnë të vrarët nga NATO dhe i kane incizuar e fotografuar.
A mund ta përshkruani ngjarjen e 22 Maj-it – pushkatimet?
Ishte mëngjes dhe ne ishim shumë të lodhur ata na thirrën të dalim jashtë të bëhemi rresht ngase do të ju transferojmë në burgje tjera. U rreshtuam rreth murit, afër fushës së sportit dhe ne dëgjonim zhurma jashtë mureve, duke biseduar në mes veti ata, në moment kanë filluar gjuajtjet me automatik, bomba dore, zolla me gjithçka kanë gjuajtur mbi neve dhe unë jam shtri për tokë, pas një kohe jam zgjuar deri kur kam ikur nga ai vend, në pavijonin ku kam qenë. E dija që aty është më sigurt, aty kam qenë me Argjiment Gashi, Sheremet Ahmei, Blerimi dhe disa të tjerë. Më vonë me interesonte çka ka ndodhur dhe ju thosha atyre mos hyni në kuzhinë sepse ata po përcjellin nga karakollët ku po shkojmë. Disa janë fshehur në puseta dhe në kuzhinë dhe më vonë gardianët kanë filluar përsëri me vrasje, duke hapur kapakët e pusetave dhe gjuanin me bomba dore, disa nga ata nuk kanë pasur përvojë, ngase në kuzhinë janë gjetur 20 bomba dore që nuk kanë shpërthyer. Sepse nuk kane dijtë si të hedhet me bombë. Kur kemi qenë në burgun e Sremit të gjithë të burgosurit serb që kane qenë i kemi parë në Dubravë. Kanë punuar në kuzhinë, furrë, depo dhe kur ka ndodhur bombardimi ata i kanë larguar dhe njëri nga të burgosurit serb e mbaj mend mirë ishte Zenica, emri i tij nuk po më kujtohet tani, ka qenë i mobilizuar. Me grada ka qenë kapedan i Arkanit dhe pas bombardimit ky ka qenë udhëheqësi i krejt vrasjeve. Gjatë bombardimeve një i burgosur i kishte marrur jelekun e një gardiani dhe unë i thash: pse e ke marrur ngase ata do te vijnë me e kërkua. Si është qetësua situata ka ardhur Zenica, i burgosur serb, tani me armë në dorë ( Njëriu i Arkanit) me Acën- zëvendës komandant i burgut dhe m’u drejtua mua ku i keni lënë jelekun? Unë i thash që nuk e dijë. Ndërsa ai më tha: “Qysh nuk e din ti sepse unë e di që ju jeni organizatori” , i keni hapur dyert e burgut, unë i thash që nuk e di. Tani Aca tha: Leje se nuk e di ky dhe shkuan.
Pas pushkatimit si kanë ndodhur ngjarjet, kënd e keni njohur ju në karakollë?
Nga komandantët e kam njohur Mitrin, jam i sigurtë 100%, të tjerët nuk i kam parë sepse ishin të maskuar. Pas pushkatimit na kanë thënë, të grumbullohemi te salla e sportit dhe të lënduarit i kemi marrur me veti, menduam që sërish do të na vrasin aty. Aty kam kuptuar që dikush ju ka thënë të ndërprejnë vrasjen, sepse ata na numëruan aty dhe ne ishim 250 të burgosur. Aty ka ardhur një i burgosur me armë dhe më tha: desi Shporta? Unë i thash që nuk po të njof. Ai e hoqi maskën dhe duke qarë më tha: “mos mendo që kam bërë ndonjë gjë”, më vonë në burgjet serbe e kemi parë në gazetë që ai kishte ikur nga burgu. Ishte Malazias, në burg e thërrisnin Miga Llalleviç, mbiemrin ia dij. Te salla e sportit unë isha te dera, më thirri njëri me maskë dhe tha a po më njef. Unë i thash: “jo” ai e hoqi maskën dhe unë i thash: “pak si i njofshëm” meqenëse nuk e njihja aspak. Ai me tha: “ Ja sam Sedo sa Zllatkom”, Zllatko e dij, që ka qenë inspektor në Prizren. Më dhuroi cigare, ky ka qenë paramilitar me uniformë të paramilitareve me lara. Më tha: Rri te dera mos hyn brenda”, ndërkohë i shihja duke folur me telefon.
Çfarë iu kanë thënë te salla e sportit?
Më vone Zenica tha “ Radite shta god …” – “ Gjeni ushqim hani çka të doni sot do të qëndroni këtu dhe nesër do të ju transferojmë në burgjet tjera”.
Dini ndonjë të burgosur serb që ka qenë i mobilizuar?
Unë e kam parë Mishkoviçin nga Mali i Zi, po ashtu ka qenë Aca edhe ky Malazias. Ka qenë nacionalist dhe e dij që ata nga burgu Zabellës së Pozharevcit janë transferuar në Dubravë para luftës, kanë qenë13 të burgosur.
Çfarë ishte roli i gardianeve që i përmende si p.sh Mitri që e keni pare me snajper në karakollë?
Nuk e dijë ndoshta i ka parë dikush tjetër.
Dini për ndonjë person që ka punuar për shërbimin sekret të Serbisë, a ka ardhur dikush aty pa maskë, civil ka qenë?
Xhavit Shabani ndoshta e din apo ata të burgosurit tjerë e dijnë, ka qenë dikush nga shërbimi. Pejanët ia dinin edhe emrin.
Sa ka qenë numri i të vrarëve, a dini këtë?
Sa kemi mundur t’i numërojmë ka qenë185 – 187 afërsisht.
Çka dini për Ukshin Hotin?
E dijë që ai ka pasur me u liruar të hënën por e di që e kanë liruar të shtunën.Unë isha në kuzhinë dhe doja ta përshëndes, një gardian që nuk e njihja. Nuk më lejoi, më tha: “Bezhi bre…”, kur ka dalur ka thënë: “Mbajeni moralin fortë”, këtë e kam dëgjuar personalisht.
Tani m’u kujtua: Zenica -ka qenë Sinisha Petriç.
22. RIZA MEHMETI
Unë jam arrestuar më, 21 tetor 1998. Kam qenë në burgun e Pejës , më 19.12.1998 jam transferuar në burgun e Dubravës. Aty ka qenë një tmerr që nga dita e parë e deri me 24 maj. Në dhomë kam qenë unë me 4 të burgosur tjerë, aty e kemi gjetur një thikë e cila ishte me gjak. Gjatë ditëve që kam qëndruar aty, për 2 muaj jashtë mureve të burgut kanë punuar rregullisht me buldozherë. Ngjarja ka ndodhur më, 19 maj. Ka bombarduar NATO. Unë isha në katin e dytë, në dhomën nr. 42. Gjat bombardimit ka qenë grupi i Ferizajit, ka pasur të plagosur dhe të vrarë, ndërsa unë isha shumë pakë i plagosur. Më 23 maj unë isha në kuzhinë, me një grup të burgosurish i kemi dëgjuar gjuajtjet. Kush ishte në pusetë kanë pësuar nga bombat e dorës. Në vendin ku ishim ne ka vdekur një i burgosur nga plagët. Duke dalur nga podrumi në korridor, u gjuajt një bombë që e luhati atë pjesë, më tej dhanë urdhër që të gjithë të dalin jashtë . Ishim afër 100 të burgosur. Me gardianët ka qenë edhe Sfetllani me maskë, e kemi njohur. Në sallën e sportit ne kemi dëgjuar një radio lidhje, duke folur. E pyesnin, sa është numri i të burgosurve? Ky i përgjigjet rreth 400 apo 500 dhe i thotë: “mjafton”. Më 24 maj, jemi transferuar në Lipjan.
B.H: Gjat kohës që ishit në Dubravë para se të vijnë të burgosurit tjerë nga Serbia, çfarë keni vërejtur aty?
Çdo dy javë kanë ardhur të burgosur tjerë, po në këtë periudhë, afër 10 herë kemi shëtitur jashtë pavijonit, ka pasur torturë të vazhdueshme.
BH: A keni dëgjuar ju që aty mund të ketë pasur ushtarë apo mjete të motorizuara?
Nuk kemi vërejtur sepse nuk guxonim ta qonim kokën lartë. Një nga te burgosurit tha që është bërë një masakër e madhe te bojlerët e ujit dhe me Salihin kemi shkuar dhe i kam gjetur 9 të vrarë, dy prej tyre i kam njohur, ishte Gani Lekaj dhe Hysen Ademi.
BH: Çfarë dini për Sfetllanin?
Një kohë ka shërbyer si kuzhinier dhe ai na njifte, mirëpo gjatë servimit të bukës shum pakë gjellë i mbushte pjatën dhe thoshte mjaft është për juve, kur dilnim nga burgu atë gjellë që tepronte e hidhnin poshtë dhe nuk jua jepnin të burgosurve.
BH: Ndonjë rast të plagosurish që ishte në gjendje të vështirë, që ka shpëtuar, a ju kujtohet?
Më 22 maj. Isha me Selimin dhe shkuam të ambulanca e burgut, kishte shumë të plagosur mirëpo më vonë është dashur të shkojmë në kuzhinë, duke hyrë në kuzhinë, me një të Rahovecit e gjuajtën nga karakolli me snajperë, me një plumb në ballë ka vdekur.
23. AGIM GASHI
Z. Gashi si u arrestuat?
Jam arrestuar në Bjeshkët e Nemuna, në vitin 1998, në vendin e quajtur: “te varrat e vajzave”, së bashku me 6 të tjerë që kemi rënë në një pritë të organizuar, duke dalur në Shqipëri. Me këtë rast, dy nga bashkudhëtarët janë vrarë, 4 të tjerë kanë arritur të ikin, ndërsa unë u zura rob. Pasi ram në grackë, dëgjova njërin duke gjëmuar, u qova për t’i ndihmuar atij, me mendimin që të gjithë janë të vdekur, por ushtarët më zunë mua. Më detyruan që t’i barti të vdekurit sepse ishte shumë bari dhe teren i pa përshtatshëm e ata kishin frikë, mos është edhe ndonjë tjetër, mua më dërguan në Karakoll) afër Gjeravicës. Një natë qëndrova aty, më kanë torturuar mizershëm, të nesërmen në mëngjes më fotografuan me një mori armesh. Kam nënshkruar deklarata. Një natë tjetër kam qëndruar në polici, në Gjakovë me tortura të njëjta. Ditën e katërtë më kanë transferuar në Pejë. Aty kam qëndruar edhe një natë. Më, 15 Shtator në burg të Pejës ku kemi qëndruar dy javë, për shkak të mbingarkesës së burgut më kanë dërguar në Lipjan ku kemi qëndruar deri më, 5 dhjetor 1998. Prej aty jemi transferuar në Dubravë, ishim grupi i parë që shkuam në Dubravë, jemi vendosur në pavijonin “C”. Në fillim kam qenë në katin e dytë, së bashku me Naser Kalimashin, Musa Krasniqin dhe disa të tjerë. Më 12 mars jam gjykuar në Pejë dhe jam dënuar me 6 vite burg. Tani jam kthyer në Dubravë. Ne katin e parë kemi qenë të burgosur të dënuar, nuk na kan lënë të dalim në dhomat tjera, tani filluan bombardimet e NATO-s. Më 19 maj është bombarduar pavijoni “C”. Dukej diku afër që bombardoi , nuk e dija që pavijonin tonë e kishte bombarduar. Isha me Kastriot Jetishin, Qaush Sellcen, Fadil Bezerin tani të vdekur dhe Hajdar Pepaj gjithashtu i vdekur. Insistuam t’i thyejmë dyert, e kami marrur krevatin, e kemi goditur derën e burgut deri sa janë thyer këmbët e krevatit. Më është prerë dora, kemi tentuar 10 minuta, duke e goditur derën deri sa u lodhem. Kur dolëm, të gjithë i kishin thyer dyert, dera kryesore ishte e mbyllur, kanë ardhur nga pavijonet tjera dhe e kane thyer derën kryesore. Kemi dalur jashtë mirëpo me disa të rinjë, që ishim të dënuar na detyronin të punojmë, të ngarkojmë disa dyshek në kamion që ndoshta ishte një pretekst i tyre që të shohin NATO, që ka lëvizje të ushtrisë këtu dhe ditën që ka dalur Ukshin Hoti unë isha duke ngarkuar dyshekë. Kur hyja në dhomë më treguan që është liruar Rasim Plava nga Cermjani i Gjakovës dhe Ukshin Hoti. Rasimi ishte gjetur i vrarë të Lugu i Baranit dhe të njëjtën ditë kam dëgjuar gardianët duke thirrur: Haki Dinën. Kqyri nga një pjesë e gjamit, vjen një gardian në dhomë, më pyet pse po shiqoi e të tilla provokime e më rrafë.Kur e kthyen Hakiun, Gardiani i quajtur Moma është i vetmi që e njoha ishte nga Gurakovci. Kur erdhi Hakiu, e pyeta çka po ndodhë. Hakiu më tha: “ ka ardhur shkalla e dytë e dënimit dhe mi kanë hequr 4 muaj dhe vërtet mendoja që është mirë me u liruar në ato momente dhe ia urova. E pyeta kur do të lirohesh. Hakiu më tha që sot, mirëpo për shkaqe administrative do të lirohem nesër. Të nesërmen më 17 maj e kam parë duke dalur jashtë burgut me qese në dorë. Sot figuron akoma i zhdukur dhe të nesërmen më 18 maj, duhej të lirohet edhe Shkelzen Pepshi, pra një ditë pas Hakiut.
Më 21 maj, në mëngjes para se të fillojnë bombardimet, ka ardhur gardiani dhe tha: “NATO e ka parë çfarë ka bërë këtu dhe nuk do të ndodhë përsëri. Po në këtë moment ka zbritur një aeroplan shumë poshtë dhe gardianët kanë ikur.
Më 22 maj, në mëngjes, isha te fusha sportit dhe na thanë që të bëhemi rresht sepse këtu nuk ka kushte. Mund të përhapet ndonjë sëmundje epidemike. sepse kishte shume të vdekur dhe të plagosur dhe duhet të ju transferojmë diku tjetër, unë me një grupe shokësh isha, u plagosa në kokë, me këtë rast rash mbi Visar Demirin dhe nga bomba e dytë jam plagosur në shpinë. Kam ikur në objektin e kuxhinës, për një moment e kam humbur vetëdijen. Të nesërmen në mëngjes na thanë që të dalim, nuk deshëm të dalim, ata filluan të gjuajnë me bomba dore dhe në fund ata thanë që nëse nuk dalim do të ju kallim të gjallë. Kështu vendosem të dalim. Dolëm jashtë kishte shumë me maska, menduam që do të ekzekutohemi të gjithë dhe filluam të përshëndesim njëri tjetrin, ka pasur disa që ishin 4 vëllezër, gjatë natës ka ndodhur një ekzekutim individual si rasti i Memies që kishte dalur të një tubë e druve dhe është ekzekutuar.
Ndonjë i plagosur rëndë që ka shpëtuar?
Ka qenë Visar Demiri dhe Bedri Kukalaj madje për Bedriun i kam dëgjuar shokët e tij duke thënë: “ A mërzitet për Bedrin”
Ndonjë shprehje të ndonjë gardiani?
Gardianët që na kanë mbikëqyrë nuk i kam parë më, ishte Skender Rraci që një gardian e thirri atë dhe i tha: “A po me njeh mua, ai i përgjigjet që Po”, ”je fqinji im”, Ai thotë: “Tash po me njeh a”?! E merr dhe e rrahë Skenderin.
Si ishin sjelljet e Momës?
Deri ne bombardime ka qenë ndoshta me i miri, pas bombardimeve është gjenduar si kriminel ma i keqi, madje një herë kishte ardhur më një gardian tjetër dhe i ka rrahur që nga dhoma e parë, deri në dhomën e fundit.
24. HIL KQIRA
B.H: Z. Kqira kur jeni arrestuar dhe në cilin burg keni qenë?
Unë jam arrestuar më, 9 Korrik 1998. Fillimisht në Gjakovë dhe pastaj në Pejë ku qëndruam 4 muaj e gjysmë dhe jemi dënuar me 5 vite burg. Nga Peja na dërguan në Dubravë, ishim të burgosurit e parë që kemi hyrë në Dubravë. Aty kemi qëndruar 4 muaj. Kur kemi shkuar në Dubravë na kanë maltretuar shumë, aty na kanë ndarë në pavijone të ndryshme. Para se të fillojnë bombardimet na kanë vendosur në një sallë tjetër dhe na është ndaluar ushqimi e gjithçka tjetër. Kemi qëndruar dy muaj në atë lloj gjendje. Më, 19 Maj. Kur NATO bombardoi pavijonin “C” ishte e tmerrshme, 3 të burgosur kishin vdekur në disa pavijone dyert janë hapur vetë dhe disa të tjera i kanë hapur të burgosurit, kam dalur në fushë të sportit, të vdekurit i kanë bartur me një traktor jashtë. Më 21 maj NATO ka bombarduar përsëri gjatë tëre ditës dhe janë vrarë disa të burgosur shqiptar. Më 22 maj na kanë rreshtuar të muri, me arsyetimin se do të na transferojnë në burgje tjera për shkaqe sigurie. Më vonë e kemi kuptuar se gjithçka ishte e përgatitur. Kishin vendosur dërrasa jashtë mureve të burgut dhe rimorkio të traktorëve. Ndërkohë kanë filluar bombat e dorës dhe gjitha llojet e armeve, janë vrarë shumë, të plagosur edhe më shumë. Ka pasur edhe vrasje me snajperë.
B.H: Ju thatë që ata kanë vendosur dërrasa jashtë mureve të burgut, si e dini këtë?
Po, pas pushkatimit ata na thanë që mund t’i mbledhin të plagosurit dhe ka pasur të burgosur që kanë dalë jashtë mureve të burgut dhe i kanë parë të montuara dërrasat dhe gjerat tjera. Atë ditë kemi kaluar si kemi mundur. Më 23 maj, në mëngjes unë isha me vëllain tim –Zefin, djalin e vëllait dhe disa të tjerë. Paramilitarët kanë hyrë brenda, një pa maskë dhe 3 ushtarak tjerë. Kanë hedhur bomba dore, më vonë kanë gjuajtur me zolla dhe është vrarë Lush Prelazi nga Velezha dhe Balia nga Drenica. Kur kanë hyrë brenda unë Pjetri dhe Sadriu kemi hyrë në një gyp të ujit me dimensione 0.50-0.50. Ishte disa centimetra nën tavan dhe jemi futur në gyp. Sipas Avdi Kabashit, 3 ushtarak dhe një civil me maskë i kanë varë me revole. Vëllai im ishte vrarë me dy plumba në gjoks. Ramadan Kokollari na ka thënë: që të dalim jashtë se tani jemi të lirë, kur kemi zbrit, i kemi parë të vrarë të gjithë afër 10 të burgosur. E kam parë vëllain tim Zefin të vrarë. Pasi kemi dalur jashtë na thanë që nesër do të ju transferojmë. Ishin edhe disa gazetarë dhe ushtarak. Të nesërmen në mëngjes na kanë transferuar në Lipjan me autobusë, djali i vëllait ishte i plagosur në këmbë.
B.H: Ju thate që kanë ardhur disa gazetar, kur ka ndodhur kjo?
Më 23 maj. ditë e Diel, pas orës 10, paradite pasi përfundoi pushkatimi, ne i shihnim me kamera, ishin afërsisht 3-4 gazetar, disa mbanin kamera dhe incizonin.
B.H: Mund ta përshkruani momentin kur e keni pare vëllain tuaj të vrare?
Aty ishte shum e vështir sepse unë në jetën time nuk kam parë vdekje të dhimbshme, ishte 26 vjet më i ri se unë, ishte e tmerrshme nuk di ta përshkruaj, nuk e mbaj mend çfarë kam berë por shokët më kanë treguar që i kam berë zakonet tona fetare, e kam kthyer në pozitë normale, i kam shkruar emrin, fshatin dhe ja kam futur letrën në xhep. Unë kam parë shumë të vrarë, madje kam parë duke ecur i burgosuri por në moment ka renë në tokë nga snajperët, kam parë njëri me tru të dalura jashtë, ishte rast i vështirë, me këmbë të këputur gjaku i rrjedhte shumë, duke kërkuar ndihmë e nuk mund t’i jepje ndihmë, ishte e tmerrshme.
25. QERIM JETISHI
B.H: Z. Jetishi kur jeni arrestuar dhe në cilin burg keni qenë?
Unë jam arrestuar më,14 Korrik 1998, kam rënë në pritë në kufi, me djalin e Avdyl Jetishit, djali i Avdylit ka renë i vdekur ndërsa mua më kapën të gjallë. Më dërguan në kazermë të Gjakovës. Jam plagosur në këmbë, më kan berë qepjen e këmbës pa anestezion. Më vonë më kanë dërguar në policinë e Gjakovës. Atje mjeku më tha që duhet këputur këmbën sepse është shum keq, por unë nuk kam pranuar dhe më kanë dërguar në spitalin e Prishtinës. Në Prishtinë më ka pranuar Sadri Bajraktari në prani të policisë dhe me kanë maltretuar shumë. Me 5 dhjetor më kanë transferuar në Dubravë. Me disa të burgosur tjerë dhe nëse dikush thotë që ka pasur gardian të mirë ajo është gabim, Mance ka çmendur të burgosur shqiptarë. Tani, filluan bombardimet unë isha në rreshtin e parë me familjen Jetishi. Pikën e vrojtimin e kemi pasur shum afër dhe e kam dëgjuar personalisht kur gardiani ka thirrur për t’u berë rresht. Kanë filluar të gjuajnë, ishte çmenduri dhe unë kam rënë në tokë sepse isha me shtaga dhe isha i fundit kur jam larguar nga aty. Nuk mund të lëvizja, nga djali i axhës kam kërkuar ndihmë, më ka ndihmuar dhe kame qëndruar në pusetë. Nuk kam dalur nga e Shtuna deri të Dielën. Më vonë kemi hipur në autobusë dhe jemi transferuar në Lipjan.
26. XHELAL CANZIBA
B.H: Z. Canziba në mënyre telegrafike, kur jeni arrestuar në cilat burgje keni qenë dhe sa jeni dënuar?
Unë jam burgosur më 9 Nëntor 1994. Fillimisht kam qenë në burgun e Prizrenit dhe hetimet kanë zgjatur afër 6 muaj me dhunë të ndryshme deri me elektroshok. Ditën e parë të gjykimit ka ndodhur, lidhet me vrasjen e Besim Ndreces dhe unë kam kërkuar që aktgjykimi të përkthehet në gjuhen shqipe edhe pse e dija mirë gjuhen serbe. Jam dënuar me 6 vite burgim.
B.H: Kur ju kanë dërguar nga burgu i Prizrenit në burgun e Dubravës?
Më 1995 pas gjykimit na kanë thënë me bërë kërkesë dhe jemi dërguar në burgun e Dubravës, në pavijonin e pranimit e pastaj në pavijonin “C”.
B.H: Deri kur keni qëndruar në burgun e Dubravës?
Deri më 30 prill 1998. Na kanë transferuar në burg të Serbisë. Më shumë dëshironim që të vriteshim gjat rrugës se sa të shkojmë në Serbi. Mua më kanë dërguar në Nish. Nuk kemi pasur informacion për dy ditë se ku gjindemi. Isha së bashku Rexhep Aruqin, Ismet Mahmutin, Gani Mulla Abazin, Hajredin Hysenin etj. Shëtitja jonë e vetme në burgun e Nishit ishte kur na vendosin jashtë dhe na detyronin të hynim në mes të kordonit të gradinave me rrahje shumë të mëdha dhe të futeshim brenda. Në dhoma ishim 11 të burgosu dhe jashtë dhomës ishte korridori i gjate 40 metra, do duhej njëri të hynte në mes të kordonit dhe nëse alivanosen tjetri duhej të shkonte ta merrte atë dhe ta largon dhe përsëri ai të futej në kordon që të dilte jashtë.
B.H: Më 29 prill, jeni transferuar për në Dubravë, në cilin autobus keni qenë ju dhe keni dëgjuar ndonjë fjalë nga gardianët?
Unë kam qenë në autobusin e dytë. Personelin që e kemi pasur, unë me Hajredin Hysenin ishim më të gjatit dhe duhej të mbanim kokën ulur, jemi rrahur gjatë tërë rrugës. Ne ishim të lidhur me pranga dhe zinxhir, në momentin kur NATO ka bombarduar në Orllat, gardianet kanë ikur nga autobusi. Pas bombardimit ushtria serbe i pyetën çfarë ka në autobus, ata i thonë që jemi duke transportuar terroristët shqiptarë dhe ata i drejtuan zollat nga autobusi. Gardianet u thoshin atyre që mos u brengosni sepse në Dubravë asnjë nuk do të jetë gjallë.
B.H: Mund ta përshkruani momentin e hyrjes tuaj në burgun e Dubravës?
Më 30 prill 1999. Jemi dërguar në Dubravë në pavijonin “B”. Jemi pritur me dhunë dhe rrahje të ndryshme.
B.H: Deri më 19 maj 1999 çfarë ishin sjelljet e tyre dhe a kishte pa maska?
Para bombardimeve kanë qenë kryesisht gardianet. Një Malazias, sa ishim në Dubravë ai ishte shum korrekt dhe me pyeti Canziba edhe ju jeni këtu dhe me pyeti si keni kaluar në Nish? Unë i thash: “mirë”. Më tha: “Canziba po juve po bëhet mirë sepse Rrafshi i Dukagjinit po mbetet me Shqipëri”, ndërsa njërit nga Drenica i tha që ju do të mbeteni me Serbi.
B.H: Deri më 19 maj ka qenë fushata e bombardimeve të NATO-s, a keni dëgjuar detonime aty afër?
Po, kemi dëgjuar bombardime jashtë burgut dhe i shihnim lëvizjet e ushtrisë serbe sepse rreth Burgut të Dubravës kanë qenë 4-5 rrathë. Një paramilitar i Arkanit që u mundu me ikë, nuk ka mundur sepse kishte shum rrathë të ushtrisë.
B.H: Nga pavijoni “B” shihej ngrohtorja apo jo, a keni vërejtur diçka?
Unë e di që ka pasur paramilitar në ngrohtore dhe rreth saj. Disa kriminel që kan qenë në burgun e Nishit dhe Mitrovicës kanë ardhur në Dubravë dhe kanë qenë të armatosur.
B.H: Pastaj ndodhi bombardimi i pavijonit “C”?
Po, ashtu është, dhe unë kam qenë i kthyer nga pavijoni “C”, kur kam dëgjuar zhurmë,dy raketa duke rënë në pavijonin “C”.
B.H: Çfarë ka ndodhur m 22 maj?
Pas 20 majit, njësi të vogla hynin brenda dhe vrisnin ndonjë dhe gjuanin me arme dhe tërhiqeshin. Dy nga Rahoveci janë vrarë afër spitalit.
B.H: Mund ta përshkruani rastin kur ka ndodhur pushkatimi?
Pushkatimi ka pasur tendencë që të ikim, nuk ishte mirë ajo ngase ata të cilat kanë tentuar të ikin janë pushkatuar. Atë ditë na ftuan që të bëhemi gati gjojase do të ju transferojmë në Serbi. Aty ishte një vrimë në mur, aty janë vrarë shumë prej atyre që kanë tentuar të ikin. Jemi bërë rresht afër murit dhe kanë filluar të gjuajnë me bomba dore, minahedhës, mitraloz dhe snajper nga karakollë. Unë jam plagosur nga një pjesë e minahedhësit në shpinë.
B.H: A dini ndonjë rast të veçante në këtë ngjarje apo ndonjë pushkatim individual?
Një pjesë ishim të vendosur afër kuzhinës ku ishin gardëroba. Më vonë kemi qenë në sallën e sportit dhe kemi menduar që po përgatitin ndonjë kurth dhe aty kemi parë pa maska, por të armatosur, me rroba të gardianeve. Besim Rama më tha: “që t’i merrnim armën”, një gardiani me maskë, ishte vetëm, unë i thash: “ne ia marrim armen por a e din sa janë jashtë rreth burgut”. Në pusetë kanë hedhur bomba. Ishte Pjetrush Prelazri, ishte i denuar për vrasje dhe kur ishim në pavijonin e pranimit u thoshte: “kur do të na jep armët kryetari ynë Millosheviq dhe t’i vrasim këta terroristë”. Kanë ndodhur shumë gjera deri në momentin kur ka ardhur sigurimi i Pejës dhe janë ndërprerë. Gazmend Imeri ishte ku kemi qenë unë me Avni Ahmetin. Dolëm ta shofim çka është puna e tij dhe ishte i vrarë, kur dolëm te fusha e sportit kishte shumë të vdekur, nga karakollët më pyeti çka kam dalë, i thash që kam harruar disa rroba. Më pyeti sa keni mbetur? Unë i thash pak. Ai më tha: “ik sepse po të pash edhe njëherë do të vras”.
B.H: Çka dini rreth gardianëve?
Me emra nuk i dij, por e di që ishte Miki dhe zëvendësi i tij e disa paramilitarë. Njëherë e kam dëgjuar duke i thënë mbikëqyrësit një paramilitar. Na leni neve në dorë dhe në do t’i palojmë të gjithë, por ai nuk pranonte. Gardiani thoshte: “Amerika është Zot në ajër, ne jemi zot në tokë”.
B.H: Çka dini për pastrimin e terrenit afër kotllonicës?
Afër spitalit kanë qenë të vrarë dy nga Rahoveci. Grupi i Prizrenit i kanë ndihmuar shumë. Të burgosurit janë fshehur ku kanë mundur. Ne madje ishim organizuar që nëse vjen ndonjëri të sulmojmë.
B.H: Dini Ndonjë të burgosur që ka kaluar në anën e serbëve?
Një pjesë që kanë tentuar të ikin kanë pasur marrëveshje me gardianët. Mua më ka ndihmuar Nait Hasani rreth plagës.
B.H: Ndonjë i plagosur rendë që ka shpëtuar?
Ishte Bedri Kukalaj që për disa orë ka qenë jashtë dhe më vonë kemi marrur vesh që është gjallë.
27. BISLIM BISLIMI
B.H: Z. Bislim mund të na tregoni ngjarjen tuaj që nga momenti kur jeni arrestuar?
Isha Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 28 shator 1998, në shtabin e Budakovës së bashku me dy shokë ram në një minë tokësore. Me këtë rast një shok bie dëshmorë. Kapemi nga forcat policore serbe. Në ora 02.00 të mëngjesit. Po këtë ditë kapen edhe dy vëllezër Gurseli dhe Bajram Sylejmani. Lajmet e kishin dhënë që jam tërhequr me tanke nga Petrova deri në Shtime. Ishte një lajm senzacional i cili njihet opinioni botërorë nga TVSH. Fillimisht më dërguan në spitalin e Prishtinës. Mjekët ishin serb, të izoluar në dhomat tona mirëpo në mënyre të fshehtë mund të merrnim ndonjë informacion gjatë qëndrimit në spital. Pastaj jam dërguar në gjykatën hetuese dhe më vonë në burgun e Gjilanit.
Në Shkurt të 1999, fillon gjykimi im në prani të OSCE dhe gazetar të “Koha Ditore”, e kam mbrojtur UCK-n ku jam dënuar me 4 vjet burg, për veprimtari kundër shtetit dhe terrorizëm.
Fillimisht burgun e kam mbajtur në Prishtinë, pak para bombardimeve më dërgojnë në Lipjan. Më 1 maj, me autobus na dërgojnë në burgun e Dubravës. Burgu dukej rishtas i populluar sepse shiheshin shenjat e pastrimit dhe me vonë kanë ardhur të burgosur tjerë nga burgjet e Serbisë. Kishim një mendim të keq që diçka do të ndodhë.

_________________________________________

B.H: Momentin kur keni hyrë në Dubravë, a keni par ndonjë gjë rreth murit?
Kur kemi zbritur nga autobusi na kanë rrahur, kur më kanë goditur në bel i kam këputur zinxhirët nga goditja dhe kam rënë në tokë. Kanë qenë dy kushërinj Kleçka. Gardiani i thotë një tjetri: “shënoi këta dy sepse kanë bërë masakër në popullin serb”. Kanë qenë të torturuar gjatë gjithë kohës. Ushqimi ishe i pakët dhe kishim uri, që ishte kronike, unë isha në pavijonin “B”, ishte më i lirë. Në dhomë ishim 8 të burgosur, 6 nga këata janë vrarë.
B.H: A keni hasur në të burgosur tjerë kur keni shkuar në Dubravë?
Po, kishte të burgosur aty që kishin ardhur më herët. Pas dy dite kanë ardhur të burgosur nga burgu i Nishit. Përjetimet e tyre që tregonin, ishin të tmerrshme.
B.H: A ka pasur aty të burgosur ordinerë?
Po, ka pasur, në dhomë kemi pasur të burgosur ordinerë.
B.H: Nga pavijoni “B”, a e keni parë ngrohtoren?
Po e kemi parë ngrohtoren nga dritaret por nuk kam vërejtur diçka aty.
B.H: Mund të vazhdoni me ngjarjen?
Më 19 maj, ka ndodhur bombardimi i parë i NATO-s, ishte ngjarje e papritshme, unë isha në dhomë dhe një shok po thotë: “E bombarduan burgun”, aty ka qenë një vendas i imi Xhevat Haziri, mu në dhomën ku ka rënë pllaka (qatia) dhe kishin vdekur 3 shokë të tij. Menjëherë fillon paniku. Kam dëgjuar që një gardian, i kishte hedhur çelësat dhe iu thotë të burgosurve ordinerë; ‘të ua hapin dyert. Ndërkohë NATO bombardon pavijonin në mes të Pavijonit “B” dhe “C” ku në radhë vinte pavijoni “B”. Atë ditë kemi dalur jashtë ku e takoj Xhevat Hazirin. Nuk e njihja sepse ishte i veshur-mbuluar me pluhur, gjatë prezantimit jemi njohur. Më 21 maj. Ishte më fatale sepse pos pavijoneve me të burgosur, bombardohet edhe Drejtoria, kuzhina. Në mbetëm në pjesën e hapur të oborrit. Nga pjesët e objekteve vriten afër 26 – 30 të burgosur dhe 50 të plagosur rendë. Në ato momente është për tu vlerësuar guximi i Bislim Zogajt, Nait Hasanit, Grupi i studentëve të Prizrenit për ndihmën që kanë dhënë. Në shenjë hakmarrje më 22 maj. Policia serbe na urdhërojnë që të afrohemi të fusha e sportit, të shofin sa jemi. Gjojase do të vijnë autobusët dhe do të na transferojmë në Nish. Vetëm kur e kanë përmendur burgun e Nishit. Shumë të burgosur janë tmerruar. Dy të burgosur kanë bërë vetëvrasje(janë vetëvarur) vetëm që të mos të shkojnë më në Nish. Kur u bëmë rresht afër murit për dy por ishte rresht i gjatë dhe thanë që të bëhemi rresht për katër, në menyrë që të behet rreshti sa me i trashë (më afër tyre). Aty kanë filluar të gjuajnë me të gjitha armët. Në atë masakër unë i kam marrur dy plagë, njërën në këmbë dhe tjetrën në bel. Akoma e kam dhe më pengon. Pas masakrës fshiheshim ku mundnim, në pavijone dhe puseta. Pas një kohe të shkurtër unë shkova të qveshtorja dhe morëm disa rroba, me disa shokë të Gjakovës vendosem të hyjmë në pusetën para kuzhinës. Kishte mjaft hapësirë, një metër ishte me ujë por kishte disa gypa. Mbi gypa kemi qëndruar. Më, 23 Maj, kanë vazhduar të gjuajnë me snajperë. Ata që ishin në puseta, iu kanë hedhur bomba dore. Më vonë kemi kuptuar se ku kanë gjetur grupe të vogla i kanë masakruar. Një moment që duhet të ceket ishte data e 19 majit, kur vijnë për herën e dytë, serbet kishin marrë gazetarët e tyre. Një gardian me maskë thotë: “a keni shpëtuar a”? Fillon të shante NATO-n. Ishte një moment shum prekës, pasi që ne mezi shpëtuam. Më 23 maj grupi ynë ku isha edhe unë nuk kemi dalur nga puseta dhe morëm vesh që i kanë thirrur të salla e sportit. Ne nuk kemi shkuar sepse kapaku i pusetës ishte shumë i rëndë dhe kur kanë tentuar ta hapin në mbrëmje nuk kanë mundur, sepse ishte shumë i rëndë kapaku, pa qenë dy persona nuk mund të lëvizej.
B.H: Kur ju kanë larguar nga Lipjani a ju kanë treguar ku po ju dërgojnë?
Jo, nuk na kanë treguar por unë e dija afërsisht që po shkojmë në Dubravë, shkonim nga perëndimi dhe iu kam thënë disa shokëve që po shkojmë në Dubravë.
28. FILIP PJETRI
B.H: z. Filip na tregoni si jeni arrestuar dhe si keni arritur deri në burgun e Dubravës?
Unë jam arrestuar më 9 maj 1998, ku ramë në pritë të organizuar, na dërguan në Gurakoc, pastaj në Istog me maltretime të shumta fizike dhe psiqike. Më 12 gusht 1998, kanë ardhur në dhomë dhe më kërkuan mua duke më thanë që të përgatitem për 15 minuta. Jemi rreshtuar dhe jemi lidhur nga dy të burgosur, por unë kisha fatin të jem vetëm dhe më lidhën dy duart dhe këmbët. Njëri më shtyri dhe rashë mbi një guri, na transferuan në Nish, me maltretime të pa imagjinuara. Më 29 prill, jemi nisur me 3 autobusë për në Dubravë. Unë isha në autobusin e dytë, isha në ulësen e parë. Pas bombardimit të një mjeti të serbeve nga NATO dhe gardianet kanë ikur nga autobusi, pasi ndaluan fluturimet ka hyrë një paramilitar në autobus dhe më kapi mua për flokë dhe më ngriti kokën lartë, më thikë më ka prerë në qafë, ndërkohë ka hyrë mbikëqyrësi i autobusit dhe i tha që me çdo çmim më duhet t’i dërgoj në Dubravë të gjallë sepse kam urdhër nga lartë. Pastaj jemi kthyer e kemi vazhduar në Lipjan dhe të nesërmen me autobus na kanë dërguar në Dubravë por kur kemi hipur në autobus ka ardhur shoferi i drejtorit në burgut të Lipjanit i quajtur Radomir Kostiq i fshati Kosh, Komuna e Istogut. Më njifte mua mirë dhe unë gjithashtu e njihja, sepse kisha punuar me vëllezërit e tij dhe po i thotë shoferit të autobusit: “Ku po i dërgon këto kafshë” – “ Gde Vodish ove Stoke” dhe shoferi tha që këta janë: “mish për grep”. Në Dubravë unë kam qenë në pavijonin mbi kuzhinë sepse nuk e dij si është quajtur. Ka ardhur një gardian Stanoje Rakiç nga Polana (ish Nepolje), Komuna e Burimit(Istogut), për të më kërkuar mua në dhomë, më kanë marrë dhe nuk e dij si jam kthyer në dhomë, ngase më kanë rrahur shumë. Pas bombardimit të NATO-se. Më 19 maj. ka ardhur Naser Shporta, Istref Hasani me shumë shokë dhe na i kanë hapur dyert. Kemi dalur jashtë dhe kemi qëndruar ku kemi mundur, pa ushqim. Më 21 maj, kemi bërë një organizim për me ikë nga burgu dhe jemi futur në pusetë, bënim plan si të iknim nga burgu. Në gjysme të natës ata të cilët ishin të mendimit që të ikin dhe kanë dalë nga puseta por kur kanë shkuar afër murit, pas 15minutave janë dëgjuar krismat -Valentin Çuni, Kris Lokaj kanë vdekur Xhon Xhini ka pasur mundësi që të ikë, ishte i plagosur në dorë, i kemi dhënë ndihmë. Në mëngjesin e të nesërmes ditë e Shtunë na kanë bërë rresht për 4 afër murit, të fusha e sportit dhe kanë filluar gjuajtjet me lloj të ndryshme të armeve. Kanë ikur ata që kanë mundur. Të Dielën në mëngjes nuk e dij a ishin paramilitar, kanë ardhur dhe kanë hedhur bomba dore (dy granata), 5 nga të burgosurit janë plagosur. Unë isha në atë pusetë por pak i plagosur, Iu kemi dhënë ndihmë aq sa kemi mundur. Unë isha në pusetë dhe kur ka shpërthyer bomba e dorës për disa centimetra mbi kokën time ka goditur murin e pusetës. Më vonë kanë ardhur grupi i Prizrenit për ndihmë dhe vërtet kanë ndihmuar shumë. Të plagosurit i kemi dërguar në sallën e sportit dhe iu kemi dhënë ndihmë në forma të ndryshme. Të nesërmen në mëngjes na kanë thënë që do të ju transferojmë në burg tjetër . Unë isha personi që e kam ngarkuar personin e fundit në kamion. Ishte me një peshë të madhe dhe më tha një fjalë “O Filip a benë një fjalë me të thënë”, urdhëro i thash dhe tha: “ Mos na lerë këtu sepse po shof qysh po shkojnë gjërat” – unë i thash pa merak qëndro, pasi e ngarkuam personin e fundit në kamion, kemi hipur edhe ne në kamion.
VIJON…


– Bedri Halimi – Intervistues i 40 të mbijetuarve nga Masakra serbe në burgun e Dubravës. Shkëputur nga libri: Prof.Ukë Thaçi – Masakra në Burgun e Dubravës (Skenarët e Masakrës), Prishtinë 2011, SHB – “BERATI” Prizren.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura