Pashtriku.org, 10. 06. 2012 – Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, gjatë ditës ka njoftuar Opinionin publik, se, qysh në orët e mëngjesit – gjatë aksionit stolisjes së qytetit me FLAMUJ KOMBËTAR (me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) janë arrestuar disa aktivistë të VV. Fillimisht njësitë e policisë së Kosovës kanë arrestuar: 1. Artan Abrashin; 2. Drilon Zybën; 3. Luan Hotin 4. Shpend Zybën; 5. Arlind Manxhukën; 6. Alfred Bobajn; 7. Qendrim Hoxhën; 8. Liridon Qenajn; 9. Sabir Osmanin dhe; 10. Shkodran Kabashin.
_______________________
SHIKONI PAMJET:
___________________________
SHIKONI VIDEON KETU:
________________________________
Ndërkohë, ka ndodhur edhe një ndërhyrje tjetër nga ana e policisë. Aktivistë të VV, duke e stolisur sheshin “Shadërvan” me flamuj kombëtar, njësia speciale e Policisë së Kosovës ka intervenuar dhunshëm, me sprej lotësjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, me ç’rast qytetarët e Prizrenit duke u solidarizuar me VV, i kanë mbrojtur ata nga policia. Gjatë këtij aksioni brutal, policia ka arrestuar Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren Arbër Rexhaj dhe aktivistët: Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu. Gjatë këtyre aksioneve të dhunshme, deri në këtë moment kur po raportojmë, policia ka arrestuar edhe dy aktivistë tjerë: Fuad Rakipin dhe Ahmet Buqajn. Ndërkohë, bëhet e ditur se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po e mbajnë të rrethuar Kinemanë e qytetit ku po mbahet një tribunë politike, kushtuar 134 vjtorit të LSHP! Me këto intervenime të dhunshme, policia e Kosovës ka prish imazhin FESTIV në qytetin historik të LIDHJES!
(Kryeredaktori i pashtriku.org, Sh. Berisha)