DR.LUFTULLA PEZA: SHKRIMTARI DHE GJUHA AMTARE

Prag, 15 Maj 2020: Sipas përcaktimit të encikpopedisë “shkrimtari është personi i angazhuar në shkrimin e librave, artikujve, tregimeve, veçanërisht si profesionist, është një autor ose gazetar”.
Shkrimtarët i përkasin një shoqërie dhe kulture të caktuar dhe pozita e tyre në shoqëri nuk është thjesht një aktivist i shoqërisë, për të realizuar aspiratat e saj në ekonomi, kulturë, arsimin, shkencë, luftë etj. Shkrimtari përveç këtyre të gjithave, ngjarjet që ndodhin në shoqëri i shkruan në format e ndryshme, tregime, vjersha, novela, romane, poema etj. Por ata, krahas kësaj, kanë përgjegjësi më të madhe në ecurinë e saj, duhet të shembin bariera të vjetra dhe të çajnë shtigje të reja, të japin për shoqërinë drejtime, zgjidhje të reja. Kjo është arsyeja pse njerzit e dijes, shkrimtarët, artisët, dijetarët, sipërmarrësit etj., qëndrojnë më lart në shoqërisë dhe janë më të respektuarit e saj.
Për të kryer detyrë të dytë, që ka, shkrimtari përdor gjuhën amtare, gjuhën e popullit të vet. Ky është edhe qëllimi i shkrimit të këtij artikulli.

Para disa vjetësh kam lexuar një biografi të zgjeruar të poetit të famshëm rus Aleksandër S. Pushkinit (1799–1837) poet, prozator dhe dramaturg, që vlerësohet si themelues i letërsisë moderne ruse.
Unë e di rusishten mirë, kjo ishte gjuha e huaj, që mësonin brezi im në shkollë para vitit 1960. Më pas kam punuar gati dy vjet me inxhinjerin sovjetik Pigrov, si praktikant dhe teknik i mesën në Ndërmarrjen e Çpimit në Patos, sektori i karotaxhit. Pigrovi ka qenë burrë me virtyte të larta si njeri dhe profesionist. Këtu e praktikova mirë rusishten dhe mu desh të punoja shumë me këtë gjuhë.
Gjatë pushimeve verore të viteve 1954 dhe 1955 kam punuar si puntor në Ndërmarjen e Çpimit në Pator, sektori i karotaxhit, doja të aftësoja njohuritë e mia në këtë fushë. Sektori përbëhej nga një kompleks metodash gjeofizike, që përdoreshin në studimet e puseve të naftës dhe kërkimit të naftës në fushat naftëmbajtëse. Në vitin 1955 drejtoria e shkollës “Teknikumi i Naftës”, më dha detyrën të përgatis diplomën e përfundimit të shkollës, pikërisht për karotazhin e puseve të naftë. Ishte krejtësisht një gjë e re për mua. Pigrovi, ishte drejtuesi i sektorit të karotaxhit dhe mua atë ma kishin caktuar udhëheqës të diplomës. Ai pasi ndërtoi planin e diplomës sime dhe kapitujt e saj, më dha tre libra të trashë rusisht mbi karatazhin. Ja ku e ke literaturën më tha, studjoi këto dhe pastaj shkruaj kapitujt e diplomës. Këtu nuk ishte puna thjeshtë për të kopjuar, por për të avancuar dijet. Me rusishten në shkollë kam qenë mesatar, tani më kërkohej punë e kualifikuar. Punën me diplomën e kam bërë gjatë katër muajve të fundit të vitit 1955.
Unë në këtë kohë punoja si praktikant dhe bëja të gjitha punimet nëpër puset e naftës për karotazh bashkë me shokun tim Vasil Nasi, që ishte shef në njerën nga brigatat e karotaxhit. Ne venim nëpër puset e naftës, venim në punë aparaturat dhe bënim matjet e nevojshme dhe më pas shkruanim relacionet përkatëse për shërbimin gjeologjik. Shoku tjetër i imi ishte Vangjel Ndrio, veçse ky ishte në brigatën e perforimit të puseve të naftës, para se ato ti dorëzoheshin Ndërmarjes së Prodhimit të Naftës, për të nxjerrë naftë. Në fund të dhjetorit 1955 bëra mbrojtjen e diplomës, ku dola shkëlqyeshëm.
Rusishten e kam praktikuar më pas me studentët sovjetik, kur isha student në Pragë. Rusishtja më shërbeu gjatë shkallës së parë të kualifikimit pas universitar, pasi si detyrim ishte zotërimi i një gjuhe të huaj dhe unë dhashë rusishten provim në Fakultetin Histori Filologji në fillim të vitin 1975. Po në këtë fakultet kam dhënë më pas provimin e anglishtes, si gjuhë e huaj e dytë, që duhej për doktoratën.
Me Pushkinin dhe me poetin hungarez Shandor Petefin, kam qenë i dashuruar gjithë kohën e rinisë sime dhe më pas ata mbetën dy poetët e dashur, miq të mi, krahas Gjergj Fishtës, Naim Frashëri, Kol Jakovës etj. Gjatë shkollës së mesme kemi pas lexuar shumë libra, ishim në garë njeri me tjetrin kush të lexonte më shumë libra dhe të referonte për to. Njeri nga ne blinte një libër dhe pasi e lexonte vetë, libri kalonte dorë më dorë tek shokët dhe shoqet për ta lexuar. Secili e ruante librin mbështjellë me gazetë.
Në shkollë të lartë në zemër më hyri Ch. Darvini, biologu i madh anglez i zbulimit të teorisë së origjinës së llojeve në bazë të përzgjedhjes natyrale. Por edhe Smith dhe Layelli, gjeologët e parë të studimit të shtresave të tokës, paleontologët e mëdhenj francezë Lamark dhe G. Kyvieri, por edhe gjeologun e famshëm çek Radim Ketner, profesori tim fisnik ZdenÄ›k Špinar, njeri, paleontolog, dhe mësues i shquar.
Gjatë këtyre viteve në Pragë jam njohur dhe shpesh diskutonim me Dhimitër Pilikën, një nga njohtësit e thellë të çeshtjes pellazgjike. Ai ishte pedagog i gjuhën shqipe në Universitetin e Pragës, por problemin pellazgjik e kishte çeshtje të madhe të veprimtarisë së tij, kurdoherë me mua këtë problem kishte themelorin. Me Dhimitrin takoja shpesh dhe më tërhiqnin bisedat e shpeshta mbi banorët e lashtë, pellazgët. Unë në atë kohë kisha njohuri fillestare mbi këta banorë të hershëm dhe lidhjet me shqiptarët, sepse në shkollën 7-vjeçare në lëndën e historisë ne pellazgët i kemi pas trajtuar si stërgjyshët tanë të largët. Edhe maqedonasit e lashtë, Filipin dhe Aleksandrin e Madh në historinë tonë i trajtonim si shqiptarë dhe nga kjo, si fëmijë, kishim kënaqësi të madhe. Pas vitit 1960, me ngritjen e Fakultetit Histori-Filologji dhe Akademisë së Shkencave gjërat ndryshuar, pellazgët filluan të luftohen dhe mbështetësit e tyre të ndiqen. Nga Dhimitri kam marrë disa libra me këtë temë dhe gjithmonë mbaja shënimet përkatëse, sepse për këtë temë gjithmonë kam pas interes të madh, që do të më shërbente më vonë.
Edhe pasi u ktheva nga studimet në Tiranë me Dhimitrin jam takuar mjaft herë, por nuk ishte shumë i kënaqur dhe entuziast. Ai donte të mbronte gradën shkencore me temë mbi pellazgët, për të cilën kishte mbledhë shumë materiale, por në atë kohë në Shqipëri ende nuk ishte e lejuar kjo rrugë shkencore. Më pas mora vesh, që Dhimitër Pilikën e kishin internuar. Jam habitur shumë për këtë, sepse ai nuk kishte ndonjë fërkim me pushtetin. E vetmja gjë që dëgjova ahere ishte sikur Dhimitri „kishte sjellë disa bindje dhe materiale nga Praga, të huaja për shoqërinë tonë“. Dhe këto ishin bindjet e tij mbi pellazgët. Bindjet që ai kishte mbi pellazgët ja kishin ngritur si bindje të huaja për kulturën tonë disa kolegë të tij dogmatikë dhe karieristë në Universitetin e Tiranës, emrat e të cilëve nuk i mësova kurrë. Më erdhi shumë keq dhe shumë habi njëkohësisht, sepse bindjet mbi pellazgët i kisha edhe unë, por isha në një mjedis tjetër. Nga lufta që i bëhej, Dhimitër Pilika nuk arriti ta mbarojë librin e vet „Pellazgët-Origjina jonë e mohuar“ dhe më pas u sëmurë. Shokët e tij e bënë të mundur këtë dhe botimin e librit.
Qendrime antishkencore janë mbajtë në këtë kohë edhe ndaj studiuesit tjetër të problemit pellazgjik, Spiro Kondës. Kundërshtari i rreptë i tezës pellazgjike dhe i lidhjeve të shqiptarëve dhe të gjuhë shqipe me ta ka qenë Eqrem Çabej. Siç del nga studimet e mia, Çabej asnjë herë nuk i studiojë pellazgët, as pasardhësit e tyre ilirët, epirotët, thrakët, maqedonët etj., as gjuhën e tyre. Ti leshë pa studiuar probleme kaq të mëdha për gjuhësinë, kombin tonë dhe gjuhën tonë, kur ai i kishte të gjitha mundësitë të fuste edhe nxënës të tij në këto probleme, lindin shumë pikpyetje. Mendoj, që Çabej ka qenë kundërshtarë i tezës pellazgjike vetëm nga xhelozia dhe i mefshtë, për ta studiuar problemin.
Kondën Çabej e luftoi me të gjitha mjetet, që kishte, por Konda ishte në pension dhe më shumë nuk kishte ç‘ti bënte. Konda kishte edhe përkrahjen e Enver Hoxhës, i cili ishte përkrahës i tezës pellazgjike dhe i lidhjes së shqiptarëve me te. Çabej Kondën e luftonte pas shpine, duke mos i vlerësuar punën dhe penguar nëpër aktivitetet shkencore, mos botimin e librit të tij etj. Por Konda del superior, i thellë në gjykime, sjell elementë të ri, asnjë kritikë nuk ka për veprën e tij, që vlerësohet maksimalisht.
Në një nga kongreset ilire në vitet 60‘ Spiro Konda mori vlerësime të larta shkencore nga studiuesi francez Zaharia Majani. Edhe Qeveria Shqiptare, pavarësisht intrigave, në vitin 1971 gradoi për herë të parë dy profesora: Spiro Kondën dhe Aleksandër Xhuvanin.
Vetëm vitet e fundit përfundoi studimi mbi gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit, ku dolën në dritë mjaft të dhëna të reja të panjohura (L.Peza & L.Peza 2018. Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve, Tiranë):
-të gjitha gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit afrojnë shumë njera me tjetrën dhe gjuhën shqipe,
-është vërtetuar më parë, që gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge, si pas mendiit tonë edhe gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit rrjedhin nga gjuha e lashtë pellazge,
-u zgjidh enigma e madhe e gjuhës Para Indo-Europiane, që proekupon gjuhësinë: sipas nesh gjuha Para Indo-Europiane (Para Indo-Hitite), është gjuha më e lashtë pellazge,
-nga të gjitha këto të dhëna ngritëm Familjen Pellazgjike të gjuhëve, ku gjuha burimore për të gjitha gjuhët I-E është gjuha pellazge.
Por lufta ndaj studimeve në fushën e Qytetërimit Pellazg dhe të lidhjes së tyre me shqiptarët dhe gjuhën shqipe dhe të autorëve përkatës në këtë fushë, me forma të tjera, vazhdon edhe sot, me ndryshimin e madh, që dogmatikët sot nuk mund të na internojnë apo burgosin për këto ide. Ata kanë shtuar thashethemet ndaj autorëve, mos studim dhe citim të veprave të tyre, pengesa për të mos botuar punimet shkencore me këtë temë etj.
Në jetshkrimin e Pushkinit më kanë ngelur në mend jo vetëm vlerësimi i lartë për anën artistike të veprave të tij, vargjet e tij të bukura por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme. Tri gjera të rëndësishme për një shkrimtar nuk i harroj, dhe këto ishin:
-dashuria e tij e madhe për gjuhën amtare,
-puna e tij këmbëngulëse në kërkim të fjalëve të vjetra të gjuhës ruse dhe
-puna krijuese e Pushkinit për të shtuar fjalë të reja, të panjohura në gjuhën ruse, për ta bërë atë sa më të pasur.
Për mua dashuria e Pushkinit për gjuhën amtare, ka vlerë të madhe jo vetëm për gjuhën ruse, por edhe për ne, në ditët tona.
Të gjithë së bashku shkrimtarë, shkencëtarë dhe artistë, njerëz të dijes së kombit, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe, d.m.th. vjelin prej saj të mira materiale në punën e tyre krijuese. A nuk duhet krijuesit e shquar ta ndihmojnë gjuhën e tyre amtare në të gjitha aspektet e zhvillimin e saj dhe sidomos, kur ajo ndodhet në gjendje krize?
Sot në vendin tonë është krijuar një situatë tepër mbytëse për gjuhën shqipe, një ngerç i madh artificial dhe i padrejtë, midis studiuesve realistë dhe atyre konservatorë e dogmatikë, që i sjell dëm të pallogaritëshme gjuhës, historisë dhe kulturës sonë në përgjithësi. Baza e këtij ngërçi është interesi personal i një grupi të ngushtë zyrtarësh të gjuhësisë dhe historisë, që nuk e studiojnë problemin dhe mbrojnë me fanatizëm dogma të vjetëruara për gjuhën dhe historinë tonë, me të cilat kanë mbrojtur doktoranturat dhe ju vjen marre, që dalin gjëra të reja, që nuk i dinin. Në këtë çeshtje nuk përjashtohet as korrupsioni. Kanë fatin, që kanë ortak politikën shqiptare në punën e tyre të mbrapshtë, që i paguan, megjithse bëjnë sikur punojnë dhe gjuhën tonë, historinë, arkeologjinë po e rrënojnë dita ditës.
Përbërsit e identitetit kombëtar të çdo populli janë simbolet kombëtare (gjuha, flamuri, veshja, zakonet) si dhe traditat, kujtimet e përvojave dhe arritjeve kombëtare, që janë të rrënjosura në historinë e kombit. Themelet e identitetit janë gjuha dhe historia. Në varësi se sa individi është i lidhur me këtë sistem rregullash, njerzit mund ta bëjnë pjesë të identitetit të tyre personal, identitetin kombëtar në shkallë dhe mënyra të ndryshme. Në këtë mënyrë elementët kolektivë të identitetit kombëtar mund të bëhen pjesë e rëndësishme në përcaktimin e identitetit të individit, për veten dhe se si ata e shohim botën rethuse dhe vendin, që zejnë në te. Prandaj dy gjerat themelore për identitetin kombëtar janë gjuha dhe historia dhe qendrimet, që mbajnë rrerzit e caktuar ndaj tyre.
Historia e popullit shqiptar është madhështore, që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë, prandaj e kanë zili. Ajo fillon me pellazgët, rreth 20-15 mijë vjet më parë, populli i parë i identifikuar në histori, që ngriti qytetërimin e parë në botë dhe njerzimit i dha dritën e përparimit. Ata ngritën fshatrat e parë në histori, punuan arat, prandaj quheshin “Arbanë”-ar bërës, Albanë, ngitën farmat, ku prodhuan drithrat dhe zbutën bagëtinë. Pellazgët përpunuan të parët gurin, baltën, prodhuan poçerinë, përpunuan qumshtin, leshin, drodhën fijet dhe endën pëlhurën me vegjën e parë. Pellazgët të parët ngritën sistemin e perëndive me kryezotin Zeus në Olimp, që shfaqej si shqiponja, nga ku morën emrin “bijt e Shqiponjës, Shqiptarë”. Pellazgët të parët gërmuan minierat dhe shkrinë mineralin, prodhuan bakrin, arin dhe argjendin, për armë dhe zbukurime.
Shpikjet më të mëdha të këtij populli të talentuar, kanë qenë rrota dhe shkrimi, me të cilën kanë shkruar fjalët e numurat e parë në histori, që ruhen në kulturën pellazge Vinka-Turdas (Iliriku Qendror), 6 mijë vjet p.e.s. Fjalët “UJI” dhe “DORA” dhe numrat “III, 1”, janë fjalët e para të shkruara në botë, që ruhen në gjuhën shqipe.
Nga pellazgët, gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. lindët ilirët, dardanët, epirotët, maqedonët, thrakët etj., hititët, lidët, likët, frigët, shumerët, etruskët, arvanitët etj., që ngritën mbretëritë e para në botë dhe përfundon me shqiptarët e sotëm. Prandaj edhe gjuha shqipe dokumentohet e shkruar 6 mijë vjet p.e.s., ndahet në shumë dialekte gjatë kohës së bronzit dhe të hekurit dhe sot është në piedestal e vetme, si gjuha më e lashtë e planetit tonë.
Nuk mund të mbahet sot si të mirqena në kulturën tonë formulat e vjetrëruara, që kanë humbur vlerën, por mbahen si flamur nga dogmatikët:
-“Formula e Pagëzimit” e mesjetës, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe,
-postulati, që thotë “ilirët kanë qenë popull analfabet dhe nuk ka lënë asnjë mbishkrim të gjuhës së tyre”,
-të gjitha mbishkrimet ilire dhe epirote, të gjetura në truallin tonë, të falsifikohen si mbishkrime greke,
-qëndrimi përbuzës ndaj veprave të N. Ketës, Z. Krispit, De Radës, Xh. Katapanos, Spiro Kondës, Z.Majanit, E. Jakut, Dh. Pilikës dhe shumë studiuesve të tjerë dhe tezës pellazgjike,
-nuk mund të mohohen më gjatë prejardhja pellazgjike e popullit dhe e gjuhës shqipe, ngritur në fund të shekullit 18-fillimi i shekullit 19 nga studiuesit e mëdhenjë N. Keta dhe Z. Krispi dhe përkrahur nga studiues të tjerë deri në ditët tona.
Në sajë të qendrimi të ngurtë antishkencor të nënpunësve konservatorë dhe dogmatikë, në institucionet e gjuhës shqipe dhe historisë, kombit shqiptarë ende i mohohet padrejtësisht origjina e tij e lashtë pellazgjike.
Është e domosdoshme, që gjuha shqipe të ndihmohet për të dalë nga rrethi intrigues, ku është futur. Problemi i origjinës pellazgjike të popullit shqiptar dhe i gjuhës shqipe nuk është më problem shkencor, shkencërisht ai është i zgjidhur plotësisht dhe me prova të shumta. Por ai vazhdon të mohohet nga nënpunësit në gjuhësinë dhe historinë shqiptare, që vihen në dyshim si studiues, për deri sa shkelin rregullat shkencore të studimit.
Shkrimtarët tanë të shquar Ismail Kadare, Mehmet Kraja, Zija Çela, Kadrush Radogoshi, Xhezair Spahiu, Fatos Kongoli, Ben Blushi etj., janë mjeshtra të penës, ushtrimit të gjuhës shqipe në artin e lerërsisë dhe të lidhjes me popullin e vet. Ka ardhë koha ta ndihmoni gjuhën shqipe të dalë nga rrethi i mohimit ku e kanë futur. Në rast se nuk do të luftojmë bashkarisht ju dhe ne studiuesit e saj, gjuha shqipe do të vyshket dhe do të rrezikohet më shumë.
Po kështu ndihmë kërkohet edhe artistë të tjerë të medhenj të kombit tonë si skulptorët e popullit Hekrot Dule, Mehmet Mehmeti, piktorë, këngëtarë etj.
Nga ju kërkohet ti vlerësoni drejtë provat e leshtësisë së gjuhës shqipe dhe ti a bëni të ditur lexuesve tuaj vlerat e mëdha që bartin. Shikojini vetë dokumentet, vlerësojini vetë në mënyrë të pavarur, shkruani që lexuesit tuaj të marrin vesh të vërtetën mbi lashtësinën e gjuhës sonë dhe bashkë me te edhe të populli tonë. Kështu bashkarisht të mbrojmë gjuhën dhe historinë tonë. Ashtu si shkrimtari i madh rus Pushkini i solli dobi të madhe gjuhës së vet, duke kërkuar fjalët e vjetra të saj, edhe ju kërkojini këto fjalë të gjuhës sonë dhe do të bindeni se ato janë të shkruara mjaft shekuj dhe mijëvjeçarë para erës sonë. Ky do të jetë kontributi juaj i madh në dobi të gjuhës dhe historisë sonë, për të shembur errësirën e pamerituar, ku e kanë futur njerzit e pandërgjegjshëm gjuhën dhe historinë e popullit tonë.
Vetëm kështu, duke punuar bashkë, ne në frontin e studimit dhe me mbështetjen dhe popullarizimin tuaj të gjerë, historia e popullit dhe e gjuhës sonë, do të arrijnë rezultatet e dëshiruara: gjuha shqipe të zerë vendin e merituar midis gjuhëve të tjera të Familjes Pellazgjike të Gjuhëve ashtu si dhe historia me rrënjë pellazgjike e popullit tonë.

Pragë, më 3 maj 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura