PASHTRIKU: INTERVENIMI I POLICISË – PRISH IMAZHIN FESTIV NË PRIZREN!

Pashtriku.org, 10. 06. 2012 – Sot, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, gjatë ditës ka njoftuar Opinionin publik, se, qysh në orët e mëngjesit – gjatë aksionit stolisjes së qytetit me FLAMUJ KOMBËTAR (me rastin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) janë arrestuar disa aktivistë të VV. Fillimisht njësitë e policisë së Kosovës kanë arrestuar: 1. Artan Abrashin; 2. Drilon Zybën; 3. Luan Hotin 4. Shpend Zybën; 5. Arlind Manxhukën; 6. Alfred Bobajn; 7. Qendrim Hoxhën; 8. Liridon Qenajn; 9. Sabir Osmanin dhe; 10. Shkodran Kabashin.

_______________________
SHIKONI PAMJET:

___________________________

SHIKONI VIDEON KETU:

________________________________

Ndërkohë, ka ndodhur edhe një ndërhyrje tjetër nga ana e policisë. Aktivistë të VV, duke e stolisur sheshin “Shadërvan” me flamuj kombëtar, njësia speciale e Policisë së Kosovës ka intervenuar dhunshëm, me sprej lotësjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve, me ç’rast qytetarët e Prizrenit duke u solidarizuar me VV, i kanë  mbrojtur ata nga policia. Gjatë këtij aksioni brutal, policia ka arrestuar Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren Arbër Rexhaj dhe aktivistët: Premton Ibërdemaj, Arta Tejeci dhe Diellza Kryeziu. Gjatë këtyre aksioneve të dhunshme, deri në këtë moment kur po raportojmë, policia ka arrestuar edhe dy aktivistë tjerë: Fuad Rakipin dhe Ahmet Buqajn. Ndërkohë, bëhet e ditur se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po e mbajnë të rrethuar Kinemanë e qytetit ku po mbahet një tribunë politike, kushtuar 134 vjtorit të LSHP! Me këto intervenime të dhunshme, policia e Kosovës ka prish imazhin FESTIV në qytetin historik të LIDHJES!

(Kryeredaktori i pashtriku.org, Sh. Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura