PASHTRIKU: KRISTO DAKO – PATRIOT I SHQUAR, RILINDAS I GJUHËS DHE ARSIMIT SHQIP

(Pashtriku.org, 28. 09. 2012) – Kristo Dako ishte bashkëshorti dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare… Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi (Dako) patën dy fëmijë Gjergjin dhe Aleksandrin… Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Europë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj. Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist, tërë veprimtarinë e Kristo Dakos, e la në harresë për 50 vjet. Prandaj, sot ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhet e ditur për të gjithë shqiptarët dhe njëkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.
* * *
Kristo Anastas Dako lindi në qytetin e Korçës në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në qytetin e Korçës dhe më pas pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme.

Kristo Dako (1876-1941)

……………………………….

Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht të Rumanisë për matematikë. Më vonë, pasi emigrio në SHBA, ai i përfundoi studimet universitare edhe për filozofi.
Kristo Dako ka aktivitet të gjërë patriotik, si brenda ashtu edhe jashtë atdheut. Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si:
– Shoqata “Shpresa”
– Shoqata “Dituria”
– Shoqata “Djalëria Shqiptare”
– Klubi “Bashkimi”
– Klubi “Vëllazeria”
– Klubi “Dielli i Shqipërise”

Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqipëtareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.
Kristo Dako është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA, Willson. Në këto takime ai është shprehur drejtpërsëdrejti në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës, dhe presidentit të saj Willson, në mbrojtje të ineresave kombetare dhe teritoriale të Shqipërisë.
Kristo Dako njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si:
“Ylli i mëngjesit”
“Albania”
“Dielli”

Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si:
“The Orient”
“The Times”, etj.
Kristo Dako ka botuar disa libra të tillë si:
“Cilët janë shqiptarët”
“Shqipëria, çelesi i Lindjes së Afërme”
“Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”,

Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.
Kristo Dako është një ndër themeluesit, administrator dhe mesues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi), në qytetin e Korçës dhe me pas në Tiranë, Kodër Kamëz. Ai ishte bashkëshorti dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.

Sevasti Dako (Qiriazi), 1871 – 30 gusht 1949.

……………………………..

Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales së Elbasanit. Kristo Dakua ka qënë edhe Ministër i arsimit në qeverinë e Mbretit Zogut.
Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Europë dhe në botë të kohës së tij, si Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj.
Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi (Dako) patën dy fëmijë Gjergjin dhe Aleksandrin. Me shkollimin e tyre, njëri mjek dhe tjetri inxhinjer mekanik, ata ishin intelektualë të shquar të kohës. Por fatkeqësisht u tyrajtuan keq nga regjimi komunist duke i burgosur.
Veprimtaria e Kristo Dakos shuhet me vdekjen e tij në vitin 1941. Sistemi komunist, tërë veprimtarinë e Kristo Dakos, e la në harresë për 50 vjet.
Sot ka ardhur koha që vepra e Kristo Dakos të vlerësohet dhe të bëhet e ditur për të gjithë shqiptarët dhe njëkohësisht të ndreqet padrejtësia që ka rënduar mbi të dhe familjen Dako.

Për të mësuar më gjerësisht për aktivitetin e tij shumëdimensional,

në vijim ju ftojë ta shikoni këtë dokumentar:

…………………………………………………

(Përgatiti për botim kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura