PASHTRIKU: NË KRUSHË TË MADHE U HODHËN THEMELET E SHTËPISË MUZE – TË UKSHIN HOTIT

(Pashtriku.org, 18. 06. 2012) – Dje, më 17 qershor 2012, në 69 vjetorin e lindjes së Sokratit Shqiptar – UKSHIN HOTI, në Krushë të Madhe (në oborrin e Shtëpisë së tij të shkrumuar nga barbarët serbë – në fundmars 1999), u vu Gurëthemeli i SHTËPISË MUZE të Ukshin Hotit. Lopatën e parë të betonit në themelet e SHTËPISË MUZE e hodhi MotërMadhja MYRVETE, në praninë e qindra shqiptarëvet të ardhur nga të gjitha viset e ETNIKUMIT SHQIPTAR.

………………………………………

Motërmadhja Myrvete, duke hedhur lopatën e parë të betonit në themelet e Shtëpisë Muze – të Ukshin Hotit.

_________________________________

Me këtë rast para masës së tubuar, për personalitetin e Ukshin Hotit folën: Smajl Latifi – kryetar i Komunës së Rahovecit, Islam Lauka – ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Afrim Hoti – vëllai i Ukshin Hotit, Albin Kurti – kryetar i Lëvizjes VV, Ekrem Kryeziu – bëshëkveprimtar i Ukshin Hotit etj., ndërsa në Shtëpinë e Kulturës u organizua Tribuna shkencore “Rëndësia dhe roli i veprës së profesorit Ukshin Hoti për çështjen shqiptare”. Në tribunë folën: Moikom Zeqo, Agim Vinca, Smajl Latifi, Pajazit Nushi etj.

Në vijim ju sjellim një material të zgjeruar nga kjo ngjarje e rëndësishme:

____________________________
Pritje madhështore e mysafirëve nga krushjanët mikëpritës:

………………………………………………

Flet Ekrem Kryeziu:

…………………………………………………

Flet Albin Kurti:

…………………………………………………

Remzie Osmani – këngë për Ukshin Hotin:

………………………………………………

Në Tribunën shkencore “Rëndësia dhe roli i veprës së profesorit Ukshin Hoti

për çështjen shqiptare”, falsin:

Moikom Zeqo:

……………………………………………..

Agim Vinca:

………………………………………..

Pajazit Nushi:

_______________________

UKSHIN HOTI NUK I PËRKET HARRESËS, AI ËSHTË I GJALLË – DUKE E SFIDUAR PËRJETËSISHT VDEKJEN!
Duke pasur parasysh injorimin dhe mohimin e Ukshin Hotit, (të këtij pesonaliteti të shquar të lëvizjes sonë kombëtare), për 13 vjet rresht nga institucionet e Kosovës, në këtë përvjetor – portali pashtriku.org, nga 11 – 16 maj 2012 mbajti: ‘JAVËN E UKSHIN HOTIT’ me moton ‘UKSHIN HOTI – NUK I PËRKET HARRESËS!’. Qeveria e Kosoves dhe institucionet tjera vendore, për 13 vjet rresht heshtën, dhe bën shumë pak (për të mos thënë asgjë), në ndriçimin e fatit të këtij personaliteti LAPIDAR të kombit tonë, ashtu sikurse nuk u interesuan seriozisht, për zbardhjen e fatit të rreth 2000 shqiptarëve tjerë të pagjetur, trupat e të cilëve edhe sot e kësaj dite ndodhen diku në varrezat masive në Serbi. Portali Pashtriku.org, gjatë kësaj jave ka publikuar dhjetra shkrime, studime e kujtime kushtuar UKSHIN HOTIT dhe ky veprim yni ishte MESAZH, THIRRJE dhe POROSI për të gjitha institucionet e Kosovës, se UKSHIN HOTI kurrë nuk i përket HARRESËS, dhe se ai është i GJALLË në mesin e të gjallëvet, duke e sfiduar PËRJETËSISHT VDEKJEN!


Shkruan: Sh.Berisha, Kryeredaktori i pashtriku.org – 18. 06. 2012.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura