PASHTRIKU: NË KRUMË TË HASIT U HAP EKSPOZITA ME DOKUMENTA ARKIVORE ‘PREFEKTURA E KOSOVËS, HAS 1921 – 1925’ NGA DOKT.MAN POGA

(Pashtriku.org, 02. 12. 2012) – Me rastin e 100 vjetorit të Pavaresisë së Shqipërisë, dt. 27-28.11.2012 ora 10-30 në pallatin e kulturës “Pjetër Bogdani” të qytetit të Krumës, u hap ekspozita me dokumenta arkivorë nga Dokt. Man POGA. Ekspozita me titull: “Prefektura e Kosovës” themelimi dhe aktiviteti Krumë – Has 1921-1925.
Fjalën e hapjes e mbajti Zv. Kryetari i Bashkisë Krumë Z. Flamur Thaçi, i cili falenderoi studiuesin e ri nga Hasi Z. Man Poga për ekzpozitën e hapur për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ai theksoi se dokumentat janë autentike dhe sjellin risi për vizitorët. Periudha në të cilën fokusohet kjo ekzpozitë i përket njërës prej periudhave me të ndritura të Hasit por poashtu më pak të studiuara.
Duke falenderuar të pranishmit ai ja dha fjalën specialistit të Muzeut të Krumës Z. Astrit Fejzës, Historian. Z. Fejza vuri në dukje rëndësinë e kësaj ekpozitë të çelur me dokumenta arkivorë të pa publikuar më pare.
Më pas e mori fjalën autori i ekspozitës, Dokt. Man POGA. Ai tha se janë disa arsye kryesore që në ndërveprim me njëri tjetrin mundësuan krijimin dhe funksionimin e Prefekturës së Kosovës me qendër në Krumë:
1. Kërkesa e parisë së Hasit dërguar Këshillit të Naltë,
2. Pozita gjeografike;
3. zhvillimi politik i kohës;
4. krijimi si qendër arsimore/kulturore,
5 lidhja me Kosovën që Hasi e kishte të shumëfishtë. Jo pa qëllim theksoi ai, prefektura e mori emrin Prefektura e Kosovës. Hasi gjithmonë ka qënë i lidhur me fatin e Kosovës. Tashmë po gjysma e Hasit ndodhet përtej kufirit, por kur u themelua Prefektua e Kosovës ata firmosën bashkë, si një njësi administrative, deri më 1923.

Dokt.Man Poga flet  në Ekspozitën me titull: “Prefektura e Kosovës”

themelimi dhe aktiviteti Krumë – Has 1921-1925.

…………………………………………

Në vijim Z. POGA bëri një shpjegim të gjërë për publikun për çdo dokument përkatës. Sigurisht rëndësi të madhe ju dha dokumentave që flisnin për Themelimin e Prefekturës, çeljen e zyrës Bashkia Krumë më dt 21. 01. 1924, Zyrës së financave, Gjykatës së Krumës, Shkollës së Krumës, krijimit të grupit artistik të Krumës në vitin 1923, pazarit me mbi 30-të dyqaneve të hapura aty, arsyet se pse qendrën e Prefekturës së Kosovës e shkëputin nga Kruma për në Kukës etj. 
Dokt. Man Poga Falenderoi Kryetarin e Bashkisë Krumë Z. Liman Morina, përfaqësuesin e Bashkisë Krumë Z. Flamur Thaçi dhe Z. Astrit Fejza për mbështetjen dhe u shpreh mjaft i lumtur për praninë e madhe të qytetarëve të Krumës në ekspozitë.
Ekspozohet Flamuri i sjellë nga Londra me firmën e Emigrantëve Hasjanë.
Krahas paraqitjes se dokumentave arkivore per Historinë e Hasit, u paraqit dhe një suprizë për të pranishmit. Supriza ishte shpalosja e Flamurit Kombëtar i ardhur nga Emigrantët Hasjan/e që jetojnë në Londër. Përfaqësuesi i tyre Z. Ibrahim Bera kishte sjellë dhe 100 firmat e tyre bashkë me flamurin. Ky gjest ishte një mesazh i madh. Të pranishmit u emocionun kur shikonin emrat e bijve të tyre si firmëtarë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura