PASHTRIKU: ORIGJINA E SHQIPTARËVE (*)

(Pashtriku.org, 18. 07. 2012) – Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i njohur me emrin Pellazg. Atyre u atribuon Herodoti (484-425 p.e.s.) historinë e cila parapriu qytetërimin grek, ndërtimet me gurë të pagdhendur përballë Panteonit në Athinë akoma edhe sot mbahen për pellazgjike.

………………………………………..


George Fred Williams 1852 – 1932

……………….

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu i Danubit. Kjo prejardhje ka dalë nga studimet e dijetarëve të sotëm për gjuhën shqipe, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot. Këta Ilirë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.
Është e kotë të kërkohet për etimologjinë e perëndive të Greqisë në atë gjuhë, ndërkohë që kuptimi i tyre del qartë në shqip dhe domethëniet e tyre shumë të drejta. Për shembull, Kaos është hapsi, hapësira; Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët; Uranos është I-Vran-os, domethënë vendi i reve, vranët; Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe; Athena është E thëna, me thënë fjalën; Nemesis – Nemes (pa prapashtesën greke), nemës, domethënë nam, thirrje e djallit; Muse, Mosois, është mësuesi; Afërdita domethënë afër ditës, agimi. Kur bota diturore të ketë mësuar shqip, dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishikohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e dinte që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhën Pellazgjike, ashtu si edhe studiuesit tanë ende nuk janë të ndërgjegjshëm se ato vazhdojnë të ruhen në shqipen e sotme. Madje edhe vetë emri Homer mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, që në formën greqisht I-mir-os do të thotë “vjershë e bukur”.
Në gjuhën Shqipe është Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajaks, ai gjaksi, gjakderdhës; Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim Biri i tokës, i vendit; Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli; Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit; Ithaka, i thak, idhnak; Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac. Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën Shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe se grekërit i kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar.

………………………………………….

Gjuha e Homerit, Homer language

…………………………………

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se fisi i Helenëve të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lavdinë e tij të dikurëshme.
(*) Fragment i shkëputur nga libri “Shqiptarët” i autorit George Fred Williams

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura