PASHTRIKU: PAS 100 VJETËSH – ZBULOHEN PASADHËSIT E ISMAIL QEMALIT!

Pashtriku.org, 17. 09. 2013 – Mbi 20 vjet pas rifitimit të mbiemrit Vlora, në një program televiziv në “Vizion Plus” flet stërmbesa e Ismail Qemalit, Ariana Vlora. Janë shumë të pakt ata, në Shqipëri e pothuajse edhe askush në Kosovë që ka dijeni se Ismail Qemali ka aktualisht pesë pasardhës të tij në Tiranë. Ismail Qemali tani më i pranuar si figura më e rëndësishme e pavarësimit të Shqipërisë u martua me Kleoniqi Vlora dhe nga martesa me të cilën lindën 6 djem dhe 3 vajza.
Në Shqipëri pas vdekjes së dyshimtë të Ismail Vlorës, mbetën 2 vajza dhe një djalë. Me qenë se të dy vajzat për shkak të martesës do të ndryshonin mbiemrin Vlora, tre regjime politike, ai i mbretërisë, i komunizmit dhe i tranzicionit demokratik “u kujdesën” që të krijohej bindja e plotë se Ismail Qemali nuk kishte pasardhës.
Kështu, djalin e tij të vetëm që qëndroi në Shqipëri, Qamil Vlora, shteti komunist e dënoi për armëmbajtje pa leje ndërkohë që punonte në Ministrinë e Jashtme si një zyrtarë i rëndësishëm. Bëhej fjalë për një revole fildishi, relike të familjes (kujtim familjar), Qamil Vlora, u burgos dhe vdiq nga tuberkulozi në burg.
Djali i tij (babai i dëshmitares Ariana Vlora që shihni në foto) kishte studiuar në Vjenë, por shteti komunist e detyroi të punonte në punëtorë makinerie.
Me urdhër shtetëror, iu ndryshua emri nga Ismail Vlora në Ismail Ismaili, që zgjati deri në fillim të vitit 1990 kur ai me proces gjyqësor i riktheu mbiemrin Vlora familjes së tij.
Njohja me familjen Vlora, pasardhës të kryeministrit të parë shqiptar, Ismail Bej Vlora, që ndanë të njëjtën anë me këtë figurë të madhe kombëtare, ka shkaktuar befasi në opinionin publik ngase ekzistenca e kësaj familje ka qenë pothuajse e panjohur.
Për zonjën Vlora është e paqartë dhe e pakuptimtë sjellja e shtetit shqiptar që në këtë vit të njëqind të Pavarësisë së Shqipërisë vazhdon persekutimi i pasardhësve të Ismail Bej Vlorës.
(Ky shënim për herë të parë u botua më 15. 03. 2012 – Tiranë – KNN)

Dokumenti i dënimit të Qamil Vlorës me burg për armëmbajtje pa leje!


Qamil Vlora (djali i Ismail Qemal Vlorës) me familje.

Qamil Vlora, djali i Ismail Qemal Vlorës.

Ariana Vlora, stërmbesa e Ismail Qemalit.

……………………………………………………

Në vazhdim shikoni disa intervista të znj. Ariana Vlora

dhe të pasardhësve tjerë të Ismail Qemalit:

*  *  *

(Përgatiti: kryeredaktori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura