PASHTRIKU: SHKAQET, NGJARJET DHE PERSONAZHET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Pashtriku.org, 16. 04. 2013 – Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945. Marrëveshja e Versajës në Paris, ngarkoi Gjermaninë me të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania do të firmoste këtë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera do shkaktonin fillimin e asaj që u quajt Lufta e Dytë Botërore. Tensioni i madh dhe çështjet e pa përfunduara të Luftës së Parë Botërore, do bënin që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Ngjarjet e vitit 1939
Tre vitet e rritjes së tensionit ndërkombëtar – që përfshin Luftën Civile Spanjolle, Anschluss (bashkimin) e Gjermanisë dhe Austrisë, pushtimi i Sudetenland nga Hitleri dhe pushtimi i Çekosllovakisë – arritën kulmin në datë 1 shtator 1939 kur Gjermania pushtoi Poloninë. Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë vetëm dy ditë më vonë. Ndërsa SHBA shpalli neutralitetin, ajo vazhdoi të ndihmonte Britaninë e Madhe me furnizime materialesh të domosdoshme dhe beteja kritike e Atlantikut mes U-Boats gjermane dhe konvojeve detare britanike filloi. Europa Perëndimore kishte mbetur relativisht e qetë gjatë kësaj periudhe lufte dhe ishte ende e papërfshirë në luftime. Por përgatitjet për luftë vazhdonin me hov të lartë. Megjithatë kishte disa shenja të lehta të konfliktit dhe civilët që në muajt e parë ishin evakuar nga Londra, u kthyen përsëri në qytet. U shpërndanë maska gazi dhe secili priste të fillonte luftën. Në Europën Lindore dhe në Skandinavi nuk ndiheshin akoma efektet e luftës. Pas Paktit të Ribbentrop-it, nënshkruar midis Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë në fund të gushtit, Rusia në shtator ndoqi Gjermaninë në Poloni. Vendi ishte rrënuar nga dy pushtuesit para përfundimit të vitit, dhe Rusia vazhdoi këtë agresion duke përgatitur për të pushtuar Finlandën.

– Adolf Hitler – 

Ngjarjet e vitit 1940
Racionimi goditi Britaninë e Madhe në fillim të vitit të ri, por shumë pak ndodhi në Europën Perëndimore deri në pranverë. “Lufta e Dimrit” midis Rusisë dhe Finlandës përfundoi në mars, dhe në muajin e pasardhës Gjermania pushtoi Danimarkën dhe Norvegjinë.
Danimarka u dorëzua menjëherë, por norvegjezët vazhduan luftimet – edhe me ndihmën britanike dhe franceze – për tu dorëzuar në qershor, vetëm pasi kuptuan nga ngjarjet në Francë se ishin duke luftuar vetëm.
Më 10 maj – në të njëjtën ditë që Winston Churchill zëvendësoi Neville Chamberlain si kryeministër i Britanisë së Madhe – Gjermania pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën, dhe Evropa Perëndimore u ndesh me Blitzkrieg – ose “luftën rrufe”.
Përdorimi i kombinuar i tankeve të blinduara gjermanë, të shpejtë në tokë, dhe epërsia në ajër, e bëri ushtrinë gjermane një forcë të unifikuar sulmi e cila ishte si inovative ashtu edhe efektive. Pavarësisht numrit më të madh të personelit ushtarak në ajër dhe në tokë – si dhe prania e forcave britanike të çlirimit – Vendet e Ulëta dhe Franca nuk patën asnjë shans në ndeshjen kundër Wehrmacht dhe Luftwaffe. Holanda dhe Belgjika ranë në fund të muajit maj, Parisi u mor nga trupat gjermane dy javë më vonë.
Trupat britanike u tërhoqën me nxitim, dhe rreth 226 mijë britanik së bashku me 110 mijë trupa franceze u shpëtuan nga porti i kanalit të Dunkirk me anën e një flote të improvizuar, duke përdorur mjete artizanale që shkonin nga barka turizmi deri tek Shkatërruesit Destroyer të Marinës.
Në Francë, qeveria kukull Vichy, nënshkruan me Gjermaninë armëpushimin – heroi i Luftës së Parë Botërore, Marshall Pétain do të mbante nën kontroll në pjesën e “papushtuar” jugore dhe lindore të Francës, dhe Gjermania do të kishte nën kontroll pjesën tjetër të vendit
Charles de Gaulle, lideri i Francës së Lirë, u largua për në Angli (duke zhgënjyer Churchill) për të vazhduar luftën kundër Hitlerit. Por dukej sikur lufta nuk do të zgjaste për shumë kohë. Pasi pushtoi Francën, Hitleri ktheu vëmendjen e tij nga Britania, dhe filloi përgatitjet për ta pushtuar. Me qëllim që pushtimi të ishte i suksesshëm, ai kishte nevojë për superioritet në ajër, dhe ngarkoi Luftwaffe të shkatërronte aftësitë ajrore britanike si dhe mbrojtjen bregdetare.
Beteja e Britanisë, e cila zgjati nga korriku deri në shtator, ishte e para e kësaj natyre, e cila u lufta vetëm në ajër. Gjermanisë i mungonin aeroplanët, por kishte shumë pilotë. Në Britani, situata ishte e kundërta, por – ç’është më e rëndësishmja – ajo kishte radarët. Kjo, e kombinuar me vendimin gjerman për të përshkallëzuar goditjet nga sulmet e aerodromeve dhe fabrikave tek qytetet e mëdha, i mundësoi RAF të arrinte një fitore të ngushtë, duke ruajtur superioritetin e ajrit dhe duke siguruar shtyrjen e planeve të pushtimit gjerman deri në një afat përfundimisht të papërcaktuar.
“Blitz-i” në qytetet e Britanisë zgjati gjatë gjithë luftës, me bombardimin e Buckingham Palace (pallatit mbretëror) dhe gati shkatërrimin e Coventry, duke marrë jetën e 40 mijë civilëve.
Ngjarjet e vitit 1941
Me Evropën kontinentale nën kontrollin nazist, dhe Britaninë të sigurt – për momentin – lufta mori një dimension më global. Pas humbjes së ushtrive të Musolinit në Greqi dhe Tobruk (një qytet port në Libi), forcat gjermane arritën në Afrikën e Veriut në muajin shkurt, dhe pushtuan Greqinë dhe Jugosllavinë në prill.
Ndërsa bombardimet e qyteteve britanike dhe gjermane vazhdonin, edhe dhomat e gazit në Aushvic ishin vënë në përdorim me ritme të plota, Hitleri pushtoi Rusinë. Operacioni Barbarossa, siç u quajt pushtimi, filloi më 22 qershor. Përparimi fillestar i trupave gjermane ishte i shpejtë, me rënien e Sevastopolit në fund të tetorit, edhe Moska u gjend nën sulm në fund të vitit.
Megjithatë, dimri i hidhur rus, i njëjti me atë që Napoleoni kishte përjetuar një shekull e gjysmë më parë, i gjymtoi gjermanët. Sovjetikët kundërsulmuan në dhjetor dhe Fronti Lindor nuk arriti të avanconte deri në pranverë.
Dimri në Paqësor, natyrisht, nuk paraqiste probleme të tilla. Japonezët, të lodhur prej embargos tregtare amerikane, ndërmorën një sulm të befasishëm mbi bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor, në Hwëai, më 7 dhjetor.

– Stalini dhe Adolf Hitleri – 

Ky sulm bëri që konflikti të merrte përmasa globale, ku Gjermania deklaroi luftë kundër SHBA, disa ditë më vonë. Brenda një jave nga dita e sulmit në Pearl Harbor, Japonia kishte pushtuar Filipinet, Burman dhe Hong Kong-un. Lufta Pacifikut ishte ndezur.
Ngjarjet e vitit 1942
Amerikanët e parë arritën në Angli në janar dhe në Afrikën e Veriut Korpusi Tokësor Afrikan i Field Marshallit Erwin Rommel filloi kundër-ofensivën për rimarrjen e Tobruk (një qytet port në Libi) në qershor.
Sulmi i rrufeshëm “Blitz” u intensifikua në të dy shtetet, Angli dhe Gjermani, me bombardimin e njëmijtë të ajrit në Këln, dhe gjermanët që filluan të bombardonin qytetet britanike të katedraleve.
Në Paqësor, japonezët vazhduan zgjerimin e tyre në Borneo, Java dhe Sumatra. Kalaja britanike e “Pathyeshme” e Singaporit ra me shpejtësi në shkurt, me rreth 25 mijë të burgosur të kapur, shumë prej të cilëve do të vdisnin në kampet japoneze në vitet që do të pasojnë.
Në qershor u arrit kulmi i zgjerimit japonez. Beteja e Midway, në të cilën aeroplanmbajtësja detare amerikane shkatërroi katër anije transportuese japoneze dhe një mjet anije sulmi, shënoi pikën e kthesës në Luftën Paqësorit.
Gjysma e dytë e vitit gjithashtu vazhdoi pa një ndryshim të fatit të gjermanëve. Forcat britanike nën komandën e gjeneral Montgomery fituan në fushatën e Afrikës së Veriut në El Alamein, dhe forcat ruse kundërsulmuan në Stalingrad. Lajmet e vrasjeve masive të popullit hebre nga nazistët arritën tek aleatët dhe SHBA-të premtuan hakmarrje për këto krime.
Ngjarjet e vitit 1943
Shkurti filloi me dorëzimin e trupave gjermane në Stalingrad: humbja e parë e madhe e ushtrive të Hitlerit. Beteja vazhdoi të bënte bujë në Atlantik, dhe gjatë periudhës katër-ditore në mars, nga nëndetëset gjermane U-Boats u fundosën 27 anije tregtare.
Megjithatë, një kombinim i avionëve me rreze të gjatë dhe thyerja e kodit të komunikimit “Enigma” në Bletchley, po ju shkaktonte humbje të mëdha nëndetëseve U-boat. Nga fundi i majit, admirali Dönitz tërhoqi flotën gjermane nga zonat e luftimeve – Beteja e Atlantikut efektivisht kishte mbaruar.
Në mes të muajit maj forcat gjermane dhe italiane në Afrikën e Veriut iu dorëzuan aleatëve, të cilët përdorën Tunizinë si një trampolinë për të pushtuar Siçilinë në korrik. Deri në fund të muajit Musolini kishte rënë, dhe në shtator italianët iu dorëzuan aleatëve, duke ndezur një pushtim gjerman në Italinë veriore.
Musolini u shpëtua guxim nga një skuadër speciale gjermane, e udhëhequr nga Otto Skorzeny, dhe themeloi një republikë fashiste në veri. Trupat gjermane ishin të angazhuar në luftë kundër aleatëve në jug dhe në këtë mënyrë luftimet në Itali u bënë të ngadalshme dhe të kushtueshme.
Në Paqësor, forcat amerikane mposhtën japonezët në Guadalcanal, dhe trupat britanike dhe indiane filluan fushatën e tyre guerile në Burma. Progresi amerikan vazhdoi në Ishujt Aleutian, New Guinea dhe Ishujt Solomon.
Meqenëse avancimi i forcave ruse në Frontin Lindor mori hov, duke rimarrë qytetet e Kharkovit dhe Kiev nga forcat gjermane, bombarduesit aleatë filluan të sulmojnë qytetet gjermane me anë të sulmeve ajrore masive. Hapja e Frontit të Dytë në Evropë, i diskutuar gjatë dhe shtyrë gjithmonë, ishte duke u përgatitur për vitin pasardhës.
Ngjarjet e vitit 1944
Me përparimet në Birmani, Guinea e Re dhe Guam, Japonia filloi ofensivën e saj të fundit në Kinë, duke pushtuar territore të mëtejshëm në jug për tu shtuar me ato të bëra në zonat qendrore dhe veriore, pas pushtimit të 1938. Megjithatë, kontrolli i tyre ishte i kufizuar në qytetet kryesore dhe linjat e komunikimit, dhe rezistenca – shpesh udhëhequr nga komunistët – ishte përhapur.
Avancimi i aleatëve po vazhdonte në Itali me parashutimin në Anzio, në pjesën qendrore të Italisë, në janar. Ajo ishte një fushatë statike. Gjermanët kundër-sulmuan në shkurt dhe lufta vijoi me shkatërrimin e manastirit mesjetar në Monte Cassino pas bombardimeve aleate. Vetëm në fund të majit gjermanët u tërhoqën nga Anzio. Roma u çlirua, në qershor, një ditë para se aleatët të nisnin “Operacionin Overlord”, tani i njohur si sulmi i D-Day.
Më 6 qershor – teksa Operacioni Overlord po ndërmerrej-gjashtëmijë e pesëqind anije zbarkuan rreth 130 mijë forca aleate në pesë plazhe të Normandisë: me emrat në kod Utah, Omaha, Gold, Juno dhe Sëord.
Rreth 12 mijë avionë siguruan superioritetin ajror për aleatët – bombarduan mbrojtjet gjermane, dhe siguruan mbulimin dhe mbrojtjen e forcave të zbarkuara. Parashikimet pesimiste që ishte bërë mbi numrin masiv të viktimave aleate nuk ishin të sakta. Në plazhin Utah u zbarkuan 23 mijë trupa, me vetëm 197 viktima. Shumica e viktimave amerikane, 4.649, ndodhi në plazhin Omaha, ku zbarkimi ishte dukshëm më i vështirë për tu arritur, gjatë ndeshjes me rezistencën e ashpër gjermane.
Megjithatë, në përgjithësi, zbarkimi kapi gjermanët në befasi, dhe ata nuk ishin në gjendje për të organizuar një kundër-sulm me shpejtësinë dhe forcën e nevojshme. Çdo gjë që lëvizte dhe ishte gjermane do të sulmohej nga ajri nga moria e sulmeve ajrore.
Pavarësisht nga kjo, në javët në vijim të zbarkimit, avancimi i Aleatëve u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme nga korsitë e ngushta dhe gardhet e trasha të fshatrave francez. Megjithatë, Cherbourg u çlirua në fund të qershorit. Parisi e ndoqi dy muaj më vonë.
Problemet Hitlerit u amplifikuan nga një kundërsulm rus në qershor. Ushtria ruse arriti 300 kilometra në perëndim të Varshavës, dhe vrau, plagosi ose kapi rob 350 mijë ushtarë gjermanë. Deri në fund të gushtit rusët kishin marrë Bukureshtin. Estonia u mor brenda disa muajsh, dhe Budapesti ishte nën rrethim në fund të vitit.

……………………………………..

Hitlers Angriff: Wie der Zweite Weltkrieg begann

Një fije drite për Gjermaninë erdhi në Ardennes, në Francë, ku në dhjetor një kundërsulm gjerman – në Betejën e Bulge – mbetën të vrarë 19 mijë amerikanë duke vonuar marshimin e Aleatëve në Gjermani
Ngjarjet e vitit 1945
Viti i ri hyri me çlirimin nga ana e trupave sovjetikë të Aushvicit. E në këtë mënyrë u zbuluan krimet e tmerrshme të Holokaustit, duke bërë më të qartë përmasat e tij pasi kampet po çliroheshin një nga një në muajt në vijim.
Ushtria sovjetike vazhdoi ofensivën e saj nga lindja, ndërsa nga perëndimi Aleatët krijuan një urë përgjatë Rhein në Remagen, në muajin mars.
Ndërsa fushata e bombardimeve “Blitz” kishte marrë fund, raketat gjermane V1 dhe V2 vazhduan të binin në Londër. Bombardimet në Drezden, që shkatërruan qytetin në një stuhi të madhe zjarri, shpesh janë konsideruar si të gabuara.
Ndërkohë, aleatët perëndimorë nxituan rusët që të futeshin të parët në Berlin. Rusët fituan, duke arritur në kryeqytet në datën 21 prill. Hitleri vrau veten në datën 30, dy ditë pasi Musolini ishte kapur dhe varur nga partizanët italianë. Gjermania u dorëzua pa kushte më 7 maj, dhe të nesërmen u festua dita e FE (Fitorja në Evropë). Lufta në Evropë kishte përfunduar.
Në Paqësor, megjithatë, lufta vazhdonte e bujshme gjatë gjithë kësaj kohe. Forcat britanike avancuan më tej në Burma, dhe në shkurt amerikanët kishin pushtuar Iwo Jima. Pasoi çlirimi i Filipineve dhe Okinawas dhe forcat japoneze filluan të tërhiqen nga Kina.
Po përgatiteshin planet për një pushtim aleat të Japonisë, por frika e rezistencës të ashpër dhe viktimat masive detyruan Harry Truman – presidentin e ri amerikan, pas vdekjes së Ruzveltit në prill – të vendosë përdorimin e një bombe atomike kundër Japonisë.
Këto bomba po zhvilloheshin që nga viti 1942, dhe në 6 gusht njëra prej tyre u hodh në qytetin Hiroshima të Japonisë. Tre ditë më vonë një tjetër u hodh në Nagasaki. Asnjë vend nuk mund të përballonte sulme të tilla, dhe Japonia u dorëzua më 14 gusht.

Winston Churchill, Franklin D. Roosevelt dhe Stalini në konferencën e Jaltës, Shkurt 1945.

Konflikti më i madh në historinë e njerëzimit zgjati gati gjashtë vjet. Rreth 100 milion njerëz u thirrën në armë dhe militarizuan, 50 milionë u vranë. Nga ata që kishin vdekur, 15 milion ishin ushtarë, 20 milionë ishin civilë rusë, 6 milion ishin çifutë dhe mbi 4 milion ishin polakë.
Linja kohore
1939
-Hitleri pushton Poloninë më 1 shtator. Britania dhe Franca i shpallin luftë Gjermanisë dy ditë më vonë.
1940
-Fillon racionimi në Britaninë e Madhe.
-‘Blitzkrieg-u’ gjerman mposht Belgjikën, Holandën dhe Francën.
-Churchill bëhet kryeministër i Britanisë.
-Forca britanike të zbulimit evakuohen nga Dunkirk.
-Fitorja e forcave britanike në “Betejën për Britaninë” detyron Hitlerin të shtyjë planet e pushtimit.
1941
– Hitleri fillon Operacionin Barbarossa – pushtimi i Rusisë.
-Vazhdojnë sulmet kundër qyteteve kryesore të Britanisë.
-Aleatët marrin Tobruk në Afrikën e Veriut, dhe u rezistojnë sulmeve gjermane.
-Japonia sulmon Pearl Harbor, dhe SHBA hyn në luftë.
1942
-Gjermania gjen pengesa në Stalingrad dhe El Alamein.
-Singapori bie nën pushtimin japonez në shkurt – merren rreth 25.000 të burgosur.
-Fitorja Amerikane në Betejën detare të Midway në qershor, shënon pikën e kthesës në Luftën e Paqësorit.
-Fillon Vrasja në masë e popullit hebre në Aushvic.
1943
-Dorëzimi i Stalingradit shënon humbjen e parë të madhe të Gjermanisë.
-Fitorja aleate në Afrikën e Veriut mundëson nisjen e pushtimit të Italisë.
-Italia dorëzohet, por Gjermania vazhdon betejën.
-Forcat britanike dhe indiane luftojnë forcat japoneze në Burma.
1944
-Aleatët ulen në Anzio dhe bombardojnë manastirin në Monte Cassino.
-Ofensiva sovjetike arrin në Evropën Lindore.
-Dita D: Aleatët pushtojnë Francën. Parisi çlirohet në gusht.
-Guam çlirohet nga Okinaëa e SHBA-së, dhe bombardohet Ieo Jima.
1945
-Auscheitz çlirohet nga trupat sovjetike.
-Rusët arrijnë në Berlin: Hitleri vetëvritet dhe Gjermania dorëzohet më 7 maj.
-Truman bëhet President i SHBA-së pas vdekjes së Roosevelt dhe Attlee zëvendëson Churchill.
-Pasi lëshohen bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, Japonia dorëzohet në 14 gusht.

Total
0
Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura