PELLAZGЁT – PARAARDHЁSIT E VЁRTETЁ TЁ POPULLIT SHQIPTAR (ILIRЁT ISHIN PELLAZGЁT E LIRЁ)
Nga Dr. Mathieu Aref – Paris, më 21 shtator 2205
Akademia e “Shkencave” e Tiranës (dhe akoliti / simotra e saj në Prishtinë) është përpjekur prej kohësh të na bëjë ne Shqiptarët dhe të tjerë në gjithë botën të besojmë (meqenëse është një burim zyrtar shqiptar që buron nga një institucion shtetëror !) se VETËM ILIRËT janë paraardhësit e SHQIPTARËVE, në kurriz të PELLAZGËVE, të cilët, ndryshe nga Akademia, unë i kam konsideruar në studimet dhe kërkimet e mia për më shumë se 50 vjet si «paraardhësit e Vërtetë» të popullit shqiptar, dhe këtë e pohoj dhe e mbështes me prova dhe argumente të shumta si dhe referenca të pakundërshtueshme.

Kjo opozitë e bërë nga Akademia e Tiranës midis PELLAZGËVE dhe ILIRЁVE jo vetëm që është e papranueshme dhe e pakuptueshme, por nuk bazohet në asnjë studim të prekshëm ose serioz apo në ndonjë burim të lashtë të vërtetë ose të besueshëm.
Për të filluar dhe para se të hyj në detaje të vogla, thjesht do të vëjë pikat në “i”-të që kanë të bëjnë së pari me “PELLAZGËT” të cilët konsiderohen, në Iliadë (XVI, 233/236) si “hyjnorë”, meqenëse Zeusi konsiderohet si “Mbret, Dodonas dhe Pellazg”.
Duhet theksuar se poemat epike (Iliada dhe Odisea) janë shkrimet e para «alfabetike» të Antikitetit dhe të botuara nga Pisistrati (-600-527 para erës sonë) dhe djali i tij Hiparku: domethënë në mesin e shekullit të 6-të para Krishtit. Duhet theksuar gjithashtu, dhe mbi të gjitha, se këto “poezi epike” rrjedhnin nga një “traditë gojore para-helenike”, domethënë Pellazge, meqenëse, sipas të gjithë autorëve të lashtë, të vetmit paraardhës të Helenëve ishin Pellazgët, të cilët nuk njihnin qytetërime të tjera, as për të ashtuquajturin qytetërim miken (një shpikje e pseudo-arkeologut Heinrich Schliemann, në fund të shekullit të 19-të).
Të vetmit “mikenasë” që ata njihnin ishin “banorët” e “qytetit” të Mikenës në Argolidë, pikë. Për më tepër, Pellazgët përmenden nga TË GJITHË autorët e lashtë si «paraardhësit e vetëm të helenëve», jo si paraardhësit e tyre gjenetikë.
Sa i përket atyre që quhen “ILIRË”, ky është një konfuzion në lidhje me këtë emër, i cili historikisht nuk ka qenë kurrë një «etnonim»…por një shprehje, një fjalë.
Pse?
Sepse, pas pushtimit të Pellazgjisë nga pushtuesit Helenë, një pjesë e vogël që u bë dygjuhëshe u integrua dhe u asimilua me pushtuesit e rinj dhe nga ana tjetër shumica e tyre u strehua te bashkëkombësit e tyre Pellazgë në veriun e largët, shumë larg Greqisë (në veri dhe lindje, në malet e pathyeshme të Shqipërisë së sotme, është atje që u ruajt GJUHA e Pellazgëve: «gegënishtja» e sotme).
Këta refugjatë që nuk donin t’u nënshtroheshin pushtuesve Helenë dhe pasi emigruan në këtë veri të largët të Greqisë dhe pasi emri “Pellazgë” filloj të harrohet dhe përfundimisht të hidhet në koshin e plehrave të historisë i gjithë ky popull i veriut u konsiderua si një popull i lirë dhe i pavarur, domethënë jo i nënshtruar Heleneve.
«ILIR» që në shqip do të thotë “i lirë”, është emri që ata Pellazg kishin adoptuar, pasi u çliruan nga zgjedha e pushtuesve Helenë. Me sa duket, kjo ndodhi rreth shekullit të 6-të para Krishtit: domethënë, pas botimit të Iliadës dhe Odisesë rreth vitit 550 para Krishtit (? nuk kemi asnjë datë të saktë). Dhe ishte me poetin Pindar (518-438 para Krishtit) që emri “Iliria, Ilire” u përhap.
Pastaj ishin Romakët ata që e përhapën gjerësisht kur pushtuan territoret bregdetare të lindjes të Adriatikut (midis Istrias së lashtë dhe Epirit të sotëm) në vitin -168 para erës sonë kur krijuan “provincën romake» e quajtur « Iliri » (“Illyrii propre dicti”): e para herë që u shfaq një shtet i tillë! Qysh atë kohë emri “Iliri, Ilir” u përhap gjërësisht në të gjithë Evropën… deri më sot. Ishte edhe në këtë kohë që u hartuan hartat romake rreth kësaj province që mori emërinn «ilir» dhe se Romakët i quanin mbretërit e kësaj province: mbretër «Ilir». Ndërsa asnjë nga ata mbretër të quajtur “ilir”, nuk e quajti vetën «Ilir», por çdo mbret ose princ quhej me emrin e fisit të tij, domethënë: mbret i Enkelejëve, mbret i Taulantëve, mbret i Autariatëve, mbret i Dasaretëve, mbret i Dardanëve, mbret i Labeatëve…. por, kurrë mbret “ilir”.
Pas Romakëve, ishin të huajt ata që kanë përdorur përfundimisht emrin “ilir” për të përcaktuar të gjithë popullsinë Pellazge që popullonte pjesën perëndimore të Europës Juglindore.
Edhe sot historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët shqiptarë kanë përvetësuar, me anë të mimikës, hartat romake të këtij rajoni… dhe të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Është sikur Greqia quhet “Hellas”, Egjipti “Misr”, Gjermania “Deutschland”, etj, etj.
Së fundmi, në lidhje me “Ilirinë”, u drejtohem shumë Shqiptarëve që besojnë se “Illyricum sacrum” i referohet provincës “Illyrii proprie dicti». Por ajo shprehje shumë e vonshme është vetëm një “enciklopedi” e shkruar nga Daniele Farlati dhe Giovanni Coleti, titulli i së cilës është “Illyricum sacrum” (1751/1775). Ёshtë një vepër monumentale në latinisht kushtuar historisë së Kishës Katolike në rajonet e Ilirisë së lashtë e kristianizuara nga Shën Pali para se të shkonte në Romë!
Fatkeqësisht, disa Shqiptarë janë mësuar me këto lojra faktesh të gabuara si edhe për gabimet të interpretimeve gjuhësore nga ana «fonetike». Këta Shqiptarë janë të fiksuar pas gjithçkaje që thuhet se është e « mrekullueshme, e hatashme » ose… e shenjtëruar në lidhje me paraardhësit tanë… nga ana tjetër, tu thuash atyre se paraardhësit e Shqiptarëve janë «Njerëzit e Shpellave» (të më shumë se 15/20,000 vjet më parë)… kjo jo vetëm i bezdis por i bën të hutohen… ndërkohë që është e Vërteta… por ata do të kishin dashur që Pellazgët të zbrisnin nga qielli, si engjëjt apo profetet e zotit…etj…por jo me emërin «shpellazg» !!!
Më në fund, sepse harrova, të ashtuquajturit «Ilir» dhe helenët nuk janë cituar në Iliadë….sepse ata nuk bënin pjesë në këtë poem gojorë të lashtë…dmth nuk ekzistonin ende.
Emri “Iliria/Ilirian” u shfaq njëkohësisht kur emri i Pellazgëve filloi të zbehej dhe përfundimisht të zhdukej. Që nga ajo kohë e tutje dhe për gati 2500 vjet nuk flasim më për Pellazgët. Kjo është arsyeja pse historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët e fundit të shekullit të 19-të janë shuar në një histori kaq të ndërlikuar, komplekse, kontraversuar dhe të paqartë, të ngatërruar që nga Antikiteti dhe madje të errësuar që nga shekulli i 19-të nga injoranca, shkujdesja, mungesa e interesit ose vendosmërisë apo edhe mungesa e aftësive ose studimeve specifike të thella.
Së fundmi, në disa aspekta, beso se “gjeopolitika” e ka manipuluar këtë histori për të kënaqur lakminë ose interesat e një shovinizmi të caktuar rajonal. Historia është një gjë serioze! Nuk bëhet shaka me ta, nuk bën të luajmë me historinë as ta shtrembërojmë as ta manipulojmë, sepse duam që ajo të jetë ashtu siç duam ne.
Gjithë ata që besonin dhe ende besojnë se Ilirët janë paraardhësit tonë: A do të kenë ndonjëherë guximin të bëjnë “mea culpa”-n e tyre???


Familja etnike pellazge – Hapësira Pellazge në Europë (Azinë minore dhe në Lindjen e Mesme) me gjithë fiset e saj.
———————————–
HISTORIANЁT E MANIPULUAR, „ILIRO – SHQIPTARЁT“ E FAMSHЁM JASHTЁ ATDHEUT DHE BOTA BIZANTINE!
Nga Prof.dr. Mathieu Aref, Paris – shkurt 2025