PËRPARIM DEMI: DIPLOMACIA E MJERË SHQIPTARE!

Bukuresht, 13. 07. 2014 -20 vjet “demokraci” në Shqipëri, por zëri i popullit nuk u dëgjua ndonjëherë. A ka shpjegim kjo? Dhe ja më në fund sot lexova fjalimin e Ramës, mbajtur në Tiranë këto ditë, në konferencën vjetore të ambasadorëve shqiptarë, i cili më përmënd publikisht atë që ne kemi thënë vite me rradhë. Si e vlerson ai diplomacinë shqiptare dhe diplomatët tanë? Po jap një fragment nga fjalimi i tij i shkurtër, të publikuar tek gazeta Panorama: “Qysh se ka ndryshuar qeveria në Shqipëri, ka ndryshuar, shpresoj, njëherë e përgjithmonë edhe shkalla e respekti i shtetit për figurën e ambasadorit.” A thua se e beson me të vërtet ai këtë gjë? Çfarë hipokrizie!!!

Kam shkruar shumë herë për shërbimin diplomatik shqiptar dhe diplomatët e paaftë të saj. Shkrimet e publikuara nga unë, në portalet e diasporës Kosovarimedia dhe Pashtriku apo në blogun tim personal Epiriotul dhe faqen time në FB, flasin për inefiçiencën e diplomacisë shqiptare dhe për servilizmin politik të saj ndaj shteteve fqinjë dhe Brukselit. Theksojnë injorancën dhe shpesh qëndrimin antishqiptar të punonjësve të diplomacisë tonë, që paguhen nga paratë e popullit dhe veprojnë kundër tij. Ndodh bile të mbrojnë interesat e huaja në dëm të shtetit dhe të popullit tonë. Ja disa tituj shkrimesh të publikuara nga unë: “Kësaj rradhe na shkele në kallo Ilir Meta”, “Letër e hapur”, “Greqia reagon ashpër”, “Londër të dytë nuk do ketë më kurrë”, “Mesazhi i George Freedmanit në Rumani”, “Një fqinjësi e mbrapsht”, “Një koment për politikën shqiptare”, “Një variant i ri i politikës greke”, “Prangat e politikës shqiptare”, “Qeleshet e shqiptarëve po i ndan Europa”, “Rreziku imagjinar shqiptar”, “Servilizmi shtetëror shqiptar”, “Kam dhe unë ca pyetje për Statusin” etj.

– Kryeministri Edi Rama –

Në disa shkrime kam përshkruar strukturën e degjeneruar të shërbimit diplomatik shqiptar, konsumator i fondeve buxhetore : “Disa ide për shpenzimet e diplomacisë shqiptare”, “Korupsioni” etj. Kam publikuar kritika dhe satira për ambasadorin tonë në Rumani : “Me vjen turp”, “Na ka humbur ambasadori”, “Një skandal diplomatik në Bukuresht”, “Sukses i padiskutushëm i diplomacisë shqiptare në Rumani”. Kam ngritur problemet e diasporës etj: “Statuti i emigrantit shqipetar” etj. Mund të numëroj këtu me qindra shkrime të tjera të autorëve të ndryshëm shqiptarë që mbushën vitet e fundit faqet e portaleve dhe të gazetave elekronike të diasporës me të njëjtën tematikë apo subjekte të ngjashme. Të gjitha këto shkrime nuk janë prodhim i specialistëve apo analistëve politik profesionist të paguar nga shteti, por janë shqetsimet e intelektualëve të diasporës, të cilët ndjekin me shqetësim këtë degradim maramëndës të politikës dhe diplomacisë shqiptare. Janë emigrantë që ruajnë dashurinë ndaj vëndit të tyre pa patur asnjë interes personal, të cilët konsumojnë energjinë dhe kohën e tyre mbas pune, shpesh dhe natën, për të dhënë alarmin në komunitetet shqiptare në mbarë botën. Është e padrejt ta etikitosh këtë aktivitet në rritje si një thjesht pakënaqësi të disa individëve ndaj politikës zyrtare shqiptare, qoftë dhe e motivuar nga e kaluara e hidhur në vëndin e tyre. Jo, ky aktivitet masiv nuk është një hakmarrje individuale, por është një zgjim, një ndërgjegjsim i intelektualëve shqiptarë në kushtet e demokracive ku ata jetojnë në mërgim. Është një lëvizje popullore e përmasave kombëtare e ngjashme me periudhën e rilindjes tonë kombëtare, e cila luftoi për pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjimin e kombit tonë nën pushtimin Ottoman. Diferenca me ta është se aktivistët e diasporës sot janë shumë herë më të shumtë dhe shpesh janë fare të panjohur në vëndin e tyre. Janë njerëz që luftojnë për të mbijetuar në vënde të huaj, por mëndjen dhe preokupimet i ruajnë për Shqipërinë.
20 vjet “demokraci” në Shqipëri, por zëri i popullit nuk u dëgjua ndonjëherë. A ka shpjegim kjo? Dhe ja më në fund sot lexova fjalimin e Ramës, mbajtur në Tiranë këto ditë, në konferencën vjetore të ambasadorëve shqiptarë, i cili më përmënd publikisht atë që ne kemi thënë vite me rradhë. Si e vlerson ai diplomacinë shqiptare dhe diplomatët tanë? Po jap një fragment nga fjalimi i tij i shkurtër, të publikuar tek gazeta Panorama:
“Qysh se ka ndryshuar qeveria në Shqipëri, ka ndryshuar, shpresoj, njëherë e përgjithmonë edhe shkalla e respekti i shtetit për figurën e ambasadorit.” A thua se e beson me të vërtet ai këtë gjë? Çfarë hipokrizie!!! Po ambasadorët e mjerë që mbajnë valixhet e delegacioneve që vijnë nga Tirana, a thua se e besojnë? Dhe sikur jo, s’kanë gojë të flasin. Shikoni më tej: “…unë besoj se është posaçërisht e rëndësishme që ambasadorët e Shqipërisë, vëndas dhe ambasadorët e Kosovës të bëhen bashkënismëtarë dhe bashkëkontributorë të një proçesi transformues në komunikimin mes shqiptarëve e dy shteteve dhe botës.” E falim për mungesën e koherencës, por fraza të tilla pompoze ka kohë që s’i kam dëgjuar. Flet për komunikim midis nesh dhe botës, kur ambasadori ynë këtu nuk di mirë as shqipen, lej pastaj gjuhë të tjera. Si përfundim na jep opinionin e tij të sakt fare për diplomatët e tij:
“Duhet shumë kapacitet për t’u bërë një forcë vetëtransformuese dhe për të siguruar që edhe një epokë e gjatë e mbushësve, pas ambasadorit e organigramës së ambasadave dhe të përfaqsive me gjithfarëlloj injorantësh, gjithfarëlloj parazitësh, me gjithfarëlloj kushurinjsh dhe me gjithfarëlloj hajvanësh të marrë fund. I them këto fjalë, sepse këtë peshë duhet të kenë për të kuptuar sesa shumë dëm i kemi bërë në vite vetes sonë, vëndit tonë, interesave tona kombëtare, duke i lejuar vetes që të bashkëjetojmë me këtë lloj injorance dhe me këtë lloj hajvanllëku që ka penguar në mënyrë të vazhdueshme punën e shumë ambasadorëve, deri dhe duke i kthyer në këmbësorë, ndërkohë që shoferët makinat e tyre i përdorin për punët e tyre”. Çfarë fraze e gjatë dhe e ngatëruar. Këtu flet për materialin mbushës të ambasadave tona. Shumë interesante forma e shprehur nga Kryeministri shqiptar, një vlerësim që vlen dhe për mjaft ambasadorë që rrinin dhe e dëgjonin si guakër në atë mbledhje. Pra qeveria shqiptare e dika mjaft mirë situatën, por çfarë ka pritur vallë për ta ndryshuar? Jo, s’besoj se ka pritur gjë, ndodh që kjo situatë i duhet dhe i shërben interesave meskine të disa zyrtarëve të qëndrës. Pastaj këta karafila të mbjellë nëpër ambasadat tona kanë rrënjë të thella dhe lidhje të forta me qëndrën. Shumë nga ata kanë paguar, apo u kanë shërbyer dhe si rezultat kanë marrë shpërblimin e merituar. Jeta ka treguar, se nga njëherë është më kollaj të ndrosh ministrin e jashtëm se sa një ambasador. Fijet e merimangës janë thurrur keq në Tiranë, s’ua gjen dot anën kollaj.

Rama-Ambasadorëve: Iku koha e hajvanëve!

Në këtë fjalim kryeministror, dëgjova pllakën tashmë të vjetër të gramafonit për paqen në rajon dhe kjo pikërisht kur në Shkup plasën demostratat shqiptare kundër politikës së apartheidit sllav në Maqedoni. Çfarë sinkronizimi ëëë? Ky çun Tirone, moskokçarës dikur, piktori nonkonformist, na flet për paqen në Ballkan. Me siguri që jetojmë në dy botë paralele dhe shohim filma të ndryshme. Shqiptarët burgosen, vriten, persekutohen, diskriminohen, dhe ky birbo na flet për paqen ballkanike që do na e sjellin diplomatët shqiptarë “hajvanë dhe injorantë”, siç i klasifikon vetë. E mbylli fjalimin e tij të shkurtër programatik me një falenderim të shpejtë dhe iku të pijë kafen me shpurën e tij besnike, duke i lënë hajvanët e mbledhur me gojë hapur (të më falin ata ambasadorë që nuk e meritojnë këtë nofkë, por kryeministrit po ja falim kësaj rradhe).
Shënim: Nuk e dija se paskëshim një ministër të jashtëm leadership, tani u rehatova.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura