Bukuresht, 11. 05. 2014 – Dihet mënyra e ngjashme e instalimit të komunizmit dhe fashizmit në Europë, të cilat lindën nga social-demokratët e shekullit 19-të në vëndet që sot përbëjnë BE-në. Pasojat e këtyre dy tipeve të diktaturës totalitare gjatë shekullit XX-të, kanë terhequr vemendjen e shumë autorëve, shkrimtarë dhe historianë apo analistë të shquar, të cilët kanë publikuar studimet apo opinionet e tyre mbi ngjashmërinë midis dy regjimeve. Po kështu Deklarata e Pragës në konferencën e organizuar nga Havel për këtë temë (Qershor, 2008), ku shumë personalitete të shquara, desidentë, të vëndeve të ish-kampit socialist, tërhoqën vëmëndjen e parlamentit europian mbi mënyrën e diferencuar të trajtimit të dy sistemeve njësoj kriminale. Václav Havel, Joachim Gauck, Göran Lindblad, Vytautas Landsbergis etj., kërkuan një rezolutë dënuese të komunizmit nga Parlamenti europian. Për genocidin komunist, i cili bëri shumë më tepër viktima, asnjëherë deri më sot nuk u organizua diçka e ngjashme me gjyqin e Nurembergut (1945). Europa perëndimore është treguar shumë tolerante ndaj krimeve të komunizmit, megjithëse ato nga pikpamja sasiore i kapërcejnë shumë shifrat e Holokaustit nazist.
Fashizmi (social-nacionalizmi) për organizimin e Holocaustit, kopjoi metodat e vrasjeve në masë të aplikuara nga Stalini. Vetë figura e Stalinit u bë model për shumë diktatorë dhe diktatura në botë, duke filluar nga Hitleri, Musolini, Mao-Ce-Duni, Kimir Seni, Fidel Kastro, Enver Hoxha, e deri tek diktatorët e Afrikës apo të Amerikës latine. Mao, vetëm gjatë periudhës së luftës së dytë botërore zhduku 60 milion kinezë, duke ja kaluar Stalinit (rreth 20 milion viktima) apo Hitlerit (20 milion viktima). Ndërkohë që për Holokaustin nazist organizohen dhe sot përvjetore, për viktimat e komunizmit flitet me gjysëm zëri në perëndim dhe askush nuk ka ndërmënd ti bëj gjyqin super-kriminelave që zhdukën popuj të tërë.
Barbarët e shek.XX’të: Stalini dhe Hitleri!
Unë do thoja se fashizmi u krijua si një binjak perëndimor i komunizmit lindor. Një sistem kriminal dhe racist, por që nuk e mohoi fenë dhe pronën private, dy të drejta bazë të njeriut, ajo e besimit dhe e pronës. Komunizmi lindor, në formën më radikale të tij, siç u aplikua në Shqipëri, fshiu çdo të drejtë të njeriut, të cilin e zhveshi nga çdo gjë personale, duke e transformuar në turmë duartrokitësish dhe punonte për klikën e pushtetit partiak. Të dy sistemet patën ngjashmëri simetrike, duke filluar që nga marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë, e deri tek viktimat e shumta që krijuan në rradhët e opozantëve të tyre apo të popullatës civile. Si instrument bazë u përdor frika. Kontrolli mbi individin dhe manipulimi nëpërmjet propagandës socialiste janë dy mjete bazë, të cilat funksionojnë dhe sot pas 25 vjetësh të rënies së murit të Berlinit. Këto mbahen gjallë nga pinjollët dhe ish-pushtetarët e diktaturës, të cilët vazhdojnë të mbajnë pushtetin ekonomiko-politik me të njëjtat mjete, të përvehtësuara dikur. Ndërrimi i emrit në demokratë, nuk ua mbulon dot dhe nuk ua fsheh dot të kaluarën e pasur në krime dhe persekutime në masë.
Dy sisteme simetrike, të cilat në vëndet perëndimore u përceptuan në mënyrë të ndryshme, të diferencuar. Kjo krijoi asimetrinë e përceptimit dhe të trajtimit politik të dy sistemeve diktatoriale me të njëjtëm shkallë rezikshmërie për demokracinë, që po na reklamohet dhe induktohet nga Brukseli. Këtë asimetri përceptimi perëndimor e vëmë re fare qartë dhe në trajtimin e konfliktit sërbo-shqiptar. Sërbia e genocidit barazvlersohet me viktimën e saj. Sërbia në Europë, ndërsa Kosova e bllokuar, e nënshtruar, e vëzhguar, e kontrolluar, e akuzuar. Ja ku po instalojnë tani dhe gjykatën ndërkombëtare. A ka parime këtu, a ka drejtësi, a ka trajtim të barabartë midis popujve të Europës së dikurshme apo dhe asaj të tashmes? Unë them se jo. Nuk ka dhe nuk do të ketë as edhe në të ardhmen, deri sa të mos zgjidhet problemi i krizës morale të sistemit europian. Deri sa Europa të pranojë përgjegjsinë e saj për mish-mashin që krijoi në fillim të shekullit të XX-të. Deri sa Europa të kërkojë falje kombit shqiptar për masakrën e lejuar gjatë luftës Ballkanike apo atë të luftës së parë botërore dhe më vonë.
Demokratët perëndimor e shohin me simpati komunizmin lindor, i cili ishte pjella e tyre e mëherëshme. Ata kanë simpati për krimet e Serbisë, e justifikojnë atë, ja minimizojnë aparencën negative, heshtin dhe flasin për perspektivën e “ndritur” europiane, për hir të së cilës, ne të tjerët (viktimat) duhet të heshtim dhe ta harrojmë historinë. Për të na bindur, po aplikojnë farsën e tyre të fundit me gjykatën ndërkombëtare, e cila do zhvasi dhe ajo, për disa vite me radhë, disa dhjetra miliona euro nga paratë publike, siç bëri EULEX-i. Nuk kanë faj, kanë interesa të forta. Tani po tallen me Ukrainën dhe popullin e saj. Historia vazhdon. Nëse egziston korupsioni ky duhet kërkuar në rradhë të parë në Bruksel, pastaj le të gërmojnë dhe këtej poshtë nga ne.
Kurva politike, përfitoi nga “I sëmuri i Bosforit” për të mbyllur hesapet e tyre. Ajo u hodh si bisha mbi të, si hienat kur shqyejnë kërmën, duke coptuar kombin e pafajshëm shqipetar të pambrojtur. Kukllat e tyre (Sërbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia) luftuan midis tyre për copat e tokës shqiptare pa zot. Hyri aty në lojë dhe Franca me Italinë. Kurse Rusia me Anglinë u dhanë armët e nevojshme dhe u siguruan shpatullat në luftën diplomatike, që u kurorzua me “drekën” e begatë në konferencën e Versajës (1919), që dhanë mbas për nder të kasaphanës, ku populli ynë humbi gjysmën e tij. Në atë konferencë fluturonin copat e mishit shqiptar nga njëra anë në tjetrën, duke përlyer muret e pallatit mbretëror të Francës me gjakun tonë të pafajshëm. Askush nuk i përmëndi 500.000 viktimat shqiptare, askush nuk u kujtua të dëmshpërblej dëmet masive që i shkaktuan popullit më të varfër të Europës.
Këto dy sisteme diktatoriale, dy regjime totalitare (fashiste dhe komuniste), filozofi francez François Furet i quajti binjak totalitarë të Europës, për të cilët shumica e intelektualëve lindorë kërkoi të trajtoheshin njëlloj dhe jo të diferencuar (asimetrik). Kjo ndodhi në Konferencën e Pragës më 2008-tën. Por deri më sot, parlamenti europian e injoroi këtë kërkesë, pasi kjo do hapte avaze të tjera për ta. Dikush mund tu kërkonte ndryshimin e historisë europiane të një shekulli të tërë. Harrojeni këtë të dashur miq. Ata kurrë nuk do e pranojnë këtë, pasi strategjia e ndërtimit të perandorisë europiane u bazua mbi harresën e historisë dhe jo në të drejtat e njeriut apo të popujve minoritarë të Europës, ashtu siç pretendojnë. Në Budapest egziston një memorial që akuzon të dy regjimet totalitare, quhet Shtëpia e Terrorit (Terror Haza). Në Pragë punon një institut që studion historinë dhe të vërtetat e dy regjimeve gjakatare, prandaj dhe që atje doli dhe Deklarata e Pragës, e cila iu përcoll parlamentit europian. Në të kërkohej simetria e trajtimit midis dy regjimeve totalitare, në mënyrë të argumentuar dhe të bazuar në fakte reale të ndodhura. Regjime simetrike të trajtohen në mënyrë simetrike. (fashizm-komunizm, Holokaust-Gulag) këtë kërkoi Havel me shokë. Në këtë pikë unë do shtoja dhe genocidet, spastrimet teritoriale, persekutimet e shqiptarëve në Ballkan, për të cilat na rekomandohet ti harrojmë.
Pra, që ta kuptojnë të gjithë, në këtë gjykatë ndërkombëtare do na gjykojnë ata që lejuan dhe inkurajuan genocidin një shekullor kundër shqiptarëve në Ballkan dhe Kuvendi i Kosovës e miratoi!!