Bukuresht, 29.01.2018: Normalisht një parti lind rreth një ideje, por jo gjithmonë. Siç e dimë, në Shqipëri partitë e para lindën në fund të vitit 1990 si një nevojë për një sistem pluralist. Kolapsi ekonomik e gjynjëzoi PPSH-në, por ajo nuk u zhduk, ndroi emrin dhe u bë PS. Ajo bashkjetoi me pjellën e vet PD-në. Pra s’patëm ide, veç një nevojë mbijetese e një klase, e një shtrese. Kjo skemë e thjeshtë, e rekomanduar nga Gorbaçovi në 1987-tën në fjalimin e tij në Katovicë, pati sukses në vëndet e lindjes të sapo dala nga diktaturat e tyre. Objektivi u mbulua me frazeollogji dhe demagogji “demokratike”. Populli fitoi lirinë e exodit, ndërkohë që funksionarët fituan lirinë e përvetësimit të pasurisë shtetërore.
Integrimi në BE nuk mund të jetë një ide partiformuese, ajo duhet të jetë një konsensus i transformuar në një politikë shtetërore. Integrimi është një projekt shtetëror dhe kombëtar ku kontribojnë të gjitha partitë e spektrit politik. Fatkeqsisht ky projekt morri formën e një mashtrimi të madh politik në vëndin tonë. Ai u sabotua konstant nga të gjitha partitë që ushtruan pushtetin gjatë 25 vjetëve të fundit. Prandaj sot jemi më larg integrimit se sa ishim në vitin 1992. LSI-ja nuk është parti siç deklarohet, ajo është një klan. Shqipëria sot sundohet nga krimi i organizuar.
***
Në Kosovë, dy partitë e luftës nuk patën program për periudhën e pas pavarsisë. Lufta e tyre për pushtet është pjesa më e shëmtuar e historisë. 18-të vjetët e fundit të alternancës së tyre në pushtet u karakterizuan nga polarizimi shoqëror i thellë, nga varfërimi i popullit, degradimi i sistemit, korupsioni dhe deri tek krimet politike. E vetmja parti e lindur pas pavarsisë mbi bazën e një ideje, shumë qartë të ravijëzuar, është LVV-ja. Ideja universale e Vetvendosjes, e shpallur si princip bazë shtetformues në 1948-tën nga OKB-ja, e shoqëruar me konceptet social-demokrate, u bë baza ideollogjike e lëvizjes dhe e kësaj partie me të njëjtin emër më vonë. Pra, kjo parti aktualisht është e vetmja parti ideollogjike në spektrin politik shqipetar.
Duke qënë e tillë dhe e vetmja në llojin e saj, në kushtet specifike të Kosovës së pas luftës, LVV ngjalli shpresa në masën e popullit dhe mblodhi rreth saj rininë, intelktualët, pjesën e shëndoshë të shoqërisë. Si e tillë, ajo meriton të analizohet me kujdes për të kuptuar fenomenin si një proçes politik dhe shoqëror si një histori suksesi deri në stadin aktual. Sot ajo është partia më e madhe politike në Kosovë, e cila në zgjedhjet e fundit dyfishoi ulëset në Kuvënd, u bë pretendente për formimin e qeverisë së ardhshme.
Në dy muajt e fundit, kjo parti po përballet me një ndarje në strukturën drejtuese të saj. Ka shumë konfuzion dhe paqartësi në furtunën mediatike që u krijua, gjë që ushqehet nga dezinformimi dhe hermetizmi i brendshëm i saj. Kjo ngjarje polarizoi një pjesë të vogël të aktivistëve të thjeshtë, por pati impakt mbi simpatizantët dhe popullatën e Kosovës në përgjithësi, gjë që mund të shkaktojë krizë politike, duke e dobësuar efikasitetin e opozitës aktuale. Kështu, në vënd që media të merret me problemet e Kosovës, ajo merret me problemet e LVV-së, nuk besoj se është gjë e rastit në këtë fazë të zhvillimeve dhe situatës së dështimit të qeverisë së Ramushit.
Lëvizja filloi si një reagim ndaj dialogut Sërbi-Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më tej u kundërvu ndaj lëshimeve të bëra në rastin e marrëveshjeve të “zajednicës” dhe demarkacionit. Protestat në rrugë sollën përplasjen e saj me pushtetin. Organizimi i saj në formën e një partie politike dhe formimi i një grupi deputetësh opozitar në Kuvënd, krijoi kushtet e ngritjes së një strukture funksionarësh politikë, të financuar nga buxheti i shtetit, plus sponsorizimet.
Kuptohet se me rritjen e saj ajo ndolli mjaft oportunistë të ndryshëm, apo mercenarë të mbuluar, të fshehur në rradhët e aktivistëve, fenomen ky mjaft i njohur në parti të ndryshme të vëndeve europiane pas ndërrimit të sistemit. Nuk mund të jemi aq naivë sa të besojmë se agjensitë e ndryshme ndënjën duarkryq duke vrojtuar si spektatorë rritjen e kësaj force politike në Kosovë.
Ky historik i shkurtër i LVV-së, më kujton fillimet e PKSH-së gjatë luftës N-Çl dhe metamorfoza e saj pas çlirimit të vëndit. Ngjashmëria nuk është ideologjike por në fenomenet që rrodhën gjatë rritjes së partisë dhe ndryshimet thelbësore në strukturën dhe cilësinë e anëtarëve të saj. PKSH lindi nga një grup i vogël idealistësh, vullnetarë, të gatshëm të sakrifikonin dhe jetën për idealin. Kur mbaroi entuziazmi i luftës, mbas viteve 50, strukturat e saj u mbushën me funksionarë që filluan të sigurojnë privilegje. U shfaqën fenomenet e servilizmit, karierizmit, lufta për poste më të larta, manipulime, spiunllëqe, intriga, persekutime, krime etj., gjëra të cilat bashkohësit e mbajnë mënd mirë se si degradoi partia më e fuqishme në historinë e Shqipërisë.
Në intervistën e fundit Albin Kurti foli për problemet organizative të LVV, pa i specifikuar dhe pa dhënë detaje, duke premtuar se kjo do ishte detyra e tij e parë gjatë mandatit që sapo morri. Kuptohet se me rritjen e partisë, shfaqen dhe agravohen problemet e organizimit, e rekrutimit, e burimeve njerëzore, e disiplinës së brëndshme, e cilsisë së punës politike dhe organizative etj. Vonesa në modifikimin, evolimin, përshtatjen e metodave dhe procedurave, të cilat nuk ecën paralel me rritjen, shtimin e organizatave bazë dhe numrit të anëtarëve të tyre, gjë që solli keqkuptime, konfuzion, perceptime të gabuara, dezorientime dhe shkelje statuti, të cilat u pasuan me përplasje dhe kontradita të brëndëshme, të cilat nuk u trajtuan si duhet në kohën e duhur. Visar Ymeri nuk na foli për këto fenomene prezente gjatë mandatit të tij. Ai kërkoi dy gjëra: Albini të mos kandidonte dhe të bënte autokritikë për “gabimet” e tij. Pra Visari na la të kuptojmë se ai si kryetar i partisë, gjatë mandatit të tij s’pati gabime, pasi ato ishin vetëm të Albinit, ndërkohë që organizimi i partisë ishte tamam detyra e Visarit dhe jo e Albinit në atë periudhë. Megjithatë sipas tij Visari mund të kandidonte, po jo Albini. Ai u ankua se strukturat e partisë kishin filluar të mos i bindeshin. Nëse ka qënë kështu, ai vetë duhej të jepte dorëheqjen me kohë, për motivin e paaftësisë së tij.
Po dëgjojmë se ka pas fenomene të agresionit verbal seksual ndaj grave dhe vajzave aktiviste. Shpresoj të mos kenë qënë shumë të përhapura, megjithatë shtroj pyetjen a ka norma morali në këtë parti? Shumë anëtarë dhe funksionarë të partisë preferojnë heshtjen për të ruajtur imazhin e partisë. E pra një parti e madhe, e cila përgatitet të marrë pushtetin, nuk mund të ruaj imazhin duke i fshehur problemet e saj por duke i zgjidhur ato. Vetëm kështu rritet besimi i votuesave ndaj saj, pasi të kuptojnë se edhe kur dikush gabon në këtë parti, ajo reflekton, korigjon, merr masa, edukon, pra është parti transparente, e cila garanton se do e administroj shtetin gjithashtu në mënyrë transparente.
Nuk është kollaj të drejtosh një parti të madhe. Pushteti korupton njerëzit e paformuar, që kanë dobësi karakteri, të cilët kanë prioritetet e tyre dhe jo ato të partisë. Është detyrë e bërthamës së pastër të partisë të ruaj pastërtinë morale dhe të drejtojë proçesin e ndërgjegjësimit të anëtarëve të thjeshtë në bazën e saj. Nuk është e lehtë beteja në dy fronte, brënda dhe jashtë partisë, por nuk ka rrugë tjetër, ideali i Vetvendosjes dhe i çlirimit të shtetit nga korupsioni, apo i ngritjes së vëndit dhe zhvillimit të tij, nuk fiton pa këtë metodë “multitask” të punës.
Ky është moment deçiziv i LVV-së, i cili do përcaktojë ardhmërinë e kësaj partie të madhe dhe të vëndit. Kosova ka problemet e pavarsisë së saj të pa zgjidhura, ka problemet e prapambetjes ekonomike, të papunësisë, të nivelit të ulët të arsimit, të agresionit të jashtëm ideologjik dhe fetar, i cili tashmë po shfaq dukuri të rrezikshme. Situata gjeopolitike e Kosovës dhe e rajonit, ku konfrontohen interesat e fuqive të mëdha, do e vëjë në sprovë të madhe çdo parti në pushtet.
LVV-ja është e vetmja forcë politike me premisa të mëdha për ta udhëhequr Kosovën drejt pavarsisë së plotë dhe drejt stabilizimit politik, të rindërtimit të shtetit të së drejtës mbi një bazë të shëndosh demokratike në shërbim të popullit të saj.
I uroj sukses deri në fitoren e plotë.