PETRO ÇERKEZI: POETI MOIKOM ZEQO DHE MAKABE ZAHARIA NË NJË SHTEGTIM APOKALIPTIK

Tiranë, 17 Qershor 2019: (Metaforë sinop-tike për veprën e Moikom Zeqos) – Ata janë të gjithë atje në një tryezë të rrum-bullaktë si në një simpozium antik në një tempull të mermertë me stil dorik nën ul-lirin shekullor te Platonit.
Hyjnë të gjithë me rradhë. Ca metunikë, parzmore e shpatë, Kalorës Dardanë, Princa kokëshkretë shpërthejnë muret e Panteonit Ilir ca me fytyrë bronxore e të tjerë me fytyrë ëngjëlli, ca me mantel të purpurt, të mvrejtur, me rrudha të thella e ca me një shall të zymtë rrethqafës, kalorës mirësie me kryq në ballë.
Pak më tutje shtyhen dishepujt e egër, kalorës rebele, komplotistë të fshehtë, kry-qëtarë mostruozë me prostitute të jargavi-tura mbi supet e tyre të varura, eunukë ëng-jëllorë, pushtetarë kolltukofagë memend-jeleproze, modeletë një shoqërietë damko-sur, oborrtarë të degjeneruar.
Kanë ardhur të paftuar dhe bëjnë një zhurmë skëterremezëra çjerrësdheulërima duke vringëllitur armët e ndryshkura dhe të pluhurosura me dëshirën e zjarrtë për të hyrë në Tempull.
Kurse Brenda në Tempull për nder të të ftuarve Kryeëngjëllori i Muzikës : Ku-kuzeli dirigjon ,-duke harmonizuar gjithë zërat njerëzorë,- ai Mjeshtri i Madh që lëngëzon edhe diamantine e për t’i kënaqur të gjithë.
Poeti, -Arhondi i Madh, -zoti këtij Tempulli hyjnor i takon të gjithë,- le të ketë mes tyre humnera të thella e të pakapërcye-shme.
Makabe, hapi dyert le të hyjnë të gjithë, thotë.
Me pak fjalë, ata janë të gjithë atje pavarësisht nga jeta e tyre komode apo et-rishtuar, dukesh fletosur një Ditar ëndrash e sinopsesh, ndërsa Makabe i zgjat Poetit stenografinë e rrufeve.
Dalin nga Tempulli dhe ngjiten në skenë.
Zbresin nga skena dhe hyjnë në arenë menjë besim të patundur se do të bien, po vdekja gjithsesi nuk i prek dot.
Zbresin në thellësitë e detrave, në rrathët e ferrit dhe në katakombet e Hadit.
Egërsirat do t’u lëpijnë gjakun, por edhe me një mozaik plagësh do të vinë sërish në simpozium.
Arena buçet me gishtin e madh poshtë: vdekje, vdekje, vdekje.
Sovranit i kanë ngrirë gishtat.
Thith me gllënjka dragoi gjakun në kupa argjendi dhe nuk ndërmendet.
Nuk mund ta lëvizë gishtin e mortit.
Çasti fatal kaloi.
Ata janë të gjithë atje.

Ka dhe nga ata që i zuri nata në udhë dhe i bllokoi furtuna në një duel të pash-mangshëm.
Fatkeqësisht, më kot fshehin keqardh-jen kur kalojnë nëpër tavernat dhe autostra-dat mes shitësve të kaosit, të dëshpëruar dukshëm.
Sfondi është dominuar nga jubileu i festimeve të Gjergjit të shënjtë, por pritja është përkeqësuar.
Sheshet nxijnë nga bijtë plangprishësh dhe nga hije fantzmash që tendojnë të çar-matosin Heroin, ta çkurorëzojnë e ta hedhin nga kali.
Po Poeti mban megojzën dhe kalëroj-në ne zenith të lavdisë atje ku s’ arrijnë ta-borret e zeza të jeniçerëve.
Poeti, kapërcen shekujt, një venë gjatësore që injekton përherë gjakun e pastër elitar.
Ekuilibri i jetës dhe lutjet e natës nuk do të kishin rëndësi nëse poeti nuk do të ishte atje.
Në pozicionin e transmetuesit ai ri-merr rolin e tij të lashtë.
Heronjtë e tij mund të rigjenerojnë vazhdimisht të gjitha zakonet, të gjitha pa-radokset që deri më sot bëheshin vetëm në kullat e dokeve, me përfaqësitë legjendare të fiseve të harruara në prita vendetash të nëmura.
Të gjithë janë atje.
Dhe dramaturgu, që ngjyen pendën në gjak dhe ndërton dramën, një rast i admi-rueshëm i një njeriu të aftë për të mirën me flakën prometejane në sy.
Makabe Zaharia mos e fshih fytyrën.
Je fytyra ime, jam sozia jote.
Makabe i shikon të gjithë me sy të përdëlluar duke u falur buzqeshjen e mir-seardhjes duke i vendosur në shkallë sipas dozës së misterit që i takon secilit.
Mbush gotat dhe gostit me verë pavde-kësie, me nectar dhe ambrozie.
Dhe bashkë me pijet i gostit të ftuarit me një pjatancë metaforsh si meze hyjnore.
Ardhësit janë të shumtë, udhëtarë të pluhurosur, heronj që shqyejnë koracën e kohrave dhe mbrijnë të sfilitur prej betejave Homerike.
Është ai që organizoi ekspozitën me eshtra Zodiaku në sallën e bashkisë me ras-tin e festës së Krishtlindjes.
Është ai që imponon : Mos, mos e lësho penelin imzot, mos e lësho penën, të gjitha ngjyrat janë të tuat dhe gjithë alfabe-tet.
Le të anatemojnë, le të akuzojnë ithta-rët e hiçit, Shkrimi është një Derë e Hapur për inteligjencën e botës.
Kapërcejmë idolet, meskinitetin dhe koralen e servilëve dhe të mediokërve, ka-përcejmë detin me hipokampët hakmarrës, kapërcejmë këtë stinë debulese me tentaku-la të vjetra robërie dhe dalim përtej në bre-gun e Përjetësisë.
Le të na ndjekin hijet dhe fantazmat imzot.
Do kalojmë Simplegadet dhe atje përtej shih ç’ kaltërim.
Bota ngjan e kthjellët si pika e lotit.
Kush foli për dhimbje?
Dhimbja është fara e krijimit.
Brenga që është gdhendur në fytyrat tona, s’është tjetër veçse kodrat e shenjta të vizatuara me melankolinë e perëndimit të Itakës sonë të ëndërruar.
Poeti u ngjit në podium.
Duartrokisni, thotë Makabe.
Shiheni këtë fytyrë.
Është fytyra e Poetit ku ju do të gjeni ngrohtësinë e një planeti të akulluar.
Lexoni sinopset që keni para jush.
Lexoni këto pergamenë, lexoni këto testamentë shkruar me rrufe Zeusi për Gjenezën e planetit.
Poeti është i pari në valle sonte.
Ai është tragjediani që ngjiti e zbriti njëmijë shkallë dhe sërish është në skenë viktima dhe xhelati, aktori dhe regjisori, njeriu dhe profeti.
Por Poeti, me urtësinë e një filozofi dhe vrullin e një të riu antikomformist të mbrojtur nga dashuria, përbuz rrezikun.
Ai thurr madhërisht kurora poetike, momente të vogla e të ndritshme mbi Tempullin e Amëshimit.
Poeti është nostalgjik dhe papritmas rrëmben prej flokësh Meduzën, i vendos syza dielli dhe e puth zjarrmërisht.
Turma ziliqare në auditor këlthet, i thyen syzat, por Meduza është e verbër, nuk nguros më.
Ai endet në korridoret e ngushta të qytetit të vjetër, hyn në amfiteatër, hyn në arenë.
Makabe si një pazh i bindur e ndjek mprapa, i del përpara.
Mos imzot, mos zbrit në arenë.
Do të dal unë.
Sytë e tij Klepsidra: parabola misteri shkëlqejnë, në mjegullirën e errët mëngjesore, sytë e tij prej ëndrre me një ndriçim madhështor ku gatuhen dramat e zhbirohen labirinthet.
I pambrojtur nga zotat dhe fatet, me gjithë tragjedinë e pronës së tij, ai ndan me durim asketi coprat e trupit të tij dhe i qeras te gjithë me gjakun e tij në kafkën Hamleti-ane.
Arti i tij vazhdimisht del nga ekzistenca e tij që shkrihet.
Fytyra e tij, gjithë fytyrat e shkrira në formë gjumi që tronditen nga zgjimi i befasishëm në mesnatën e makthit.
Duart e tij dafinat e lavdisë së humbur, gjithmonë i gatshëm për t’u sakrifikuar në udhëtime misterioze.
Makabe dëshmon se rrufeja e egër ka qenë e gdhendur në trupin e Diellit.
Makabe ve supin për të mbajtur këtë pjesë të thyeshme të universit pranë ABRAXASIT,- Mbretit të Botës.
Poeti buzeqesh.
Gjithë vëmendja janë shandanët që djegin qirinjtë e yjeve në kryqëzimin e planetit, pesha e fragmentit të zemrës, ligjet të cilat i anashkalojnë të gjithë pushtetarët.
Shteti i tij është i braktisur, i harruar.i dënuar të endet nëpër shekuj si asketi në shkretëtirë mes mjegullës së dëndur të Orientit dhe indiferncës së akullt të Oksidentit nën një lengatë të gjatë, në një gjumë letargjik të çuditshëm, përpëlitet, por nuk zgjohet dot.
Eja, thotë Makabe, optimist si gjithmonë, egzistojnë medikamente,- egzistojnë balsame në alkiminë e universit.
Ka shekuj me radhë që studjoj medicine e alkimi, kam bashkëpunuar me Aristotelin dhe Eskulapin, do ta mundim sëmundjen e tmerrshme të imoralitetit dhe kultin e parasë.
Makabe kurrë nuk bën një gabim dhe poeti nuk është kurrë i lirë nga barra e dashurisë dhe kujtesës që janë një lloj uniteti i pathyeshëm.
Poeti ecën me një ndjeshmëri shkëlqimtare, duke mbajtur nën sqetull librat e sinopseve duke çliruar vetveten nga robëria e fjalëve për të krijuar një univers të ri njerëzor.
Poeti, një punëtor i vërtetë me lirë Orfeu në duar dhe kryqin e Krishtit mbi supe, me aureole shënjtori dhe kurorë me gjemba i takon asaj klase të mjeshtrave të cilët krijuan madhështinë e piramidave që nuk u varrosën e nuk u zhdukën kurrë.
Kurse shkruesi egjiptian e ka ngritur fronin e gurtë atje mes mistereve të historisë së njerëzimit, të njëjtë atëherë dhe tani.
I panjohur dhe madhështor, i taksur për të thënë këngën e këngëve, eposin më të trazuar të botës, është i përndjekur dhe i dënuar të heshtë.
Po poeti është i kudondodhur.
Hesht era, hesht murlani, hesht deti, hesht hëna si kupë vreri nga gjarpërinjtë e meduzave, po poeti nuk hesht.
Ata janë të gjithë atje.
Sonte Poeti me pishtarin e statujës së lirisë në dorë udhëton drejt kontinentit të ri.
Dëgjoi sekretin e mijëra zogjve, me ligjërimet e erës, kurse Whitmani i zgjat dorën i fal kashtoren e tij prej druvari duke i shtrirë përpara qilimin oqeanik të thurrur prej fije bari me ngjyra ylberore, tinguj, këngë dhe pejza të zemrës njerëzore dhe i tregon rrugën, me një motor të bardhë që ngjitet në shtigjet pa fund në Shtatë Ditë Rizbulimi të Amerikës.

Tashmë Portat e Botës janë të hapura dhe ashtu si vëllezërit homerikë të mitit, në portën e mirësisë ai takon nënën, me sy on-irikë, mitrën hyjnore të egzistencës me një buzqeshje Penelopeje fajtore që ka ngatëruar fijet e fatit dhe Mona Lize-je që nuk i shfaqi kurrë gjithë sekretet e mister-eve të botës.
Gatuan nëna, zë brumët dhe gatuan në një magje guri dhe poeti hedh atje pak lavë, majanë nga Vezuvi Mendor për të gostitur miqtë me bukën e begatë të krijimit.
Poeti ligjëron.
Askush nuk duartroket.
Vetëm zogjtë që jetojnë në oborrin e Ofthalmologjisë çukitin farat e pranverave në pëllëmbët e zemrës së tij.
Atje ku hapen petalet e Diellit është fryma e tij në një komunikim sfidues me të arthmen me argonautë delirantë e pirate modern përmes deteve kanibalë në një murale vizatuar me dhimbje viganësh që të trondit.
Njerëzimi dhe mirësia e vargjeve të tij, Liriku i Tokës, Demoni i Fjalës,- enigma e tyre,- dëshmojnë katërcipërisht për depër-timin gjenial të vështrimit të tij enigmatik në të tashmen e mijëvjeçarëve.
PETRO ÇERKEZI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura