Mitrovicë, 24. 09. 2015: Si qytetar i Republikës së Kosovës (pra edhe si taksapagues), si veteran i UÇK-së dhe si hulumtues shkencor, kam të drejtë legjitime që kryeminstrit Isa Mustafa dhe të gjithë atyre që mendojnë, flasin e sillen si ai, t’ua bëjë dy pyetje: Zotëri Mustafa: Ju më 22.09.2015 në Kuvend, po edhe në RTK pohuat dhe ripërsëritët, pa asnjë dyshim, se me Marrëveshjen e 25 gushtit 2015 me Serbinë nuk është shkel Kushtetuta e Republikës së Kosovës, atëherë unë ju pyes:
1. Ku, në cilën pikë, në cilin nen, në cilën fjali, në cilin term, në cilën fjalë të këtij dokumenti famëkeq, është shkruar-përmendur Republika e Kosovës? dhe
2. A është shkruar, përmendur në fund të këtij dokumenti funksioni kushtetues – kryeministër i Republikës së Kosovës?
Nëse këto dy detyrime kushtetuese nuk janë shkruar, përdoruar, zbatuar, atëherë ku është Republika e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës në këtë dokument? Dhe a është, në këtë rast, heqja e Republikës dhe lënia e Kosovës pa kryeministër (de jure) zbatim dhe mbrojtje e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në të cilën ju po thirreni vazhdimnisht?
Postime të Lidhura
POLITIKA DHE LUFTA
POLITIKA DHE LUFTA Nga Sheradin Berisha, FB 15.012.2022 – Pashtriku 14.01.2023 “Politika nuk ka lidhje me moralin” –…
ILAZ HYSAJ: JU NUK E KENI ÇLIRUAR KOSOVËN! /+FOTO/
Lille, 17. 03. 2015 – Ne e dijmë, por edhe ju e dini se nuk e keni çliruar…
GJOKË DABAJ:S’ËSHTË ZOR I MADH TË VIHET RREGULL NË DREJTËSI
Durrës, 05. 12. 2103 – Jo vetëm në drejtësi, por kudo, nuk është zor të vësh rregull. Zor…
UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE INDIVIDUALE KRIMINALE!
UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE INDIVIDUALE KRIMINALE! Nga Sheradin Berisha, Facebook 24.12.2022 Faton Klinaku:…