ILAZ HYSAJ: JU NUK E KENI ÇLIRUAR KOSOVËN! /+FOTO/

Lille, 17. 03. 2015 – Ne e dijmë, por edhe ju e dini se nuk e keni çliruar Kosovën. Apo ndoshta edhe keni harruar, se duke gënjyer qe 16 vjet keni filluar të besoni në gënjeshtrat tuaja. E kam fjalën për juve, juve që fshiheshit nëpër çuba e bosat tuaj nëpër hotele, në kohën kur djem dhe vajza vërtetë luftonin me ato pak armë të kalibruara keq, që ju i bëtë pazar me Nanon, nga depot e thyera shqiptare. Në kohën kur nanat me foshnje në dorë kapërcenin telat me gjemba nëpër kampet e Bllacës dhe Çegranit.
Ju që pas çlirimit dolët nga çubet dhe bosat tuaj nga hotelet, me uniforma ganc të reja dhe kallasha të pashkrepur në luftë.
Ju që veshët uniformat edhe kur shkonit te dentisti për t’u futur pa radhë, duke lënë të prisnin në korridor fëmijët dhë nënat me dhimbje dhëmbi.
Dhe të gjorët nuk bënin zë, fëmijët ju admironin, se «ju ishit UÇK».
Ju që edhe kur shkonit nganjëherë në provime para profesorit, nxirrshi patllakën në vend të lapsit dhe kërcnojshit profesorët «unë jam UÇK».
Ju që bënit dezhurni para memorialit të Jasharajve, për të bërë lista se kush po bën e kush s’po bën homazhe, për t’i ndarë pastaj ata në «patriotë» dhe «tradhëtarë».
Ju që pritët 15 vjet derisa të rriten edhe fëmijët tuaj për t’i futur në listat e «veteranëve».
Ju «pëllumbat» e zi të «paqës» që fotografoheshit para varrit të presidentit Rugova dhe në anën tjetër rrënuat pamëshirshëm themelet e brishta të pavarësisë.
Ju që na i prishët miqësitë që vetëm ai dijti t’i krijojë me botën e civilizuar.
Ju nekrofilë dhe nekrofagë, leni të qetë heronjtë dhe dëshmorët, mos na flisni për luftën aman, se jemi mërzitë, mos defiloni nëpër facebook me uniforma dhe kallasha se po i tmerroni fëmijët, ata po mendojnë se ende është luftë.
Nëse vërtetë keni ndonjë video të ndonjë beteje najkun, dërgojeni në arkivin e luftës nëse egziston dhe aty shkojnë e i shiqojnë historianët dhe ata që ju intereson kjo punë.
Leni fëmijët të rriten të qetë, si të tjerët, mos ia zini frymën Kosovës.
Shporruni ju lutem, nuk e kemi njetë me i kapë armët me luftu me juve, se ju këtë zanat e dini më mirë, tmerrësisht më mirë.
Por ne do të ju shporrim me armën e votës, sepse çdo ditë e më shumë maska juej po çirret, uji i turbullt ka filluar të kthjellet, fundrrinat po shkojnë nga fundi i gotës.
Sot edhe ata fëmijë të vegjël që dikur ju shiqonin me admirim kur futeshit pa rend te denitisti e kanë kuptuar se:
JU NUK E KENI ÇLIRUAR KOSOVËN.
JU NUK E DONI KOSOVËN.
JU PO DONI ME E ҪBËRË KOSOVËN.
KOSOVËN DO TA DREJTOJË NJË TJETËR GJENERATË..

I.H.
***

NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG

Një ngushëllim për të gjithë ngazëllyesit’fërkimduarshit dhe dhembje’dëshpruesit e idhujve të kësaj specie të politikanëve!

NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!

«Patriotë» dhe «tradhëtarë» të Kosovës!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura